{"id":65413,"date":"2023-12-02T22:17:21","date_gmt":"2023-12-02T22:17:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65413"},"modified":"2023-12-02T22:17:56","modified_gmt":"2023-12-02T22:17:56","slug":"eshte-koha-te-mbeshtesim-opoziten-sepse-kjo-eshte-e-vetmja-varke-shpetimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/02\/eshte-koha-te-mbeshtesim-opoziten-sepse-kjo-eshte-e-vetmja-varke-shpetimi\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb mb\u00ebshtesim opozit\u00ebn sepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja vark\u00eb shp\u00ebtimi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjalimi i mjekut Milaim Nela n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Dr Berisha,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar kuvendar\u00eb demokrat\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar opozitar\u00eb q\u00ebndrestar\u00eb kudo q\u00eb jeni n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ju q\u00eb na ndiqni nga larg!<\/p>\n<p>Jeni ju 500 mij\u00eb q\u00ebndrestar\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i rezistuat presionit, shantazhit duke rrezikuar buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tuaj m\u00eb 14 Maj dhe votuat p\u00ebr opozit\u00ebn dhe kandidat\u00ebt e saj q\u00eb m\u00eb motivoni m\u00eb s\u00eb shumti.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet opozita reale kjo opozit\u00eb q\u00eb akoma mban gjall\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr pluraliz\u00ebm politik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb mbase m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se para Dhjetorit t\u00eb vitit 1990.<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe ju demokrat\u00eb q\u00eb nga 9 shtatori i para dy viteve keni qen\u00eb n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga klika sorosiane e \u2018rilindjes\u2019 dhe patronazhist\u00ebt e saj t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe nga faktor\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb hiqnit dor\u00eb nga Partia q\u00eb doli nga l\u00ebvizja e dhjetorit 90-t\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb pushtetit t\u00eb rilindas.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt u k\u00ebrc\u00ebnuan me ngr\u00ebnie bari term q\u00eb nga brezi im e lart e njohim shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb!<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb partia e vetme q\u00eb krahas gabimeve t\u00eb kuptueshme deri diku p\u00ebr arsyet q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb forca e vetme politike q\u00eb kur ka patur pushtetin e ka b\u00ear\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb por t\u00eb ju a kujtojm\u00eb shqiptar\u00ebve ve\u00e7 t\u00eb tjerave DY LIRI shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb vul\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike &#8211; LIRIN\u00cb E FJAL\u00cbS q\u00eb sot shumica e shqiptareve mjerisht e kan\u00eb t\u00eb kufizuar serish nga bijt\u00eb e ATYRE dhe LIRIN\u00cb E L\u00cbVIZJES t\u00eb cil\u00ebn qeveria BERISHA 2 e realizoi n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Shum\u00eb miq t\u00eb mi me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb vit e quajn\u00eb vit t\u00eb \u00e7lirimit real t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Partia Demokratike arriti t\u00eb mbijetoj\u00eb fal\u00eb jush dhe p\u00ebrpjekjeve titanike t\u00eb Dr Berish\u00ebs por nga ana tjet\u00ebr ajo ka sfid\u00ebn e jet\u00ebs ti p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare sot.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb komode sot t\u00eb kritikosh nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo sot!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb un\u00eb modestisht e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive e kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi por sot edhe p\u00ebr shkak t\u00eb minutave t\u00eb kufizuara nuk do ndalem aty por dua dashamir\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebj dy tre sugjerime e n\u00ebse ky Kuvend i nderuar i gjykon t\u00eb arsyeshme do shpresoja ti merrte n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin partiak kjo parti e ka JETIKE hapjen ndaj gjakut t\u00eb ri ndaj ideve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Po ashtu do ti b\u00ebnte vet\u00ebm mir\u00eb Partis\u00eb Demokratike integrimi i element\u00ebve t\u00eb spikatur nga m\u00ebrgata sidomos nga vendet ku emigracioni shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb numra t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Departamenti Brain Gain ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrueshme por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak dhe rolin e tij e shoh pak ndryshe.