{"id":65208,"date":"2023-11-30T18:03:15","date_gmt":"2023-11-30T18:03:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65208"},"modified":"2023-11-30T18:04:28","modified_gmt":"2023-11-30T18:04:28","slug":"voa-bashkia-fsheh-proceverbalin-si-rama-ndryshoi-destinacionin-e-klubit-partizani-shkeli-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/30\/voa-bashkia-fsheh-proceverbalin-si-rama-ndryshoi-destinacionin-e-klubit-partizani-shkeli-ligjin\/","title":{"rendered":"VOA: Bashkia fsheh proceverbalin, si Rama ndryshoi destinacionin e klubit Partizani, shkeli ligjin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri Prokuroria e Posa\u00e7me po heton mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Sportiv Partizani n\u00eb Tiran\u00eb. Ish-kryeministri Sali Berisha, dh\u00ebndri i tij, Jamarb\u00ebr Malltezi dhe nd\u00ebrtuesi Fatmir Bekteshi dyshohen p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa zoti Malltezi edhe p\u00ebr pastrim parash.\u00a0P\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentash, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, analizon nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ish Klubit Partizani, at\u00eb q\u00eb lidhet me ecurin\u00eb disa vje\u00e7are t\u00eb procesit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi pallatesh, q\u00eb nga ndryshimi i destinacionit t\u00eb sip\u00ebrfaqes, deri te dh\u00ebniet e lejeve q\u00eb e mund\u00ebsuan at\u00eb, si dhe ndryshimet ligjore q\u00eb p\u00ebrcaktuan nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re p\u00ebr pronar\u00ebt e trojeve ku shtriheshin terrenet sportive.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 qershor t\u00eb vitit 2006, K\u00ebshilli i Rregullimit t\u00eb Territorit (KRRT) i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, kryetar i t\u00eb cilit ishte drejtuesi i at\u00ebhersh\u00ebm i Bashkis\u00eb Edi Rama, ndryshoi destinacionin e disa zonave t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs nga &#8220;zon\u00eb sportive&#8221; n\u00eb &#8220;zon\u00eb banimi&#8221;, mes t\u00eb cilave dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 0.7 hektar\u00ebsh, n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Frosina Plaku&#8221;, pjes\u00eb e Klubit sportiv Partizani.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentat e saj, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, e cil\u00ebson n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u201cP\u00ebr urbanistik\u00ebn\u201d ndryshimin e destinacioneve t\u00eb terreneve sportive, akt i cili do t\u00eb merrte disa muaj m\u00eb pas, m\u00eb 21 n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, edhe miratimin e K\u00ebshillit t\u00eb Rregullimit t\u00eb Territorit t\u00eb Republik\u00ebs, KRRTRSH, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryesohej nga zoti Berisha, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kritikave se p\u00ebrse edhe KRRTRSH-ja e kontrolluar prej tij, kishte miratuar nj\u00eb akt q\u00eb kishte shkelje ligjore, zoti Berisha \u00ebsht\u00eb shprehur disa her\u00eb s\u00eb fundmi, se ai kishte qen\u00eb i detyruar ta miratonte vendimin e KRRT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dat\u00ebn 21 n\u00ebntor un\u00eb e shqyrtova vet\u00ebm si noter, sepse vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb kishte hequr \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb\u201d<\/em>&#8211;\u00a0u shpreh ai pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara mbledhjes s\u00eb KRRTRSH-s\u00eb, ka vet\u00ebm nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb dat\u00ebs 11 n\u00ebntor, q\u00eb n\u00eb fakt, lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb akt normativ t\u00eb qeveris\u00eb, at\u00eb t\u00eb dhjetorit 2005, i cili i jepte t\u00eb drejt\u00eb Prefektit t\u00eb mblidhte KRRT e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me kompetencat mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Gjykata Kushtetuese u mjaftua t\u00eb konstatonte se\u00a0\u201cakti normativ, e kish humbur fuqin\u00eb juridike p\u00ebr shkak se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ishte shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u00eb brenda afatit 45 ditor\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, akti q\u00eb e ndalonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur qeverin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimarrjet e bashkive ishte ai i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Gjykata Kushtetuese, nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb nga vendimi i KRRTRSH. