{"id":66010,"date":"2023-12-09T17:43:15","date_gmt":"2023-12-09T17:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66010"},"modified":"2023-12-09T17:43:32","modified_gmt":"2023-12-09T17:43:32","slug":"berisha-kreu-i-djegsave-eshte-edi-rama-me-dokumente-dhe-firma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/09\/berisha-kreu-i-djegsave-eshte-edi-rama-me-dokumente-dhe-firma\/","title":{"rendered":"Berisha: Kreu i djegsave \u00ebsht\u00eb Edi Rama me dokumente dhe firma!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi me qytetar\u00eb n\u00eb Fier tha se, kreu i djegsave \u00ebsht\u00eb Edi Rama me dokumente dhe firma, por SKAP-i nuk ngre akuz\u00eb p\u00ebr grup kriminal dhe se kjo nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs. Berisha tha se, ndryshe nga Enver Hoxha q\u00eb ekzekutoi deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb vitin 1946, Edi Rama synon ta ekzekutoj\u00eb politikisht opozit\u00ebn, duke i hedhur Parlamentit kontrollin ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 1946, Enver Hoxha i ka pushkatuar deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Sot ai nuk i pushkaton dot. Po sot ajo q\u00eb b\u00ebn ai, \u00ebsht\u00eb absolutisht ekzekutim politik i tyre. \u00c7far\u00eb vlere kan\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj, n\u00ebse nuk zgjedhin kryetarin e grupit, por ua cakton ai? \u00c7far\u00eb vlere kemi ne n\u00eb parlament n\u00ebse ne hartojm\u00eb ligje, amendamente, rezoluta dhe kryetarja i fut n\u00eb sirtar? A nuk \u00ebsht\u00eb ky asgj\u00ebsim de facto i yni n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, rr\u00ebmbimi i sovranitetit t\u00eb brendsh\u00ebm nga Edi Rama. Sovraniteti \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebm, mbrojtja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendi nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Por \u00ebsht\u00eb edhe i brendsh\u00ebm, sovraniteti i brendsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fjalor\u00ebt politik\u00eb t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb fuqia e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pushtetin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Si e ushtron parlamenti k\u00ebt\u00eb funksion? E ushtron me komisionet hetimore parlamentare. Ato komisione jan\u00eb forma me t\u00eb cil\u00ebn ju, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb keni votuar opozit\u00ebn, ushtroni kontrollin mbi qeverin\u00eb. Dhe ky nuk na lejon 8 her\u00eb radhas p\u00ebr t\u00eb ngritur komisione.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne, para alternativ\u00ebs t\u00eb bojkotojm\u00eb parlamentin apo t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00ebs pa kthim, kemi zgjedhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn dhe ne do e vazhdojm\u00eb betej\u00ebn gjer n\u00eb fitoren ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ne jemi n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb e bazuar n\u00eb ideologjin\u00eb komuniste, naziste apo fetare. \u00cbsht\u00eb diktatur\u00eb bande, diktatur\u00eb mafie, forma m\u00eb e keqe e diktaturave, thot\u00eb Hantington sepse nuk njeh asnj\u00eb rregull p\u00ebrve\u00e7 vullnetit t\u00eb atij q\u00eb mban t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs i kishte mbetur ky pushtet i parlamentit pa rr\u00ebmbyer. K\u00ebto t\u00eb drejta kushtetuese t\u00eb deputet\u00ebve. Dhe ky i rr\u00ebmben ato. Ky \u00ebsht\u00eb grusht shteti. Ky merr pushtetin e parlamentit si ekzekutiv dhe vendos vet\u00eb si qeveri, si parlament, si drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ju e ndiqni \u00e7\u2019po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00eb repart special q\u00eb sillet absolutisht si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale e partis\u00eb shtet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mburoj\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme e vjedhjeve m\u00eb monstruoze n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju d\u00ebgjuat se si jan\u00eb l\u00ebshuar flet\u00eb arresti p\u00ebr 15 vet\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr djeg\u00ebsit. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jurisprudenc\u00ebn e planetit, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e partis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, ky quhet grup ose organizat\u00eb kriminale. Kur tre vet\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb, bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale, konsiderohet automatikisht grup ose organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>16 jan\u00eb arrestuar. As grup, as organizat\u00eb. Po pse? Sepse grupi dhe organizata jan\u00eb gjithmon\u00eb me nj\u00eb krye. E kan\u00eb kreun. Dhe k\u00ebtu kreu \u00ebsht\u00eb Edi Rama dh\u00eb askush tjet\u00ebr. Me dokumente dhe firma.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Edi Rama dhe ata nuk guxojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr organizat\u00eb kriminale p\u00ebr vjedhjen e shekullit.<\/p>\n<p>Ky Taulanti thon\u00eb keqinformoi qeverin\u00eb. Edi Rama e kishte n\u00eb tavolin\u00eb njoftimin se Ermonela Felaj i thoshte se kompania q\u00eb po i japim bonusin prej 8 p\u00ebrqind, nuk ekziston. Por n\u00eb fakt kompania ekzistonte n\u00eb kok\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Se ishte kompania e tij dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Ndryshe nuk do ndodhte kurr\u00eb q\u00eb kryeministri t\u00eb firmoste p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb bonusin nj\u00eb kompanie q\u00eb do themelohej 8 muaj m\u00eb pas. Dhe tani, fajin e ka Taulanti, drejtori. \u00c7\u2019faj ka drejtori? Kjo \u00ebsht\u00eb kompania e kryeministrit\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi me qytetar\u00eb n\u00eb Fier tha se, kreu i djegsave \u00ebsht\u00eb Edi Rama me dokumente dhe firma, por SKAP-i nuk ngre akuz\u00eb p\u00ebr grup kriminal dhe se kjo nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs. Berisha tha se, ndryshe nga Enver Hoxha q\u00eb ekzekutoi deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":66011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-66010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}