{"id":65284,"date":"2023-12-01T12:49:42","date_gmt":"2023-12-01T12:49:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65284"},"modified":"2023-12-01T12:49:42","modified_gmt":"2023-12-01T12:49:42","slug":"qe-djalli-i-pushtetit-te-mos-i-afrohet-kurre-me-temjanit-te-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/01\/qe-djalli-i-pushtetit-te-mos-i-afrohet-kurre-me-temjanit-te-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Q\u00eb Djalli i pushtetit t\u00eb mos i afrohet kurr\u00eb m\u00eb temjanit t\u00eb zgjedhjeve!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMarr guximin t\u00eb t\u00eb shkruaj, tjet\u00ebr \u00e7\u2019do ve\u00e7 shpirtit tim?\u201d &#8211; Jan\u00eb dy vargjet e famshme t\u00eb poem\u00ebs s\u00eb Pushkinit q\u00eb ai ia d\u00ebrgon Tatian\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb shekullin e romantizmit, edhe Foskolo me Jakopo Ortisin, edhe G\u00ebte me djaloshin Verter, kan\u00eb shkruar romane t\u00eb tipit epistolar, ku shprehen vuajtjet shpirt\u00ebrore t\u00eb njeriut p\u00ebr dashurin\u00eb e tij fatkeqe.<\/p>\n<p>Rreth shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb kur kishte filluar l\u00ebvizja protestuese e \u00c7adr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb ndezur politik, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb degraduar midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs \u00a0prej muajsh me radh\u00eb, megjith\u00ebse nuk kishin kuptim, Kryeministri i qeverisjes shkat\u00ebrrimtare me shum\u00eb hipokrizi n\u00eb kund\u00ebrshtim me sjelljen e tij politike ose i ka shkruar publikisht, ose i ka k\u00ebrkuar dialog, opozit\u00ebs, kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb ato koh\u00ebra fragmentare ai iu drejtohej kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb doni ju t\u00eb dashur?! Derisa un\u00eb t\u00eb arrij t\u2019iu vras prapa krah\u00ebve, ju mos m\u00eb sulmoni anglisht n\u00ebp\u00ebr tribunat politike apo kancelarit\u00eb e bot\u00ebs per\u00ebndimore!\u201d<\/p>\n<p>Ndryshe nga poet\u00ebt dhe filozof\u00ebt e m\u00ebdhenj fisnik\u00eb, ai kishte strukturuar n\u00eb mendje n\u00eb Shqip\u00ebri, kultur\u00ebn politike t\u00eb urrejtjes dhe t\u00eb pabesis\u00eb, duke u shfaqur i dhembshur\u00a0n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.\u00a0 Duke pasur si referenc\u00eb, sjelljen e tij tipike intolerante si politikan, q\u00eb e ka problem opozit\u00ebn, kemi t\u00eb drejt\u00eb edhe sot t\u00eb pyesim:<\/p>\n<p>Pse vall\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb shkruar ose drejtuar k\u00ebshtu, kund\u00ebrshtarit, nj\u00ebi till\u00eb?<\/p>\n<p>Pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kur ai n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr politikan dhe njeri hakmarr\u00ebs, v\u00ebrtet i paadministruesh\u00ebm?<\/p>\n<p>Mos n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen e tij \u00ebsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb lloj shprehje dashurie romantike p\u00ebr demokracin\u00eb apo nj\u00eb tmerr p\u00ebr pushtetin q\u00eb mund ler\u00eb?<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta kund\u00ebrth\u00ebniet e k\u00ebtij epistolari emblematik t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr pakuptueshm\u00ebrin\u00eb e q\u00ebllimit t\u00eb tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, opak\u00ebsia e k\u00ebtij veprimi\u00a0t\u00eb Kryeministrit ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb hije dyshimi.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flitet me kode midis rreshtave?<\/p>\n<p>Apo e gjitha kjo ka qen\u00eb nj\u00eb loj\u00eb rebusesh q\u00eb ne nuk i dinim, se koka e opozit\u00ebs ishte z\u00ebn\u00eb rob prej tij n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb spiun\u00ebsh, por q\u00eb fshehtas, prapa sken\u00ebs ai vazhdoi q\u00eb t\u00eb luante di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, di\u00e7ka s\u00eb cil\u00ebs demokrat\u00ebt iu trembeshin dhe socialist\u00ebt e uronin?