{"id":66367,"date":"2023-12-18T09:53:01","date_gmt":"2023-12-18T09:53:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66367"},"modified":"2023-12-18T09:53:01","modified_gmt":"2023-12-18T09:53:01","slug":"ne-turqit-kemi-dashur-gjithmone-ta-dominojme-boten-dhe-do-te-vazhdojme-ta-duam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/18\/ne-turqit-kemi-dashur-gjithmone-ta-dominojme-boten-dhe-do-te-vazhdojme-ta-duam\/","title":{"rendered":"\u201cNe turqit kemi dashur gjithmon\u00eb ta dominojm\u00eb bot\u00ebn dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta duam\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me Erol G\u00f6ka, psikiat\u00ebr social dhe shkrimtar.\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Psikologjia e turqve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim psikologjik me karakter historik. Del se turqit jan\u00eb nj\u00eb popull luft\u00ebtar dhe nomad, nj\u00eb komb q\u00eb e \u00abtransporton\u00bb qytet\u00ebrimin m\u00eb shum\u00eb sesa ta krijoj\u00eb, nj\u00eb kolektivitet i bindur q\u00eb e dashuron ekspozimin dhe pompozitetin. Nuk jan\u00eb karakteristika paksa negative? Nj\u00eb turk i vet\u00ebm nuk vlen sa e gjith\u00eb bota?<\/strong><\/p>\n<p>Shikohet se nga pik\u00ebpamja juaj duhet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. Ka pasur kaq shum\u00eb botime kund\u00ebr turqve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit q\u00eb kur lexuesi haset pjes\u00ebrisht me punimet e mia q\u00eb nuk na glorifikojn\u00eb, efektivisht mund t\u00eb mendojn\u00eb: \u00abTani edhe kjo?\u00bb. Librat e mi jan\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ku k\u00ebrkohej q\u00eb turqit t\u00eb kalonin kompleksin e tyre p\u00ebr nj\u00eb band\u00eb pirat\u00ebsh dhe diskutohej futja e Nenit 301 t\u00eb kodit penal. Disa personazhe q\u00eb konsideroheshin si qesharak\u00eb i vinin n\u00eb loj\u00eb t\u00eb ashtuquajturit turq dhe q\u00ebnien ton\u00eb turq n\u00eb gazetat e tyre. Talleshin me sjelljen e popullit ton\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb shpjegohet t\u00ebr\u00ebsisht nga kushtet socioekonomike dhe nga evolucioni historik. Praktikisht na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb dekadence. N\u00eb harkun e 20 viteve, turqit q\u00eb jetonin n\u00eb Anadoll, t\u00eb zhytur n\u00eb tradit\u00ebn e tyre, kan\u00eb emigruar drejt qyteteve t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebshtu q\u00eb kan\u00eb humbur modelet e tyre t\u00eb sjelljes tradicionale, pa fituar t\u00eb rinj. Ka qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb studimi im, frut i shum\u00eb viteve k\u00ebrkime, \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ku qen\u00eb popullor\u00eb libra q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelnin njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb kapeshin pas jet\u00ebs, por tani lexuesit e njohin orientimin shkencor t\u00eb vepr\u00ebs dhe sinqeritetin e synimeve t\u00eb mia. M\u00eb ka ardhur n\u00eb gryk\u00eb, dua ta heq velin. Si shkenc\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb detyrimi im ta b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb realitetin. Edhe pse jam nj\u00eb intelektual turk, jam i ansh\u00ebm, jam n\u00eb favor t\u00eb modernizimit t\u00eb turqve dhe nuk besoj se modernizmi mund t\u00eb denatyroj\u00eb. Do modernizohemi me m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb, ashtu si\u00e7 jemi islamizuar me m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, na p\u00eblqen apo jo. Jam n\u00eb favor t\u00eb modernizimit t\u00eb turqve pasi tashm\u00eb modernizmi p\u00ebrcakton orientimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzimit. T\u00eb gjitha kolektivitetet modernizohen. