{"id":65102,"date":"2023-11-29T17:56:27","date_gmt":"2023-11-29T17:56:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65102"},"modified":"2023-11-30T10:12:51","modified_gmt":"2023-11-30T10:12:51","slug":"mosbindje-civile-berisha-kryetareve-te-pd-studioni-pikat-me-nevralgjike-dhe-merrni-veprime-bllokuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/29\/mosbindje-civile-berisha-kryetareve-te-pd-studioni-pikat-me-nevralgjike-dhe-merrni-veprime-bllokuese\/","title":{"rendered":"Mosbindje civile\/ Berisha-kryetar\u00ebve t\u00eb PD: Studioni pikat m\u00eb nevralgjike dhe merrni veprime bllokuese!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve n\u00eb selin\u00eb blu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati tha se, takimi po zhvillohet n\u00eb funksion t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor 2023, ku dhe do t\u00eb p\u00ebrcaktohen q\u00ebndrimet e PD-s\u00eb p\u00ebr aksionin opozitar q\u00eb ka nisur nga deputet\u00ebt n\u00eb parlament dhe do t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb terren n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa akuzoi Edi Ram\u00ebn p\u00ebr blerjen e votave dhe p\u00ebrdorimin e bandave n\u00eb zgjedhje, Berisha u b\u00ebri thirrje kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb pikat nevralgjike t\u00eb zonave t\u00eb tyre dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime bllokuese, p\u00ebr t\u00eb nisur aksionin e mosbindjes civile n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha sqaroi kryetar\u00ebt e deg\u00ebve se, \u00e7do veprim \u00ebsht\u00eb legjitim kur p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb takohemi sonte n\u00eb prag t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, i cili ka dhe do ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore, veprimin, ose Opozita n\u00eb Aksion, PD n\u00eb Aksion!<\/p>\n<p>N\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj, gjat\u00eb 32-viteve, demokracia shqiptare, t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb si\u00e7 jan\u00eb sot, t\u00eb shkelmuara nga nj\u00eb person q\u00eb ka vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri pushtetin e tij t\u00eb plot\u00eb personal. Q\u00eb kontrollon sot t\u00eb gjitha pushtetet, i kontrollon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb majit, kaloi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb re t\u00eb asgj\u00ebsimit de facto t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb parlament. Duke u mohuar deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb drejtat m\u00eb themelore t\u00eb atyre q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Asnj\u00eb nga nenet kushtetuese q\u00eb lidhen me deputetin n\u00eb parlament, nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me personin. Jan\u00eb t\u00eb gjitha nene q\u00eb garantojn\u00eb parlamentin p\u00ebr funksionin e tij si tempull qendror i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se prej m\u00ebse nj\u00eb muaji, n\u00eb parlament zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb parlamenti.<\/p>\n<p>Zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn ose vdekjen e pluralizmit parlamentar. Pra, nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 32 vite, me sovranitetin e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Ju duhet ta dini, n\u00eb doktrin\u00ebn politike, sovraniteti ka dy an\u00eb. Ka an\u00ebn e brendshme dhe an\u00ebn e jashtme, marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb. Sovraniteti n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqia e nj\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb pavarura n\u00eb interes t\u00eb tij, t\u00eb pandikuara dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e tij.<\/p>\n<p>Kurse sovraniteti i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb, fuqia e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverin\u00eb e tyre. \u00cbsht\u00eb fuqia q\u00eb Kushtetuta e vendit, u jep qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Ky kontroll, sipas Kushtetut\u00ebs, ushtrohet para s\u00eb gjithash n\u00ebp\u00ebrmjet komisioneve parlamentare.<\/p>\n<p>Pra, ajo e cila duket nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndoshta jo dhe aq e r\u00ebnd\u00ebsishme, ajo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb themelore e sovranitetit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetar\u00ebt, nuk lejohen, nuk mundet t\u00eb ushtrojn\u00eb kontroll mbi qeverin\u00eb dhe qeveritar\u00ebt e tyre, sovraniteti i t\u00ebr\u00eb- edhe ai i brendshmi- ka kaluar n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai i takon popullit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zerim i fuqis\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli n\u00eb nj\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ne aty, kemi q\u00ebndruar dhe do q\u00ebndrojm\u00eb. Ne nuk largohemi nga parlamenti, kjo t\u00eb jet\u00eb e padiskutueshme.