{"id":67055,"date":"2023-12-21T18:47:14","date_gmt":"2023-12-21T18:47:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67055"},"modified":"2023-12-21T18:49:20","modified_gmt":"2023-12-21T18:49:20","slug":"rama-paralajmeron-se-do-ta-drejtoje-vete-bashkine-e-himares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/21\/rama-paralajmeron-se-do-ta-drejtoje-vete-bashkine-e-himares\/","title":{"rendered":"Rama paralajm\u00ebron se do ta drejtoj\u00eb vet\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>P\u00ebrmes nj\u00eb komenti ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr refuzimin e lejes ndaj Fredi Belerit, Rama paralajm\u00ebron si zgjidhje p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in e krijuar largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkis\u00eb dhe v\u00ebnien e k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00ebn qeverisjen qendrore.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Vladimir Karaj\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama paralajm\u00ebron vendosjen e Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs n\u00ebn qeverisjen qendrore<\/strong><\/p>\n<p>Duke u nisur nga arsyetimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje p\u00ebr tu betuar nga Alfred Beleri, kandidati i zgjedhur si kryebashkiak n\u00eb zgjedhjet e fundit, kryeministri Edi Rama paralajm\u00ebroi t\u00eb enjten p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb platform\u00ebn X se do t&#8217;i jepej zgjidhje ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb krijuar n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Referimi nga ana e GJKKO e ng\u00ebr\u00e7it q\u00eb krijohet n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkohshme t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e kandidatit humb\u00ebs, p\u00ebrderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryebashkiaku ende n\u00eb zyr\u00eb nuk e ka legjitimitetin p\u00ebr t\u00eb drejtuar bashkin\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb fituesit, e b\u00ebn qart\u00ebsisht t\u00eb lexueshme dhe leht\u00ebsisht t\u00eb kuptueshme nevoj\u00ebn e daljes nga ky ng\u00ebr\u00e7,\u2019 shkroi Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri publikoi bashk\u00eblidhur edhe vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, i cili del se \u00ebsht\u00eb postuar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve. N\u00eb vendim, gjykata arsyeton edhe mbi pretendimin e Belerit se bashkia e Himar\u00ebs po drejtohet nga kandidati humb\u00ebs, duke sugjeruar si zgjidhje kalimin e detyrimit p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime ndaj qytetar\u00ebve te qeveria qendrore.<\/p>\n<p>\u2018I takon qeverisjes qendrore, q\u00eb bazuar n\u00eb parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar qeverisje efektive, ligjore dhe t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebrbime publike t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb marra masa konform kuadrit ligjor dhe modeleve m\u00eb t\u00eb mira europiane p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes,\u2019 thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, dalja nga ng\u00ebr\u00e7i b\u00ebhet p\u00ebrmes \u2018nd\u00ebrprerjes s\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kandidatit humb\u00ebs, bazuar n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira europiane p\u00ebr sigurimin e sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb bashkin\u00eb e Himar\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Rama s\u00ebrish ka mohuar akuzat nga Athina zyrtare dhe opozita n\u00eb Shqip\u00ebri se \u00e7\u00ebshtja ndaj Belerit \u00ebsht\u00eb politike. Sipas tij, vendimi i gjykat\u00ebs tregon se politika nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Fredi Beleri u arrestua dy dit\u00eb para zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit 2023, duke u b\u00ebr\u00eb i vetmi kandidat n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb zgjidhej n\u00eb nj\u00eb post publik nd\u00ebrsa ishte n\u00eb qeli. Prokuroria e akuzon Belerin p\u00ebr \u2018korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u2019, duke pretenduar se ka provuar tej \u00e7do dyshimi se ai i kishte ofruar nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb policis\u00eb 50 euro p\u00ebr \u00e7do vot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb gjente n\u00eb favor t\u00eb tij si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale akuzohet edhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij, Pandeli Kokaveshi.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Belerit q\u00eb ndodhet i paraburgosur vendosi n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, pasi duke qen\u00eb n\u00eb qeli, ai nuk mundi t\u00eb kryente betimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin. Beleri p\u00ebrmes avokat\u00ebve ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb kryer betimin, k\u00ebrkesa t\u00eb cilat jan\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Gjykata e Posa\u00e7me thot\u00eb se k\u00ebrkesa e Belerit p\u00ebr leje t\u00eb posa\u00e7me nuk parashikohet n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u2018Gjykata, vler\u00ebson se situata e krijuar n\u00eb kontekstin e zbatimit t\u00eb parashikimeve ligjore lidhur me kufizimin e liris\u00eb personale t\u00eb personave t\u00eb ndodhur n\u00eb kushtet e paraburgimit lexuar s\u00eb bashku me t\u00eb drejtat e t\u00eb paraburgosurve p\u00ebr leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u00e7on n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuesit p\u00ebr t&#8217;u betuar e marr\u00eb detyr\u00ebn publike\u2019, thuhet n\u00eb vendimin e gjyqtar\u00ebve Irena Gjoka, Flora Hajredinaj dhe Erjon \u00c7ela.<\/p>\n<p>Gjykata arsyeton se pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb i krijohen bashkis\u00eb nga mos vijimi i betimit, ajo nuk mund t\u00eb tejkaloj\u00eb dispozitat ligjore, duke sugjeruar q\u00eb zgjidhja e ng\u00ebr\u00e7it i takonte institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb komenti ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr refuzimin e lejes ndaj Fredi Belerit, Rama paralajm\u00ebron si zgjidhje p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in e krijuar largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkis\u00eb dhe v\u00ebnien e k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00ebn qeverisjen qendrore. Nga Vladimir Karaj\u00a0 Rama paralajm\u00ebron vendosjen e Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs n\u00ebn qeverisjen qendrore Duke u nisur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67055","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67055\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}