{"id":65368,"date":"2023-12-02T12:31:34","date_gmt":"2023-12-02T12:31:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65368"},"modified":"2023-12-02T12:31:34","modified_gmt":"2023-12-02T12:31:34","slug":"paloka-rama-kerkon-vdekjen-e-opozites-a-do-ta-lejojme-ta-realizoje-qellimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/02\/paloka-rama-kerkon-vdekjen-e-opozites-a-do-ta-lejojme-ta-realizoje-qellimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Paloka: Rama k\u00ebrkon vdekjen e opozit\u00ebs, a do ta lejojm\u00eb ta realizoj\u00eb q\u00ebllimin e tij?"},"content":{"rendered":"<p>FJALIMI I KRYETARIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR, EDI PALOKA NW KUVENDIN KOMB\u00cbTAR<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb, miq!<\/p>\n<p>Ky Kuvend nuk mblidhet n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira as p\u00ebr PD e as p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas 32 vitesh pluraliz\u00ebm, jemi rikthyer p\u00ebrfundimisht n\u00eb diktatur\u00eb. E kemi paralajm\u00ebruar k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve po si\u00e7 duket pa arritur t\u2019i ndergjegj\u00ebsojm\u00eb shqiptar\u00ebt, madje edhe sot ka njer\u00ebz q\u00eb vet\u00ebm kur e keqja ju shkon n\u00eb der\u00eb, kur padrejtesia, arroganca dhe dhuna bie mbi kokat e tyre, e kuptojn\u00eb se ku kemi mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>As Hoxha nuk e vendosi diktatur\u00ebn brenda nj\u00eb dite apo brenda nj\u00eb viti. Fillimisht eliminoi opozit\u00ebn e m\u00eb pas ju mori shqiptar\u00ebve gith\u00e7ka; iu mori lirin\u00eb, iu mori edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>E sot jemi pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb njejtin moment kulmor t\u00eb historise. Rama pasi ka kapur \u00e7do pushtet ekzekutiv e legjislativ duke eliminar zgjedhjet, pasi kapi dhe drejt\u00ebsin\u00eb vuri n\u00ebn kontroll mediat, tani k\u00ebrkon t\u00eb realizoj\u00eb dhe aktin e fundit, eliminimin e plot\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshtoi ta kap\u00eb dhe ta kontrolloj\u00eb si\u00e7 tentoi fillimisht e tani ka vendosur ta eliminoje p\u00ebr fare. Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Parlament dhe n\u00eb gjykata me PD \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00eb\u00eb. Rama k\u00ebrkon vdekjen e opozit\u00ebs, k\u00ebrkon vdekjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>A do ta lejojm\u00eb ta realizoj\u00eb q\u00ebllimin e tij? A do t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb shuhemi n\u00eb heshtje e t\u00eb ikim n\u00eb erresir\u00eb pa reaguar?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, po nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lufta jon\u00eb. Kush mendon ende se kjo \u00ebsht\u00eb thjeshte p\u00ebrplasja e radh\u00ebs mes dy grupeve q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr pushtet, \u00ebsht\u00eb krejt jasht\u00eb realitetit. Sot diskutohet p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e \u00e7do shqiptari. \u00c7do shiptar duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte me t\u00eb n\u00ebse Rama do ia arrinte q\u00ebllimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>A jan\u00eb gati ta l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb duart e nj\u00eb tirani, \u00e7menduria e t\u00eb cilit ka treguar se nuk njeh kufij? N\u00ebse eliminonet opozita, do t\u00eb bjer\u00eb dhe mburoja e fundit q\u00eb e pengon p\u00ebr aq sa mundet, \u00e7mendurin\u00eb e tiranit. E k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr opozit\u00ebn po p\u00ebr gjith\u00eb shiptar\u00ebt, madje dhe ata q\u00eb sot ndjehen mir\u00eb e t\u00eb privilegjuar me Ram\u00ebn ose t\u00ebtjeret q\u00eb thone \u201c\u00e7\u2019na duhet ne, jemi rehat edhe kaq!