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendimin me num\u00ebr 29 t\u00eb 21 dhjetorit 2006, p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave mes Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe disa institucioneve t\u00eb pushtetit qendror, sipas t\u00eb cilit \u201cShqyrtimi dhe miratimi i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb planifikimit dhe menaxhimit urban q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb konceptin ligjor \u201cfunksionet e veta\u201d, jan\u00eb kompetenc\u00eb e plot\u00eb dhe ekskluzive e organeve t\u00eb qeverisjes vendore\u201d.\u00a0Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e vendimit p\u00ebrcakton se aktet e KRRT-s\u00eb mund t\u00eb ankimoheshin n\u00eb Gjykat\u00eb: \u201cE drejta e shfuqizimit t\u00eb akteve t\u00eb paligjshme t\u00eb KRRT-ve q\u00eb funksionojn\u00eb pran\u00eb organeve t\u00eb qeverisjes vendore \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e organeve t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pavar\u00ebsisht se Bashkia ishte fituar nga socialist\u00ebt, KRRT-ja e Tiran\u00ebs, rezulton se kontrollohej n\u00eb shumic\u00eb nga pushteti qendror i PD-s\u00eb. Diskutimet n\u00eb mbledhjen q\u00eb miratoi ndryshimin e destinacionit p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ish Klubit sportiv Partizani, mbeten t\u00eb paqarta. K\u00ebrkesa e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u njohur me procesverbalin e mbledhjes s\u00eb 8 qershorit 2006, mbeti pa nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e KRRT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb, Tiran\u00eb, sipas Neni 19 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr Urbanistik\u00ebn\u201d, i vitit 1998, parashikonte nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit qendror, nd\u00ebrsa pushteti vendor p\u00ebrfaq\u00ebsohej vet\u00ebm me1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve. Kjo ishte nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Bashkia e Tiran\u00ebs, i ishte drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila po n\u00eb vendimin e 21 dhjetorit 2006, e shfuqizon Nenin 19 me argumentin se \u201cDuke iu referuar dispozit\u00ebs ligjore p\u00ebrkat\u00ebse rezulton se shumica e cil\u00ebsuar e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KRRT-s\u00eb, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb bashkin\u00eb. Ekzistenca e nj\u00eb rregullimi normues t\u00eb till\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon minimumin e 2\/3-ve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb vlefshme mbledhjen e KRRT-s\u00eb, nuk i krijon mund\u00ebsi autoritetit vendor t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb instrumentet e nevojshme ligjore p\u00ebr ushtrimin normalisht t\u00eb funksionit dhe t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit urban, duke e vendosur at\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00ebn vullnetin e pushtetit qendror. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, neni 19 i ligjit nr. 8405, dat\u00eb 17.09.1998 \u201cP\u00ebr Urbanistik\u00ebn\u201d, bie ndesh me parimin e decentralizmit t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb autonomis\u00eb vendore, parashikuar nga neni 13 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga Karta Europiane e Autonomis\u00eb Vendore\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00e7on, 6 muaj m\u00eb pas, n\u00eb maj 2007,n\u00eb ndryshimin e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb KRRT-s\u00eb, s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Me propozim t\u00eb Qeveris\u00eb, numri zbret nga 21 n\u00eb 9 an\u00ebtar\u00eb, me k\u00ebt\u00eb formul\u00eb:\u00a0\u201cKryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kryetar i KRRT-s\u00eb; 3 an\u00ebtar\u00eb, me propozimin e shumic\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs; 3 an\u00ebtar\u00eb, me propozimin e pakic\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs; 