{"id":67118,"date":"2023-12-22T09:50:42","date_gmt":"2023-12-22T09:50:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67118"},"modified":"2023-12-22T09:50:42","modified_gmt":"2023-12-22T09:50:42","slug":"kisha-gjithcka-dy-grate-me-te-bukura-te-italise-vanoni-e-sandrelli-dhe-nuk-ndjeja-me-asgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/22\/kisha-gjithcka-dy-grate-me-te-bukura-te-italise-vanoni-e-sandrelli-dhe-nuk-ndjeja-me-asgje\/","title":{"rendered":"\u201cKisha gjith\u00e7ka, dy grat\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Italis\u00eb, Vanoni e Sandrelli dhe nuk ndjeja m\u00eb asgj\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb bombastike me \u201cCorriere della Sera\u201d, Gino Paoli rr\u00ebfen motivet q\u00eb e shtyn\u00eb t\u00eb q\u00eblloj\u00eb n\u00eb zem\u00ebr<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Gino Paoli, mrekullia italiane fillon n\u00eb 1958 con \u00abVolare\u00bb e Modugno dhe p\u00ebrfundon n\u00eb 1963 me \u00abSapore di sale\u00bb t\u00ebnde.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE shkrova n\u00eb gjysm\u00eb ore, sikur dikush po ma diktonte. Qen\u00eb vite t\u00eb mrekullueshme, edhe pun\u00ebtor\u00ebt kishin 1500 lireta p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Capannina dhe mendohej se do t\u00eb zgjaste p\u00ebrgjithmon\u00eb, ama un\u00eb i shikoja ret\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb horizont\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe sinjali i par\u00eb i kriz\u00ebs qen\u00eb disonancat e pianofortit t\u00eb futura nga Ennio Morricone n\u00eb sulmin ndaj \u00abSapore di sale\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb gjeni, at\u00ebhere ende jo i famsh\u00ebm: p\u00ebr ta pasur, mu desh t\u00eb zihesha me produksionin. Por fillimi trondit\u00ebs i\u00a0 detyrohet kitares bas s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Little Tony\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Vitin ku doli k\u00ebnga ndoshta m\u00eb e bukur e shkruar ndonj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb italian, ju q\u00eblluat veten n\u00eb zem\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKisha gjith\u00e7ka dhe nuk ndjeja m\u00eb asgj\u00eb. Dy grat\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Italis\u00eb, Ornella Vanoni e Stefania Sandrelli, qen\u00eb t\u00eb dashuruara me mua. N\u00eb garazh kisha nj\u00eb Porsche, nj\u00eb Ferrari dhe nj\u00eb Flaminia Touring. \u00c7far\u00eb gj\u00ebje tjet\u00ebr mund t\u00eb kisha? Doja t\u00eb shikoja \u00e7far\u00eb kishte nga ana tjet\u00ebr\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe hoq\u00ebt frik\u00ebn e vdekjes?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abVdekja nuk m\u00eb ngjall frik\u00eb. Miku i jet\u00ebs time, Arnaldo Bagnasco, ishte i bindur se isha i depresuar prej incidentit rrugor ku kishte mbetur i vrar\u00eb nj\u00eb muzikant i ri. Kurse un\u00eb mendon se shtytja vendimtare ka qen\u00eb lufta\u00bb.<\/p>\n<p><strong>(\u2026)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ju Paoli nuk ishit komunist?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abJam i bindur se t\u00eb mirat e intelektit dhe t\u00eb natyr\u00ebs duhen v\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, por komunizmi duhet t\u00eb ishte nj\u00eb etap\u00eb drejt liris\u00eb, anarkis\u00eb. \u201cAnarchie avec une A grande comme amour\u201d, thoshte L\u00e9o Ferr\u00e9\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb portret i L\u00e9o Ferr\u00e9.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abGruaja, e lodhur nga tradh\u00ebtit\u00eb, e la dhe nga d\u00ebshp\u00ebrimi i q\u00eblloi mbi dy qent\u00eb e tij. I vrau edhe majmunin P\u00e9p\u00e9e, t\u00eb cilin L\u00e9o e adhuronte\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si f\u00ebmij\u00eb ju merreshit me boks.