{"id":66005,"date":"2023-12-09T17:26:41","date_gmt":"2023-12-09T17:26:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66005"},"modified":"2023-12-09T17:30:12","modified_gmt":"2023-12-09T17:30:12","slug":"parate-procesi-dhe-pikat-e-erreta-ne-inceneratorin-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/09\/parate-procesi-dhe-pikat-e-erreta-ne-inceneratorin-e-tiranes\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb, procesi dhe pikat e err\u00ebta n\u00eb inceneratorin e Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ola XAMA<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong>Parat\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb tre vjet t\u00eb hetimit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, u paguan 34 milion euro nga buxheti i shtetit dhe 20 milion euro t\u00eb tjera nga tarifa e depozitimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr operator\u00ebt privat\u00eb. K\u00ebto para nuk u gjet\u00ebn n\u00eb ark\u00ebn e kompanis\u00eb koncesionare \u2018Integrated Energy Bv Spv\u2019 n\u00eb momentin e sekuestrimit dhe ajo \u00e7ka u sekuestrua nuk ishte ndonj\u00eb teknologji e jasht\u00ebzakonshme me vler\u00eb p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, por nj\u00eb landfill q\u00eb kapaciteti po i ezaurohet i cili nuk ka impiant\u00eb kullimi dhe rrezikon sh\u00ebndetin e banor\u00ebve p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Nga nisja e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare dhe deri m\u00eb sot jan\u00eb paguar 60 milion euro nga buxheti i shtetit dhe 40 milion t\u00eb tjera nga tarifa e operator\u00ebve privat\u00eb p\u00ebr depozitimin e mbetjeve. 100 milion euro n\u00eb total. Parat\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar se kan\u00eb shkuar n\u00eb duart e Klodian Zotos dhe Mirel M\u00ebrtirit, por deri m\u00eb sot hetimet na kan\u00eb treguar vet\u00ebm dy zyrtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar: Alqi Bllako dhe Vladimir Bezhani. N\u00ebse Zoto-M\u00ebrtiri kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 100 milion euro duke shpenzuar 200 mij\u00eb euro p\u00ebr korrupsion, do t\u00eb ishin mashtruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me miliona euro t\u00eb tjera, k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb na i tregojn\u00eb hetimet duke shpresuar se di\u00e7ka do t\u2019i kthehet qytetar\u00ebve duke gjurmuar zinxhirin e parave n\u00eb Shqip\u00ebri, Bullgari dhe Zvic\u00ebr.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Procesi<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Dh\u00ebnia e masave t\u00eb arrestit p\u00ebr dy zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb fundi i hetimeve, pasi dyshimet e opinionit publik p\u00ebr t\u00eb shkuar dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar m\u00eb lart nuk mund t\u00eb shuhen duke u kufizuar me k\u00ebto veprime.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Arben Ahmetaj drejt\u00ebsia na tregoi se kur ka vullnet p\u00ebr hetuar gjen. U b\u00eb kontroll banese, telefoni, hyrje \u2013 dalje jasht\u00eb vendit n\u00eb sistemin Tims dhe marrje n\u00eb pyetje deri te bashk\u00ebshorti i pastrueses. P\u00ebrpara k\u00ebtij standardi t\u00eb lart\u00eb hetimi, p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs shohim nj\u00eb investigim t\u00eb vak\u00ebt, vet\u00ebm me konstatime t\u00eb asaj q\u00eb ka dal\u00eb nga ekspertimi i kompjuterit t\u00eb Zotos, dokumentat e procedur\u00ebs t\u00eb d\u00ebrguara nga Komisioni Hetimor Parlamentar, hetim t\u00eb skem\u00ebs t\u00eb kompanive fiktive t\u00eb b\u00ebr\u00eb gati nga LSI dhe nisjen e disa let\u00ebrporosive jasht\u00eb.<\/p>\n<p>3.