<\/p>\n<p>Kjo q\u00ebndres\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb 43 deputet\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, kjo q\u00ebndres\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn forc\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, bllokimin e nj\u00eb pushteti t\u00eb paligjsh\u00ebm, bllokimin e nj\u00eb pushteti t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb m\u00eb imediate.<\/p>\n<p>Ua them ju k\u00ebtu dhe ua them t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pas Enver Hoxh\u00ebs nuk kemi pasur kurr\u00eb nj\u00eb armik kaq t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb pluralizmit politik, t\u00eb sovranitetit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb armik q\u00eb pasi ka marr\u00eb, si\u00e7 e dini ju, t\u00eb gjitha pushtetet, tani shtriu dor\u00ebn e tij n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe pushtetin e fundit q\u00eb nuk kishte marr\u00eb, pushtetin e opozit\u00ebs. Apo q\u00eb e kishte de facto, por i doli jasht\u00eb kontrollit, pushtetin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebr \u00e7ka luftojm\u00eb ne n\u00eb parlament, jan\u00eb nj\u00eb grusht i mir\u00ebfillt\u00eb shteti brenda shtetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb grushti i shtetit brenda shtetit? \u00cbsht\u00eb kur nj\u00eb deg\u00eb e pushtetit merr pushtetin e deg\u00ebve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu nuk po diskutohet se ky ka marr\u00eb pushtetin e presidentit, se as q\u00eb ekziston ai. Ka marr\u00eb pushtetin e gjyq\u00ebsorit, as q\u00eb diskutohet kjo. Ka marr\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, por n\u00eb fund ky u v\u00ebrsul kund\u00ebr opozit\u00ebs, t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr pushtetin e tij.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb drejtat kushtetuese n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr deputet\u00ebt, nuk jan\u00eb personale t\u00eb tyret, jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb parlamentit, t\u00eb tempullit, t\u00eb institucionit qendror n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Pra, jemi n\u00eb kushtet kur ky nuk e lejon parlamentin t\u00eb ngrej\u00eb komisione hetimore parlamentare. T\u00eb ushtroj\u00eb apo t\u00eb ushtrohet sovraniteti i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ky i cakton opozit\u00ebs se cilin do ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb komisionet e parlamentit. Ky i fut n\u00eb sirtar t\u00eb gjitha nismat legjislative t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky u kufizon liris\u00eb, i heq lirin\u00eb kryetarit t\u00eb PD, me gjykat\u00ebs mercenar\u00eb, duke marr\u00eb k\u00ebshtu pushtetin e Kushtetut\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllimet e tij.<\/p>\n<p>Pra, jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk ka ekzistuar kurr\u00eb q\u00eb nga viti 1990 gjer sot.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb rikthim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs, k\u00ebsaj radhe kjo jo me ideologji marksiste-leniniste, por k\u00ebsaj radhe me bandat. Kush ia num\u00ebroi votat Shkodr\u00ebs, Mamurrasit, Lezh\u00ebs, Durr\u00ebsit, Elbasanit, Lushnjes e me radh\u00eb?<\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar pra mblidhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00ebndrimet e PD-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb jetike p\u00ebr shp\u00ebtimin e vendit.<\/p>\n<p>Beteja q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb parlament, duhet t\u00eb zhvillohet dhe mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb \u00e7do pik\u00eb nevralgjike t\u00eb k\u00ebtij regjimi, t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimit t\u00eb tij antikushtetues duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me t\u00eb gjitha mjetet e mosbindjes civile.<\/p>\n<p>Protest\u00ebn e zakonshme do e kishte k\u00ebnaq\u00ebsi, se \u00ebsht\u00eb sadist, por ne duhet t\u00eb heqim dor\u00eb nga protestat e zakonshme.<\/p>\n<p>Protestat tona duhet ta bllokojn\u00eb regjimin. I cili nuk nguron t\u00eb shfaq\u00eb t\u00eb gjitha llojet e armiq\u00ebsive.<\/p>\n<p>A do pranojm\u00eb ne t\u00eb mashtrojm\u00eb shqiptar\u00ebt? Jo. Un\u00eb e kuptoj se zgjedhjet q\u00eb kaluan kishin nj\u00eb seri dob\u00ebsish dhe t\u00eb metash.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto nuk e justifikojn\u00eb kurr\u00eb q\u00eb Bajr\u00ebt, P\u00ebllumb Gjokat, etj t\u00eb votojn\u00eb votat tona.<\/p>\n<p>Dita e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr votim, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr konflikt, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arm\u00eb. Jo. Koha para tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebr betej\u00eb, p\u00ebr betej\u00eb pa kthim.<\/p>\n<p>Dhe ne me Edi Ram\u00ebn nuk kemi zgjedhje.