{"id":65567,"date":"2023-12-05T08:42:56","date_gmt":"2023-12-05T08:42:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65567"},"modified":"2023-12-05T08:42:56","modified_gmt":"2023-12-05T08:42:56","slug":"baza-detare-limion-dhe-mesime-interesante-nga-nje-vendim-i-gjykates-se-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/05\/baza-detare-limion-dhe-mesime-interesante-nga-nje-vendim-i-gjykates-se-larte\/","title":{"rendered":"Baza detare Limion dhe m\u00ebsime interesante nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 15 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti trupi gjykues i Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga\u00a0Panda, Boksi e Bici ka marr\u00eb Vendimin 1001 mbi \u00e7\u00ebshtjen e baz\u00ebs detare Limion, Sarand\u00eb duke p\u00ebrmbledhur dhe konfirmuar vendimet e gjykatave t\u00eb Apelit dhe t\u00eb Faktit. Gjykata konkludon se dh\u00ebnia me qira 1 euro p\u00ebr 20 vjet e k\u00ebsaj baze detare, nj\u00eb konsorciumi biznesi privat \u201cv\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe detyrimet q\u00eb shteti shqiptar ka ndaj NATO-s apo organizmave t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d<\/p>\n<p><strong>1.Kur gjyq\u00ebsori z\u00ebvend\u00ebson ekzekutivin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dy sh\u00ebnime n\u00eb v2022 kam theksuar se privatizimi de facto i baz\u00ebs detare Limion, p\u00ebrve\u00e7se i kund\u00ebrligjsh\u00ebm dhe me gjas\u00eb korruptiv, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebm i madh kundrejt mbrojtjes komb\u00ebtare q\u00eb po ndodh pik\u00ebrisht kur po davariten iluzionet e paqes permanente mbas r\u00ebnies s\u00eb Perdes s\u00eb Hekurt n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Mospasja e nj\u00eb baze detare Limion do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb mundet t\u00eb jet\u00eb efektive n\u00eb operacione k\u00ebrkim-shp\u00ebtimi, ligj-zbatuese apo qoft\u00eb edhe urgjente luftarake n\u00eb kanalin e Korfuzit dhe uj\u00ebrat territoriale n\u00eb veri t\u00eb tij ku trafiku i anijeve \u00ebsht\u00eb intensiv (nd\u00ebrhyrja nga baza detare m\u00eb e af\u00ebrt, Pasha Limani, vonon jo pak). Gjithashtu kam sh\u00ebnuar se t\u00ebr\u00eb ata patriot\u00eb q\u00eb vet\u00ebtijn\u00eb p\u00ebr kufirin detar me Greqin\u00eb por mbyllin syt\u00eb para d\u00ebbimit t\u00eb Forc\u00ebs Detare shqiptare nga brigjet e Jonit duken disi hipokrit\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit ke sovranitet mbi territorin vet\u00ebm kur ke kontroll efektiv mbi t\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb parimi i vitit 1702 tashm\u00eb i gjith\u00ebpranuar: &#8220;Deti yt \u00ebsht\u00eb deri aty ku arrijn\u00eb gjylet e topave t\u00eb tu&#8221; sipas Cornelius Bynkershoek n\u00eb traktatin e tij &#8220;De dominiomaris\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb digresion nuk e b\u00ebj p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb tri gjykata t\u00eb republik\u00ebs e konfirmuan shqet\u00ebsimin tim, por sepse k\u00ebto gjykata me vendimin Limion kan\u00eb krijuar nj\u00eb precedent interesant. N\u00eb monarkit\u00eb absolutiste t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb, apo si\u00e7 quhej at\u00ebher\u00eb lufta dhe paqja, ishin domen ekskluziv i mbretit.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb shtetet demokratike k\u00ebto tagra mbet\u00ebn me qeverit\u00eb dhe parlamenteve u rezervoheshin nganj\u00ebher\u00eb vendime t\u00eb m\u00ebdha si aleancat e shpallja e luft\u00ebs. Regjimi kushtetues i Shqip\u00ebris\u00eb nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim dhe i jep rolin primar Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtes, Qeveris\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Dhe Ministria e Mbrojtjes e Qeveria q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare b\u00ebjn\u00eb qok\u00eb me nj\u00eb aset t\u00eb mbrojtjes pa miratimin e Presidentit (detyrim ligjor): por ata prap\u00ebsohen nga gjyq\u00ebsori, nj\u00eb aktor i pazakonsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, i cili sekuestron baz\u00ebn detare (n\u00eb fakt kontrat\u00ebn problematike).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhvillim interesant n\u00eb ndarjen e tre pushteteve dhe raportet mes tyre. N\u00ebse lem\u00eb m\u00ebnjan\u00eb d\u00ebshtimin monumental t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>2.Mbi ministra e gjeneral\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi prej 37 faqesh i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebrshkruan me detaje sesi Ministria e Infrastruktur\u00ebs i dha me koncesion konsorciumit privat detin para baz\u00ebs detare edhe pse Ministria e Mbrojtjes kishte kund\u00ebrshtuar me shkres\u00eb; sesi Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm tentojn\u00eb t\u00eb ndrydhin kund\u00ebrshtimin e komandantit t\u00eb Forc\u00ebs Detare Kapiten i Par\u00eb Artur Me\u00e7ollari, i shkarkuar m\u00eb pas me sebep koti p\u00ebr t\u2018u z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb \u201cjesmen\u201d (yes man) ) pastaj anashkalojn\u00eb Presidentin nga i cili prisnin refuzim; se si futen n\u00eb turli raportesh ekonomiko-ligjore t\u00eb pash\u00ebndetshme me konsorciumin privat, se si formulojn\u00eb fjali ambigue n\u00eb shkresa duke u rrekur t\u00eb maskojn\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Lexuesi \u00ebsht\u00eb njohur nga artikujt investigativ\u00eb t\u00eb gazetar\u00ebve Ferdinand Dervishi e Klodian Tomorri se bat\u00ebrdi pron\u00ebsore qeveria ka b\u00ebr\u00eb me t\u00eb gjitha bazat detare p\u00ebrfshir\u00eb Pasha Limanin, Kepin e Palit dhe Sh\u00ebngjinin.