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb turqit t\u00eb procedojn\u00eb me shpejt\u00ebsi drejt modernizimit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e plot\u00eb tonin. Ajo q\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebj me studimet e mia \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbuloj pengesat q\u00eb vendosen midis nesh dhe modernizimit, t\u00eb shpjegojm\u00eb sesi mund t\u00eb \u00e7lirohemi, t\u00eb divulgojm\u00eb an\u00ebt tona negative dhe t\u00eb hapin nj\u00eb faqe sesi mund t\u00eb ndryshojm\u00eb dhe transformohemi.<\/p>\n<p><strong>Ju thoni se shkujdesja e turqve kundrejt gjuh\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb \u00abnj\u00eb manifestim vet\u00ebd\u00ebmtues i toleranc\u00ebs s\u00eb tyre\u00bb. Sipas interpretimit tuaj prej psikiatri, na mungon \u00abvet\u00ebvler\u00ebsimi\u00bb? Kemi nj\u00eb lloj kompleksi inferioriteti? N\u00ebse po, cila \u00ebsht\u00eb prapatoka historike? Pse l\u00ebkundemi midis ekstremeve t\u00eb mbivler\u00ebsimit dhe n\u00ebnvler\u00ebsimit t\u00eb vet\u00ebvetes?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk \u00ebsht\u00eb tamam k\u00ebshtu dhe nuk mund t\u00eb nxirret nj\u00eb konkluzion i ngjashlm nga ajo q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr moskok\u00eb\u00e7arjen ndaj gjuh\u00ebs ton\u00eb. Ju gazetar\u00ebt jeni shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar mbi t\u00eb tashmen. Nuk mund t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb historike turqit kan\u00eb k\u00ebrkuar ta \u00abdominojn\u00eb bot\u00ebn\u00bb, sikur t\u00eb mendonin se do t\u00eb kishin qen\u00eb komod vet\u00ebm sikur ta kishin pushtuar t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sesa jemi t\u00eb trishtuar, vet\u00ebdija jon\u00eb e \u00ebnd\u00ebrron k\u00ebt\u00eb dominim, edhe tani, edhe kur nj\u00eb komunitet q\u00eb ushqen nj\u00eb ambicie t\u00eb k\u00ebsaj natyre e kupton natyr\u00ebn e gjendjes s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dh\u00ebn\u00eb historik mund t\u00eb bjer\u00eb pre e keqkuptimit dhe e zvjerdhjes. \u00cbsht\u00eb kjo ajo q\u00eb n\u00ebnkuptoj kur them se turqit l\u00ebkunden midis gjendjeve shpirt\u00ebrore ekstreme dhe t\u00eb kund\u00ebrtave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Si e p\u00ebrkufizoni identitetin turk? Cili \u00ebsht\u00eb em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt? Gjeografia? Religjoni? Gjuha? Kush \u00ebsht\u00eb turku?<\/strong><\/p>\n<p>Paras\u00ebgjithash duhet b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb \u00abidentitet turk\u00bb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Aktualisht ekzistojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy identitete turke t\u00eb ndryshme. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ata q\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb Republik\u00ebs Turke dhe q\u00eb sistemi yn\u00eb juridik i quan \u00abqytetar\u00eb turq\u00bb. I dyti mund t\u00eb quhet si \u00abidentiteti etnik turk\u00bb, q\u00eb identifikon k\u00eb ndjehet etnikisht dhe historikisht turk. N\u00eb librat e mi e analizoj k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb dyt\u00eb turqish, dometh\u00ebn\u00eb turqit etnik\u00eb dhe n\u00ebse m\u00eb pyesni se cili \u00ebsht\u00eb faktori q\u00eb e dallon identitetin etnik turk, p\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb padyshim gjuha, turqishtja. Sa besimet e vjetra turke, aq edhe etnia jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por \u00ebsht\u00eb gjuha ajo q\u00eb e p\u00ebrcakton k\u00ebt\u00eb identitet dhe i mund\u00ebson transmetimin n\u00ebp\u00ebrmjet gjeneratave. Personat q\u00eb i quajm\u00eb etnikisht turq jan\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera ata gjuha