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIm at\u00eb m\u00eb tha: n\u00ebse bokson, kusurin ta jap un\u00eb. N\u00eb Genova e pasluft\u00ebs t\u00eb kapeshe me grushta ishte nj\u00eb nevoj\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se je z\u00ebn\u00eb me grushta edhe me Felice Maniero?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKriminaliteti e ka p\u00eblqyer gjithmon\u00eb bot\u00ebn e spektaklit. Maniero po rrihte nj\u00eb grua. Un\u00eb ndalova dhe m\u00eb dha nj\u00eb grusht t\u00eb p\u00ebrkryer, shum\u00eb t\u00eb bukur, n\u00eb nofull. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb i thash\u00eb: dalim jasht\u00eb dhe e rregullojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Qe i bindur: \u201cAjo grua \u00ebsht\u00eb ime shoqe, nd\u00ebrsa isha n\u00eb burg m\u00eb ka tradh\u00ebtuar me miqt\u00eb e mi. N\u00ebse tani ti dhe un\u00eb kombinojm\u00eb grindje, m\u00eb plasin brenda&#8230;\u201d\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE kund\u00ebrshtova se nuk mund ta rrihte gruan n\u00eb lokalin ku k\u00ebndoja un\u00eb, ama z\u00ebri u p\u00ebrhap, Memo Remigi n\u00eb tha: \u201cJe \u00e7mendur Gino q\u00eb do t\u00eb ziheshe me grushta me kreun e krimit t\u00eb Brenta?\u201d. N\u00eb burg kam p\u00ebrfunduar un\u00eb, por nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr: rraha dik\u00eb q\u00eb po kopaniste nj\u00eb qen\u00bb.<\/p>\n<p><strong>I dhat\u00eb ndonj\u00eb grusht t\u00eb p\u00ebrkryer edhe atij?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPo, nj\u00eb tipi q\u00eb m\u00eb pa duke ecur dhe preku koqet. Vishej me t\u00eb err\u00ebta, syze t\u00eb err\u00ebta: qarkullonte z\u00ebri se ishte ters. E q\u00ebllova mu n\u00eb fytyr\u00eb, m\u00eb pas i thash\u00eb: e pe? Tersi ka ardhur v\u00ebrtet\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pse shkruani se spektakli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m&#8230;?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSepse \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka dukje. Sot m\u00eb keq sesa dje. Dje kishim Mina dhe Vanoni. Sot dalin k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb pasmet\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Jeni z\u00ebn\u00eb me grushta ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr politik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb korrikun e\u00a0 1960 isha edhe un\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Genova. P\u00ebr qeverin\u00eb Tambroni nuk m\u00eb interesonte asgj\u00eb, por kur m\u00ebsuam se n\u00eb qytet p\u00ebr kongresin e MSI do t\u00eb kthehej ish prefekti Basile, ai q\u00eb kishte hartuar e t\u00eb deportuarve n\u00eb Gjermani, e kuptuam se duhej t\u00eb luftonim\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb kthehemi nat\u00ebn e 11 korrikut 1963. Pse e q\u00eblluat veten n\u00eb zem\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE provova me ila\u00e7et e gjumit, Nembutalin, t\u00eb shoq\u00ebruar me calvados, por nuk m\u00eb b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Mendova t\u00eb hidhesha nga dritarja, por nuk doja t\u2019i jepja n\u00ebn\u00ebs time dhimbjen e shikimit t\u00eb nj\u00eb djali t\u00eb cop\u00ebtuar. Kujtoj se kisha dy psitoleta. I b\u00ebra provat duke u q\u00eblluar me Derringer kalibri 5 brenda nj\u00eb libri bukur t\u00eb trash\u00eb dhe shikoj se plumbi hynte n\u00eb thell\u00ebsi. K\u00ebshtu u shtriva n\u00eb krevat dhe e q\u00ebllova veten. Jo n\u00eb kok\u00eb, gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ia dh\u00ebn\u00eb at\u00eb dhimbje n\u00ebn\u00ebs time. N\u00eb zem\u00ebr\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si mbijetuat?