{"id":65995,"date":"2023-12-09T16:26:42","date_gmt":"2023-12-09T16:26:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65995"},"modified":"2023-12-09T16:26:42","modified_gmt":"2023-12-09T16:26:42","slug":"kuvendi-e-votoi-sali-berishen-pikerisht-per-linjen-e-mosbindjes-civile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/09\/kuvendi-e-votoi-sali-berishen-pikerisht-per-linjen-e-mosbindjes-civile\/","title":{"rendered":"Kuvendi e votoi Sali Berish\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr linj\u00ebn e mosbindjes civile"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD tha nga Fieri se, Kuvendi e votoi Sali Berish\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr linj\u00ebn e mosbindjes civile. Berisha tha se, kjo betej\u00eb pa kthim do na \u00e7oj\u00eb drejt fitores.<br \/>\n\u201cPor, ne kishim nj\u00eb problem pas rithemelimit. Problemi yn\u00eb ishte se kishim braktisur qeverisjen vendore dhe ishim b\u00ebr\u00eb shkak me vendimin ton\u00eb antidemokratik q\u00eb t\u00eb vendosej monizmi n\u00eb qeverisjen vendore.<br \/>\nDhe kjo duhej korrigjuar. Dhe kjo pavar\u00ebsisht nga \u00e7mimi, ne duhet ta korrigjonim at\u00eb.<br \/>\nU tham\u00eb shqiptar\u00ebve se do mbrojm\u00eb vot\u00ebn, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb ta mbronim me pushk\u00eb dhe automatik sepse dita e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e nj\u00eb akti civil, dit\u00eb e nj\u00eb akti lirie dhe askujt nuk mund t\u2019i shkoj\u00eb n\u00eb mendje ajo. Por ama b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb identifikuar \u00e7do dhunim, \u00e7do shkelje, \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se kush \u00ebsht\u00eb Edi Rama n\u00eb raport me vot\u00ebn tuaj.<br \/>\nDhe besoj se k\u00ebt\u00eb e realizuam m\u00eb mir\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb ekzistenc\u00ebn e PD.<br \/>\nDy muaj para zgjedhjeve, deklaroi se kodi zgjedhor, garancia e vetme e zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kinez\u00ebri. Do t\u00eb thot\u00eb se zgjedhje nuk do kishte, sepse opozita do zbatoj\u00eb ligjin, por n\u00ebse qeveria e asgj\u00ebson ligjin, nuk ka m\u00eb zgjedhje.<br \/>\nAta t\u00eb cil\u00ebt, me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim deklarat\u00ebn se me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje, i ftoj p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb analizojm\u00eb bashk\u00eb rezultatin e 14 majit.<br \/>\n600 mij\u00eb shqiptar\u00eb votuan p\u00ebr opozit\u00ebn, 710 mij\u00eb vota mori Edi Rama. Por tani, duhet t\u00eb pyesim veten sa vota b\u00ebjn\u00eb 683 mij\u00eb zarfa me 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do pensionist? Sa vota b\u00ebjn\u00eb rritja e rrogave n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs, t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin? Sa vota b\u00ebjn\u00eb heqja e emrit t\u00eb PD nga fleta e votimit? Sa vota kushton heqja e emrit t\u00eb kryetarit t\u00eb koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr 1.3 milion\u00eb zgjedh\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas vitit 2001? Jan\u00eb 200 mij\u00eb zgjedh\u00ebs q\u00eb nuk gjet\u00ebn emrat n\u00eb fletat e votimit, ju garantoj se 90 p\u00ebrqind e tyre jan\u00eb votues t\u00eb opozit\u00ebs.<br \/>\nSa vota b\u00ebjn\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra leje legalizimi, leje nd\u00ebrtimi, licenca, etj?<br \/>\nPor nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto. U shp\u00ebrndan\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb, n\u00eb moes m\u00eb shum\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. E drejta e vot\u00ebs blihet kur i thuhet tjetrit, merr k\u00ebto para, mos dil n\u00eb votim.<br \/>\nOse p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vot\u00ebn. Nuk kam nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb them sa u ble nga Edi Rama, por kam nga Tom Doshi. E pat\u00eb ju duke par\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb fushat\u00eb? Asnj\u00eb dit\u00eb. Partia e tij u rrit me 240 p\u00ebrqind nga thas\u00ebt e parave.<br \/>\nPo Toma nuk \u00ebsht\u00eb pareli m\u00eb i madh se Edi Rama. Edi Rama \u00ebsht\u00eb pareliu m\u00eb i madh i vendit se kontrollon t\u00eb gjitha grupet kriminale, t\u00eb gjitha trafiqet, t\u00eb gjitha buxhetet, etj.<br \/>\nPo p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, policia politike e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga patronazhist\u00ebt dhe aktivist\u00ebt, q\u00eb u q\u00ebndruan ju si terrorist\u00eb mbi kok\u00eb, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan, q\u00eb mbillnin frik\u00eb, q\u00eb rrethonin qendra. S\u00eb fundmi, bandat e vrasjeve. Ju ndoshta e keni par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr se \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb Bajr\u00ebt. Po si Shkodra, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb seri qytetesh t\u00eb tjera.<br \/>\nPrap\u00eb t\u2019i themi vetes, a mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje me Edi Ram\u00ebn? Nuk duhet t\u00eb mashtrohemi.<br \/>\nJu garantoj se n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shp\u00ebrndaj\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pensionist\u00eb, por 150 mij\u00eb lek\u00eb, sepse i funksionoi ajo. Ju garantoj\u00eb se nuk do ndaj\u00eb 50 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00ebrmetin, aty i mban n\u00eb \u00e7adra, do ndaj\u00eb 80 milion\u00eb euro.<br \/>\nPra, vot\u00ebblerja p\u00ebr zgjedhjet politike do jet\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb e madhe.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb situat\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese? Po, nuk them jo. Por a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb situat\u00eb pa rrug\u00ebdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrug\u00ebdalje. Ne kemi p\u00ebrpara nj\u00eb narkodiktator, nj\u00eb narkotiran me t\u00eb cilin ne duhet t\u00eb p\u00ebrballemi dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb gjer n\u00eb rr\u00ebzimin e tij.<br \/>\nNuk ka betej\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike dhe p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri se beteja p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb.<br \/>\nPse e votoi Kuvendi, Sali Berish\u00ebn? E votoi pik\u00ebrisht p\u00ebr linj\u00ebn e mosbindjes civile. E votoi pik\u00ebrisht p\u00ebr betej\u00ebn pa kthim. E votoi pik\u00ebrisht me bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, PD do ec\u00eb drejt fitores. Do fitoj\u00eb!\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD tha nga Fieri se, Kuvendi e votoi Sali Berish\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr linj\u00ebn e mosbindjes civile. Berisha tha se, kjo betej\u00eb pa kthim do na \u00e7oj\u00eb drejt fitores. \u201cPor, ne kishim nj\u00eb problem pas rithemelimit. Problemi yn\u00eb ishte se kishim braktisur qeverisjen vendore dhe ishim b\u00ebr\u00eb shkak me vendimin ton\u00eb antidemokratik q\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-65995","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}