m\u00ebm\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb turqishtja. T\u00eb qenit turk nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i p\u00ebrkas\u00ebsh nj\u00eb race, b\u00ebhet fjal p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. Shum\u00eb akademik\u00eb n\u00eb Turqi e barazojn\u00eb rac\u00ebn dhe etnin\u00eb, por jan\u00eb dy koncepte shum\u00eb t\u00eb ndryshme. Etnia \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga raca, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje identitare e plazmuar nga gjuha m\u00ebm\u00eb dhe nga kredencat bazike q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb aspektin e nj\u00eb kulture kolektive gjat\u00eb nj\u00eb harku kohor pafund\u00ebsisht t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb \u00abtjetri\u00bb p\u00ebr nj\u00eb turk? Kurdi? Armeni? Arabi? Amerikani? Europiani?<\/strong><\/p>\n<p>Turku ka dy tipe \u00abtjetri\u00bb. I pari jan\u00eb trib\u00f9t\u00eb turke t\u00eb af\u00ebrta, dometh\u00ebn\u00eb turqit q\u00eb nuk p\u00ebrkasin trib\u00f9s\u00eb s\u00eb tij. I dyti \u00ebsht\u00eb fuqia kryesore globale e epok\u00ebs, pasi si\u00e7 e kemi par\u00eb turqit kultivojn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e pamposhtur p\u00ebr t\u00eb dominuar dhe qeverisur bot\u00ebn. K\u00ebt\u00eb tip t\u00eb dyt\u00eb mund ta quajm\u00eb si \u00abtjetrin absolut\u00bb tjet\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb i pengon turqit t\u00eb dominojn\u00eb planetin, superfuqin\u00eb e momentit. Gjeneza e \u00abtjetrit absolut\u00bb \u00ebsht\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave frut i besimeve t\u00eb vjetra t\u00eb turqve, q\u00eb e vendosin vet\u00ebveten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs dhe <em>ka\u00e3an<\/em> \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Zotit t\u00eb qiellit (G\u00f6k-Tanr\u0131) \u2013 t\u00eb tyre n\u00eb drejtimin e njer\u00ebzimit. Megjith\u00eb kushtet e v\u00ebshtira mjedisore n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb jetuar gjat\u00eb dhe gjendjes shpirt\u00ebrore t\u00eb gjeneruar nga ndjenja e rrethimit nga ana e masave kineze. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme pararend\u00ebsit tan\u00eb mendonin se kinez\u00ebt ishin pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs dhe se p\u00ebr t\u00eb mibjetuar n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb posedonin qytet\u00ebrimin nuk kishin zgjedhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se dominimit t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb t\u00ebr\u00eb. Sa d\u00ebshira e rr\u00ebnjosur e hegjemonis\u00eb planetare, aq edhe shpirti luftarak jan\u00eb fark\u00ebtuar nga kushtet e v\u00ebshtira materiale n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb zhvilluar fenomeni turk. K\u00ebto karakteristika jan\u00eb transmetuar nga gjenerata n\u00eb gjenerat\u00eb, duke ravij\u00ebzuar nj\u00eb form\u00eb sjelljeje kolektive q\u00eb ka mbijetuar deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Kemi dashur gjithmon\u00eb ta dominojm\u00eb bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kemi filluar duke n\u00ebnshtruar v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Fakti q\u00eb \u00abtjetri\u00bb yn\u00eb i par\u00eb jan\u00eb turqit e tjer\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb historia jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb epope luft\u00ebrash v\u00ebllavras\u00ebse. Nd\u00ebrsa konceptualizimi i fuqis\u00eb dominuese si \u00abtjetri absolut\u00bb ka krijuar gjithmon\u00eb probleme politik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb jashtme. Tani kuptojeni se pse gjat\u00eb ndeshjeve t\u00eb futbollit ul\u00ebrijm\u00eb: \u00abEurop\u00eb, Europ\u00eb, d\u00ebgjoje z\u00ebrin ton\u00eb. E d\u00ebgjon trok\u00ebllim\u00ebn e turqve n\u00eb marshim?