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPlumbi u ndal n\u00eb perikard. \u00cbsht\u00eb akoma aty dhe m b\u00ebn shoq\u00ebri; ka pushuar s\u00eb ting\u00eblluari kur kalon n\u00eb metal detector. M\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu. \u00c7do her\u00eb shpjegohesha: kam nj\u00eb plumb n\u00eb zem\u00ebr dhe askush nuk m\u00eb besonte\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Kush ju erdhi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spital?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKam nj\u00eb foto me Rita Pavone dhe Teddy Reno. Ornella kaloi nat\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy. N\u00eb korridor Luigi Tenco p\u00ebrs\u00ebriste i shqet\u00ebsuar: nuk b\u00ebhen k\u00ebto gj\u00ebra&#8230;\u00bb.<\/p>\n<p><strong>U tha se ju qet\u00eb q\u00eblluar pasi kishit zbuluar historin\u00eb midis Tenco dhe Stefania Sandrelli.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKjo ndodhi m\u00eb pas. Luigi m\u00eb telefonoi:\u00a0\u201cJam n\u00eb krevat me Stefania\u201d. E mora shum\u00eb keq dhe u prisha me t\u00eb dy. Sikur t\u00eb mos e kisha b\u00ebr\u00eb, ai do t\u00eb ishte akoma gjall\u00eb. Ajo telefonat\u00eb e tij nuk lind\u00ebte nga nj\u00eb mburrje mashkullore, por nga nj\u00eb ndjenj\u00eb mbrojtjeje. Tenco ishte shum\u00eb i lidhur me gruan time t\u00eb par\u00eb. Ishte m\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se Stefania nuk ishte gruaja e duhur p\u00ebr mua\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si ishte Tenco?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abAi dhe un\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb imazhin e poet\u00ebve t\u00eb mallkuar, pasi n\u00ebp\u00ebr lokale, n\u00eb vend t\u00eb q\u00eb kortezhonim vajzat, uleshim menjan\u00eb me fytyr\u00eb t\u00eb ngrysur dhe t\u00eb err\u00ebt, alla James Dean, me grushtin n\u00eb t\u00ebmth, k\u00ebshtu (<em>p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Gino Paoli b\u00ebhet Tenco i ngrysur<\/em>). K\u00ebshtu vajzat vinin. Nuk e kam kortezhuar kurr\u00eb nj\u00eb grua; qen\u00eb ato q\u00eb vinin tek un\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb realitet?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb realitet Luigi Tenco ishte nj\u00eb koqe kandari i madh. Arg\u00ebtues, i adhuronte shakat\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb shakash\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE preferuara e tij ishte ajo e kollares: afrohej duket qeshur, t\u00eb vinte nj\u00eb dor\u00eb mbi shpatull, t\u00eb b\u00ebnte t\u2019i flisje dhe nd\u00ebrkoh\u00eb me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb priste kollaren. Nj\u00eb her\u00eb, pasi kishte par\u00eb nj\u00eb film mbi vet\u00ebvrasjen, e rib\u00ebm\u00eb sken\u00ebn kryesore n\u00eb nj\u00eb \u00e7ati n\u00eb Genova: un\u00eb shtiresha se doja t\u00eb hidhesha dhe ai m\u00eb mbante. U desh ta nd\u00ebrprisnim, pasi ishte krijuar nj\u00eb turm\u00eb n\u00eb pritje&#8230;\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ideje keni krijuar p\u00ebr vdekjen e Tenco?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb goditje teatri jo e dal\u00eb mir\u00eb. Sikur kishte dashur t\u00eb m\u00eb imitonte mua: t\u00eb q\u00ebllonte veten dhe t\u00eb mbetej gjall\u00eb. Shkonte shum\u00eb nj\u00eb drog\u00eb e ardhur nga Suedia, Pronox, q\u00eb t\u00eb jepte nj\u00eb ndjenj\u00eb dyfisht\u00ebzimi, sikur nuk ishte m\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr veten&#8230; Sapo mora vesh lajmi u nisa drejt Sanremo. Festivali duhej ndalur dhe sikur t\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb gar\u00eb do t\u00eb arrija ta ndaloja. Takova Lucio Dalla dhe e mb\u00ebshteta pas murit\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pse?