{"id":66522,"date":"2023-12-18T19:58:02","date_gmt":"2023-12-18T19:58:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=66522"},"modified":"2023-12-18T19:58:02","modified_gmt":"2023-12-18T19:58:02","slug":"deklarata-e-berishes-akt-i-paprecedent-i-hakmarrjes-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/18\/deklarata-e-berishes-akt-i-paprecedent-i-hakmarrjes-politike\/","title":{"rendered":"Deklarata e Berish\u00ebs: Akt i papre\u00e7edent i hakmarrjes politike!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarat\u00eb e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e njohur, me dat\u00eb 21 tetor 2023 prokuror\u00ebt politik Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykat\u00ebsja Irena Gjoka n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt n\u00eb 32 vite dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me kushtetut\u00ebn njoftuan se kishin vendosur ndaj meje natyrisht me urdh\u00ebr politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe pa miratimin e Parlamentit masat shtr\u00ebnguese q\u00eb vijojn\u00eb:<br \/>\n1- Heqjen e liris\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes jasht\u00eb vendi<br \/>\n2- Detyrimin p\u00ebr t\u2019u parqitur dy her\u00eb n\u00eb muaj n\u00eb polici si person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs deklaroj:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, k\u00ebto masa jan\u00eb vendosur me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs bazuar kryek\u00ebput n\u00eb shpifje trillime, fshehje dokumentash dhe manipulime t\u00eb prokuroris\u00eb politike.<br \/>\nPas tre vitesh hetimesh shterruese t\u00eb nisura nga nj\u00eb kallzim i rrem\u00eb i Taulant Ball\u00ebs p\u00ebr privatizimin e Klubit Sportiv Partizani ata edhe sot nuk paraqit\u00ebn dot asnj\u00eb prov\u00eb, fakt, dokument apo d\u00ebshmi q\u00eb t\u00eb provojn\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb shkelje t\u00eb vetme t\u00eb ligjeve nga Sali Berisha dhe zyrtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me procesin e dosjes s\u00eb k\u00ebtij privatizimi.<br \/>\nN\u00eb tre vite hetime shterruese prokuror\u00ebt politik nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb vendim apo dokument t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb firmosur nga Sali Berisha n\u00eb 15 vite q\u00eb kan\u00eb zgjatur proceset e njohjes dhe kthimit t\u00eb pron\u00ebs tek pronar\u00ebt legjitim dhe as t\u00eb privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb Klubit Partizani t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi tok\u00ebn e k\u00ebtyre pronar\u00ebve.<br \/>\nAta n\u00eb tre vite hetimi shterrues kan\u00eb pyetur dhjetra e dhjetra punonj\u00ebs q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me dosjen e Klubit Partizani dhe pronar t\u00eb territorit t\u00eb k\u00ebtij Klubi, por nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb se ka patur nd\u00ebrhyrjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga Sali Berisha n\u00eb vendimet e tij t\u00eb lidhura me privatizimin e objekteve t\u00eb Klubit Sportiv Partizani.<br \/>\nGjithashtu n\u00eb tre vite hetime prokuror\u00ebt politik kan\u00eb pyetur dhjetra e dhjetra d\u00ebshmitar\u00eb, por nuk kan\u00eb guxuar kurr\u00eb t\u00eb m\u00eb pyesin nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme dhe kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm se e din\u00eb se piramida e tyre e mashtrimit do t\u00eb shkrihej si bryma para diellit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti k\u00ebto masa jan\u00eb vendosur n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs, konkretisht t\u00eb nenit 73 pika 2 e t\u00eb cilit thot\u00eb se \u2018 Deputeti nuk mund t\u00eb arrestohet ose t\u2019i hiqet liria n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme apo ndaj tij t\u00eb ushtrohet kontroll personal ose i banes\u00ebs, pa autorizimin e Kuvendit dhe nenit 38 i cili garanton lirin\u00eb themelore t\u00eb individit, l\u00ebvizjen e tij t\u00eb lir\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendi dhe q\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 1 dhe 2 garanton se:<br \/>\nKy nen n\u00eb pik\u00ebn 1 shprehet:<br \/>\n1. Kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb vendbanimin si dhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb lirisht n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb shtetit, dhe n\u00eb pik\u00ebn 2 thot\u00eb se:<br \/>\n2-Askush nuk mund t\u00eb pengohet t\u00eb dal\u00eb lirisht jasht\u00eb shtetit\u2019.<br \/>\nKy vendim antikushtetues tipik p\u00ebr regjimet totalitare \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji n\u00eb 32 vite Parlamenti pluralist.