\u00bb. Pse shumica e turqve i urren Shtetet e Bashkuara, pse librat e fantashkenc\u00ebs mbi luft\u00ebrat midis Turqis\u00eb dhe Amerik\u00ebs jan\u00eb kaq popullore.<\/p>\n<p><strong>Ju theksoni se nj\u00eb prej aspekteve kryesore t\u00eb psikologjis\u00eb s\u00eb turqve \u00ebsht se nuk jemi afeksionuar kurr\u00eb me identitetin dhe gjuh\u00ebn ton\u00eb. Theksimi i tepruar mbi \u00abidentitetin turk\u00bb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e shum\u00eb kontradiktave q\u00eb sot karakterizojn\u00eb rrethin ton\u00eb gjeografik?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb virtyt t\u00eb rolit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb kan\u00eb luajtur gjat\u00eb historisl\u00eb, turqit jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht tolerant\u00eb ndaj qytet\u00ebrimeve, feve dhe gjuh\u00ebve t\u00eb tjera. Nganj\u00ebher\u00eb kjo toleranc\u00eb mund t\u00eb ravij\u00ebzohet n\u00eb indiferenc\u00eb dhe \u00e7interes dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb q\u00eb e ngre tez\u00ebn time n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk jemi t\u00eb afeksionuar pas gjuh\u00ebs dhe identitetit ton\u00eb si komunitetet e tjera etnike. N\u00eb kund\u00ebrshtim nga sa besohet, turqit nuk jan\u00eb aspak fanatik\u00eb, as n\u00eb profilin e etnis\u00eb, as t\u00eb atijj t\u00eb fes\u00eb, por n\u00eb fund jemi edhe ne qenie njer\u00ebzore, edhe ne kemi nj\u00eb identitet etnik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur. P\u00ebr sa realiteti \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshem turqit akoma sot konsiderohen fanatik\u00eb etnik\u00eb dhe fetar\u00eb n\u00eb virtyt t\u00eb nj\u00eb karakteristike tjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tyren. P\u00ebr shkak t\u00eb segmentimit t\u00eb strukturales ton\u00eb sociale, nuk arrijm\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohemi nga sociopatia. Shoq\u00ebria jon\u00eb vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm mafioz\u00eb dhe banda sociopat\u00ebsh, si edhe veprimet e k\u00ebtyre grupeve p\u00ebrgjith\u00ebsisht i atribuohen natyr\u00ebs s\u00eb turqve. Mund t\u00eb kuptohet mir\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptoj n\u00ebse krahasojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb vendin ton\u00eb me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs ku jan\u00eb n\u00eb zhvillim p\u00ebrplasje etnike dhe gjakderdhje.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e nomadizmit n\u00eb psikologjin\u00eb e turqve? Ju pohoni se kemi qen\u00eb nomad\u00eb deri dy shekuj m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytetet tona ngjajn\u00eb me kantiere. Nuk kemi arritur akoma t\u00eb \u00e7lirohemi nga ky instinkt nomad?<\/strong><\/p>\n<p>Jo dhe gj\u00ebja m\u00eb e trishtuar \u00ebsht\u00eb se nuk ka asnj\u00eb shpres\u00eb se do t\u2019ia arrijm\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Natyra dhe mentaliteti i nomadit jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb q\u00ebndimit. Do t\u00eb na duhen shekuj p\u00ebr t\u00eb fituar qasje urbane dhe sedentare. Kulturat e q\u00ebndrimit i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tyret nevojat e k\u00ebsaj gjendjeje pas qindra vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb ky instinkt nomad ar\u00ebsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pyetja e par\u00eb q\u00eb ngrem\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u00abNga vjen?\u00bb. <\/strong><\/p>\n<p>Po, motivi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje kujtdo \u00ebsht\u00eb padyshim instinkti yn\u00eb nomad.