{"id":66058,"date":"2023-12-11T11:47:37","date_gmt":"2023-12-11T11:47:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66058"},"modified":"2023-12-11T11:47:37","modified_gmt":"2023-12-11T11:47:37","slug":"ju-dhame-nje-republike-nese-mundeni-ta-mbani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/11\/ju-dhame-nje-republike-nese-mundeni-ta-mbani\/","title":{"rendered":"\u201cJu dham\u00eb nj\u00eb republik\u00eb, n\u00ebse mundeni ta mbani\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Oerd BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p><em> (shkrim me rastin e 11 dhjetorit, disi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Facebook, Twitter apo Tik Tok)<\/em><\/p>\n<p>Shprehja n\u00eb titull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e Benjamin Franklin, nj\u00eb prej Et\u00ebrve Themelues t\u00eb ShBA, kur nj\u00eb zonj\u00eb e pyeti at\u00eb nd\u00ebrsa dilte m\u00eb 18 shtator 1787 nga nd\u00ebrtesa ku sapo ishte mbyllur mbr\u00ebmja e fundit e punimeve t\u00eb Konvent\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Filadelfia dhe u miratua Kushtetuta e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetja e zonj\u00ebs, q\u00eb shprehte padurim dhe shpres\u00eb ishte: \u201cDoktor, \u00e7far\u00eb kemi, republik\u00eb apo monarki?\u201d<\/p>\n<p>\u201cJu dham\u00eb nj\u00eb republik\u00eb, n\u00ebse mundeni ta mbani.\u201d<\/p>\n<p>Kjo fjali, q\u00eb n\u00eb shtetformim ka fuqin\u00eb dhe energjin\u00eb q\u00eb \u00e7liron nj\u00eb fision nuklear, m\u00eb vjen sot nd\u00ebrmend nd\u00ebrsa p\u00ebrkujtoj 33 vjetorin e themelimit t\u00eb PD-s\u00eb si gjenez\u00eb e pluralizmit politik, demokracis\u00eb dhe liris\u00eb individuale. Por po aq m\u00eb ringjall emocionet q\u00eb provova para Kuvendit madh\u00ebshtor t\u00eb 11 dhjetorit 2021 nd\u00ebrsa prezantoja \u201cStatutin 11 dhjetorit\u201d t\u00eb PD-s\u00eb, parimet q\u00eb ai Statut vendosi; fuqizimin e organeve kolegjiale, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, vot\u00ebn e fsheht\u00eb e t\u00eb lir\u00eb si vendim-marrje por edhe si mekaniz\u00ebm kohezioni, koherenc\u00ebn e parimeve dhe pluralizmin e mendimit q\u00eb siguron gjith\u00ebp\u00ebrfshirje. Mision q\u00eb duhet p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen nd\u00ebrmend ajo sentenc\u00eb e Benjamin Franklin sot, kur vota \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb si \u00e7mim n\u00eb para por jo si liri q\u00eb nuk ka \u00e7mim. Nuk \u00ebsht\u00eb e fsheht\u00eb dhe as e barabart\u00eb. Mund t\u00eb votosh por jo t\u00eb zgjedh\u00ebsh sepse pushteti dhe mbipushteti caktojn\u00eb k\u00eb mund t\u00eb votosh, sepse nuk mund t\u00eb garosh q\u00eb t\u00eb t\u00eb zgjedhin me emrin dhe identitetin q\u00eb vendosin ata mij\u00ebra antar\u00eb q\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb parti, ngaq\u00eb vendos pushteti dhe mbipushteti kush duhet votuar, me justifikimin se ata jan\u00eb shumica.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh dallimin e \u201cDemokracis\u00eb\u201d nga \u201cRepublika Demokratike\u201d. Nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. N\u00eb demokraci vendos shumica dhe pakica duhet t\u00eb pranoj\u00eb vendimin. Kjo ndodhte n\u00eb Athin\u00ebn antike, por nuk vlen m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb krejt e pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Dallimin thelb\u00ebsor t\u00eb Republik\u00ebs Demokratike nga Demokracia si \u201cpushtet i shumic\u00ebs\u201d, p\u00ebrve\u00e7 vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb drejtat individuale dhe t\u00eb minoranc\u00ebs q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se e vota e shumic\u00ebs sidhe rregullat e shkruara, t\u00eb bashk\u00ebpranuara dhe t\u00eb bashk\u00ebndara demokratikisht, por edhe t\u00eb zbatuara.<\/p>\n<p>Quaji Kushtetut\u00eb apo Statut, ato rregulla vendosin parime, rregulla, institucione q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ata q\u00eb votojn\u00eb e zgjedhin, ndajn\u00eb dhe balancojn\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Jan\u00eb rregulla q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr \u00e7do organizim demoktatik; shtet, deg\u00eb pushteti, parti, apo organizat\u00eb fitimprur\u00ebse ose jo.