{"id":65748,"date":"2023-12-07T09:37:26","date_gmt":"2023-12-07T09:37:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65748"},"modified":"2023-12-07T09:37:26","modified_gmt":"2023-12-07T09:37:26","slug":"drejtesia-e-re-me-spak-un-pararoje-pro-qeverise-per-shkaterrimin-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/07\/drejtesia-e-re-me-spak-un-pararoje-pro-qeverise-per-shkaterrimin-e-opozites\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia e re me SPAK-un pararoj\u00eb, pro qeveris\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend demokratik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhen tejkalimet e pushteteve n\u00eb fushat e nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb t\u00eb mbrohen njer\u00ebzit nga abuzimet e pushtetit, q\u00eb t\u00eb mos i shtyp\u00eb arroganca e oligarkis\u00eb dhe t\u00eb mos i d\u00ebrmoj\u00eb e vras\u00eb vrazhd\u00ebsia e paskrupullt e krimit, ajo q\u00eb b\u00ebhet barrier\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb regjim, q\u00eb i ka uzurpuar n\u00eb sqetull\u00ebn e vet t\u00eb gjitha k\u00ebto pushtete q\u00eb sapo p\u00ebrmend\u00ebm dhe n\u00eb esenc\u00ebn e vet ka shkrir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb cil\u00ebsor\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm, kush mund t\u00eb b\u00ebhet vall\u00eb hendeku q\u00eb\u00a0 regjimi nuk duhet ta kaloj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e kthyer vendin n\u00eb diktatur\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Besuam shum\u00eb se drejt\u00ebsia e re do t\u00eb ishte ndryshimi, por tani \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr ajo po shfaq si fytyr\u00eb t\u00eb saj tiparet e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb kishim asnj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb skajshme ose revolucionare prej saj, as q\u00eb do t\u00eb katapultonte menj\u00ebher\u00eb bot\u00ebn shqiptare n\u00eb barazi, por q\u00eb t\u00eb na zhyste akoma dhe m\u00eb keq n\u00eb pabarazi dhe t\u00eb na sh\u00ebrbente p\u00ebrkundrazi, si instrument p\u00ebr mbylljen dhe anashkalimin e dosjeve m\u00eb t\u00eb nxehta, k\u00ebt\u00eb jo, nuk na e kishte pritur mendja.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb filloi t\u00eb veproj\u00eb me avazin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, duke i goditur shum\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb akuzuarit, jo at\u00ebher\u00eb kur duhej, duke u kthyer k\u00ebshtu n\u00eb sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pushtetit, t\u00eb cilit individi nuk i intereson, por ve\u00e7 mbajtja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e sistemit. Ky qe rasti i ministrit Tahiri apo i Zv\/kryeministrit Ahmetaj, m\u00eb t\u00eb lavd\u00ebruarit e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb propaganda e Kryeministrit se \u00e7do d\u00ebnim i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje individ\u00ebsh?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb incenerator\u00ebt ku kan\u00eb firmosur gati t\u00eb gjitha ministrit\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje individesh dhe jo sistemi, qeverisje dhe regjimi?!<\/p>\n<p>Askush me mend n\u00eb kok\u00eb se beson dhe pranon, p\u00ebrve\u00e7 SPAK q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e \u00e7on \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb fund, por b\u00ebn dhe makinacione p\u00ebr ta mbyllur.<\/p>\n<p>Pse e themi k\u00ebt\u00eb?! &#8211; T\u00eb mos harrojm\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb SPAK b\u00ebri p\u00ebr incenerator\u00ebt erdhi si pasoj\u00eb e rr\u00ebfimit publik dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb komisionit parlamentar t\u00eb kryer nga opozita, q\u00eb ia p\u00ebrplasi faktet n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit, p\u00ebr vjedhjen e shekullit nga e gjith\u00eb administrata e qeveris\u00eb, me Edi Ram\u00ebn n\u00eb krye si p\u00ebrgjegj\u00ebsin kryesor. Po si u soll SPAK? &#8211; Si garanti i kryeministrit! T\u00eb d\u00ebnohen t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 tij.<\/p>\n<p>A ka krim m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsia p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj?!<\/p>\n<p>Si mund t\u2019i besojm\u00eb at\u00ebher\u00eb k\u00ebsaj drejt\u00ebsie, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hakmarr\u00ebse, q\u00eb nuk sillet si revanshiste e historis\u00eb?!<\/p>\n<p>Ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb histeri e t\u00ebr\u00eb, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha mediat e pushtetit, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar edhe ligjin e komisioneve hetimore( tipike kjo p\u00ebr diktaturat), pik\u00ebrisht pse kan\u00eb frik\u00eb nj\u00eb efekt bumerangu, q\u00eb as drejt\u00ebsia e re sorosiane nuk do t\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhej dot\u00a0\u00a0 dig\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb nga dallg\u00ebt e provave dhe fakteve edhe vet\u00eb Kryeministrin. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse na duhet drejt\u00ebsia e re, kur ka frik\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb edhe ata q\u00eb mundet?! Pse, nuk ishte rasti i Beqajt nj\u00eb 2-standard\u00ebsi arrogante e SPAK kur gjykata ia jep t\u00eb qart\u00eb prov\u00ebn\u00a0 e zbuluar q\u00eb duhet t\u00eb hetoj\u00eb?!<\/p>\n<p>E si mund t\u00eb presim ne q\u00eb ajo t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb godas\u00eb t\u00eb pagoditshmin, kok\u00ebn e regjimit?<\/p>\n<p>Jo, nuk \u00ebsht\u00eb tamam k\u00ebshtu. SPAK di t\u00eb trim\u00ebrohet e t\u00eb godas\u00eb pabesisht, pamoralisht, ve\u00e7 p\u00ebr sho\u00eb, nj\u00eb person q\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb me akuzat q\u00eb po i b\u00ebhen\u00a0 Jo, SPAK di dhe t\u00eb hiqet si premtimi i madh i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re p\u00ebrpara popullit shqiptar dhe t\u00eb ndaloj\u00eb politikisht kryetarin e opozit\u00ebs Sali Berish\u00ebn. Pastaj, t\u00eb gjitha mediat t\u00eb trumbetojn\u00eb pse nuk vepron deri n\u00eb fund e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u00a0 me tam-tamin e gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave.<\/p>\n<p>Pse na duket k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00ebra nga figurat qendrore t\u00eb politik\u00ebs shqiptare t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 30 e ca viteve, por ama nuk duhet harruar se ka 10 e ca vjet q\u00eb nuk ka rol n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pengonte ai p\u00ebr demokracin\u00eb q\u00eb u godit me \u201cnon-grata\u201d?!E<\/p>\n<p>kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb hakmarrje e past\u00ebr\u00a0 politike\u00a0 e inskenuar nga Kryeministri shqiptar si\u00e7 loboi edhe me \u201cnon grata\u201d-n p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar rivalin e tij t\u00eb friksh\u00ebm politik p\u00ebr interesa t\u00eb pushtetit t\u00eb tij?!<\/p>\n<p>Po tani, \u00e7far\u00eb pengon, kur \u00e7dokush\u00a0 nga pushtetar\u00ebt, d\u00ebrd\u00ebllit se opozita \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb dhe e cop\u00ebtuar n\u00eb kat\u00ebrsh?!<\/p>\n<p>Pse nuk ka ngut SPAK p\u00ebr ngjarjet e m\u00ebdha si McGonigal q\u00eb \u00ebsht\u00eb thembra e Akilit p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen e opozit\u00ebs?!<\/p>\n<p>Pse nuk ka ngut SPAK p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati 1miliard dollar\u00eb ose \u00e7ereku i Buxhetit t\u00eb Shtetit, p\u00ebr\u00a0 portin e Durr\u00ebsit, p\u00ebr \u201cSky ECC\u201d etj, etj. por\u00a0 krijon kapituj hakmarrjeje politike p\u00ebr dh\u00ebndrin e Berish\u00ebs, me histori t\u00eb konfirmuara nga drejt\u00ebsia shum\u00eb vite m\u00eb pare?!<\/p>\n<p>Akuza ndaj dh\u00ebndrit t\u00eb Berish\u00ebs,\u00a0 z. Malltezi, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb represion politik dhe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Nuk do shum\u00eb argumente p\u00ebr t\u00eb kuptuar mjegull\u00ebn e burgosjes dhe izolimit t\u00eb tij politik q\u00eb po t\u00eb krijon regjimi autokratik me drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka plot\u00ebsisht n\u00ebn tutel\u00eb, q\u00ebllimi e veprimeve t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb prish\u00eb imazhin e mire t\u00eb luft\u00ebs politike q\u00eb ka nisur opozita e v\u00ebrtet\u00eb me\u00a0 q\u00ebllimin final, zgjedhjet e 2025-\u00ebs.<\/p>\n<ol>\n<li>Malltezi n\u00eb k\u00ebt\u00eb histeri hakmarrjeje nuk ka fare dallim nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb q\u00eb burgos dhe d\u00ebnon Putini n\u00eb Rusi apo Llukashenko n\u00eb Bjellorusi.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishte goditje b\u00ebmash pa alibi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb b\u00ebheshim t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj drejt\u00ebsie t\u00eb re. Por kur shohim sho\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, opozit\u00ebn dhe drejtuesit e saj, pa fakte dhe pa prova, kur shohim mbyllje dosjesh aferash t\u00eb tmerrshme apo d\u00ebnime njer\u00ebzish periferik\u00eb,\u00a0 kur shohim p\u00ebrndjekje t\u00eb pastra politike t\u00eb opozit\u00ebs si\u00e7 po ndodh hapur me z. Berisha, q\u00eb\u00a0 nuk po l\u00ebn\u00eb gur pa l\u00ebvizur ta ndalojn\u00eb pa ligj dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen ta b\u00ebjn\u00eb fajtor pa faj, at\u00ebher\u00eb\u00a0 dyfytyr\u00ebsia e SPAK na kthehet n\u00eb gj\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po, e madhe \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00ebm\u00eb e m\u00ebkatit q\u00eb ai po i vendos mbi shpin\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebto lloj kall\u00ebzimesh dhe moskallzimesh q\u00eb po b\u00ebn.