<\/p>\n<p><strong>Sipas gjykimit tuaj gjendja nomade \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn turqit nuk kan\u00eb arritur kurr\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb filozofi. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb aset banimi p\u00ebr t\u00eb gjeneruar nj\u00eb prodhim filozofik? Apo, m\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme? Apo ka kaluar shum\u00eb pak koh\u00eb qysh kur kemi filluar t\u00eb banojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nomadi mendon, por nuk prodhon mendim filozofik, pasi nuk ka nevoj\u00eb. P\u00ebrsiatja, mendimi filozofik, k\u00ebrkojn\u00eb stabilitet. Duhen p\u00ebrq\u00ebndruar mendimet mbi argumente t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe regjistruar. Vet\u00ebdija orale e nomadit, e livzshme si trupi i tij, nuk e paralajm\u00ebron nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb migrim mendor. Konsiderohet e mjaftueshme vendi dhe koha t\u00eb cil\u00ebn jeton, pa nevoj\u00ebn e memorizimit t\u00eb atyre t\u00eb m\u00ebparshmeve. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nomadi nuk ka nj\u00eb prirje t\u00eb madhe drejt shkrimit. Kultura e tij \u00ebsht\u00eb orale, parap\u00eblqen bisedimin. Mendja e njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb orale funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur me shkrimin. \u00cbsht\u00eb ky motivi p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb historin\u00eb e mendimit dhe filozofis\u00eb nuk ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb mendimtar turk n\u00eb gjendje t\u00eb shpreh\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb unike apo t\u00eb afirmohet si turk. Sigurisht, n\u00eb historin\u00eb e islamit ka pasur mendimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj me origjin\u00eb turke si al-F\u00e5r\u00e5b\u00f8 dhe Ibn S\u00f8n\u00e5 (Avicena, sh\u00ebnimi im.), por me t\u00eb drejt\u00eb nuk konsiderohen si mendimtar\u00eb turq nga momenti q\u00eb prodhimi i tyre futet n\u00eb kuadrin e tradit\u00ebs filozofike islamike.<\/p>\n<p><strong>Mentaliteti nomad nuk sjell asnj\u00eb edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb konstante ankthi? Perceptimi i mospasjes s\u00eb nj\u00eb vendi t\u00ebnd n\u00eb bot\u00eb, i mosprovimit t\u00eb nj\u00eb ndjenje p\u00ebrkat\u00ebsie drejt asnj\u00eb vendi?<\/strong><\/p>\n<p>Patjet\u00ebr. T\u00eb jetuarit si nomad n\u00ebnkupton t\u00eb jetosh nj\u00eb gjendje konstante ankthi. Disa shkrimtar\u00eb romantik\u00eb e adhurojn\u00eb nomadizmin sepse jeta si nomad \u00ebsht\u00eb e zhytur tek natyra, por e b\u00ebjn\u00eb nga injoranca, sikur t\u00eb provonin se ky stil jetese nuk do t\u00eb zgjaste nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush turqit \u00e7interesohen p\u00ebr \u00e7ka t\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb p\u00ebr ta. Sepse i perceptojn\u00eb t\u00eb kot\u00eb apo pse ndjenja e vler\u00ebs e jona nuk \u00ebsht\u00eb imanente, por transhendente?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, ky q\u00ebndrim nuk i detyrohet nj\u00eb ndjenje kot\u00ebsie, por nj\u00eb kodi kulturor. Ne turqit i p\u00ebrkasim kultur\u00ebs parakapitalitste t\u00eb <em>potla\u00e7<\/em>. Edhe turqit m\u00eb borgjez\u00eb nuk mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale, si\u00e7 e imponon logjika e tregut. T\u00eb pasur apo t\u00eb varf\u00ebr, b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019u ekspozuar, p\u00ebr t\u2019u mburrur.<\/p>\n<p><strong>Pse turqit preferojn\u00eb bised\u00ebn ndaj leximit?