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar kontributin e elitave q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb dekada rip\u00ebrt\u00ebritja e partis\u00eb demokratike \u00ebsht\u00eb e domosdoshme!<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ringjallur at\u00eb frym\u00eb q\u00eb u krijua deri n\u00eb Kuvendin e Dhjetorit t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>\u2018Nj\u00eb uj\u00eb q\u00eb nuk rrjedh nuk pihet\u2019 &#8211; thot\u00eb men\u00e7uria popullore.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb program afatshkurt\u00ebr dhe afatgjat\u00eb se si do ta nxjerr\u00eb vendin nga gremina ku e ka futur rilindja. N\u00ebse kjo parti \u00ebsht\u00eb parti q\u00eb e ndjekin gjysm\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb duhet t\u00eb ju d\u00ebshmoj\u00ea atyre q\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Sali Berisha por ka nj\u00eb skuad\u00ebr dhe ekip t\u00eb denj\u00eb q\u00eb do ta udh\u00ebheq\u00eb at\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Por kjo duhet t\u00eb d\u00ebshmuar me veprim<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jetik nj\u00eb g\u00ebrshetim i P\u00cbRVOJ\u00cbS me gjakun dhe idet\u00eb e reja duke ju p\u00ebrgjigjur pritshm\u00ebrive jo vet\u00ebm t\u00eb elektoratit t\u00eb djatht\u00eb por shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi!<\/p>\n<p>Ish t\u00eb persekutuarit dhe pronar\u00ebt q\u00eb ATA i quajn\u00eb ish pronar\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb shtylla kurrizore e nj\u00eb partie t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Sot duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr gjithk\u00ebnd se nuk \u00ebsht\u00eb synim imediat pushteti i partis\u00eb demokratike por shembja e autokracis\u00eb s\u00eb \u2018rilindjes\u2019!<\/p>\n<p>Ndalimi i rr\u00ebnimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb qeveri tranzitore q\u00eb do vendoste s\u00eb pari ligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb shina p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6, 10 apo 12 mujore \u00ebsht\u00eb nevoja m\u00eb imediate.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur shoq\u00ebria dhe votuesi shqiptar t\u00eb jet\u00eb i \u00e7liruar nga patronazhist\u00ebt e t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar ka kuptim gara p\u00ebr pushtet dhe alternativa, p\u00ebrndryshe nuk do kemi as zgjedhje as gar\u00eb reale!<\/p>\n<p>E kur t\u00eb vij\u00eb ajo koh\u00eb ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn konservatorizmin e shtratin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb parti e djatht\u00eb si partia demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb jasht\u00eb partis\u00eb demokratike e shoh jetike nevoj\u00ebn e nj\u00eb FRONTI t\u00eb BASHKUAR OPOZITAR me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt jasht\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ideologji me ne por jan\u00eb qart\u00ebsisht e pa ekuivok kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb \u2018sektit rilindas\u2019!<\/p>\n<p>Ka potenciale intelektuale edhe nga e majta shqiptare q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb dhe opozitar\u00eb t\u00eb rilindjes po aq sa ne q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb por nuk e gjejn\u00eb veten brenda PD-s\u00eb!<\/p>\n<p>Ne duhet tu japim mund\u00ebsin\u00eb atyre si pjes\u00eb e nj\u00eb fronti t\u00eb bashkuar opozitar e bashk\u00eb me ne ta realizojm\u00eb ndryshimin q\u00eb presim p\u00ebr shp\u00ebtimin e vendit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb pjes\u00eb e M\u00cbRGAT\u00cbS i kam dy fjal\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebkomb\u00ebsit e mi kudo ku jetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mbledhim t\u00eb gjitha energjit\u00eb dhe potencialet tona ta shp\u00ebtojm\u00eb atdheun ton\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga zhb\u00ebrja! Ne mund t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme por duhet t\u00eb angazhohemi!<\/p>\n<p>Ta shp\u00ebtojm\u00eb vendin ton\u00eb nga zhdukja.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb tani para se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb mb\u00ebshtesim opozit\u00ebn shqiptare sepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja vark\u00eb shp\u00ebtimi p\u00ebr pluralizmin t\u00eb cilin e fituam pas 45 viteve sakrifica e humbje jet\u00ebsh si asnj\u00eb komb tjet\u00ebr i ngjash\u00ebm me ne!