{"id":65484,"date":"2023-12-04T12:48:22","date_gmt":"2023-12-04T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65484"},"modified":"2023-12-04T12:51:14","modified_gmt":"2023-12-04T12:51:14","slug":"vkm-qe-kushtoi-500-mije-euro-berisha-histori-e-denje-per-gjobvenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/04\/vkm-qe-kushtoi-500-mije-euro-berisha-histori-e-denje-per-gjobvenes\/","title":{"rendered":"VKM q\u00eb kushtoi 500 mij\u00eb euro, Berisha: Histori e denj\u00eb p\u00ebr gjobv\u00ebn\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, em\u00ebroi i Ilir Beqjas nga Edi Rama n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, me t\u00eb drejt\u00eb solli reagimin e fort t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt refuzuan t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00eb hajdut t\u00eb certifikuar, por t\u00eb amnistuar nga Skapi i Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha shkruan se, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Beqes, K\u00ebshilli i Ministrave hapi tenderin p\u00ebr drejtorin e k\u00ebsaj agjencie. N\u00eb vendim u p\u00ebrcaktua se kandidati p\u00ebr drejtor t\u00eb SASKAP duhet t\u00eb ket\u00eb 15 vjet eksperienc\u00eb. \u00a0Por \u00e7far\u00eb ndodhi? Sipas burimeve t\u00eb brendeshme kandidati pareli q\u00eb ofroi p\u00ebr postin 500 mij\u00eb euro kishte gjithsej vet\u00ebm 8 vite pun\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Postimi i kreut t\u00eb PD, Berisha\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Histori e denj\u00eb p\u00ebr gjobv\u00ebn\u00ebs!<\/p>\n<p>VKM q\u00eb kushtoi 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me para p\u00ebrmbys vendimet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, Edi Rama pas amnistis\u00eb s\u00eb par\u00eb em\u00ebroi bashk\u00eb-hajdutin e tij Ilir Beqjen n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs. Mir\u00ebpo kjo me t\u00eb drejt\u00eb solli reagimin e fort t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt refuzuan t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00eb hajdut t\u00eb certifikuar, por t\u00eb amnistuar nga Skapi i Partis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pas amnistis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb nga Skapi i Partis\u00eb me nd\u00ebrhyrje direkt t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Beqja dha dor\u00ebheqjen n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb Amnistis\u00eb q\u00eb fitoi.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, K\u00ebshilli i Ministrave hapi tenderin p\u00ebr drejtorin e k\u00ebsaj agjencie. N\u00eb vendim u p\u00ebrcaktua se kandidati p\u00ebr drejtor t\u00eb SASKAP duhet t\u00eb ket\u00eb 15 vjet eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb brendeshme kandidati pareli q\u00eb ofroi p\u00ebr postin 500 mij\u00eb euro kishte gjithsej vet\u00ebm 8 vite pun\u00eb!<\/p>\n<p>Si\u00e7 thoshte dikur i madhi Hasan Zyko: me para ia hyn\u00eb qabes\u00eb, shef vakefin e Fatimes, edhe tani me para b\u00ebn \u00e7udin\u00eb, kthen p\u00ebrmbys qeverin\u00eb. Kjo ndodhi. Engjell Aga\u00e7i me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs hoqi menj\u00ebher\u00eb njoftimin e tenderit. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkuan njofitmin e shpallur gjet\u00ebn se ai ishte zevend\u00ebsuar me 404 error, dometh\u00ebn\u00eb se ishte fshir\u00eb, por jo nga hacker t\u00eb Iranit, por nga Aga\u00e7i i Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe pas k\u00ebtij akti t\u00eb pashembullt qeveria mblidhet kastile p\u00ebr miratimin e vet\u00ebm nj\u00eb VKM-je, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndryshon VKM-n\u00eb e m\u00ebparshme p\u00ebr shpalljen e tenderit p\u00ebr kreun e SASPAK duke vendosur si kriter p\u00ebr drejtorin vetem 7 vite pune nga 15 vite q\u00eb ishte ky afat n\u00eb VKM-n\u00eb e par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra 500 mij\u00eb euro p\u00ebr vitin e ri! Ja vlen nj\u00eb VKM.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb holl\u00ebsi lexoni artikullin e gazetarit Klodian Tomorri.