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb lexuar duhet t\u00eb jesh i alfabetizuar dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i alfabetizuar duhet t\u00eb jesh i aft\u00eb n\u00eb shkrim. Ne i p\u00ebrkasim nj\u00eb kulture orale, p\u00eblqejm\u00eb t\u00eb flasim. Letr\u00ebsia n\u00eb fush\u00eb demonstron qart\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb kulture orale kan\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb cerebrale t\u00eb ndryshme nga ajo e njer\u00ebzve q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb kulture t\u00eb shkruar. Ne turqit nuk e kemi nj\u00eb prirje t\u00eb spikatur p\u00ebr shkrimin. Duam q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb burra, por nuk i atribuojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb leximit.<\/p>\n<p><strong>Ju n\u00ebnvizoni se n\u00eb 130 vitet e fundit turqit kan\u00eb regjistruar vet\u00ebm 2000 patenta dhe se asnj\u00ebra prej tyre nuk ka kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zhvillimin shkencor dhe teknologjik global. Cili \u00ebsht\u00eb motivi?<\/strong><\/p>\n<p>Kultura jon\u00eb orale dhe nomadizmi. Edhe pse kemi formuar shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk arrijm\u00eb akoma t\u00eb shpikim asgj\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb kapemi me qytet\u00ebrimin bashk\u00ebkohor n\u00ebp\u00ebrmjet formul\u00ebs: \u00abNdiq m\u00eb t\u00eb mirin, m\u00eb t\u00eb fortin, m\u00eb novatorin!\u00bb. Nuk v\u00ebm\u00eb n\u00eb zhvillim inciativa shkencore n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, jemi ende skllev\u00ebr t\u00eb mentalitetit t\u00eb transmetimit. I marrim produktet e qytet\u00ebrimit bashkohor me kuti t\u00eb mbyllur, pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2019 p\u00ebrthithur. Ne i zhvillojm\u00eb n\u00eb autonomi. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb shkojm\u00eb masivisht n\u00eb ekspozitat teknologjike t\u00eb organizuara nga per\u00ebndimor\u00ebt n\u00eb vendin ton\u00eb dhe q\u00eb i kal\u00ebrojm\u00eb radhazi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dispozitiv\u00ebt e fundit teknologjik\u00eb. E p\u00eblqejm\u00eb teknologjin\u00eb, por nuk kontribuojm\u00eb p\u00ebr zhvillimin e saj. Pavar\u00ebsisht historis\u00eb ton\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe padyshim t\u00eb lavdishme, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur Talat Halman, jemi ndoshta vendi i vet\u00ebm q\u00eb nuk mund t\u00eb mburret p\u00ebr nj\u00eb shpikje t\u00eb vetme shkencore apo nj\u00eb zbulim t\u00eb vet\u00ebm gjeografik.<\/p>\n<p><strong>Ju theksoni se kultura orale \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe p\u00ebr modernizimin dhe se nj\u00eb kultur\u00eb e till\u00eb gjeneron nj\u00eb vet\u00ebdije sociale dhe t\u00eb jashtme, jo nj\u00eb vet\u00ebdije individuale. Natyra e vet\u00ebdijes ton\u00eb varet edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Ekzston nj\u00eb lidhje midis shkrimit dhe interiorizimit t\u00eb vet\u00ebdijes. Shkrimi t\u00eb \u00e7on tek zhvillimi i nj\u00eb truri q\u00eb na mund\u00ebson t\u00eb shikojm\u00eb tek vet\u00ebvetja dhe tek t\u00eb tjer\u00ebt si q\u00ebnie t\u00eb dallueshme e t\u00eb shprehjes s\u00eb gjykimeve realisht objektive. Kurse n\u00eb kultur\u00ebn orale, vet\u00ebdija e brendshme varet nga zakoni apo nga rendi i krijuar. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e quajm\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb jashtme. Pra turqit jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngren\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ushtrit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuara t\u00eb bot\u00ebs, por jo t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb trafik duke u respektuar reciprokisht.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kultura e <em>potla\u00e7<\/em>? Dhe cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e saj n\u00eb psikologjin\u00eb e turqve?