{"id":65539,"date":"2023-12-04T18:22:21","date_gmt":"2023-12-04T18:22:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65539"},"modified":"2023-12-04T18:22:41","modified_gmt":"2023-12-04T18:22:41","slug":"voa-mbi-52-e-qytetareve-thone-se-kane-pasur-presion-nga-zyrtaret-per-te-dhene-ryshfet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/04\/voa-mbi-52-e-qytetareve-thone-se-kane-pasur-presion-nga-zyrtaret-per-te-dhene-ryshfet\/","title":{"rendered":"VOA: Mbi 52% e qytetar\u00ebve thon\u00eb se kan\u00eb pasur \u201cpresion\u201d nga zyrtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ryshfet"},"content":{"rendered":"<p>Raporti m\u00eb i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebren nj\u00eb ulje me 5 p\u00ebr qind t\u00eb trysnis\u00eb nga zyrtar\u00ebt tek qytetar\u00ebt p\u00ebr marrje rryshfeti. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar nga Qendra p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, rreth 52 p\u00ebr qind e tyre, pohojn\u00eb q\u00eb, kan\u00eb patur trysni nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb rryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb nj\u00eb problemi dhe p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt e raportit dhe ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pavarur, pohojn\u00eb se shkaqet e r\u00ebnies s\u00eb trysnis\u00eb p\u00ebr rryshfet jan\u00eb shtimi i denoncimeve dhe i besimit tek organet e drejt\u00ebsis\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, si dhe p\u00ebrsosja e metodave t\u00eb korrupsionit nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trysnia e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i n\u00ebpun\u00ebsve ndaj qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike ka r\u00ebn\u00eb nga 57 (viti 2021) p\u00ebr 52 p\u00ebr qind sivjet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb gjetja kryesore e raportit vjetor mbi rezultatet e sistemit t\u00eb monitorimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, publikuar sot Qendra Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike dhe SELDI, nj\u00eb koalicion i 40 organizatave Lidershipi i Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebr Zhvillim dhe Integritet.<\/p>\n<p>N\u00eb studim thuhet se edhe dh\u00ebnia e rryshfetit, ose p\u00ebrfshirja e qytetar\u00ebve n\u00eb korrupsion ka r\u00ebn\u00eb sivjet me afro 7 p\u00ebr qind, duke ndjekur r\u00ebnien e trysnis\u00eb p\u00ebr rryshfet, si\u00e7 pohojn\u00eb t\u00eb anketuarit. Autor\u00ebt e studimit pohuan se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, hapja e negociatave me BE-n\u00eb, rritja e numrit t\u00eb denoncimeve n\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) po sjellin ndikimin e tyre mbi perceptimin publik t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Qendr\u00ebs p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, Zef Pre\u00e7i, nj\u00eb nga autor\u00ebt e studimit, thot\u00eb se rezistenca e qytetar\u00ebve ndaj korrupsionit \u00ebsht\u00eb ende e dob\u00ebt, derisa pjesa d\u00ebrrmuese e tyre japin rryshfet n\u00ebn trysnin\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsve, por ata i mbajn\u00eb shpresat tek organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb rritur besimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb re si n\u00eb stepjen e administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos shkelur ligjet ashtu edhe n\u00eb kurajimin e denoncimeve t\u00eb shtuara mbi aktet korruptive.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zvog\u00eblohet trysnia korruptive e administrat\u00ebs publike, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsohet besimi i qytetar\u00ebve ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb luftojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri. K\u00ebto jan\u00eb frytet e para t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila po ndikon edhe n\u00eb perceptimin e publikut\u201d, tha zoti Pre\u00e7i. N\u00eb studimin e sivjet\u00ebm thuhet po ashtu se \u00ebsht\u00eb rritur me 5 p\u00ebr qind (nga 60% n\u00eb vititn 2021 n\u00eb 65% sot) edhe numri i qytetar\u00ebve q\u00eb nuk e pranojn\u00eb korrupsionin si dukuri, megjithat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve pohojn\u00eb se do t\u00eb merrnin rryshfetin, n\u00ebse do t\u00eb ishin n\u00ebpun\u00ebs publik\u00eb.