{"id":66310,"date":"2023-12-13T19:45:26","date_gmt":"2023-12-13T19:45:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66310"},"modified":"2023-12-13T19:45:26","modified_gmt":"2023-12-13T19:45:26","slug":"raporti-demokracia-dhe-liria-e-shprehjes-ne-rrezik-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/13\/raporti-demokracia-dhe-liria-e-shprehjes-ne-rrezik-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Raporti: Demokracia dhe liria e shprehjes n\u00eb rrezik n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Rrjeti Ballkanik i Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb (BIRN) dhe Regjistri Global i Medias (GMR) publikuan sot Monitorin e Pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mediave n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\" enhanced\" title=\"BIRN: P\u00ebrq\u00ebndrimi i mediave n\u00eb pak pronar\u00eb rrezikon lirin\u00eb e shprehjes dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\" src=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/01000000-0aff-0242-6b0c-08dbfb3d24bf_tv_w650_r1.jpg\" alt=\"BIRN: P\u00ebrq\u00ebndrimi i mediave n\u00eb pak pronar\u00eb rrezikon lirin\u00eb e shprehjes dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\" \/><\/p>\n<p>Monitori v\u00ebrejti nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim t\u00eb madh t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, ndjek\u00ebsve dhe t\u00eb ardhurave tek disa grupe familjesh, t\u00eb cilat mbizot\u00ebrojn\u00eb tregun mediatik.<\/p>\n<p>N\u00eb raport vler\u00ebsohen si tregues me rrezik t\u00eb lart\u00eb &#8211; p\u00ebrq\u00ebndrimi n\u00eb pak duar i tregut t\u00eb medias, i pron\u00ebsis\u00eb dhe ndjek\u00ebsve t\u00eb medias, prej nga rrezikohen kontrolli politik, pluralizmi dhe neutraliteti i medias.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt pohuan p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se ky p\u00ebrq\u00ebndrim i madh c\u00ebnon lirin\u00eb e shprehjes dhe demokracin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas Monitorit t\u00eb Pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Medias k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Shqip\u00ebri, afro 87 p\u00ebr qind e shikueshm\u00ebris\u00eb arrihet nga 4 pronar\u00eb televizionesh, familja Frangaj me TV Klan, Familja Hoxha me TV Top Channel, Familja Hysenbelliu me TV NEWS24 dhe Carlo Bollino me Report TV.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri punojn\u00eb kat\u00ebr transmetues televiziv\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, nj\u00eb publik dhe tre privat\u00eb. Televizioni publik ka 16 kanale televizive rajonale dhe tematike. Veprojn\u00eb po ashtu 37 stacione televizive vendore dhe 21 kanale kabllore. Megjithat\u00eb ndjek\u00ebsit dhe t\u00eb ardhurat jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek 4 televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohet se Shumica e mediave jan\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb grushti familjesh t\u00eb fuqishme, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me biznesmen\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb tregje shum\u00eb t\u00eb rregulluara, si nd\u00ebrtimi dhe pasurit\u00eb e paluajtshme, teknologjia e informacionit, bankat apo loj\u00ebrat e fatit.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi gjetur se ka nj\u00eb ndikim t\u00eb lart\u00eb politik mbi grupet mediatike, q\u00eb kontrollojn\u00eb shumic\u00ebn e audienc\u00ebs. Virtualisht t\u00eb gjith\u00eb grupet mediatike, m\u00eb sakt\u00eb 98,34 p\u00ebr qind, t\u00eb medias audiovizive n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb biznese t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cilat marrin para nga qeveria n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave, koncensioneve, ose kan\u00eb lidhje me grupime politike shqiptare. Shumica e mediave kryesore online jan\u00eb pjes\u00eb e mediave audiovizive tradicionale dhe ritransmetojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e tyre\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs drejtuesi i k\u00ebtij hulumtimi, kryeredaktori i BIRN-it n\u00eb Shqip\u00ebri, Besart Likmeta.<\/p>\n<p>Sipas Monitorit t\u00eb Pron\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria ka 6 radio komb\u00ebtare; 3 publike dhe 3 private. N\u00eb vend punojn\u00eb 52 radio rajonale dhe 1 radio publike, por vet\u00ebm 9 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve d\u00ebgjojn\u00eb programe radiofonike, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb edhe tv-t\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri pluralizmi i medias \u00ebsht\u00eb i ndikuar. Pak njer\u00ebz kontrollojn\u00eb informacionin dhe ata jan\u00eb t\u00eb ndikuar politikisht. Ata marrin materiale t\u00eb gatshme t\u00eb prodhuara nga propaganda qeveritare dhe i transmetojn\u00eb pa i identifikuar si t\u00eb tilla. Nga ana tjet\u00ebr z\u00ebrat e pavarur dhe grupime e pavarur, grupe t\u00eb margjinalizuara apo pakica, nuk gjejn\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mediatike shqiptare, dhe kjo e dob\u00ebson demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb vend. Bashk\u00eb me pluralizmin sakrifikohet edhe liria e shprehjes\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb zoti Likmeta.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se mediat online jan\u00eb zhvilluar shum\u00eb, afro 82 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve p\u00ebrdorin mediat sociale p\u00ebr t\u2019u informuar \u00e7do dit\u00eb pjesa d\u00ebrrmuese facebook, dhe afro 70 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve p\u00ebrdorin media online \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend jan\u00eb regjistruar 900 portale lajmesh, nd\u00ebrsa 1.8 milion\u00eb vendas jan\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb Facebook-ut.