{"id":67373,"date":"2023-12-26T10:15:47","date_gmt":"2023-12-26T10:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67373"},"modified":"2023-12-26T10:16:33","modified_gmt":"2023-12-26T10:16:33","slug":"berisha-sot-edi-rama-ka-ne-menyre-absolute-cdo-pushtet-pocesi-ndaj-meje-pa-asnje-fakt-dokument-apo-firme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/26\/berisha-sot-edi-rama-ka-ne-menyre-absolute-cdo-pushtet-pocesi-ndaj-meje-pa-asnje-fakt-dokument-apo-firme\/","title":{"rendered":"Berisha: Sot Edi Rama ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u00e7do pushtet, pocesi ndaj meje pa asnj\u00eb fakt, dokument apo firm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me t\u00eb rinjt\u00eb e FRPD tha se, sot Edi Rama ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u00e7do pushtet. Berisha tha se, k\u00ebtu ngjallet nj\u00eb frym\u00eb antirini e q\u00ebllimshme dhe me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb synohet t\u00eb largohet rinia nga Shqip\u00ebria.<br \/>\n\u201cSa her\u00eb q\u00eb m\u00eb jepet rasti t\u00eb bisedoj me t\u00eb rinjt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e sinqert\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb ngrihet, qofshin k\u00ebta t\u00eb rinj demokrat\u00eb, qofshin t\u00eb rinj indiferent\u00eb, qofshin t\u00eb rinj t\u00eb bindjeve t\u00eb tjera.<br \/>\nKjo pyetje bashk\u00ebjeton sot me \u00e7do t\u00eb ri shqiptar.<br \/>\nKjo pyetje mundon secilin prej jush pasi p\u00ebrgjigjja ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<br \/>\nPrandaj fjal\u00ebn time sot do e nis duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i jap p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetje q\u00eb q\u00ebndron si barrier\u00eb sot mes jush dhe t\u00eb \u00ebndrave tuaja, t\u00eb ardhmes tuaj.<br \/>\nKjo pyetje fam\u00ebkeqe \u00ebsht\u00eb: pse \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri? Ose e formuluar ndryshe: pse nuk po ia dal dot n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe po largohem prej tij?<br \/>\nI sigurt kam q\u00eb \u00e7do i ri e ka pyetur veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb para se t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e dheut.<br \/>\nArsyeja pse un\u00eb nisa fjal\u00ebn time me k\u00ebt\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrs\u00ebri, pavar\u00ebsisht nga rezultati dramatik i situat\u00ebs, pyetja k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb ikin sepse shkollimi i tyre po degradon dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, formimi, qoft\u00eb universitar, qoft\u00eb parauniversitar, qoft\u00eb profesional, \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<br \/>\nPor studimi i fundit ishte v\u00ebrtetimi i atyre konstatimi n\u00eb qindra e mij\u00ebra raste se arsimi po degradon me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe.<br \/>\nStudimi i fundit i PISA-s gjeti se Shqip\u00ebria, n\u00eb 9-vje\u00e7arin e k\u00ebsaj qeverie p\u00ebsoi r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. U rendit e para n\u00eb degradimin e arsimit. U kthye n\u00eb vitet 2000.<br \/>\nImagjinoni nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb n\u00eb arsimin parauniversitar p\u00ebrgatiten jo p\u00ebr vitet 2024, por p\u00ebr vitet 2000. P\u00ebrgatiten p\u00ebr 20 vite mbrapa.<br \/>\nP\u00ebrgatiten p\u00ebr koh\u00ebn pothuajse t\u00eb fillimit t\u00eb internetit apo para internetit.<br \/>\nR\u00ebnie katastrofale. R\u00ebnie me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nNatyrisht, do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do pranonim se vet\u00ebm arsimi \u00ebsht\u00eb shkaku i k\u00ebtij largimi masiv t\u00eb t\u00eb rinjve, i shkretimit t\u00eb vendit n\u00eb raport me ju, me mosh\u00ebn tuaj, Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.<br \/>\nBesarti dha disa statistika trondit\u00ebse, asnj\u00eb luft\u00eb, asnj\u00eb gjendje nuk ka larguar nga ndonj\u00eb vend t\u00eb rinjt\u00eb sa \u00e7\u2019jan\u00eb larguar k\u00ebto 10 vite.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 arsimit, shpeshher\u00eb ju ndodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde ju faj\u00ebsojn\u00eb ose vet\u00ebfaj\u00ebsojn\u00eb, sepse qeveria ka ushqyer nj\u00eb frym\u00eb shfuqizuese ndaj jush. Qeveria b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb ju t\u00eb mos ndjeheni t\u00eb fuqish\u00ebm. Ndaj i m\u00ebshon me propagand\u00ebn e saj se jan\u00eb \u00e7una dhe vajza kafenesh, se jan\u00eb zdromsa, jan\u00eb dembela.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur asnj\u00ebra nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kapacitetet tuaja intelektuale jan\u00eb absolutisht t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar. Jo me ju, por me studimet e para gjenealogjike dhe antropolitike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Askush dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka v\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb diskutim inteligjenc\u00ebn shqiptare.