1 an\u00ebtar, p\u00ebrfaq\u00ebsues i ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr planifikimin urban dhe 1 an\u00ebtar, q\u00eb zgjidhet me 3\/5 e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb formul\u00eb e brisht\u00eb politikisht, sipas s\u00eb cil\u00ebs krijimi i shumic\u00ebs, varet nga an\u00ebtari q\u00eb zgjidhet me 3\/5 e votave t\u00eb gjith\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak. N\u00eb kushtet kur shumica n\u00eb k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill zot\u00ebrohej nga koalicioni i majt\u00eb gjasat ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb an\u00ebtari i 9-t\u00eb i KRRT-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb majt\u00ebn, e cila n\u00eb rrafshin e qeverisjes q\u00ebndrore ishte n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs parlamentare, ku diskutohet ky ndryshim ligjor, nga ana e socialist\u00ebve, kryetari i t\u00eb cil\u00ebve drejtonte Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, kjo formul\u00eb kund\u00ebrshtohet me arsyetimin se nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e till\u00eb, e l\u00eb s\u00ebrish n\u00ebn ndikimin politik t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse KRRT-n\u00eb e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas procesverbalit t\u00eb seanc\u00ebs, t\u00eb siguruar nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, nj\u00eb nga pikat e nxehta t\u00eb debatit lidhet me votimin me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb KRRT-n\u00eb e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb planeve rregulluese (6 nga 9 vota). Nj\u00eb formul\u00eb e cila e b\u00ebnte t\u00eb detyruesh\u00ebm konsensusin politik.<\/p>\n<p>Lulzim Basha, deputet i PD:\u00a0<em>\u201cD\u00ebshira dhe vullneti i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar KRRT-n\u00eb e Tiran\u00ebs jan\u00eb m\u00ebse evidente. Po arrijm\u00eb dot ne sot t\u2019i besojm\u00eb pushtetin e dh\u00ebnies s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, nj\u00ebshit n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ka 7 vjet q\u00eb premton planin rregullues dhe nuk e b\u00ebn? N\u00eb momentin e p\u00ebrfundimit t\u00eb planit rregullues, sigurisht, kompetencat e dh\u00ebnies s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit shnd\u00ebrrohen n\u00eb kompetenca administrative.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Ylli Bufi, deputet i PS:\u00a0<em>\u201cMua m\u00eb duket se propozimi q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, si praktikat e m\u00ebparshme. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb, madje, e cila besoj q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb praktikat e m\u00ebparshme, bllokon t\u00ebr\u00ebsisht KRRT-n\u00eb e Tiran\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha:\u00a0<em>\u201cUn\u00eb ju garantoj se n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kategorike, kjo maxhoranc\u00eb nuk k\u00ebrkon ta bllokoj\u00eb KRRT-n\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb formulim ne kemi pasur parasysh dy gj\u00ebra: E para, Bashkia t\u00eb jap\u00eb lejet pa asnj\u00eb lloj mund\u00ebsie p\u00ebr ta p\u00ebsuar. Por, kontroll po. Sepse k\u00ebta tre vet\u00eb q\u00eb jan\u00eb, k\u00ebta nuk e pengojn\u00eb dot dhe nuk do t\u00eb mund ta pengojn\u00eb dot. Te studimet e pjesshme ka nj\u00eb problem, ka nj\u00eb q\u00ebllim, nuk e mohoj. Pse \u00ebsht\u00eb ky problem? Kjo klauzol\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta imponuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb planin rregullues t\u00eb qytetit. N\u00ebse b\u00ebhet ky plan rregullues i qytetit, dhe kjo klauzol\u00eb bie\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Leja e nd\u00ebrtimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2007, KRRT-ja e re e Tiran\u00ebs, tanim\u00eb me 9 an\u00ebtar\u00eb, miraton lejen p\u00ebr sheshin e nd\u00ebrtimit n\u00eb pron\u00eb t\u00eb 38 qytetar\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb dhe emri i Jamarb\u00ebr Malltezit. Vendimi me num\u00ebr 136, p\u00ebrfshin, nj\u00eb shesh me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 8540 metrash katror\u00eb dhe mban firm\u00ebn e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Edi Rama. Pas dy muajsh, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008, KRRT e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs miraton edhe lejen e nd\u00ebrtimit, me vendimin, q\u00eb sipas dosjes hetimore, mban numrin 61 t\u00eb dat\u00ebs 26 shkurt 2008.