<\/p>\n<p>Vendimi i sekuestros preventive \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb vendim an\u00ebsor i \u00e7\u00ebshtjes penale t\u00eb \u00e7elur nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Objekti i hetimit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs ku t\u00eb dyshuarit e nivelit t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm asokohe, sot q\u00eb t\u00eb dy deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Media ka b\u00ebr\u00eb publike edhe shkresa t\u00eb Shefit t\u00eb Shtabit pasardh\u00ebs q\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb Forc\u00ebn Detare t\u00eb zbatoj\u00eb kontrat\u00ebn e konsorciumin privat p\u00ebr baz\u00ebn Limion. K\u00ebt\u00eb Shef Shtabi, Rama e p\u00ebrzgjodhi p\u00ebr postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shtet. Gjith\u00eb afera penale dhe dokumentet e publikuara ngren\u00eb pyetje serioze mbi p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb ofiqin publik edhe n\u00eb rastin e \u00e7uditsh\u00ebm sikur prokuror\u00ebt t\u00eb mos i marrin t\u00eb pandehur k\u00ebta persona.<\/p>\n<p>E \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb heshtja e tyre sepse si ofiqar\u00eb, pavar\u00ebsisht procesit penal, duhet t\u00eb sqaronin opinionin publik mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb tyre. K\u00ebtu p\u00ebrjashtim b\u00ebn ish-Ministri i Mbrojtjes: n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me\u00a0i jep gazetar\u00ebve nj\u00eb deklarat\u00eb sa noprane aq edhe t\u00eb sinqert\u00eb\u00a0 mbi baz\u00ebn Limion ku zbulohet edhe bot\u00ebkuptimi rilindist: \u201cAsetet e dergjura mes ndryshkut po i kthejm\u00eb n\u00eb asete me vler\u00eb\u201d<\/p>\n<p><strong>3.Leht\u00ebsia e padurueshme ebutaforis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonim k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim pa th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Jo p\u00ebr pandehjen e vepr\u00ebs penale meq\u00eb firma e tij \u00ebsht\u00eb mbi VKM miratuese t\u00eb dhurimit t\u00eb baz\u00ebs detare Limion. Por p\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb e padurueshme t\u00eb butaforis\u00eb me \u00e7\u00ebshtje serioze.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2021 Rama shkres\u00ebrisht e gojarisht i k\u00ebrkon NATO-s t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb detare n\u00eb Porto Romano edhe pse aty ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar dy porte private, po projektohet transferimi i Portit Durr\u00ebs dhe ku nuk ka hap\u00ebsir\u00eb fizike p\u00ebr nj\u00eb port tjet\u00ebr. Pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu dyshimet e kritikat p\u00ebr klienteliz\u00ebm e korrupsion p\u00ebr t\u00eb cilat me gjas\u00eb synohet kopertura e NATO-s.<\/p>\n<p>Rama ka \u201charruar\u201d se n\u00eb v2019 Ministri i Mbrojtjes i ka propozuar NATO=s p\u00ebrdorimin e baz\u00ebs detare Pasha Liman e cila po shqyrtohet p\u00ebr p\u00ebrdorime logjistike e jo luftarake.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt e gjith\u00eb kjo nuk ka shum\u00eb kuptim pasi Adriatiku \u00ebsht\u00eb faktikisht nj\u00eb liqen i Aleanc\u00ebs dhe NATO i sheh sfidat navale n\u00eb detin e Zi, n\u00eb detin Balltik e n\u00eb oqeanin Arktik. Por ky realitet nuk e ndal dot hovin propozues t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Vjet e b\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb NATO-s i cili heshti me polites\u00eb. Para dy jav\u00ebsh n\u00eb Shkup, n\u00eb prani t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Stoltenberg t\u00eb Rama p\u00ebrs\u00ebriti se i ofronte NATO-s \u201cnj\u00eb baz\u00eb detare n\u00eb Porto Romano\u201d!<\/p>\n<p>Nuk jam ekspert n\u00eb telepati por do t\u00eb vija bast se z. Stoltenberg, nj\u00eb norvegjez fjal\u00ebpak, nd\u00ebrsa d\u00ebgjonte pa folur ofert\u00ebn e fundit nga Rama thoshte me vete: \u201cO Zot m\u00ebshir\u00ebplot\u00eb! Ruaji nga bab\u00ebzia bazat detare t\u00eb k\u00ebtij shteti an\u00ebtar t\u00eb Aleanc\u00ebs! Dhe pastaj o Zot m\u00eb shp\u00ebto dhe mua nga k\u00ebta q\u00eb duan t\u00eb m\u00eb varin n\u00eb qaf\u00ebmbetjet e bab\u00ebzis\u00eb\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO N\u00eb 15 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti trupi gjykues i Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga\u00a0Panda, Boksi e Bici ka marr\u00eb Vendimin 1001 mbi \u00e7\u00ebshtjen e baz\u00ebs detare Limion, Sarand\u00eb duke p\u00ebrmbledhur dhe konfirmuar vendimet e gjykatave t\u00eb Apelit dhe t\u00eb Faktit. Gjykata konkludon se dh\u00ebnia me qira 1 euro &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-65567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65567\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}