<br \/>\nVendosjen e k\u00ebtyre masave pa miratimin e parlamentit e kam denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb media:<br \/>\nS\u00eb pari si nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnde t\u00eb Kushtetutss, neneve ts saj ts cituara m\u00eb sip\u00ebr dhe si nj\u00eb shkruarje t\u00eb ligjit themelor t\u00eb shtetit nga prokuror dhe gjykat\u00ebs t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb person, president, kryeminist\u00ebr apo kushdo tjet\u00ebr.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e ka ekskluzive Parlamenti i Shqiperis\u00eb ose populli me referendum.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti po n\u00eb kontekstin e marrjes me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00ebt politik, t\u00eb kompetencave, pushtetit t\u00eb parlamentit, institucionit qendror t\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb Republike Parlamentare shtoj se kushtetuta e vendit garanton, njeh si pushtet ekskluziv t\u00eb parlamentit jasht\u00eb rasteve t\u00eb flagranc\u00ebs dh\u00ebnien e autorizimit sistemit gjyq\u00ebsor p\u00ebr heqjen e liris\u00eb s\u00eb deputetit.<br \/>\nN\u00eb respekt t\u00eb nenit 73 pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb 32 vite pluraliz\u00ebm nuk ka ndodh kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosen masa shtr\u00ebnguese, heqje lirie ndaj ndonj\u00eb deputetit pa miratimin praprak t\u00eb parlamentit. Imuniteti i deputetit nuk \u00ebsht\u00eb i personit, por i parlamentit p\u00ebr mbrojtjen e funksinimit t\u00eb tij.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast shtoj se refuzimi im p\u00ebr t\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebses q\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar urdh\u00ebrin politik dalin mbi kushtetut\u00ebn dhe mbi parlamentin nuk ka patur asgj\u00eb personale, absolutisht asgj\u00eb personale. Rikujtoj k\u00ebtu se n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2012 kur parlamenti votoi p\u00ebr lejimin e hetimit t\u00eb personave me imunitet pa miratimin e tij paraprak, une kam insistuar p\u00ebr abrogimin e plot\u00eb t\u00eb pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pra kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb lloj mbrojtje parlamentare p\u00ebr personat me imunitet. Por ky propozim t\u00eb cilin jam gati ta votoj edhe sot u refuzua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nga Edi Rama. Ndaj dhe kur ky nen ekziston n\u00eb kushtetuten e vendit un\u00eb besoj fort se ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u zbatuar dhe nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb legjitimoj\u00eb nj\u00eb vendim antikushtetues q\u00eb de fakto sh\u00ebnon abrogimin e nenit 73 pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs jo nga parlamenti, por njer\u00ebz t\u00eb quajtur t\u00eb ligjit, n\u00eb fakt mercenar pa ligj dhe moral q\u00eb n\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb pranonin t\u00eb shkruanin, ndryshonin sipas urdh\u00ebrit politik librin themelor t\u00eb shtetit duke injoruar me vetdije t\u00eb plot\u00eb faktin se cilido q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, i merr parlamentit pushtetin me pasoja kjo katastrofale pu\u00e7iste p\u00ebr rendin kushtetues t\u00eb vendit. Personalisht nuk kam refuzuar dhe nuk do refuzoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb thirrjen e Prokuroris\u00eb apo Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u pyetur, p\u00ebrkundrazi jam paraqitur kur jam thirrur dhe do t\u00eb paraqitem sa her\u00eb t\u00eb thirrem. K\u00ebshtu q\u00eb me refuzimin e vendimit politik nuk kam mbrojtur Sali Berish\u00ebn si individ sepse ndoshta personalisht un\u00eb kisha interes t\u00eb zbatoj vendimin antikushtetues dhe t\u00eb mos merrem me parlamentin monist n\u00eb t\u00eb cilin jam n\u00eb betej\u00eb pa kthim, mosbindje civile p\u00ebr t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb mohuara. Por un\u00eb me q\u00ebndrimet e mia zgjodha t\u00eb mbroj kushtetut\u00ebn dhe pushtetin q\u00eb ajo bazuar n\u00eb parimin themelor t\u00eb ndarjes dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve i jep parlamentit, pushtet t\u00eb cilin n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb pu\u00e7ist, krim t\u00eb sh\u00ebmtuar ia marrin me urdh\u00ebr prokuror\u00ebt politik Kraja, Millonaj, Gjoka me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr marrjen n\u00eb nj\u00eb akt pu\u00e7ist me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb kompetencave t\u00eb parlamentit nga prokuror dhe gjykat\u00ebs politik, grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuse p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt q\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb me dat\u00eb 12. 