{"id":65831,"date":"2023-12-07T20:03:00","date_gmt":"2023-12-07T20:03:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65831"},"modified":"2023-12-07T20:03:00","modified_gmt":"2023-12-07T20:03:00","slug":"lorenc-vangjeli-si-dhender-dhe-carlo-bollino-si-kollovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/07\/lorenc-vangjeli-si-dhender-dhe-carlo-bollino-si-kollovar\/","title":{"rendered":"Lorenc Vangjeli si dh\u00ebnd\u00ebr dhe Carlo Bollino si kollovar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Elvi FUNDO<\/strong><\/p>\n<p>Gazetari me profil t\u00eb m\u00ebngj\u00ebr, por jo i pamend, Lorenc Vangjeli, n\u00eb nj\u00eb nga shkrimet e tij m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe m\u00eb t\u00eb sikletshme, megjith\u00ebse nuk lodhet kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e Carlo Bollino-s, biznesmenit p\u00ebrfitues t\u00eb miliona eurove, fondeve dhe pasurive publike nga qeveria shqiptare e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka shum\u00eb xhan edhe miku im Lorenc Vangjeli.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lorencin, fajin, kuptohet, e ka Saliu dhe Bollino \u00ebsht\u00eb nj\u00eb botues\u00a0\u201cq\u00eb ka ndryshuar emrat e mediave q\u00eb ka drejtuar, por nuk ka ndryshuar zanat n\u00eb k\u00ebto 3 dekada. Akuzues dhe i akuzuar\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu na e thot\u00eb italianin e shqiptarizuar Bollino, Lorenc Vangjeli.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebrtej nj\u00eb g\u00ebnjeshtre, Lenci e di shum\u00eb mir\u00eb se Bollino ka ndryshuar zanat dhe p\u00ebrve\u00e7se gazetar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb biznesmen p\u00ebrfitues pronash publike, fondesh publike nga dashuria, servilizmi apo futja si kollovar n\u00eb pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Lorenci ka merakun e akuzave t\u00eb Berish\u00ebs ndaj Carlo Bollino-s, t\u00eb cilat sipas tij b\u00ebhen q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb kryeministri, n\u00eb fakt k\u00ebto akuza nuk jan\u00eb shkruar dhe th\u00ebn\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ka pasur me dhjet\u00ebra t\u00eb tilla t\u00eb shkruara dhe raportuara, por nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb z\u00eb mediatikisht.<\/p>\n<p>Diku ka telefonuar Endri Fuga, diku tjet\u00ebr miqt\u00eb biznesmen\u00eb t\u00eb kryeministrit, diku Carlo me lot n\u00eb sy ka futur negociator\u00eb te Lulzim Basha, e t\u00eb tjera histori si k\u00ebto q\u00eb na tregojn\u00eb se p\u00ebrtej sulmeve p\u00ebr \u201cder\u00ebn e kryeministrit\u201d jan\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb mbajtura heshtur.<\/p>\n<p>\u201cBollino nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i Ram\u00ebs q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfitonte prej tij\u201d,\u00a0thot\u00eb Vangjeli, duke mos sqaruar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebmijt\u00ebn her\u00eb pse Bollino duhet t\u00eb merrte dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte televizionin e tij thuajse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb pretendohet se ishte dhuruar p\u00ebr gjimnaz.<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb nj\u00eb gjimnaz m\u00eb shum\u00eb apo zyra t\u00eb reja p\u00ebr Bollino-n e Ram\u00ebs, \u201ckollovarin\u201d e qeveris\u00eb, q\u00eb si nj\u00eb italian m\u00eb shum\u00eb sesa shije spageti, shqiptar\u00ebve u kujton vesin e l\u00ebpirjes ndaj pushtetit?<\/p>\n<p>Bollino gazetar ka qen\u00eb sistematikisht sh\u00ebrb\u00ebtor i oborrit ku ka hyr\u00eb si kollovar, m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar fonde publike, tender\u00eb, n\u00ebnkontraktime, prona, etj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb Berisha, edhe pse i palegjitimuar si kund\u00ebrshtar me t\u00eb, ta mallkoj\u00eb botuesin si biznesmen apo si pronar\u201d, shkruan Vangjeli n\u00eb nj\u00eb hartim t\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 3 fjalive nuk e nderojn\u00eb aspak gazetarin q\u00eb vlen p\u00ebr mediat, por populli thot\u00eb \u201cm\u00eb thuaj me k\u00eb rri t\u00eb t\u00eb them se cili je\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtetat e Carlo Bollino-s nuk po i thot\u00eb Sali Berisha, ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjyq i b\u00ebr\u00eb \u201ckollovarit\u201d t\u00eb Rilindjes p\u00ebr k\u00ebto pasuri, prona dhe denoncime t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe ato t\u00eb disa viteve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb i filloi Basha dhe si gjithmon\u00eb i la n\u00eb mes. N\u00eb rast se ka vepra penale, krim dhe korrupsion \u00ebsht\u00eb SPAK-u q\u00eb pritet ta thot\u00eb fjal\u00ebn e tij dhe k\u00ebtu nuk e shp\u00ebton dot as Lorenci, as un\u00eb dhe as Sali Berisha, Carlo Bollino-n.