<\/p>\n<p>Afro 3\/4 e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se korrupsioni nuk mund t\u00eb reduktohet ndjesh\u00ebm apo t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset. Pjesa m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shfaqin nj\u00eb mosbesim t\u00eb theksuar t\u00eb ndaj politikave dhe strategjive anti-korrupsion t\u00eb nd\u00ebrmarra nga qeveria, theksohet n\u00eb studim.<\/p>\n<p>Gazetarja investigative, Ola Xama, mendon se Shqip\u00ebria e ka l\u00ebn\u00eb pas rryshfetin n\u00eb shifra t\u00eb vogla midis qytetarit dhe n\u00ebpun\u00ebsit, ngaq\u00eb kontaket mes tyre jan\u00eb minimizuar prej sistemeve elektronike, por kjo nuk e ka pak\u00ebsuar korrupsionin, p\u00ebrkundrazi, tani jan\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb nivele t\u00eb larta metodat e korrupsionit mes qeveritar\u00ebve dhe bizneseve kliente t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnia e perceptimit mbi p\u00ebrvojat e korrupsionit lidhet edhe me prekjen e disa aspekteve nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, q\u00eb nuk jan\u00eb prekur m\u00eb par\u00eb dhe me perceptimin q\u00eb ka krijuar publiku, q\u00eb disa njer\u00ebz shkojn\u00eb e japin llogari p\u00ebrpara autoriteteve, q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka qen\u00eb. E mir\u00eb apo jo, p\u00ebrzgjedh\u00ebse apo jo, ka shum\u00eb diskutime mbi k\u00ebto, por njer\u00ebzit sot mendojn\u00eb se paska nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb llogarie\u201d, thot\u00eb gazetarja Xama.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt theksojn\u00eb n\u00eb studimin vjetor se \u201creforma n\u00eb drejt\u00ebsi i ka \u201ctrembur\u201d paksa zyrtar\u00ebt, po ashtu edhe shtimi i denoncimeve nga mediat investigative si edhe hetimet e SPAK kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb stepje t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rryshfet\u201d. Grupet e perceptuara nga publiku si m\u00eb t\u00eb korruptuarat jan\u00eb partit\u00eb politike, doganier\u00ebt, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt si dhe zyrtar\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa grupet m\u00eb pak t\u00eb korruptuar perceptohen m\u00ebsuesit, gazetar\u00ebt, pedagog\u00ebt e universiteteve dhe k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiake.<\/p>\n<p>Studiuesi Gjergj Buxhuku, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson organizat\u00ebn AlbKonfindustria, tha n\u00eb tryez\u00eb se ende \u00ebsht\u00eb skeptik p\u00ebr rezultatet e deritanishme t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit dhe se pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve dhe bizneseve jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri ka korrupsion t\u00eb thjesht\u00eb, hibrid dhe korrupsion t\u00eb tipit t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit, i cili po b\u00ebhet masiv dhe haptas. Jemi n\u00eb gjendje tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe me pasoja tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb ndihen edhe n\u00eb ekonomi, edhe n\u00eb demokraci\u201d, thot\u00eb zoti Buxhuku.<\/p>\n<p>Korrupsioni vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb dukuri dhe shqet\u00ebsim kryesor n\u00eb jet\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb raportin e Komisionit Europian p\u00ebr vitin 2023 thuhet se \u201cShqip\u00ebria ka nj\u00ebfar\u00eb niveli p\u00ebrgatitjeje n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Pavar\u00ebsisht nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrparimi dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, ai mbetet nj\u00eb fush\u00eb shqet\u00ebsimi serioz\u201d. Komisioni Europian vler\u00ebson se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb jet\u00ebs publike dhe t\u00eb biznesit dhe se masat parandaluese vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb kufizuar.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti m\u00eb i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebren nj\u00eb ulje me 5 p\u00ebr qind t\u00eb trysnis\u00eb nga zyrtar\u00ebt tek qytetar\u00ebt p\u00ebr marrje rryshfeti. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar nga Qendra p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, rreth 52 p\u00ebr qind e tyre, pohojn\u00eb q\u00eb, kan\u00eb patur trysni nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65539","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65539","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65539"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65539\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}