<\/strong><\/p>\n<p>Kultura e <em>potla\u00e7<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept i p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar sistemet relacionale n\u00eb bot\u00ebn parakapitaliste. N\u00eb turqish mund ta quajm\u00eb <em>han-\u0131 ya\u00e3ma<\/em> (banketi i pla\u00e7kitjes, sh\u00ebnimi im.). N\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb bindja, lavdia, nderi, kot\u00ebsia dhe pompoziteti jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e racionalitetit merkantil. P\u00ebr sa ka edhe aspekte pozitive si v\u00ebllaz\u00ebria dhe solidariteti. Per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb luftuar p\u00ebr qidnra vjet p\u00ebr t\u00eb kaluar nga kultura e <em>potla\u00e7<\/em> n\u00eb kapitaliz\u00ebm. Kurse ne nuk e kemi kuptuar akoma se jemi zhytur deri n\u00eb fyt n\u00eb kultur\u00ebn e <em>potla\u00e7<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Turqit avancojn\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb shkall\u00eb sociale m\u00eb leht\u00ebsisht se kombet e tjera? Pse mendoni q\u00eb ekspozimi dhe pompoziteti jan\u00eb nj\u00eb karakteristik\u00eb e psikogjis\u00eb ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn avancohet n\u00eb shkall\u00ebn sociale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karakteristik\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb <em>potla\u00e7<\/em>. Mungesa e nj\u00eb borgjezie t\u00eb konsoliduar, shk\u00ebmbimi konstant i kontribuesve kryesor\u00eb fiskal\u00eb, fakti q\u00eb kemi pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb pasurisht jan\u00eb shembuj t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dinamike. Pasioni p\u00ebr ekspozimin dhe pomopozitetin \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb konstante, nga lindja tek martesa, nga sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb blejm\u00eb tek m\u00ebnyra e tmerrshme me t\u00eb cil\u00ebn i arredojm\u00eb, nga konkurrenca p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar f\u00ebmij\u00ebt tani n\u00eb shkollat e luksit tek ceremonit\u00eb funeb\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Si e shpjegoni faktin q\u00eb n\u00eb ambientin ton\u00eb gjeografik ka m\u00eb shum\u00eb luft\u00ebra v\u00ebllavras\u00ebse se n\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Ar\u00ebsyet jan\u00eb dy. E para \u00ebsht\u00eb mentaliteti yn\u00eb luftarak, q\u00eb na \u00e7on ta zgjidhim \u00e7do problem duke e shkat\u00ebrruar tjetrin. E dyta \u00ebsht\u00eb se nuk kemi qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrim tonin. Deri tek republika, jemi m\u00ebsuar gjithmon\u00eb t\u00eb qeveriseshim nga trib\u00f9ja m\u00eb e fort\u00eb. U jemi bindur qeveritar\u00ebve tan\u00eb, por nuk i kemi konsideruar v\u00ebrtet legjitim\u00eb. P\u00ebr t\u00eb realizuar idealin e madh turk dhe dominimin e bot\u00ebs, krer\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb shfaqur gjithmon\u00eb nj\u00eb toleranc\u00eb t\u00eb spikatur ndaj qytet\u00ebrimeve dhe komuniteteve t\u00eb tjera, kjo ka shkaktuar zem\u00ebrimin e trib\u00f9ve q\u00eb nuk qen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Ju theksoni se takimi me islamin ka rijet\u00ebzuar struktur\u00ebn sociale dhe politike t\u00eb turqve, q\u00eb p\u00ebrndryshe do t\u00eb destinoheshin n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje. N\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre ka ndodhur ky proces?