<\/p>\n<p>Antikiteti na ka dh\u00ebn\u00eb dy lloje nd\u00ebrtesash q\u00eb simbolizojn\u00eb pushtetin: Piramid\u00ebn e Keopsit dhe Nd\u00ebrtes\u00ebn e Senatit t\u00eb Republik\u00ebs romake, me kolona madh\u00ebshtore q\u00eb mbajn\u00eb e shp\u00ebrndajn\u00eb pesh\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb harmoni.<\/p>\n<p>Pushteti i shumic\u00ebs mund t\u00eb degradoj\u00eb brenda nj\u00eb brezi n\u00eb pushtetin e Nj\u00ebshit q\u00eb kontrollon shumic\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur pushteti kthehet n\u00eb piramid\u00eb ku gur\u00ebt m\u00eb sip\u00ebr shtypin ata m\u00eb posht\u00eb, ku forca shp\u00ebrndahet nga lart posht\u00eb dhe e gjith\u00eb ngrehina, edhe pse p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00ebramij\u00eb gur\u00eb me form\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb paralelopipedi, ka formen e gurit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl por q\u00eb ndodhet n\u00eb maj\u00eb; Piramid\u00eb.<\/p>\n<p>Energjia dhe forcat q\u00eb prodhon ajo shprehje e famshme e Benjamin Franklin, mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb ngrehin\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Republik\u00ebs ku pushtetet jan\u00eb t\u00eb ndara si kollanat e nj\u00eb nd\u00ebrtese, por q\u00eb bashkohen, balancojn\u00eb dhe ekuilibrojn\u00eb forcat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00ebp\u00ebmjet traversave q\u00eb i lidhin. Fundja kjo ndarje dhe balancim forcash e rolesh ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nd\u00ebrtesa shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb larta e funksionale p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz nj\u00ebherazi, sesa modeli i piramid\u00ebs ku Nj\u00ebshi vlen m\u00eb shum\u00eb se shumica.<\/p>\n<p>Senati i Republik\u00ebs romake zgjidhej nga qytetar\u00ebt. Po ashtu edhe Asambeja revolucionare franceze. T\u00eb dy na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembuj ndarjeje dhe balancimi pushteti.<\/p>\n<p>Senati zgjidhte dy konsuj p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb caktuar, q\u00eb shte funksioni m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Republik\u00eb. T\u00eb dy komandonin ushtrin\u00eb s\u00eb bashku dhe jo ve\u00e7 e ve\u00e7. Kur mbaronin mandatin largoheshin nga posti e zgjidheshin konsuj t\u00eb tjer\u00eb. Edhe n\u00eb rastet kur Senati, n\u00eb kushte urgjence e nevoje, zgjidhte nj\u00eb Diktator (po po, e zgjidhte p\u00ebr nj\u00eb afat jo m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 6 muaj) ky i fundit, n\u00eb fund t\u00eb detyr\u00ebs ia dor\u00ebzonte pushtetin Senatit. I till\u00eb qe Cincinati i moshuar. T\u00eb dy konsujt ishin t\u00eb rrethuar larg Rom\u00ebs dhe ajo rrezikohej. Senati e zgjodhi Cincinatin Diktator nd\u00ebrsa po punonte n\u00eb tokat e tij. Mori detyr\u00ebn, theu armiqt\u00eb dhe liroi dy konsujt nga rrethimi, ia ridor\u00ebzoi pushtetin Senatit dhe konsujve dhe iu rikthye punimit t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Asambleja franceze e dal\u00eb nga revolucioni kishte zgjedhur Direktoratin me pes\u00eb direktor\u00eb q\u00eb bashk\u00ebqeverisnin. Askush nuk ishte m\u00eb i fuqish\u00ebm se tjetri. K\u00ebt\u00eb thoshte kushtetuta.<\/p>\n<p>Por si Senati i Republik\u00ebs romake, edhe Asambleja revolucionare franceze kan\u00eb dy momente t\u00eb err\u00ebta finale.<\/p>\n<p>Jul \u00c7ezari d\u00ebrgoi gjenaralin e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb Mark Antonin me legjionar\u00ebt e tij q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Senat dhe imponuan vullnetin e \u00c7ezarit mbi Senatin. \u00c7ezari u zgjodh Diktator i P\u00ebrjetsh\u00ebm. Edhe pse senator\u00ebt e vran\u00eb m\u00eb pas \u00c7ezarin, at\u00eb dit\u00eb vdiq Republika dhe vendin e tij e zuri nipi i tij, Oktavian Augusti q\u00eb u shpall Perandori i Par\u00eb romak.