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, k\u00ebrkoi nga Bashkia e Tiran\u00ebs, procesverbalin e t\u00eb dyja mbledhjeve, por s\u00ebrish nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, arriti ta lexoj\u00eb proceverbalin e mbledhjes ku u miratua leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKontakt\u201d. Dokumenti gjendet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dosjen e gjykimit t\u00eb padis\u00eb s\u00eb nj\u00eb pronari dhe investitorit, ndaj Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr moszbardhjen e lejes s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme. Sipas procesverbalit, zoti Rama, n\u00eb fillim t\u00eb mbledhjes ka propozuar q\u00eb ajo t\u00eb drejtohej nga Arben Bi\u00e7oku. Me gjas\u00eb Rama nuk ka vijuar t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e saj, p\u00ebrsa koh\u00eb n\u00eb procesverbal firma e tij si dhe e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb KRRT-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Bashkis\u00eb, mungojn\u00eb. Takimi ka vijuar me 7 an\u00ebtar\u00ebt e mbetur t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>Pro\u00e7esverbali zbulon se Investitori nuk kishte ende pron\u00ebsin\u00eb mbi zon\u00ebn ku parashikohej nd\u00ebrtimi dhe se leja do t\u00eb zbardhej me faza, pasi t\u00eb b\u00ebhej privatizimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, Investitori (emri i t\u00eb cilit nuk shkruhet), citohet t\u00eb shprehet se\u00a0\u201cnuk e kemi pron\u00ebsin\u00eb p\u00ebr objektet\u201d. M\u00eb tej bie n\u00eb sy fakti se propozimet e investitorit, jan\u00eb ato q\u00eb duket se orientojn\u00eb mbledhjen, ku diskutimet vijojn\u00eb pa debate dhe kund\u00ebrshtime. Esht\u00eb Investitori ai q\u00eb propozon q\u00eb\u00a0\u201ct\u00eb miratohet i gjith\u00eb korpusi dhe zbardhja t\u00eb b\u00ebhet e faza, mos vijm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb KRRT\u201d.\u00a0Propozimi i tij gjen p\u00ebrkrahjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit dhe leja miratohet me kushtin e p\u00ebrfundimit t\u00eb privatizimit t\u00eb objekteve Drejtuesi i mbledhjes Arben Bi\u00e7oku thekson ne p\u00ebrfundim se:\u00a0\u201cMiratohet leja p\u00ebr gjith\u00eb korpusin. T\u00eb b\u00ebhen dy vendime p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr faz\u00ebn A dhe p\u00ebr faz\u00ebn B. Faza B t\u00eb zbardhet pas privatizimit dhe marrjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr objeket n\u00eb veri. Miratohet.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Top Story, n\u00eb Top Channel, vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berisha tha se Kryetari i KRRT-s\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Edi Rama nuk e zbardhi vendimin, duke penguar zbatimin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Nj\u00eb pronar dhe shoq\u00ebria \u201cKontakt\u201d e padit\u00ebn Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 Gjykata e Lart\u00eb la n\u00eb fuqi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb apelit, q\u00eb detyronte Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb b\u00ebnte zbardhjen e lejes.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs siguroi dy vendimet e gjykatave, at\u00eb t\u00eb Apelit dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Arsyetimi i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr moszbardhjen e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, sipas k\u00ebtyre vendimeve, lidhet\u00a0\u201cme mosrespektimin e detyrimit ligjor t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse p\u00ebr plot\u00ebsimin e formularit 3 dhe 3\/1 q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna teknike t\u00eb domosdoshme p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes se nd\u00ebrtimit\u201d,\u00a0nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pala padit\u00ebse insistonte se privatizimi ishte b\u00ebr\u00eb dhe se kushti i lejes ishte plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb proponcimin e tij t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr privatizimin e Klubit sportiv Partizani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cReport TV\u201d, (14 N\u00ebntor) nuk dha shpjegime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u ndryshua destinacioni nga zon\u00eb sportive n\u00eb zon\u00eb banimi. Nd\u00ebrsa komentoi nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb zon\u00ebs, ai tha se leja e dh\u00ebn\u00eb nga KRRT-ja\u00a0i p\u00ebrket nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje t\u00eb vog\u00ebl ku \u201cka qen\u00eb hyrja e djathtas tek ish klubi Partizani, q\u00eb ishin disa karakatina t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb. S\u2019ka pas fare klub Partizani aty, ka qen\u00eb pjes\u00eb e territorit, por ka qen\u00eb pjes\u00eb e ca karakatinave. Ajo \u00ebsht\u00eb leja. Gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr, ku kan\u00eb qen\u00eb fusha, qendra tenisi futbolli, te fusha tjet\u00ebr, q\u00eb ka qen\u00eb fusha e hapur e basketbollit, tek palestra. Gjith\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb tek kompleksi sportiv Partizani \u00ebsht\u00eb leja q\u00eb ka ardhur pasi \u00ebsht\u00eb ndryshuar \u201cLigji p\u00ebr Sportin\u201d. Si mund t\u00eb jepte KRRT-ja n\u00eb koh\u00eb time nj\u00eb leje t\u00eb till\u00eb kur ligji ishte shum\u00eb i qart\u00eb. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb terrene sportive. Terrenet sportive pastaj jan\u00eb zhdukur dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime\u201d-\u00a0u shpreh zoti Rama.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, zoti Berisha reagoi duke deklaruar se \u201ce v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ai vet\u00eb pohoi se para ndryshimit t\u00eb ligjit, Edi Rama ka firmosur n\u00eb shkelje flagrante dhe t\u00eb d\u00ebnueshme t\u00eb ligjit t\u00eb urbanistik\u00ebs, kalimin nga zon\u00eb sportive n\u00eb zon\u00eb urbane dhe ka firmosur lejen e tij, t\u00eb asaj pjese territori\u201d,\u00a0nd\u00ebrsa u shpreh se me miratimin e planit rregullues t\u00eb Tiran\u00ebs\u00a0\u201czon\u00ebn e klubit Partizani, Edi Rama e ka shnd\u00ebrruar totalisht n\u00eb zon\u00eb urbane. Pra, n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn tha se aty kishte disa baraka, magazina, k\u00ebto ishin fusha, fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj. Pjesa tjet\u00ebr, Edi Rama n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e urbanistik\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr sportet t\u00eb amenduar, e shnd\u00ebrron kundrejt nj\u00eb valixhe, supozohet me euro apo dollar\u00eb, e shnd\u00ebrron n\u00eb zon\u00eb urbane t\u00ebr\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p><strong>Debatet p\u00ebr \u201cLigjin p\u00ebr sportin\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Baza ligjore q\u00eb i hapi rrug\u00eb ndryshimit t\u00eb destinacionit t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Klubit sportiv Partizani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb debatueshme. Neni 31 i \u201cLigjit p\u00ebr Sportin\u201d ndryshoi dy her\u00eb brenda nj\u00eb periudhe 8 mujore, n\u00eb vitet 2007-2008.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007, ky nen parashikonte q\u00eb \u201cobjektet sportive jepen me koncension, apo privatizohen, me kusht q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin tjet\u00ebr po t\u00eb vitit 1995 &#8220;P\u00ebr koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat n\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe n\u00eb infrastruktur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me ndryshimet n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 Neni 31 ndryshon duke parashikuar se:\u00a0<em>&#8220;Objektet sportive jepen me koncension, me kusht q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d,\u00a0n\u00eb p\u00ebrputhje, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me ligjin e ri p\u00ebr koncensionet t\u00eb vitit 2006, i cili p\u00ebrfshinte dh\u00ebnien e kon\u00e7ensioneve edhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe sporteve.