<\/p>\n<p>Edhe sot, Kryeministri i kthyer n\u00eb nj\u00eb diktator t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbas gati dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, flet si p\u00ebr inerci p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn taktik\u00eb t\u00eb zgjedhur kundrejt opozit\u00ebs, si n\u00eb rastin e \u00c7adr\u00ebs shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta k\u00ebtu ka t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb gjitha demonstrimet e opozit\u00ebs tashti po\u00a0ngjajn\u00eb me nj\u00eb \u00c7ad\u00ebr gjigante t\u00eb l\u00ebvizshme, q\u00eb rritet e gufohet prej zem\u00ebrimit popullor, muaj pas muaji.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht si at\u00ebher\u00eb, mazhoranca shfaqet mosp\u00ebrfill\u00ebse, her\u00eb e frik\u00ebsuar, her\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebse e her\u00eb trim\u00ebrore.<\/p>\n<p>Do t\u2019iu shtyp\u00eb p\u00ebrs\u00ebri diktatori, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb i lebetitur nga akuzat e pakund\u00ebrshtueshme q\u00eb i b\u00ebri kryetari i opozit\u00ebs n\u00eb kuadrin e Gjyqit Publik t\u00eb korrupsionit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb Tryeza e Dialogut qe zgjidhja q\u00eb ofrohej e q\u00eb n\u00eb fakt nuk ndodhi dhe nuk u b\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Ka mbetur\u00a0di\u00e7ka\u00a0ireale n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr forc\u00ebn e pakufizuar q\u00eb mendon se ka. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndoshta socialist\u00ebt urojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fund.<\/p>\n<p>Po a jemi vall\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse faktor\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb ndryshuar dhe jan\u00eb kthyer p\u00ebrmbys, Kryeministri vazhdon t\u00eb sillet si n\u00eb realitetin e pengut me mend\u00ebsin\u00eb e diktatorit.<\/p>\n<p>Por sot, mazhoranca\u00a0ama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet 7 vjet m\u00eb e eg\u00ebr n\u00eb korrupsionin dhe lidhjet e veta me krimin, por opozita shum\u00eb vjet m\u00eb e v\u00ebrshueshme p\u00ebr t\u00eb nisur me rrug\u00ebn pa kthim, n\u00eb besim e n\u00eb shpres\u00eb tek qytetar\u00ebt, duke l\u00ebn\u00eb pas ngat\u00ebrresat e kurdisura t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pengut t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kryeministri 20 vjet m\u00eb i rr\u00ebnuar n\u00eb dredhit\u00eb e tij gjoja p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, kurse opozita e ribashkuar nga p\u00ebr\u00e7arjet e planit t\u00eb err\u00ebt makbethian Rama \u2013 Mcgonigal, p\u00ebrjet\u00ebsisht m\u00eb sy\u00e7el\u00ebt dhe m\u00eb e kthjell\u00ebt n\u00eb mos r\u00ebnien edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb grack\u00ebn q\u00eb i ka krijuar ish-drejtuesi saj, Pengu i deklaruar deri n\u00eb neveri Luzim Basha.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetja e par\u00eb sot \u00ebsht\u00eb, se sa e q\u00ebndrueshme do t\u00eb jet\u00eb\u00a0mazhoranca n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen ose kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e padrejt\u00ebsive 11-vje\u00e7are t\u00eb saj?