<\/p>\n<p>Napoleoni d\u00ebrgoi n\u00eb Asamble gjenaralin e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Myratin me ushtar\u00eb, u shp\u00ebrnda Direktorati kolegjial dhe Napoleoni u zgjodh Konsull i Par\u00eb n\u00ebn frik\u00ebn e bajonetave. At\u00eb dit\u00eb vdiq Republika e par\u00eb franceze. M\u00eb pas Napoleoni organizoi plebishit popullor dhe u zgjodh Perandor.<\/p>\n<p>Dy leksione t\u00eb hidhura k\u00ebto, q\u00eb t\u2019i sjell nd\u00ebr mend fotoja e tre mbledhjeve t\u00eb fundit t\u00eb parlamentit, ku Garda e Kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb e rreshtuar brenda n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se deputet\u00ebt e Opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim Nj\u00ebshi i pushtetit, Rama, dob\u00ebsoi parlamentin, m\u00eb pas d\u00ebrrmoi zgjedhjet, fragmentoi opozit\u00ebn, i hoqi t\u00eb drejt\u00ebn ta kontrolloj\u00eb me komisione hetimore dhe m\u00eb 14 dhjetor 2023 miraton rregullin p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr dy muaj n\u00ebse k\u00ebrkojn\u00eb themelin e Republik\u00ebs: zbatimin e Kushtetut\u00ebs dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb aty nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb opozit\u00ebn, t\u2019i marr\u00eb edhe vot\u00ebn opozit\u00ebs s\u00eb em\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn me 93 vota, ta kthej\u00eb Republik\u00ebn Parlamentare n\u00eb Republik\u00eb Presidenciale dhe me sistemin e patronazhist\u00ebve t\u00eb zgjidhet me plebishit \u201cpopullor\u201d President i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, si Vu\u00e7i\u00e7. Nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb Brnabi\u00e7 si kryeminist\u00ebr, qoft\u00eb edhe nga opozita e em\u00ebruar, si llust\u00ebr demokratike bashk\u00ebqeverisjes sipas modelit t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 17 majit 2017.<\/p>\n<p>Forca e Republik\u00ebs q\u00ebndron tek Kushtetuta q\u00eb garanton vot\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb drejtat e individit dhe ndarjen dhe balancimin e pushtetit.<\/p>\n<p>Forca e Kushtetut\u00ebs q\u00ebndron tek zbatimi dhe jo tek ndryshimi. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr Nj\u00ebshin t\u00eb gjej\u00eb shumic\u00ebn p\u00ebr ta ndryshuar statutin themelor t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta zbatosh at\u00eb dhe respektosh n\u00eb mir\u00ebbesim parimet e saj.<\/p>\n<p>Sot m\u00eb 11 dhjetor 2023, kemi p\u00ebrshkuar p\u00ebr fat t\u00eb keq disa rrath\u00eb t\u00eb mbyllur duke rimarr\u00eb rrug\u00ebs ato t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb i kishim hedhur tutje. Por m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se n\u00eb 33 vjet nga rr\u00ebzimi i Nj\u00ebshit, e keqja, pushteti i Nj\u00ebshit \u00ebsht\u00eb rikthyer.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor 1990, student\u00ebt u ngrit\u00ebn se kishin si \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb mos jetonin n\u00ebn pushtetin e Nj\u00ebshit. Nj\u00eb brez m\u00eb pas, f\u00ebmij\u00ebt e atyre student\u00ebve, m\u00eb 11 dhjetor 2023 largohen nga vendi se nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn pushtetin e Nj\u00ebshit. \u201cLiria mund t\u00eb shuhet brenda nj\u00eb brezi\u201d paralajm\u00ebroi Presidenti Regan. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi tjet\u00eb i hidhur i historis\u00eb k\u00ebt\u00eb 11 dhjetor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI (shkrim me rastin e 11 dhjetorit, disi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Facebook, Twitter apo Tik Tok) Shprehja n\u00eb titull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e Benjamin Franklin, nj\u00eb prej Et\u00ebrve Themelues t\u00eb ShBA, kur nj\u00eb zonj\u00eb e pyeti at\u00eb nd\u00ebrsa dilte m\u00eb 18 shtator 1787 nga nd\u00ebrtesa ku sapo ishte mbyllur mbr\u00ebmja e fundit e punimeve t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":66059,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-66058","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66058"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66058\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}