<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb e quajn\u00eb veten diaspor\u00eb me disa bishta mbrapa dhe deklarohen \u2018NEUTRAL\u00cb\u2019 ndaj partive politike dhe konstruktive me regjimin dua t\u00eb ju them se n\u00eb fakt me k\u00ebt\u00eb ata nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se loj\u00ebn e binomit Rama-Basha!<\/p>\n<p>Neutraliteti \u00ebsht\u00eb aleanc\u00eb me pushtetin e nuk ka as logjik\u00eb as p\u00ebrfundim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk ka negociata p\u00ebr asgj\u00eb me ata q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gj\u00ebm\u00ebn q\u00eb I kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij vendi!<\/p>\n<p>Parti\u00e7kat \u2018alla-mjaftiste\u2019 t\u00eb pompuara, proklamuara dhe sponsorizuara si shp\u00ebtimi dhe e ardhmja e vendit jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ju hutuar e \u00e7oroditur juve. Ata jan\u00eb investimi i \u2018rilindjes\u2019 p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb kalin e pushtetit t\u00eb vjedhur!<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb n\u00eb mos n\u00eb bashk\u00ebpunim po aq t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm sa pengjet dhe vul\u00ebvjedh\u00ebsit e simboleve t\u00eb PD-s\u00eb!<\/p>\n<p>Mos u mashtroni!<\/p>\n<p>Atyre deputet\u00ebve q\u00eb n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2021 kan\u00eb marr\u00eb votat e elektoratit t\u00eb djatht\u00eb e nuk jan\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dua t\u00eb ju them se ambasadat ku ju faleni \u00e7do jav\u00eb apo m\u00eb shpesh nuk do munden t\u00eb ju mbajn\u00eb n\u00eb politik\u00eb gjat\u00eb e duke qen\u00eb nj\u00eb person q\u00eb e njoh kultur\u00ebn dhe mentalitetin per\u00ebndimor prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli ju garantoj se ajo kultur\u00eb nuk i respekton servil\u00ebt dhe t\u00eb pabes\u00ebt por ve\u00e7 i p\u00ebrdor aq sa ju duhen p\u00ebr interesa t\u00eb momentit. Ata vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit njer\u00ebzit me integritet e ju me k\u00ebto q\u00ebndrime q\u00eb keni mbajtur k\u00ebto dy vite keni treguar deficit serioz t\u00eb integritetit politik.<\/p>\n<p>Ju e keni rr\u00ebnuar besimin dhe i keni prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb zgjedh\u00ebsit tuaj e mos kujtoni se ata do ju a harrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb akoma k\u00ebrkojn\u00eb largimin e Sali Berish\u00ebs pa kushte ju them;<\/p>\n<p>Hajdeni n\u00eb mejdanin e politik\u00ebs e ta mundim at\u00eb me ide, platforma e me vot\u00eb!<\/p>\n<p>Po ju ndihmoj edhe un\u00eb sa t\u00eb mundem!<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund mbreti i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb vota dhe vet\u00ebm vota!<\/p>\n<p>Dua ta lidh situat\u00ebn ku ndodhet Partia Demokratike me nj\u00eb p\u00ebrjetim timin personal.<\/p>\n<p>Shum\u00eb miq t\u00eb mi k\u00ebto dy vite m\u00eb kan\u00eb pyetur;<\/p>\n<p>Ti jeton mir\u00eb, jeton jasht\u00eb e je i realizuar profesionalisht pse p\u00ebrzihesh n\u00eb politik\u00eb?<\/p>\n<p>Pse mb\u00ebshtet Partin\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>Disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb munduar t\u00eb m\u00eb pyesin por nga droja se m\u00eb l\u00ebndojn\u00eb nuk ma kan\u00eb th\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebtyre t\u00eb fundit po ju a jap p\u00ebrgjigjen k\u00ebtu sot nga kjo foltore e nderuar!<\/p>\n<p>Po, jam i realizuar dhe i p\u00ebrmbushur profesionalisht por megjith\u00ebse jetoj n\u00eb nj\u00eb vend me standarde nuk mund t\u00eb rri indiferent ndaj k\u00ebsaj drame q\u00eb po i ndodh vendit tim.<\/p>\n<p>Un\u00eb u p\u00ebrfshiva sepse kuptova q\u00eb kostoja e indiferenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb me e madhe se ajo e sakrific\u00ebs sado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do t\u00eb doja ta kuptonin edhe ata q\u00eb e quajn\u00eb veten INTELEKTUALE por nuk kan\u00eb patur kuraj\u00ebn deri sot ta prishin rehatin\u00eb e tyre!<\/p>\n<p>Un\u00eb do jem k\u00ebtu sa her\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb gjaku i t\u00eb par\u00ebve se ky \u00ebsht\u00eb vendi im.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk reagojm\u00eb nga brenda dhe nga jasht\u00eb,\u00a0 jo vet\u00ebm ne q\u00eb e njohim veten p\u00ebr t\u00eb djatht\u00eb por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim t\u00eb majt\u00eb e paparti nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb dhe mbase nuk do ket\u00eb vler\u00eb!