\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta duhet ta dijne se nj\u00eb dit\u00eb papritur do t\u00eb jene viktimat e radh\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Rama ka dh\u00ebn\u00eb e jep prova \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj e p\u00ebrseris se kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb betej\u00eb vet\u00ebm e 50 deputet\u00ebve n\u00eb Parlament, as betej\u00eb vet\u00ebm e PD apo vet\u00ebm e opozit\u00ebs, po beteje e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve sepse t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, \u201cmiq\u201d apo armiq t\u00eb k\u00ebtij tirani, nes\u00ebr do te jen\u00eb viktima t\u00eb \u00e7menduris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka edhe mes nesh nga ata q\u00eb kjo situat\u00eb b\u00ebr\u00eb pesimiste e kan\u00eb kaluar n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p>\u201cKy zgjedhje nuk b\u00ebn, kontrollon \u00e7do pushtet, ka parat\u00eb, ka bandat, korrupton dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u2026Ky nuk mund t\u00eb thyhet\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb fundit e cila varet nga ne. N\u00ebse e ulim kok\u00ebn e nuk reagojm\u00eb, do kuptojm\u00eb q\u00eb e keqja nuk ndalet e nuk ka fund.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e nuk ka qen\u00eb kurre e leht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Opozita k\u00ebrkon dhe sakrifica, e jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta p\u00ebrballojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti e kujton se situata q\u00eb dukeshin po kaq d\u00ebshp\u00ebruese, i kemi kaluar dhe m\u00eb par\u00eb. Po ia kemi dal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj me radhe kemi protestuar cdo dit\u00eb vet\u00ebm disa qindra prej nesh, Jemi perplasur, jemi burgosur dhe at\u00ebher\u00eb, po nuk u ndal\u00ebm.<\/p>\n<p>Ua them un\u00eb, n\u00eb aksionin q\u00eb do t\u00eb fillojm\u00eb fillimisht nuk do t\u00eb jemi shum\u00eb. Por ju them me bindje pavar\u00ebsisht se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e paaritshme p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00ebe q\u00ebllim vetes q\u00eb kan\u00eb vullnetin e hekurt p\u00ebr ta realizuar at\u00eb q\u00ebllim. Asgj\u00eb nuk i ndal. E k\u00ebt\u00eb do duhet ta ndjeje jo vet\u00ebm Rama po t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ai p\u00ebrdor sot si vegla per te mashtruar, joshur apo ushtruar presion mbi shqiptar\u00ebt duke filluar nga patronazhist\u00ebt, e deri tek horri m\u00eb fundit i k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>T\u00eb githe tiran\u00ebt e diktator\u00ebt duken t\u00eb pathyesh\u00ebm deri pak minuta p\u00ebrpara se t\u00eb shk\u00ebrrmoqen. Historia ka plot shembuj. Po asnj\u00eb diktator nuk bie vet\u00eb.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb armik jo vet\u00ebm i demokracis\u00eb e pluralizmit, por dhe armik i interesave t\u00eb gith\u00eb shiptar\u00ebve, prandaj heqja e tij me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerash, akt patriotik p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>E t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit ne do t\u2019ja dalim.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALIMI I KRYETARIT T\u00cb K\u00cbSHILLIT KOMB\u00cbTAR, EDI PALOKA NW KUVENDIN KOMB\u00cbTAR T\u00eb nderuar delegat\u00eb, miq! Ky Kuvend nuk mblidhet n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira as p\u00ebr PD e as p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas 32 vitesh pluraliz\u00ebm, jemi rikthyer p\u00ebrfundimisht n\u00eb diktatur\u00eb. E kemi paralajm\u00ebruar k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve po si\u00e7 duket pa arritur t\u2019i ndergjegj\u00ebsojm\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65368","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65368\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}