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abDo t\u00eb duhej t\u00eb t\u00ebrhiqe. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebnga e tij titullohej \u201cBisogna saper perdere\u201d, sidomos pse aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e lidhnin Lucio me mua\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Praktikisht Dalla ka njohur gjithmon\u00eb se qet\u00eb ju ai q\u00eb e bind\u00ebt t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abThjesht kisha kuptuar se ishte nj\u00eb gjeni. Ver\u00ebs v\u00ebrtiteshim me gjoksin e hapur me nj\u00eb dekapotabile dhe formohesin turma p\u00ebr t\u00eb na par\u00eb: t\u00eb dy leshator\u00eb, nuk qem\u00eb nj\u00eb spektak\u00ebl i bukur. Ndanim dhom\u00ebn, nganj\u00ebher\u00eb krevatin, pa m\u00eb lindur aspak dyshimi se Lucio ishte homoseksual. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e \u00e7ova n\u00eb nj\u00eb studio diskografike, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin dritat. N\u00eb gjysm\u00ebhije e pash\u00eb t\u00eb k\u00ebndonte lakuriq, me brek\u00ebt n\u00eb kok\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Guccini rr\u00ebfen se n\u00eb Bologna qarkullonte nj\u00eb z\u00eb: Dalla ishte djali i Padre Pio.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSipas meje \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e pamundur. Sigurisht e \u00ebma e linte tre muaj n\u00eb vit n\u00eb manastir tek Padre Pio\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Guccini thot\u00eb edhe s\u00eb k\u00ebnga italiane e autorit fillon me \u00abIl cielo in una stanza\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb historia e nj\u00eb orgazme. Pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse me nj\u00eb prostitut\u00eb \u2014 un\u00eb jam i gjenerat\u00ebs s\u00eb kazinove, ku e pata fillimin tim n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are, \u2014 me nj\u00eb grua q\u00eb e dashuron ose vet\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe nd\u00ebrsa fillon, tashm\u00eb ka mbaruar\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Mogol e b\u00ebri Mina t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb \u00abIl cielo in una stanza\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abUn\u00eb isha kund\u00ebr, e konsideroja nj\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse. Nuk kisha kuptuar asgj\u00eb, ama \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Mina b\u00ebhet Mina me at\u00eb k\u00ebng\u00eb. Kur p\u00ebrfundoi s\u00eb incizuari, shp\u00ebrtheu n\u00eb t\u00eb qara\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe Celentano?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb f\u00ebmij\u00eb rreth 86 vje\u00e7ar. I past\u00ebr. M\u00eb ofroi t\u00eb futesha n\u00eb klanin e tij. E pyeta: kush komandon n\u00eb k\u00ebt\u00eb klan? Adriano u p\u00ebrgjigj: un\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abI thash\u00eb: jo faleminderit, nuk do t\u00eb mund t\u00eb rrija n\u00eb nj\u00eb klan ku nuk jam un\u00eb ai q\u00eb komandoj\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Takimi me Vanoni?