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb ton\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur gjuh\u00ebn dhe identitetin ton\u00eb kemi rrjedhur n\u00eb qytet\u00ebrimet e tjera, deri kur nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb familjen islamike. Regjistrimet tona m\u00eb t\u00eb lashta na kujtojn\u00eb se disa prej st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb jan\u00eb shkrir\u00eb, p\u00ebr shembull, me kultur\u00ebn kineze dhe jan\u00eb zhdukur. Turqit q\u00eb nga veriu i Detit Kaspik jan\u00eb drejtuar nga Per\u00ebndimi kan\u00eb avulluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qytet\u00ebrimit kristian. Edhe ne do t\u00eb kishim pasur k\u00ebt\u00eb fund. Fal\u00eb pajtimit t\u00eb leht\u00eb t\u00eb saj si me besimet tona st\u00ebrgjyshore, ashtu edhe me mentalitetin ton\u00eb luftarak, islami e ka penguar zhdukjen ton\u00eb. Pak koh\u00eb pas kovertimit n\u00eb islam jemi b\u00ebr\u00eb kombi guid\u00eb i bot\u00ebs myslimane, kemi filluar t\u00eb luftojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qyterimit islamik dhe kjo na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve tona themelore.<\/p>\n<p><strong>Por ju theksoni se edhe lufta v\u00ebllavras\u00ebse, q\u00eb do t\u00eb duhej ta humbiste intensitetin pas konvertimit n\u00eb islam, vazhdon deri n\u00eb dit\u00ebt tona dhe sot ravij\u00ebzohet n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrplasjes midis sunit\u00ebve dhe alevit\u00ebve. M\u00eb duket se ka nj\u00eb kontradikt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk ka asnj\u00eb kontradikt\u00eb. Kur turqit u konvertuan n\u00eb islam, u krijua nj\u00eb situat\u00eb e pazakont\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb \u00abturqit e bardh\u00eb\u00bb dhe \u00abturqit e zinj\u00bb u bashkuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sistem besimesh, por segmentimi i struktur\u00ebs ton\u00eb sociale nuk ndryshoi kaq vrullsh\u00ebm. N\u00eb shtetet turke myslimane, ashtu si ajo e karakanid\u00ebve, e ghaznavid\u00ebve, e korazm\u00ebve, e selxhukid\u00ebve dhe e osman\u00ebve trib\u00f9t\u00eb dominuese qen\u00eb sunite, nd\u00ebrsa trib\u00f9t\u00eb e tjera \u2013 edhe p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve n\u00eb bot\u00ebn myslimane \u2013 u kap\u00ebn pas besimeve t\u00eb tre t\u00eb vjetra dhe p\u00ebrqafuan kauz\u00ebn e Al\u00f8s\u00eb dhe t\u00eb shiizmit. Nj\u00eb fraktur\u00eb e till\u00eb theksohet m\u00eb pas nga tentativa konstante e trib\u00f9ve dominuese p\u00ebr t\u2019i spostuar nomad\u00ebt turkoman\u00eb n\u00eb zonat e banimit t\u00eb trib\u00f9ve m\u00eb t\u00eb vogla. Akoma po jetojm\u00eb andrallat e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit: pse turqve u p\u00eblqen kaq shum\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb piknik?<\/strong><\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb vler\u00ebsime dhe secila prej tyre mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebrisht korrekte. Sipas meje besimet tona st\u00ebrgjyshore luajn\u00eb rolin kryesor, si\u00e7 n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr e shum\u00eb prej qasjeve tona. Duke d\u00ebgjuar apelin e traditave tona, aktualizojm\u00eb sakralitetin q\u00eb u kemi atribuar gjithmon\u00eb pem\u00ebve, pyjeve dhe ujit n\u00ebp\u00ebrmjet piknikeve.<\/p>\n<p>(nga <em>Limes<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me Erol G\u00f6ka, psikiat\u00ebr social dhe shkrimtar.\u00a0 Psikologjia e turqve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim psikologjik me karakter historik. Del se turqit jan\u00eb nj\u00eb popull luft\u00ebtar dhe nomad, nj\u00eb komb q\u00eb e \u00abtransporton\u00bb qytet\u00ebrimin m\u00eb shum\u00eb sesa ta krijoj\u00eb, nj\u00eb kolektivitet i bindur q\u00eb e dashuron ekspozimin dhe pompozitetin. Nuk jan\u00eb karakteristika paksa negative? Nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":66368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-66367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}