{"id":65190,"date":"2023-11-30T17:27:46","date_gmt":"2023-11-30T17:27:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65190"},"modified":"2023-11-30T17:28:10","modified_gmt":"2023-11-30T17:28:10","slug":"rama-propozime-antikushtetuese-kufizime-per-opoziten-dhe-mbyllje-dyersh-per-komisionet-hetimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/30\/rama-propozime-antikushtetuese-kufizime-per-opoziten-dhe-mbyllje-dyersh-per-komisionet-hetimore\/","title":{"rendered":"Rama: Kufizime p\u00ebr opozit\u00ebn dhe mbyllje dyersh p\u00ebr komisionet hetimore"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend nga deputetja Ermonela Felaj, mazhoranca synon q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore si dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb seanca t\u00eb mbyllura me pretendimin e mbrojtjes s\u00eb sekretit tregtar, atij shtet\u00ebror dhe moralit shoq\u00ebror.<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Blerina Gjoka-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare parashikon q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen, objektin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb komisioneve hetimore parlamentare, p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb depozituar t\u00eb enjten n\u00eb Kuvend nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj.<\/p>\n<p>Drafti i siguruar nga BIRN parashikon gjithashtu q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb dyert e k\u00ebtyre komisioneve p\u00ebr publikun p\u00ebrmes interpretimeve evazive p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, mbrojtjen e sekretit tregtar, atij shtet\u00ebror apo mosd\u00ebmtimin e \u2018moralit shoq\u00ebror\u2019.<\/p>\n<p>Sipas ligjit aktual \u2018P\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore t\u00eb Kuvendit\u2019, mjafton k\u00ebrkesa e 35 deputet\u00ebve dhe \u2018Kuvendi \u00ebsht\u00eb i detyruar ta miratoj\u00eb ngritjen e komisionit\u2019.<\/p>\n<p>Por sipas draftit t\u00eb Felajt, Kuvendi \u00ebsht\u00eb i detyruar ta ngrej\u00eb komisionin n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb objektit t\u00eb tij; kur \u00e7\u00ebshtja duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me funksionin ligjv\u00ebn\u00ebs dhe funksione t\u00eb tjera t\u00eb Kuvendit, kur objekti fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe subjekte konkrete dhe kur ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i objektit ka qen\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi moll\u00eb sherri mes opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs, e cila i ka cil\u00ebsuar k\u00ebrkesat p\u00ebr komisione hetimore t\u00eb opozit\u00ebs si tentativa p\u00ebr t\u00eb hetuar individ\u00eb dhe jo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse komisionet hetimore jan\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb duart e minoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ofruar transparenc\u00eb, drafti i dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend parashikon nj\u00eb seri rrethanash p\u00ebr mbylljen e dyerve t\u00eb k\u00ebtyre komisioneve.<\/p>\n<p>Mbledhje t\u00eb mbyllura parashikohen gjat\u00eb d\u00ebshmive n\u00eb komision, me arsyetimin se publiciteti mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt ose t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb paraqiten n\u00eb komision.<\/p>\n<p>Ky propozim vjen n\u00eb dy variante.<\/p>\n<p>N\u00eb variantin e par\u00eb, publiku p\u00ebrjashtohet nga mbledhjet me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm n\u00eb rastet kur p\u00ebrfshihet jeta personale e d\u00ebshmitar\u00ebve, kur rrezikohet jeta e tyre ose kur b\u00ebhen referenca q\u00eb lidhen me sekretin e biznesit\/ tregtar apo me sekretin shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb variantin e dyt\u00eb, drafti parashikon mbylljen e dyerve n\u00eb rastet kur \u2018publiciteti mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb moralin shoq\u00ebror ose mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrhapjen e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb duhet t\u00eb mbahen sekret n\u00eb interes t\u00eb shtetit\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe vet\u00ebm n\u00ebse komisioni e gjykon t\u00eb nevojshme. Gjithashtu, ligji i ri detyron\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komisionit q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb konfidenciale informacionet q\u00eb dalin n\u00eb k\u00ebto mbledhje t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Duke mbrojtur k\u00ebto propozime, deputetja Ermonela Felaj tha t\u00eb enjten p\u00ebr mediat se d\u00ebshmitar\u00ebt nuk mund t\u00eb trajtohen si t\u00eb akuzuar. Sipas saj, deputet\u00ebt q\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre komisione mund t\u00eb shkelin Kodin Penal, sepse nuk e njohin dhe mund ta shnd\u00ebrrojn\u00eb komisionin n\u00eb nj\u00eb organ q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb Bundestagun gjerman nuk ndodh q\u00eb t\u00eb thirren d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akuz\u00ebs penale pa marr\u00eb lejen e prokurorit, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb ligjin ton\u00eb nuk gjejm\u00eb garanci p\u00ebr d\u00ebshmitarin,\u2019 theksoi Felaj.<\/p>\n<p>Por propozimi i saj kund\u00ebrshtohet nga opozita.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, q\u00eb drejtoi komisionin e fundit hetimor parlamentar p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, i tha BIRN se, d\u00ebshmit\u00eb nuk kan\u00eb pse t\u00eb mbahen me dyer t\u00eb mbyllura, as duke iu referuar rastit gjerman.<\/p>\n<p>\u2018Mund t\u00eb ket\u00eb mbledhje t\u00eb komisioneve me dyer t\u00eb mbyllura kur shqyrtohet dokumentacion me natyr\u00eb sensitive, por ne n\u00eb rastin ton\u00eb, nuk kemi pasur sepse qeveria nuk na dha informacione t\u00eb tilla,\u2019 tha Tabaku.<\/p>\n<p>Propozimet e tjera kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr prova, q\u00eb me ligjin aktual ishte e drejt\u00eb e \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>\u2018Vendimmarrja e lidhur me provat, realizohet me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe si e till\u00eb ajo i n\u00ebnshtrohet shumic\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon kjo lloj vendimmarrje,\u2019 propozon Felaj. E nj\u00ebjta gj\u00eb parashikohet t\u00eb ndodh\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas komisionit t\u00eb bujsh\u00ebm p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, mazhoranca ka refuzuar \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, duke mohuar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverisjen, me pretendimin se ligji n\u00eb fuqi ka nevoj\u00eb p\u00ebr rregullime. Rr\u00ebzimi i k\u00ebrkesave p\u00ebr komisionet hetimore parlamentare e ka shtyr\u00eb opozit\u00ebn e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha q\u00eb t\u00eb radikalizoj\u00eb q\u00ebndrimin e vet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend nga deputetja Ermonela Felaj, mazhoranca synon q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore si dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb seanca t\u00eb mbyllura me pretendimin e mbrojtjes s\u00eb sekretit tregtar, atij shtet\u00ebror dhe moralit shoq\u00ebror. Nga Blerina Gjoka-BIRN Qeveria shqiptare parashikon q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejtat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49111,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65190","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65190","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65190"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65190\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}