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPranvera e 1960. Kisha shkruar tashm\u00eb \u201cLa gatta\u201d. Jam tek studiot Ricordi, n\u00eb piano. Ngre shikimin dhe shikoj at\u00eb grua t\u00eb shk\u00eblqyer, z\u00ebrin sensual, duart e m\u00ebdha q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkon t\u2019i kompozoj nj\u00eb k\u00ebng\u00eb asaj\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ishte Ornella\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00abUn\u00eb e kam m\u00ebsuar t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb: pa mua do t\u00eb vazhdonte me k\u00ebng\u00ebt e bot\u00ebs s\u00eb krimit me t\u00eb cilat ajo, familje borgjeze, nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte aspak. Ornella ma ka m\u00ebsuar seksin. Isha plot me ndjesi faji. Me t\u00eb kam m\u00ebsuar t\u00eb flas duke b\u00ebr\u00eb dashuri. M\u00eb par\u00eb shkoja n\u00eb shtrat me k\u00ebdo q\u00eb merrte frym\u00eb; me Ornella ka zbuluar lirin\u00eb dhe natyrshm\u00ebrin\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e njohur se juve ju kan\u00eb treguar se Vanoni ishte lezbike dhe Vanoni se ju ishit gei.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abQem\u00eb n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Milano. Nj\u00eb bar i sh\u00ebmtuar, kamarier\u00eb t\u00eb pasjellsh\u00ebm. E pyes me zemr\u00ebn n\u00eb dor\u00eb: po ty t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb femrat? Ornella dridhet, m\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb jo dhe m\u00eb pyet: po ty t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb burrat? U puth\u00ebm plot pasion,\u00a0 \u00e7ova n\u00eb nj\u00eb hotel q\u00eb e frekuentoja, plot me prostituta dhe u mbyll\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ama ju ishit i martuar tashm\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMe Anna. Isha tek Bussola me time shoqe dhe vjen Ornella, q\u00eb e sheh, trishtohet dhe vall\u00ebzon gjith\u00eb nat\u00ebn me Sergio Bernardini, duke i qar\u00eb mbi shpatull. M\u00eb pas shkoj n\u00eb hotel n\u00eb Viareggio dhe zbuloj q\u00eb edhe Ornella ka marr\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb aty. Paralajm\u00ebroj katastrof\u00ebn dhe i k\u00ebrkoj portierit t\u00eb m\u00eb zgjoj\u00eb n\u00eb 7, p\u00ebr ta mbajtur situat\u00ebn n\u00ebn kontroll. Por ai maskarai nuk m\u00eb zgjon dhe kur zbres posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb m\u00ebngjestin i gjej q\u00eb t\u00eb dyja, Ornella dhe Anna, t\u00eb ulura bashk\u00eb q\u00eb m\u00eb thon\u00eb: \u201cTani duhet t\u00eb zgjedh\u00ebsh. O nj\u00ebr\u00ebn, ose tjetr\u00ebn\u201d\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abI shava q\u00eb t\u00eb dyja dhe u largova\u00bb.<\/p>\n<p><strong>(&#8230;)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Her\u00ebpas\u00ebhere ju fyenit publikun.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb Bussola e filloja koncertin me \u201cNon andare via\u201d, versioni im i kryevepr\u00ebs s\u00eb Jacques Brel. Publiku zhurm\u00ebronte: \u201cB\u00ebj k\u00ebng\u00ebt tuaja!\u201d. E qet\u00ebsoj dhe pastaj e shaj: \u201cIdiot\u00eb! N\u00ebse nuk kuptoni Brel, nuk m\u00eb kuptoni as mua\u201d. N\u00eb plate qen\u00eb Agnelli dhe Moratti. Parandjej nj\u00eb katastrof\u00eb tjet\u00ebr\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fakt?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMbr\u00ebmjen e nes\u00ebrme ishte nj\u00eb turm\u00eb e madhe, nuk arrija t\u00eb hyja. T\u00eb gjith\u00eb borgjez\u00ebt qen\u00eb aty p\u00ebr t\u2019u shar\u00eb nga Gino Paoli\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Her\u00eb t\u00eb tjera k\u00ebnduar duke i kthyer krah\u00ebt publikut.