<\/p>\n<p>Innstucionet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re sorosiane po duket qart\u00eb se nuk kan\u00eb si q\u00ebllim sh\u00ebrbimin ndaj popullit, por sh\u00ebrbimin ndaj qeveris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e pandalshme p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni pak pafytyr\u00ebsin\u00eb shembullore t\u00eb Kryeministrit kur pyetet p\u00ebr t\u00eb. \u201cUn\u00eb nuk flas e diskutoj fare p\u00ebr \u201cnon gratan\u201d dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tij (zotin Bardhi e me radh\u00eb).\u201d<\/p>\n<p>Po mir\u00eb, do thoshte ciniku i Ram\u00ebs, \u00a0po Bardhi, \u201cnon grata\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk merret me t\u00eb Kryeministri?! Po kushdo tjet\u00ebr t\u00eb zgjidhet n\u00eb PD\u00a0 i bie t\u00eb jet\u00eb \u201cnon grata\u201d, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrfaq\u00ebson 700 mij\u00eb votues shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>A ka shprehje m\u00eb cil\u00ebsuese t\u00eb regjimit q\u00eb mbron dhe mb\u00ebshtet drejt\u00ebsia e re me tollovin\u00eb e vul\u00ebs s\u00eb PD q\u00eb ka shpikur e po vazhdon, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ushtroj\u00eb opozita\u00a0 gjith\u00eb fuqin\u00eb e vet?!<\/p>\n<p>Le t\u00eb vazhdojm\u00eb pak t\u2019i nxjerrim kallajin edhe cinikut t\u00eb Ram\u00ebs kur thot\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb Basha, kryetari de jure i PD.\u201d<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb Edi Rama pa: Basha, po ky ku \u00ebsht\u00eb, ku ka humbur, si mund t\u00eb bisedohet me t\u00eb?!<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb themi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj shpellari t\u00eb arroganc\u00ebs dhe dyfytyr\u00ebsis\u00eb q\u00eb na ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr hise tash 10 vjet? Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb. Ai e ka frik\u00ebn n\u00eb palc\u00eb, ka kompleks inferioriteti nga fuqia e Berish\u00ebs q\u00eb s\u2019e merr dot peng, ndaj sillet si superior.<\/p>\n<p>Ai trim\u00ebrohet vet\u00ebm nga fuqia q\u00eb i jep drejt\u00ebsia e re, me premtimin se do t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebnuari i fundit i saj, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebn politike shqiptare.<\/p>\n<p>Ai shpreson se drejt\u00ebsia amerikane q\u00eb do d\u00ebnoj\u00eb McGonigal nuk do arrij\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb dhe tek ai, po gabohet. Tashm\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb dialektik\u00ebn e tyre dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do p\u00ebrmbysen dhe do gjykohen. Po, po do gjykohen! Jo p\u00ebr hakmarrje, por\u00a0 p\u00ebr ta nxjerr\u00eb t\u00eb keqen jasht\u00eb dhe t\u00eb ecet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu demokracia e verifikon politik\u00ebn n\u00eb rrjedh\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb m\u00ebsime t\u00eb historis\u00eb dhe jo profeci t\u00eb dikujt.<\/p>\n<p>Askujt nuk duhet t\u2019i shkoj\u00eb nd\u00ebrmend se t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb demokracis\u00eb do t\u2019i mbuloj\u00eb brenda karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo vlen edhe p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb e SPAK-ut sot n\u00eb kurriz t\u00eb opozit\u00ebs. Prandaj tani duhet q\u00eb SPAK duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e misionit t\u00eb taksapagues\u00ebve shqiptar\u00eb. Mjaft m\u00eb me gjueti t\u00eb specializuar shtrigash dhe p\u00ebrndjekje t\u00eb qarta politike! Qelbja e kok\u00ebs s\u00eb peshkut t\u00eb pushtetit ka kut\u00ebrbuar me er\u00ebn e vet t\u00eb gjitha kancelarit\u00eb per\u00ebndimore, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb SPAK nuk ndihet kalb\u00ebsira e tij.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shpejt t\u00eb freskohet drejt\u00ebsia e re nga ky kut\u00ebrbim, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebria nga qelbja dhe shkat\u00ebrrimi i indit t\u00eb saj social, q\u00eb po i b\u00ebn SPAK-u me 2-standard\u00ebsin\u00eb dhe pabarazin\u00eb n\u00eb individ\u00eb, vepra dhe p\u00ebrmasa ngjarjesh, t\u00eb d\u00ebnimeve apo mosd\u00ebnimeve q\u00eb ai po jep.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA N\u00eb \u00e7do vend demokratik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhen tejkalimet e pushteteve n\u00eb fushat e nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb t\u00eb mbrohen njer\u00ebzit nga abuzimet e pushtetit, q\u00eb t\u00eb mos i shtyp\u00eb arroganca e oligarkis\u00eb dhe t\u00eb mos i d\u00ebrmoj\u00eb e vras\u00eb vrazhd\u00ebsia e paskrupullt e krimit, ajo q\u00eb b\u00ebhet barrier\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia. Por n\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}