<\/p>\n<p>Por po nj\u00eblloj, a do t\u00eb ndryshoj\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb strategjin\u00eb\u00a0e opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Ajo nuk duhet t\u00eb ndihet aspak e kompleksuar nga krahasimi me \u00c7adr\u00ebn, p\u00ebrkundrazi, ligj\u00ebrimi i saj n\u00eb dit\u00ebt e \u00c7adr\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb maj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur e pse jo edhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb sot presim q\u00eb dyshimet t\u00eb davariten, q\u00eb gabimet t\u00eb b\u00ebhen plot\u00ebsisht m\u00ebsim dhe p\u00ebsimet nj\u00eb strategji m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu njer\u00ebzit do t\u00eb besojn\u00eb dhe shpresojn\u00eb se q\u00ebndresa e sotme e opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e sinqert\u00eb, \u00ebsht\u00eb synim p\u00ebr nisje t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re. Por thell\u00ebsia e veprimeve duhet t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Mjaft nga idet\u00eb e hedhura s\u00eb fundmi mbi demokracin\u00eb brenda partive, mbi m\u00ebnyr\u00ebn transparente t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mbi m\u00ebnyr\u00ebn e e p\u00ebrmir\u00ebsimit kulturor dhe intelektual t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit parlamentar, mbi p\u00ebrmbysjen e katapultuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re sorosiane, mbi taksat e ul\u00ebta dhe rritje rrogash e pensionesh etj.etj.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e nj\u00eb plani\u00a0t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb bu\u00e7as\u00eb, q\u00eb opozita duhet ta shpall\u00eb dita dit\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn e madhe komb\u00ebtare q\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kthim, por q\u00eb nuk duhet n\u00ebnvleft\u00ebsuar gjithashtu se duhet prezantuar me shum\u00eb novatoriz\u00ebm dhe gjall\u00ebri. Pasi rritja e besimit n\u00eb q\u00ebndres\u00eb, n\u00eb mosl\u00ebshim si her\u00ebn e shkuar t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, duhet t\u00eb rris\u00eb fort shpres\u00ebn se k\u00ebsaj here djalli i oligarkis\u00eb dhe pushtetit nuk do t\u2019i afrohet m\u00eb temjanit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u2019i manipuluar.<\/p>\n<p>Aktualisht gjuha e letrave dhe e komunikimit t\u00eb dikurshme e kryeministrore po ngurt\u00ebsohet, ndryshe nga koh\u00ebt kur me Pengun e fshehur n\u00eb xhep k\u00ebrkonte me demek dialog.<\/p>\n<p>Pse k\u00ebshtu?!<\/p>\n<p>Ku shkoi delikatesa dhe p\u00ebrulja e dit\u00ebve mbasi vidhte zgjedhjet e radh\u00ebs dhe fillonte pseudo-qeverisjen me k\u00ebto pushtete t\u00eb grabitura?<\/p>\n<p>Ku shkoi \u201cdashuria\u201d p\u00ebr opozit\u00ebn\u201d si n\u00eb koh\u00ebn e \u201ckoler\u00ebs\u201d kur kishte neutralizuar me marifetet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta, drejtuesin e opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>A po venitet vall\u00eb nga heshtja e saj ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr ndryshim?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb q\u00ebndresa kumbuese \u00ebsht\u00eb z\u00ebri m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrgjigjes s\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb heshtur t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta llogaris\u00eb veten t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, edhe sikur t\u00eb ket\u00eb fituar dy vjet m\u00eb par\u00eb, pa l\u00ebre m\u00eb q\u00eb t\u2019i ket\u00eb masakruar zgjedhjet si edhe ka ndodhur, pasi gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar, gjith\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb, populli nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb, por i etur p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb burr\u00ebrisht dhe kok\u00ebfort\u00ebsisht rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk mund t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka evoluar.