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abFilloja me \u201cIl cielo in una stanza\u201d dhe midis nj\u00eb strofe dhe tjetr\u00ebs nj\u00eb tip n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb ul\u00ebret: Chiove a zeffunno! \u201cQuando sei qui con me\u2026\u201d. Dhe ajo: Chiove a zeffunno! \u201cQuesta stanza non ha pi\u00f9 pareti\u2026\u201d. Chiove a zeffunno! Mu desh t\u00eb ndalesha dhe ta pyesja: mund ta di \u00e7far\u00eb do? Donte nj\u00eb k\u00ebng\u00eb napoletane \u2013 chiove a zeffunno do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb bie shi me gjyma \u2013 q\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb. U largova\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pastaj vjen \u201968 dhe ju t\u00ebrhiqeni nga skena, seriozisht.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIshte nj\u00eb revolucion fals. Nuk m\u00eb p\u00ebrkiste dhe im at\u00eb m\u00eb kishte m\u00ebsuar se kur nuk ke asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, duhet t\u00eb hesht\u00ebsh. K\u00ebshtu q\u00eb u t\u00ebrhoqa n\u00eb Levanto, ku hapa nj\u00eb lokal\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe ju kushtuat drog\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIsha b\u00ebr\u00eb rob i saj. P\u00ebr dy vite. E kisha filluar me nj\u00eb cigare, p\u00ebr t\u00eb rikuperuar z\u00ebrin. Pastaj kam provuar gj\u00ebra gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Por kur kap\u00ebn furnizuesin tim, e lash\u00eb. Jo p\u00ebr virtyt, prej nevoj\u00ebs\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Me alkolin ka qen\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abP\u00ebr 20 vjet e kam kaluar me nj\u00eb shishe uiski n\u00eb dit\u00eb. Tani, si\u00e7 e shikoni, nuk e pij as edhe nj\u00eb pik\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ama n\u00eb lib\u00ebr qaheni se nuk shp\u00ebtuar njeriun q\u00eb ju donte m\u00eb shum\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abTim v\u00eblla Guido \u2014 nj\u00eb fizikan, shum\u00eb inteligjent \u2014 u zhyt n\u00eb alkol pa mundur t\u00eb un\u00eb ta kuptoja\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe n\u00eb jet\u00eb tuaj hyri nj\u00eb grua q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb gruaja juaj, Paola.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIshte 15 vje\u00e7e. E refuzova: nuk doja t\u00eb p\u00ebrfundoja s\u00ebrish n\u00eb burg. U kthye pasi kishte mbushur t\u00eb 16at. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha nj\u00eb grua n\u00eb \u00e7do qytet: Paola u p\u00ebrball me t\u00eb gjitha. Rivalja m\u00eb e rrezikshme, ajo e Torino, gati nj\u00eb e fejuar, u vuri n\u00eb arrati duke i shfaqur nj\u00eb thik\u00eb me dorez\u00eb t\u00eb madhe\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb tek diskograf\u00ebt paguheshit me ark\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIshte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb mos u zhdukur gjith\u00e7ka. Koncertet e para mi paguanin n\u00eb kesh, un\u00eb i fusja parat\u00eb n\u00eb nj\u00eb qese dhe e p\u00ebrmbysja n\u00eb tavolin\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb: kush donte, merrte. E kam n\u00ebshkruar kontrat\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Milano me kompanin\u00eb Ricordi, dola nga Galleria, ishte nj\u00eb tryez\u00eb me tartuf\u00eb dhe fillova t\u2019i q\u00ebroj si karkalec\u00ebt e pjekur. Pastaj hyra n\u00eb nj\u00eb kon\u00e7ensionare automobilash dhe bleva nj\u00eb Austin-Healey 3000, me kambion anglez\u00e7e q\u00eb nuk dija ta p\u00ebrdorja. B\u00ebra gjysm\u00eb Milano \u2013 Genova me t\u00eb par\u00ebn; n\u00eb Voghera fika motorin. Ju p\u00eblqen kjo sht\u00ebpi?\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Nga taraca shikohet Liguria nga Portofino n\u00eb Bergeggi.