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit tregojn\u00eb se mediat sociale po ia kalojn\u00eb televizioneve n\u00eb zgjedhjen e publikut si burim kryesor informimi.<\/p>\n<p>Kundrejt 82 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve q\u00eb pwrdorin mediat sociale, 75% e njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrdorin televizionin \u00e7do dit\u00eb ose pothuajse \u00e7do dit\u00eb dhe 13% t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Hulumtimi nga BIRN dhe GMR flitet me shqet\u00ebsim mbi ngushtimin e pluralizmit mediatik, mbi p\u00ebrq\u00ebndrimin e mediave n\u00eb pak duar si dhe mbi interesat politike, q\u00eb ndikojn\u00eb politikat editoriale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>\u200b\u201cAjo q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen \u00ebsht\u00eb se nga 12 tregues rreziku mbi pluralizmin mediatic dhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e mjedisit mediatic 8 prej tyre ishin t\u00eb kuq, me rrezi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dhe 4 ishin me rrezik mesatar. Kjo tregon p\u00ebr situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe shum\u00eb sfiduese p\u00ebr lirin\u00eb e medias dhe lirin\u00eb e shprehjes, si dhe p\u00ebr pun\u00ebn e gazetar\u00ebve t\u00eb pavarur e cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie simbiotike mes pronar\u00ebve t\u00eb medias dhe biznesit dhe politik\u00ebs dhe se si media \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara interesa t\u00eb caktuara ekonomik\u00eb, financiar\u00eb dhe politik\u00eb\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb Blerjana Bino drejtuese e Qendr\u00ebs SCIDEV dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese e organizat\u00ebs \u201cSafejournalists\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb treg jan\u00eb tet\u00eb gazeta ditore, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb sportive, nj\u00eb revist\u00eb javore biznesi dhe nj\u00eb num\u00ebr revistash mujore.<\/p>\n<p>P\u00ebr tirazhet e tyre nuk ka t\u00eb dh\u00ebna zyrtare, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa mij\u00ebra kopje q\u00eb shiten \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi 71 p\u00ebr qind t\u00eb publikut t\u00eb shtypit t\u00eb shkruar e zot\u00ebrojn\u00eb dy pronar\u00eb, thuhet n\u00eb raport; afro gjysm\u00ebn e tyre e mbulon Focus Group me botuese e gazetave t\u00eb p\u00ebrditshme Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare.<\/p>\n<p>Po shtypi i shkruar p\u00ebrdoret si burim informacioni nga vet\u00ebm 4 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cTransparenca mbi pron\u00ebsin\u00eb e medias \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr lirin\u00eb e medias. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa kryesore e informimit, q\u00eb lidhet me pavar\u00ebsin\u00eb editorial, si dhe me sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb lajme. Mb\u00ebshtetja e projekteve t\u00eb till\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb forcimin e liris\u00eb s\u00eb mediave dhe luft\u00ebn ndaj disinformimit, gjat\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian. Liria e shtypit z\u00eb nj\u00eb vend kryesor n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, nda gjith\u00eb vendet q\u00eb aspirojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin duhet t\u00eb shfaqin angazhimet p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb e shprehjes<\/em>\u201d, tha n\u00eb tubim ambasadori i ri Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, Silvio Gonzato.<\/p>\n<p>Raporti i BIRN-it p\u00ebrmend edhe sulmet ndaj mediave, si ai kur u vra roja i TV Top Channel me arm\u00eb zjarri, m\u00eb tej dhun\u00ebn fizike ndaj gazetar\u00ebve t\u00eb programit Fiks Fare, si dhe ndaj gazetarit Elvis Hila e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Monitori p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb dyfishim t\u00eb incidenteve ndaj gazetar\u00ebve k\u00ebt\u00eb vit krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, sulme verbale, k\u00ebrc\u00ebnime e kanosje, mes t\u00eb cilave renditen sulmi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, si dhe ndalimi prej kryeministrit Rama i gazetar\u00ebve Ambrozia Meta dhe Klevin Mukaj p\u00ebr t\u00eb ndjekur konferencat e shtypit, si dhe kontrolle e presione jodrejtp\u00ebrdrejt ndaj disa mediave.<\/p>\n<p>Monitori i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Medias shkon n\u00eb nj\u00eb kahje me raporte t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb lidhur me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Edhe sipas nj\u00eb raporti t\u00eb organizat\u00ebs \u201cReporter\u00eb pa Kufij\u201d, mediat shqiptare jan\u00eb t\u00eb ndikuara nga interesat ekonomike dhe politike t\u00eb pronar\u00ebve, em\u00ebrimet n\u00eb mediat publike dhe rregullator\u00eb jan\u00eb t\u00eb politizuara, nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb u n\u00ebnshtrohen sulmeve politike dhe fushatave t\u00eb shpifjeve.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti Ballkanik i Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb (BIRN) dhe Regjistri Global i Medias (GMR) publikuan sot Monitorin e Pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mediave n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2023. Monitori v\u00ebrejti nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim t\u00eb madh t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, ndjek\u00ebsve dhe t\u00eb ardhurave tek disa grupe familjesh, t\u00eb cilat mbizot\u00ebrojn\u00eb tregun mediatik. N\u00eb raport vler\u00ebsohen si tregues me rrezik t\u00eb lart\u00eb &#8211; &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":66311,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-66310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}