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb parap\u00eblqimit t\u00eb popullit nuk mund t\u00eb flitet si para disa vitesh, por duhet t\u00eb flas\u00ebsh sot, dhe sot populli po k\u00ebrkon nj\u00ebz\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, qoft\u00eb duke b\u00ebrtitur e qoft\u00eb n\u00eb heshtje, vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: T\u2019i jepet fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb tranzicionit, rikthimit t\u00eb demokracis\u00eb, ndalimit t\u00eb pluralizmit dhe grabitjes s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb as koha e as durimi ajo q\u00eb r\u00ebndon mbi opozit\u00ebn, por precedenti i nj\u00eb situate q\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb\u00a0shpirti q\u00eb trazon\u00a0Kryeministrin, q\u00eb guxon dhe k\u00ebrc\u00ebnon opozit\u00ebn si diktator, q\u00eb e ndalon dhe e privon at\u00eb nga e drejta kushtetuese n\u00eb parlament e kudo.<\/p>\n<p>Ndoshta do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb dekalog tjet\u00ebr moral t\u00eb mashtrimit dhe vet\u00eb-mashtrimit n\u00eb koh\u00ebt e ardhshme, si\u00e7 b\u00ebri her\u00ebt e shkuara,\u00a0q\u00eb ta ket\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen si doracak p\u00ebr dalje nga krizat. Ndoshta edhe nj\u00eb ungjill lut\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtim si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn e \u00c7adr\u00ebs kur dikush p\u00ebrtej oqeanit i\u00a0b\u00ebri dhurat\u00eb at\u00eb, Mcgonigalin, kryeagjentin e fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore, p\u00ebr ta bllokuar rrug\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb dikur Kryeministri iu drejtua kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, q\u00eb \u201ct\u00eb mos e shajm\u00eb njeri- tjetrin anglisht\u201d dhe nga ana tjet\u00ebr, si n\u00eb tragjedin\u00eb Makbeth, p\u00ebrgatiste n\u00eb skutat e nj\u00eb bote t\u00eb erret krimi dhe korrupsioni, vrasjen e nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb u lutej dikur student\u00ebve, Kryeministri, dhe po nj\u00eblloj ata i p\u00ebrgjigjeshin se \u201cnuk kemi p\u00ebrse t\u00eb flasim\u201d, ai duhej vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebnte detyrat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb atyre nuk u ishin realizuar.\u00a0 Edhe fundin ne e dim\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet. I kemi k\u00ebsisoj precedent\u00ebt.<\/p>\n<p>Tashti\u00a0pa lutje, pa Tryeza Dialogu, vet\u00ebm me p\u00ebrballje, pasi demokracia nuk ka p\u00ebrse dialogohet. Ajo \u00ebsht\u00eb esenca, partit\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb rrjedhura prej saj. Po ashtu edhe qeverit\u00eb, edhe kryeministri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb beteja q\u00eb duhet t\u00eb kryejm\u00eb. Duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr thelbin, jo p\u00ebr format e varura prej saj.<\/p>\n<p>E thelbi yn\u00eb si demokraci jan\u00eb zgjedhjet. P\u00ebr k\u00ebto ia vlen edhe t\u00eb shuhesh si parti, pasi fryma e esenc\u00ebs, e thelbit, pra vet\u00eb demokracia do t\u00eb dij\u00eb si ta ringjall\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si feniksi nga hiri i vet.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb m\u00ebsim t\u00eb pashlyesh\u00ebm nga historia opozita duhet ta ket\u00eb parasysh n\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb e afron me zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2025-s.<\/p>\n<p>Q\u00ebndresa \u00ebsht\u00eb durim, \u00ebsht\u00eb pritje, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri dhe shpres\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA \u201cMarr guximin t\u00eb t\u00eb shkruaj, tjet\u00ebr \u00e7\u2019do ve\u00e7 shpirtit tim?\u201d &#8211; Jan\u00eb dy vargjet e famshme t\u00eb poem\u00ebs s\u00eb Pushkinit q\u00eb ai ia d\u00ebrgon Tatian\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb shekullin e romantizmit, edhe Foskolo me Jakopo Ortisin, edhe G\u00ebte me djaloshin Verter, kan\u00eb shkruar romane t\u00eb tipit epistolar, ku shprehen vuajtjet shpirt\u00ebrore t\u00eb njeriut &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-65284","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65284\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}