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n<p>Qeveria si portal gjobash\/ Fshin postimin p\u00ebr t\u00eb dhunuar ligjin e SASPAC<\/p>\n<ul>\n<li>3 DHJETOR, 2023<\/li>\n<li><\/li>\n<\/ul>\n<p>Klodian Tomorri<\/p>\n<p>Error 404 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fotografi me t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt jan\u00eb familjarizuar tashm\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb pamja, q\u00eb shfaqet kur mediat e ndryshme fshijn\u00eb lajmet. N\u00eb disa raste lajmet fshihen se jan\u00eb t\u00eb pasakta. Por n\u00eb disa raste t\u00eb tjera arsyet jan\u00eb m\u00eb pak ortodokse dhe lidhen me nd\u00ebrhyrjet e fuqishme apo me \u00e7antat e cashit q\u00eb qarkullojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por mediat nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb fshijn\u00eb postimet. Error 404 ka infektuar edhe K\u00ebshillin e Ministrave, organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pushtetit ekzekutiv t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Qeveria fshiu njoftimin zyrtar per aplikimin e kreut te SASPAC<\/p>\n<p>Fotoja m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpallja zyrtare e qeveris\u00eb, q\u00eb hap aplikimet p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e drejtuesit t\u00eb ri t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs. Pasi q\u00ebndroi pak dit\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb kryeministri, njoftimi zyrtar u fshi. Arsyet se pse nuk kan\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjet apo me \u00e7antat cash. Qeveria e fshiu postimin sepse p\u00ebrdhunoi ligjin.<\/p>\n<p>Rrobaqep\u00ebsi \u201cKryeministria\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi vendimin p\u00ebr ngritjen e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, q\u00eb ndryshe njihet si SASPAC. Pjes\u00eb e vendimit p\u00ebr ngritjen e agjencis\u00eb, e cila menaxhon t\u00eb gjitha fondet e huaja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ishin dhe kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushte drejtuesi i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb kreut t\u00eb tret\u00eb, vendimi sanksiononte se \u201cDrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SASPAC duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune jo m\u00eb pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre n\u00eb fush\u00ebn e ekspertiz\u00ebs dhe\/apo t\u00eb administrimit publik.\u201d<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre kritereve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, qeveria em\u00ebroi Ilir Beqajn n\u00eb krye t\u00eb agjencis\u00eb q\u00eb menaxhon ndihm\u00ebn e huaj. Por dy vjet m\u00eb von\u00eb situata ndryshoi. Zoti Beqaj u morr n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr koncesionin e sterilizimit dhe n\u00eb dat\u00ebn 18 n\u00ebntor ai dha dor\u00ebheqjen nga posti i tij. Rrjedhimisht SASPAC mbeti pa drejtues.<\/p>\n<p>Fill pas dor\u00ebheqjes s\u00eb zotit Beqaj, qeveria shpalli n\u00eb faqen e saj zyrtare njoftimin p\u00ebr aplikim p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e drejtuesit t\u00eb ri t\u00eb SASPAC duke k\u00ebrkuar nga kandidat\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushnin kriteret ashtu si\u00e7 ishin p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendimin e vitit 2021. Ky \u00ebsht\u00eb linku i shpalljes zyrtare n\u00eb faqen e qeveris\u00eb <a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.kryeministria.al%2Fnewsroom%2F47847-2%2F%3Ffbclid%3DIwAR0NRHuHuKbqM4tIfTdpXjBmQqTJ2SClT1CnIPsfwTvpsTpdOAuXZqJi4zA&amp;h=AT3LoQkcIQDv0vPVUk5I2SbedsG5nYIeOdTLtLXM8CgPvJahVdMRKMldSdaA9Qb8Itf7rWUIHMxxijmvx1_8Rq6lfo-CFiIoRv_Cs478IF3vEd1TCi3FMxZMf6aCAezXYw&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT0xoYfFc8wvqUpQz-tPSaJSfvFp-73eakb8bhogLspz0SBDGTUTd9yG-fuqLgSuQ6jokvjkOuRqwXjfezDgaUGl6gN4l6ptjo0OOkYgvv3X8APR1vdsHqAy3h0ehR0IAzDJPz9wgLMivZTYroK1RLBv7foeGaS6JnZYvE27nsXlp6NM1RoQc3kSlvhOvWJiD0uncQzG4LIe7A\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.kryeministria.al\/newsroom\/47847-2\/<\/a> .<\/p>\n<p>Por pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, dikush u kujtua se personi q\u00eb kan\u00eb paracaktuar p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb SASPAC nuk i ka 15 vjet eksperienc\u00eb pune. Rrjedhimisht postimi u fshi. Por nuk mbaron k\u00ebtu.