<\/em><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me v\u00ebren se pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb po procedohej me privatizimin e objekteve dhe terreneve sportive, K\u00ebshilli i Ministrave ndjen nevoj\u00ebn t\u00eb ndryshoj\u00eb ligjin &#8220;P\u00ebr sportin&#8221;. Ndryshimet e muajit tetor 2007 kishin hequr mund\u00ebsin\u00eb e privatizimit t\u00eb objekteve sportive. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2008 Neni 31 ndryshon s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u201cme propozim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebrcaktohet ndryshimi i nenit 31 n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:\u00a0<em>\u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit, kur ka t\u00eb till\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt jepen me koncension, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr. 9663 dat\u00eb 18.12.2006 &#8220;P\u00ebr koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat n? sh\u00ebrbimet publike dhe infrastrukture&#8221; me kusht q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb leximit, sipas teknik\u00ebs legjislative, interpretimi i k\u00ebsaj dispozite \u00ebsht\u00eb q\u00eb objektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit kur ka t\u00eb till\u00eb, pa i vendosur asnj\u00eb kufizim. Kurse, n\u00eb rast se jepen me koncension, atyre duhet t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni.<\/p>\n<p>Por zoti Berisha i b\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr lexim sipas t\u00eb cilit kushti p\u00ebr mosndryshim destinacioni prek dhe pronar\u00ebt.\u00a0\u201cSali Berisha u ka dh\u00ebn\u00eb garanci terreneve sportive q\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb destinacionin. Ligji i Sportit u ndryshua p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e pronarit, por nuk u ndryshua kurr\u00eb p\u00ebr destinacionin\u201d- argumenton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky nen ka qen\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje fort e debatuar n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare ku u diskutua ndryshimi i ligjit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2008. Deputet\u00ebt e majt\u00eb, n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, k\u00ebrkuan me k\u00ebmb\u00ebngulje shpjegime n\u00ebse ndryshohet apo jo destinacioni i terreneve sportive kur privatizohen nga pronar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs sjell nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb debateve n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Erjon Bra\u00e7e, deputet i PS:\u00a0<em>Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti tjet\u00ebr, q\u00eb fjalia mbyllet k\u00ebtu: \u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit kur ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt jepen me koncesion me kusht q\u00eb t\u00eb mos ndryshoj\u00eb destinacioni.\u201d Pra kushtin q\u00eb t\u00eb mos ndryshoj\u00eb destinacioni ju e futni n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen vet\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb aksionere apo p\u00ebr klubet, dhe mir\u00eb b\u00ebni. Por \u00e7\u2019ndodh n\u00eb rastin kur ka ish-pronar\u00eb? E mori pron\u00ebn pronari, shum\u00eb mir\u00eb, ia dhat\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por pse nuk vendosni kushtin, q\u00eb normalisht kjo pron\u00eb t\u00eb mos tjet\u00ebrsohet? Prandaj, zoti Kryeminist\u00ebr, thash\u00eb pak m\u00eb par\u00eb q\u00eb ky nen nuk ka lidhje me sportin. Ky nen ka lidhje me trojet dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh.<\/em><\/p>\n<p>Pandeli Majko, deputet i PS:\u00a0<em>Pyetja, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e shkoqur, zoti Kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb: A dilni garant ju, se pas k\u00ebtij ndryshimi n\u00eb terrenet sportive, nuk do t\u00eb nd\u00ebrtohen pallate? Po apo jo? Ky \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi. Nuk po diskutojm\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb shkoj\u00eb \u00c7iljeta n\u00eb Kin\u00eb apo jo.