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e quan Lorenci doktor \u201cnon grata\u201d, nuk po b\u00ebn asnj\u00eb krim, po thyen heshtjen e kodit mafioz q\u00eb ekziston n\u00eb media sepse shumica e mediave dhe televizioneve k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb pisll\u00ebqet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, duke mos denoncuar zullumet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, apo sh\u00ebrbimet klienteliste dhe korrupsionet p\u00ebr PPP-t\u00eb apo koncesionet e qeveris\u00eb ku kan\u00eb futur duart ose jan\u00eb financuar.<\/p>\n<p>Lorenci ka hall t\u00eb na thot\u00eb se Carlo ka p\u00ebrfituar at\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dhjet\u00ebra personazhe t\u00eb tjera nga bota e biznesit dhe interesit.<\/p>\n<p>Pra, sipas Vangjelit ton\u00eb, shtetit shqiptar, qeveria shqiptare qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb di\u00e7ka duhet t\u2019i jepnin Carlo-s si kollovar i Rilindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fat, kushdo q\u00eb ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme prona publike, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, apo p\u00ebr interesa klienteliste nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb media e lir\u00eb, por nj\u00eb gajde e shpuar q\u00eb i sh\u00ebrben zhurm\u00ebs s\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve duke p\u00ebrdorur \u201cnj\u00eb kod mafioz\u201d t\u00eb heshtjes p\u00ebr b\u00ebmat dhe gj\u00ebmat e tyre mediat mbulojn\u00eb skandalet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, shkrimi i Lorenc Vangjelit ishte kaq i dob\u00ebt sepse dhe ai fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij kodi, q\u00eb nuk fillon dhe nuk mbaron as te Carlo si dh\u00ebnd\u00ebr i Ram\u00ebs, as te Carlo si kollovar i Rilindjes, as te Carlo si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i gjobaxhinjve t\u00eb Rilindjes q\u00eb i ka p\u00ebrdorur si kamikaz\u00eb dhe tashm\u00eb i ka hedhur n\u00eb koshin e plehrave.<\/p>\n<p>Lorenc Vangjeli mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkrues i mir\u00eb tekstesh, fjalimesh dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ironi ther\u00ebse edhe me pak natyr\u00eb erotike, e cila n\u00eb fakt q\u00ebndron shum\u00eb m\u00eb lart sesa gjith\u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 vite italiani nga Le\u00e7ja q\u00eb u b\u00eb miliarder n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb si kollovar i Rilindjes tashm\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb prona t\u00eb marra nga shteti p\u00ebr 1 euro se t\u00eb gjith\u00eb ish-pronar\u00ebt q\u00eb n\u00eb fakt nuk iu kthyen pronat e tyre kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb ishin angazhuar p\u00ebr ish-pronar\u00ebt aq sa jan\u00eb angazhuar p\u00ebr Carlo-n e Rilindjes, di\u00e7ka ndryshe do t\u00eb shikonte edhe Lorenci n\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i zotit Vangjeli nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar, por nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i propagand\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i provuar dhe faktuar se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer nga pushteti i Edi Ram\u00ebs, socialist\u00ebve, k\u00ebta t\u00eb fundit japin votat q\u00eb t\u00eb rritet pasuria e kollovarit t\u00eb Rilindjes.\/\u00a0CNA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elvi FUNDO Gazetari me profil t\u00eb m\u00ebngj\u00ebr, por jo i pamend, Lorenc Vangjeli, n\u00eb nj\u00eb nga shkrimet e tij m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe m\u00eb t\u00eb sikletshme, megjith\u00ebse nuk lodhet kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e Carlo Bollino-s, biznesmenit p\u00ebrfitues t\u00eb miliona eurove, fondeve dhe pasurive publike nga qeveria shqiptare e Edi Ram\u00ebs, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65832,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-65831","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65831\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}