<\/p>\n<p>Po pse mb\u00ebshtes Partin\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>Sepse kjo opozit\u00eb pavar\u00ebsisht se vula dhe sigla i jan\u00eb vjedhur dhe mbahen n\u00eb sirtar nga nj\u00eb grup pengjesh t\u00eb pa integritet e pa shtyll\u00eb kurrizore \u00ebsht\u00eb forca e vetme politike q\u00eb ka potencialin dhe energjit\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar ortekun e p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur klik\u00ebn m\u00eb t\u00eb rrezikshme q\u00eb ka par\u00eb ky vend pas band\u00ebs v\u00ebllavras\u00ebse t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00eb disa aspekte \u2018rilindja\u2019 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se vet\u00eb m\u00ebma e saj!<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm po b\u00ebjn\u00eb shpopullimin por po duan ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb popullat\u00eb me viktimat e luft\u00ebrave dhe varf\u00ebris\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Po synojn\u00eb q\u00eb territoret shqiptare t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si valvul shkarkimi i presionit t\u00eb faktorit masiv migrues i vendeve t\u00eb zhvilluara europiane!<\/p>\n<p>Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb zbrazjen, shpopullimin e k\u00ebtyre trojeve dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve denbabaden autokton\u00eb me hallexhinjt\u00eb q\u00eb as nuk duan t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu por se dikujt brenda dhe jasht\u00eb vendit i konvenon kjo.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb toka jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sofra jon\u00eb bujare q\u00eb mir\u00ebpret gjithmon\u00eb miqt\u00eb dhe duhet t\u00eb pres\u00eb nevojtar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb ashtu si\u00e7 e kan\u00eb zakonet tona, tradita jon\u00eb shqiptare mij\u00ebra vje\u00e7are dhe ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare por nuk nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb Guatanamo Bay apo burgun e fatkeq\u00ebve t\u00eb kontinenteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria Zyrtare t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pateric\u00eb e Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb gjobitjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs sa her\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>Ne nuk guxojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb nj\u00eb klike pro-serbe t\u00eb gjobisim sa her\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs apo Prishtin\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00ebr\u00ebsisht me para publike t\u00eb taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>E t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kuvendi b\u00ebhen VET\u00cbM duke u bashkuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit p\u00ebr interesin madhor t\u00eb kthimit t\u00eb pluralizmit dhe normalitetit.<\/p>\n<p>&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr fund kam nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Dr Berish\u00ebn!<\/p>\n<p>Doktor!<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk guxon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme kurdo q\u00eb ato t\u00eb ndodhin pa emrin e kryetarit t\u00eb saj n\u00eb flet\u00ebn e votimit dhe n\u00ebn sigl\u00ebn e nj\u00eb partie tjet\u00ebr cilado qoft\u00eb ajo!<\/p>\n<p>Ekipi i jurist\u00ebve t\u00eb partis\u00eb t\u00eb hartoj\u00eb hapat ligjor\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar kohor!<\/p>\n<p>Partit\u00eb nuk i b\u00ebjn\u00eb as siglat as vulat as ngjyrat por vullnetet politike!<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishin k\u00ebto t\u00eb mjaftueshme do b\u00ebnin bravat parti!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalimi i mjekut Milaim Nela n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD I nderuar Dr Berisha, T\u00eb nderuar kuvendar\u00eb demokrat\u00eb! T\u00eb nderuar opozitar\u00eb q\u00ebndrestar\u00eb kudo q\u00eb jeni n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ju q\u00eb na ndiqni nga larg! Jeni ju 500 mij\u00eb q\u00ebndrestar\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i rezistuat presionit, shantazhit duke rrezikuar buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tuaj m\u00eb 14 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}