<strong> E Pazbardhura<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr menaxhimin me PPP t\u00eb mbetjeve, koordinimi i saj me Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe ndarja e informacionit me Klodian Zoton \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb tregohet n\u00eb dosje, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur. E pazbardhur \u00ebsht\u00eb dhe pjesa se p\u00ebrse duhet t\u00eb ket\u00eb burg p\u00ebr ekzekutorin dhe jo p\u00ebr porosit\u00ebsin!? Kush b\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr PPP, Veliaj apo Simixhiu me Tush\u00ebn? Kush u koordinua n\u00eb nivel politikash p\u00ebr incenerator dhe jo landfill me Ministrin\u00eb e Mjedisit, drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb apo kryetari i Bashkis\u00eb? U caktuan vet\u00eb n\u00eb komision dhe vepruan me vullnet t\u00eb tyre apo i caktuan dhe mor\u00ebn direktiva? Kjo nuk dihet.<\/p>\n<p>T\u00eb \u00e7uditshme duken dhe disa pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shk\u00ebputura nga dosja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr korrupsion p\u00ebr Zoton, por jo p\u00ebr M\u00ebrtirin dhe pse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb parave t\u00eb inceneratorit. Nga ana tjet\u00ebr pagesa p\u00ebr pajisjet e fabrik\u00ebs s\u00eb birr\u00ebs q\u00eb kishte k\u00ebrkuar Bllako \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb Zotos, por p\u00ebr at\u00eb ose kompanin\u00eb e saj q\u00eb ka korruptuar dhe p\u00ebrfituesin (kompanin\u00eb e Edmond Bllakos), nuk ka asnj\u00eb dyshim dhe akuz\u00eb. Ose p.sh., fakti q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb masa sigurie p\u00ebr dy punonj\u00ebs t\u00eb QKB-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues pa dokumentacion shoq\u00ebrues, por p\u00ebr administratorin Herman Daniel Vermuelen q\u00eb ka depozituar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb. As p\u00ebr Vermuelen, e as p\u00ebr investitor\u00ebt italian\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb mashtrimi duke ofruar dokumenta dhe ishin n\u00eb dijeni t\u00eb mashtrimit q\u00eb po b\u00ebnte kompania Integrated Energy me preventiv\u00ebt dhe ccmimin e tarif\u00ebs. Ata n\u00eb fakt hyjn\u00eb e dalin lirisht n\u00eb Shqip\u00ebri duke k\u00ebrkuar t\u00eb vazhdojn\u00eb investimin n\u00eb inceneratorin e Tiran\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>K\u00ebto dyshime duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga drejt\u00ebsia duke nisur nga koka dhe jo nga bishti, pasi \u00ebsht\u00eb koka q\u00eb merr ccdo dit\u00eb vendime q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Nuk them arrestim, por hetim. Dhe jo p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi sadiste t\u00eb turmave q\u00eb kan\u00eb si sport t\u00eb parap\u00eblqyer r\u00ebnien e nj\u00eb t\u00eb pushtetshmi, por p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb besimin te drejt\u00ebsia e reformuar se heton \u00e7dok\u00ebnd me t\u00eb nj\u00ebjtin standard dhe q\u00eb ndihmon n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb atyre q\u00eb na qeverisin. N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb vend t\u00eb tyre dhe nuk do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb gj\u00eb, do t\u00eb dor\u00ebzoja vet\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kompjuterin, telefonin, dokumentat, \u00e7elsat e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb makin\u00ebs. \u201cJa ku i keni, kontrolloni dhe t\u00eb mbyllim k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ka vite q\u00eb k\u00ebndohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb!\u201d. Ky gjest do t\u00eb m\u00eb rriste vlerat para qytetar\u00ebve dhe do t\u00eb b\u00ebnte qesharake opozit\u00ebn. Por si\u00e7 e thash\u00eb dhe m\u00eb lart, n\u00ebse nuk do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ola XAMA Parat\u00eb N\u00eb tre vjet t\u00eb hetimit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, u paguan 34 milion euro nga buxheti i shtetit dhe 20 milion euro t\u00eb tjera nga tarifa e depozitimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr operator\u00ebt privat\u00eb. K\u00ebto para nuk u gjet\u00ebn n\u00eb ark\u00ebn e kompanis\u00eb koncesionare \u2018Integrated Energy Bv Spv\u2019 n\u00eb momentin e sekuestrimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-66005","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66005"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66005\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}