12. 2023 po k\u00ebta prokuror\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe kan\u00eb marr\u00eb pushtetin parlamentit duke e ndjer\u00eb veten p\u00ebrs\u00ebri mbi Kushtetut\u00eb dhe Parlament n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt n\u00eb histori i k\u00ebrkuan k\u00ebtij t\u00eb fundit jo vet\u00ebm t\u00eb legalizoj\u00eb vendimin e tyre antikushtetues t\u00eb dates 21. 10. 2023 por e urdh\u00ebrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb meqen\u00ebse un\u00eb nuk e zbatova t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendimin e par\u00eb me nj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb arrest me burg ose arrest sht\u00ebpie, nj\u00eblloj sikur Parlamenti t\u00eb ishte nj\u00eb prokurori e nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo thjesht nj\u00eb zyr\u00eb legalizimi i aktve t\u00eb paligjshme t\u00eb tyre dhe jo Institucioni Qendror i Republik\u00ebs. Ata pasi kan\u00eb konsumuar nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb para Parlamentit t\u00eb cil\u00ebt nuk mor\u00ebn leje p\u00ebr masat shtr\u00ebnguese ndaj meje q\u00eb nuk mund t\u2019i vendosnin kurr\u00eb ndaj nj\u00eb deputeti pa miratimin e tij, tani e poshtruan at\u00eb duke i imponuar jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrligj dhe pranoj\u00eb faktin e kryer, por t\u00eb n\u00ebnshtrohet dhe t\u00eb pranoj\u00eb rendimin e masave shtr\u00ebrngues jo mbi baz\u00ebn e dokumentave, fakteve, provave apo d\u00ebshmive fajsuese, por vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit nga un\u00eb t\u00eb vendimit antikushtetues dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb parlamentit nga akti pu\u00e7ist i Edi Ram\u00ebs me prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit e tij politik.<\/p>\n<p>\u00c7do njeri q\u00eb njeh Kushtetut\u00ebn, q\u00eb njeh Parlamentin e ka t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb kushte t\u00eb respektimit te parimit t\u00eb ndarjes dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushtetit kjo kurr\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinohej. Kjo kurr\u00eb nuk mund t\u00eb pranohej nga nj\u00eb Parlament. Mir\u00ebpo ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet jo imagjinar por real. Kjo ndodhi vet\u00ebm e vet\u00ebm se sot prokuroret, gjykat\u00ebsja speciale dhe parlamenti jan\u00eb thjesht vegla t\u00eb pushtetit t\u00eb nj\u00eb njeriu, Edi Ram\u00ebs q\u00eb urdh\u00ebron parlamentin t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tilla posht\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb sillet para tyre thjesht si noter apo si zyr\u00eb e legalizimit t\u00eb vendimeve t\u00eb tyre antikushtetuse dhe madje edhe t\u00eb vendos\u00eb sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre masat q\u00eb vet\u00eb Edi Rama i ka urdh\u00ebruar.<\/p>\n<p>Per t\u00eb gjitha k\u00ebto une nuk mora pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb mandateve dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrligjja mbledhjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb paligjshme, absolutisht poshtrues t\u00eb pu\u00e7ist\u00ebve q\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Edi Ram\u00ebs i mor\u00ebn pushtetin Palamentit dhe i imponuan atij t\u00eb legjitimoj\u00eb aktin e tyre t\u00eb paprecedent si hakmarrje politike p\u00ebr mbrojtjen q\u00eb un\u00eb me qendrimet e mia i b\u00ebra Kushtetutes dhe Parlamentit.<br \/>\nVendimi i sot\u00ebm i komisionit Rama-Brava p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur aktin antikushtetues t\u00eb mercenar\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e qart\u00eb e kontrollit total t\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb \u00e7do pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\nDuke p\u00ebrfunduar Partia Demokrtatike ju b\u00ebn thirrje demokrateve dhe demokrat\u00ebve, mbar\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb pa kthim t\u00eb mosbindjes civile deri n\u00eb p\u00ebrmbysjen e regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb bazuar n\u00eb drog\u00ebn, krimin dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e njohur, me dat\u00eb 21 tetor 2023 prokuror\u00ebt politik Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykat\u00ebsja Irena Gjoka n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt n\u00eb 32 vite dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me kushtetut\u00ebn njoftuan se kishin vendosur ndaj meje natyrisht me urdh\u00ebr politik t\u00eb Edi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-66522","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}