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb gjysm\u00eb ma bleu RCA, gjysm\u00ebn tjet\u00ebr CGD. P\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb m\u00eb kishte mbetur asgj\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Edhe Califano e filloi karrier\u00ebn fal\u00eb teje.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb talent i \u00e7mendur, fatkeq\u00ebsisht i shkat\u00ebrruar nga droga\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si Chat Baker.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb Versilia kishte gjetur nj\u00eb mjek q\u00eb i kalonte ila\u00e7e si morfina. Vet\u00ebm se duhej t\u00eb \u00e7pohej shum\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Shkoi n\u00eb kriz\u00eb, nuk gjendej nj\u00eb cep l\u00ebkure ku t\u2019i injektoje metadonin: n\u00eb fund e \u00e7puan k\u00ebtu, n\u00ebn sy, dhe e shp\u00ebtuan\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si e gjeni Meloni?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE vock\u00ebl, e ashp\u00ebr, kok\u00ebfort\u00eb. Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb Palazzo Chigi. Duhet t\u00eb zgjedhim m\u00eb shum\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pse?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSepse jan\u00eb m\u00eb inteligjente. Vlen edhe p\u00ebr qent\u00eb, e dini? Un\u00eb kam vet\u00ebm femra: Nana, nj\u00eb bulldoge; Lula, nj\u00eb labrador; Leila, nj\u00eb qenkujkonj\u00eb \u00e7ekosllovake\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Dhe nga e majta kush ju p\u00eblqen?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSchlein \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister: nuk e njoh historin\u00eb e sa, nuk e kuptoj sesi e drejton partin\u00eb. Gjej interesante Greta Thunberg. Varka mbytet dhe n\u00eb bordin e saj jemi t\u00eb gjith\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Grillo?<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mik, si Antonio Ricci dhe Renzo Piano dhe miqt\u00eb nuk gjykohen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb idealist q\u00eb donte v\u00ebrtet t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka p\u00ebr vendin; sesi e ka b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim tjet\u00ebr\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Vitin tjet\u00ebr ju do t\u00eb mbushni 90 vje\u00e7\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abDo ta festoj duke p\u00ebrqafuar Krishtin e ult\u00ebsirave, n\u00eb detin e San Fruttuoso. Deri n\u00eb Covid e b\u00ebja \u00e7do ver\u00eb, n\u00eb zhytje. Tani do t\u00eb rifilloj\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Bota e p\u00ebrtejme ekziston?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNuk e kam me siguri, por me bindje po, nj\u00eb lule q\u00eb vdes dhe rilind. Pse ne jo? Por me vet\u00ebdijen ton\u00eb \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb? \u00cbsht\u00eb nga ajo nat\u00eb e korrikut 1963 q\u00eb jetoj me k\u00ebt\u00eb kuriozitet\u00bb.<\/p>\n<p>(Aldo Cazullo p\u00ebr <em>Corriere della Sera<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb bombastike me \u201cCorriere della Sera\u201d, Gino Paoli rr\u00ebfen motivet q\u00eb e shtyn\u00eb t\u00eb q\u00eblloj\u00eb n\u00eb zem\u00ebr Gino Paoli, mrekullia italiane fillon n\u00eb 1958 con \u00abVolare\u00bb e Modugno dhe p\u00ebrfundon n\u00eb 1963 me \u00abSapore di sale\u00bb t\u00ebnde. \u00abE shkrova n\u00eb gjysm\u00eb ore, sikur dikush po ma diktonte. Qen\u00eb vite t\u00eb mrekullueshme, edhe pun\u00ebtor\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67119,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-67118","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67118"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67118\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}