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 23 n\u00ebntor qeveria u mblodh me urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar VKM, p\u00ebrkat\u00ebsisht kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushte drejtuesi i SASPAC. Pika q\u00eb detyronte qeverin\u00eb t\u00eb em\u00ebronte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj agjencie nj\u00eb person me 15 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pun\u00eb nga t\u00eb cilat 7 vjet n\u00eb fush\u00ebn e administrimit publik u ndryshua.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht neni u formulua tekstualisht: Aplikanti duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune jo m\u00eb pak se 7 vjet.<\/p>\n<p>Ndryshimi i kriterit te pervojes nga 15 ne 7 vjet<\/p>\n<p>Vendimi i ri, q\u00eb ndryshoi kriteret mban dat\u00ebn 23 n\u00ebntor. Qeveria ishte mbledhur vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb gjitha vendimet e saj mbajn\u00eb dat\u00ebn 22 n\u00ebntor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mblodh enkas nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ose \u00ebsht\u00eb miratuar me procedur\u00ebn e vendimit qarkullues.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsohet Brukseli<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur me zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb SASPAC n\u00eb fakt d\u00ebshmon\u00eb filozofin\u00eb q\u00eb qeveris\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb vendit. Nuk zgjidhet fituese sipas kritereve q\u00eb p\u00ebrcakton ligji, por qepet ligji sipas kritereve t\u00eb fituesit t\u00eb paracaktuar. Kjo ndodh r\u00ebndom me tenderat publik\u00eb dhe n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Por veprimet qesharake t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb SASPAC nuk kan\u00eb kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re nga partner\u00ebt. Nj\u00eb burimi nga zyra e Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb i tha Kapitali.al se Brukseli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Programimit Strategjik.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo situat\u00eb po monitorohet me kujdes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partner\u00ebt kan\u00eb mbetur t\u00eb habitur nga fakti se si qeveria shqiptare p\u00ebrdrodhi kriteret p\u00ebr pozicionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs publike, njeriun q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb t\u00eb gjitha fondet e huaja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi n\u00eb Bruksel r\u00ebndohet edhe nga eksperiencat negative q\u00eb BE ka p\u00ebrjetuar me fondet e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Rasti i fondeve IPARD \u00ebsht\u00eb ai m\u00eb i ndjeshmi, ku abuzimet masive nga qeveria shqiptare me parat\u00eb q\u00eb BE jep p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb e detyruan Brukselin t\u00eb merrte nj\u00eb vendim t\u00eb papre\u00e7edent\u00eb duke i bllokuar ato.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb dardhat nuk u h\u00ebngr\u00ebn pas kurrizit, por dol\u00ebn sheshit institucionalisht. E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se drejtuesi apo drejtuesja e re e SASPAC do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pun\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se 7 vite. Sepse kjo e detyroi qeverin\u00eb t\u00eb fshij\u00eb postimin dhe t\u00eb dhunoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Tani \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb a mund shkoj\u00eb SASPAC n\u00eb SPAK? N\u00ebse po, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i qeveris\u00eb dhe Drejtoresha e Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike do t\u00eb duhet t\u00eb jepnin disa shpjegime t\u00eb sikletshme para prokuror\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, em\u00ebroi i Ilir Beqjas nga Edi Rama n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, me t\u00eb drejt\u00eb solli reagimin e fort t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt refuzuan t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00eb hajdut t\u00eb certifikuar, por t\u00eb amnistuar nga Skapi i Partis\u00eb. Berisha shkruan se, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64770,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65484\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}