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb angazhuar an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb veprim pa kthim, n\u00eb betej\u00eb pa kthim.<\/p>\n<p>U takon ju n\u00eb rrethet ku jeni, n\u00eb deg\u00ebt ku jeni, t\u00eb studioni pikat m\u00eb nevralgjike dhe t\u00eb merrni veprimet dhe q\u00ebndrime bllokuese. Me asgj\u00eb nuk t\u00ebrhiqemi ne.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka justifikon rr\u00ebzimi i nj\u00eb diktature. Kjo k\u00ebrkon sakrifica, kjo k\u00ebrkon guxim. \u00c7do mjet i mosbindjes civile \u00ebsht\u00eb kushtetues, \u00ebsht\u00eb legjitim ndaj nj\u00eb regjimi, ndaj nj\u00eb personi q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se ne vendosim t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb si\u00e7 po q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb parlament, ju garantoj se koh\u00ebrat ai i ka t\u00eb shkurtra. Se nuk ka diktatur\u00eb bande, q\u00eb mund t\u2019i rezistoj\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>Por ama revolta duhet t\u00eb jet\u00eb revolt\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e deg\u00ebve, ftoj t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, simpatizant\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb e ndjen veten t\u00eb lir\u00eb, i themi se liria e tij \u00ebsht\u00eb kallp. Megjithat\u00eb, ta g\u00ebzoj\u00eb po t\u00eb doj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ata q\u00eb kan\u00eb bindjen politike se pluralizmi politik \u00ebsht\u00eb jetik, \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr nj\u00eb komb, p\u00ebr nj\u00eb familje, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, duhet t\u00eb bashkohet me ne. Duhet t\u00eb bisedojm\u00eb, t\u2019i ftojm\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata, Edi Rama \u00ebsht\u00eb po aq armik po kaq sa p\u00ebr ne. Ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr idealet tona, po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb jo p\u00ebr PD-n\u00eb, po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr pluralizmin politik, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ky do jet\u00eb edhe lajtmotivi i Kuvendit.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ka q\u00eb k\u00ebtij armiku, q\u00eb shfaq ndaj nesh armiq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, t\u2019i japim at\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>T\u00eb organizojm\u00eb n\u00eb \u00e7do deg\u00eb dhe kudo, aksione dhe veprime t\u00eb mosbindjes civile nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmet.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb paqe gjer n\u00eb p\u00ebrmbysjen e mobokracis\u00eb dhe rivendosjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk do na i zgjidh\u00eb ne k\u00ebto probleme. Kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme jehona planetare e veprimit n\u00eb parlament. Por p\u00ebrs\u00ebri ju garantoj se askush nuk do vij\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm guximi yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sakrifica jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vendimi yn\u00eb, ai q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb, t\u00eb sigurt\u00eb, p\u00ebrgjigjen e merituar.<\/p>\n<p>Ai e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb. Ai e kuptoi se nuk ka m\u00eb kontroll mbi opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai e kuptoi se opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe n\u00eb sulm kund\u00ebr saj. Ndaj dhe kaloi n\u00eb akte t\u00eb tjera antikushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb kjo mbledhje ka k\u00ebt\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>Kudo duhet t\u00eb ngrihemi me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb tona, me t\u00eb gjitha mjetet e mosbindjes civile. Regjimi duhet t\u00eb bllokohet.<\/p>\n<p>Rivendosja e Kushtetut\u00ebs, e pluralizmit, e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb misioni i t\u00eb gjith\u00eb atyre \u00ebq guxojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb ju garantoj ju se pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb duket nj\u00eb situat\u00eb e topitur, por jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt midis jush dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, guximtar\u00ebt q\u00eb presin t\u00eb organizohen n\u00eb aksione kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve n\u00eb selin\u00eb blu. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati tha se, takimi po zhvillohet n\u00eb funksion t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor 2023, ku dhe do t\u00eb p\u00ebrcaktohen q\u00ebndrimet e PD-s\u00eb p\u00ebr aksionin opozitar q\u00eb ka nisur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65103,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65102","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65102\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}