<\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha:\u00a0Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pronar\u00ebt, t\u00eb jesh i bindur q\u00eb Qeveria ka zero tag\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Qeveria e Tiran\u00ebs jeni ju dhe \u00ebsht\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb nderuar zot\u00ebrinj, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pronar\u00ebt me territorin e tyre, e ka n\u00eb dor\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs dhe pronari, jo Qeveria. N\u00eb fakt, ju e keni sh\u00ebnjestr\u00ebn tjet\u00ebrkund, jo tek un\u00eb. \u00cbsht\u00eb puna juaj.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi deputet i PSD (duke ju drejtuar deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb) :\u00a0U kuptua nga n\u00ebnteksti i shefit tuaj, i cili tha tani se n\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrtohet pallat apo jo, kjo varet edhe nga kryetari i bashkis\u00eb, apo nga kryetar\u00ebt e bashkive. Ai e ka t\u00eb qart\u00eb se ku ndodhen dhe cilat jan\u00eb k\u00ebto terrene, ku ia vlen t\u00eb nd\u00ebrtosh dhe ku jo, pastaj hyrjet i ndan Ndreka.<\/p>\n<p>Ilir Meta deputet i LSI:\u00a0<em>Shpreh shqet\u00ebsimin e thell\u00eb, jo vet\u00ebm kaq, por alarmin se ndoshta pas gjasht\u00eb muajsh apo nj\u00eb viti nuk do t\u00eb kemi m\u00eb terrene sportive dhe Zoti na ruajt t\u00eb pakt\u00ebn stadiumin komb\u00ebtar \u201cQemal Stafa\u201d, sepse duket qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb plan ogurzi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha terrenet sportive, q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb vendit ton\u00eb, ku, me sa duket, vlera e biznesit t\u00eb nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. (I drejtohet Berishes). Ju edhe ato pak vepra sportive q\u00eb kan\u00eb mbijetuar nga koha e diktatur\u00ebs, tani, n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb qart\u00eb me klanet e nd\u00ebrtimit, duket se po jepni koncesione, ndoshta edhe n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb Kodit t\u00eb ri Zgjedhor.<\/em><\/p>\n<p>Erjon Brace, deputet i PS:\u00a0<em>M\u00eb lejoni, zoti Kryeminist\u00ebr, t\u2019ju them q\u00eb n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb \u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e trojeve, n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb\u201d duhet vendosur patjet\u00ebr kushti q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni. Kjo \u00ebsht\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb garantuar ekzistenc\u00ebn e klubeve sportive dhe ushtrimin e sportit n\u00eb k\u00ebto objekte sportive n\u00eb vijim. Un\u00eb nuk mund ta pranoj konceptin tuaj q\u00eb ju nuk nd\u00ebrhyni. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Territorin nuk e qeverisin vet\u00ebm nj\u00ebsit\u00eb vendore, at\u00eb e qeverisni edhe ju dhe ju jeni kryetari i KRTRSH-s\u00eb, jeni ju q\u00eb, jo m\u00eb larg se disa muaj m\u00eb par\u00eb, keni ndryshuar me vendim t\u00eb KRTRSH-s\u00eb destinacionin e disa zonave sportive n\u00eb Tiran\u00eb. Prandaj, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ju, personalisht, ta pranoni k\u00ebt\u00eb kusht p\u00ebr ish-pronar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p>Propozimi i deputetit socialist Erjon Brace nuk u miratua dhe neni 31 i Ligjit \u201cP\u00ebr Sportet\u201d kaloi sipas formulimit t\u00eb propozuar nga qeveria.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjith\u00eb aspekteve t\u00eb debatueshme t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj \u00e7eshtjeje, pas lejes se par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008, Bashkia e Tiran\u00ebs ka vijuar nd\u00ebr vite, t\u00eb jap\u00eb leje t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi, aty ku me her\u00ebt shtrihej kompleksi sportiv Partizani.\/ VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri Prokuroria e Posa\u00e7me po heton mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Sportiv Partizani n\u00eb Tiran\u00eb. Ish-kryeministri Sali Berisha, dh\u00ebndri i tij, Jamarb\u00ebr Malltezi dhe nd\u00ebrtuesi Fatmir Bekteshi dyshohen p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa zoti Malltezi edhe p\u00ebr pastrim parash.\u00a0P\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentash, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, analizon nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65208","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65208\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}