<br \/>\nK\u00ebtu ngjallet nj\u00eb frym\u00eb antirini e q\u00ebllimshme dhe me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb synohet t\u00eb largohet rinia nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nRikujtoni p\u00ebr nj\u00eb moment Edi Ram\u00ebn, ministrat e tij, nuk e p\u00ebrmendin kurr\u00eb fjal\u00ebn rini. Nuk ekziston p\u00ebr ta fjala rini. Ekziston vet\u00ebm kur i duhet pr t\u00eb mbushur sheshet n\u00eb koncerte p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, por p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nSe p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, interesi absolut \u00ebsht\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohen me nj\u00eb qeverisje t\u00eb till\u00eb dhe me pasoja t\u00eb till\u00eb, t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nPor n\u00eb qoft\u00eb se ju dhe \u00e7do i ri shtron pyetjen me t\u00eb drejt\u00eb pse nuk ia dalim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ju garantoj se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb Europ\u00eb, kurr\u00eb nuk do gjeni nj\u00eb tok\u00eb me potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si ky vend. Pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kaq sip\u00ebrfaqe, nuk i ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr.<br \/>\nPotenciali i saj turistik \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm sepse ka nj\u00eb kombinim mahnit\u00ebs t\u00eb alpeve dhe maleve me brigjet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb rajon. Sepse ka nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb pak\u00ebt, por shum\u00eb pjellore. Sepse ka rezerva t\u00eb m\u00ebdha minerale, ka fushat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs onshore n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nPra, jetohet midis gjith\u00eb k\u00ebtyre pasurive dhe megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria nuk jep shansin q\u00eb ju ta nd\u00ebrtoni k\u00ebtu \u00ebndrr\u00ebn tuaj.<br \/>\nShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i mallkuar, por nj\u00eb vend i tradhtuar. I tradhtuar n\u00eb themelet e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. I tradhtuar n\u00eb ato parime, pa t\u00eb cilat vendi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i yti. Pa t\u00eb cilat, ti detyrohesh t\u00eb k\u00ebrkosh nj\u00eb streh\u00eb tjet\u00ebr. Dhe kjo ndodh sot.<br \/>\nN\u00eb aparenc\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb liri e rrem\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb liri e rrem\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria sot, nj\u00eblloj si n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste, ka t\u00eb gjitha t\u00eb pushtetet e saj n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu. Pa p\u00ebrjashtim.<br \/>\nU them un\u00eb ju, nga memoria dhe eksperienca ime, Shqip\u00ebria pati dy diktator\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, Enver Hoxh\u00ebn dhe pasardh\u00ebsin e tij. Enver Hoxha i kishte t\u00eb gjitha n\u00eb dor\u00eb, por pasaardh\u00ebsi nuk i kishte t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb dor\u00eb. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebrpiqej, por s\u00ebrish nuk i kishte.<br \/>\nSot Edi Rama ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb verb\u00ebr, \u00e7do pushtet.<br \/>\nJu jeni d\u00ebshmitar\u00eb, ndoshta keni ndjekur procesin e tij ndaj meje. Nj\u00eb proces pa asnj\u00eb fakt, pa asnj\u00eb dokument, pa asnj\u00eb firm\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb privatizimin e nj\u00eb kompleksi me qindra pronar\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte dh\u00ebndri im, Jamarb\u00ebr Malltezi. Asnj\u00eb firm\u00eb. Nj\u00eb proces i filluar n\u00eb vitin 1995, i p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2009 n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha ligjet e vendit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ky q\u00eb ka marr\u00eb tok\u00ebn e tij dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i 500 mijti pronar q\u00eb ka marr\u00eb trojet dhe ka marr\u00eb 400 metra nga 1 miliard e 577 milion\u00eb e 400 mij\u00eb met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb q\u00eb qeveria, n\u00eb p\u00ebrputhje me programin e saj, ua dor\u00ebzoi pronar\u00ebve legjitim\u00eb. Ky vihet n\u00eb gjendje arresti.<br \/>\nVet\u00eb Edi Rama, me firm\u00ebn e tij, me 4 vendime qeverie, merr nga toka e k\u00ebsaj familje, t\u00eb cil\u00ebt fisnik\u00ebrisht e kishin dhuruar p\u00ebr shkoll\u00eb komuniteti, 1500 met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb. Po si i merr? Me 4 firma. Ky q\u00eb mori 400 metra nuk ka asnj\u00eb firm\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Kurse ky tjetri, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 1500 metra, vendos 4 firma nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, dhe burgos k\u00ebt\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 burgos\u00ebn n\u00eb vitin 1946, paraardh\u00ebsit e tij\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me t\u00eb rinjt\u00eb e FRPD tha se, sot Edi Rama ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u00e7do pushtet. Berisha tha se, k\u00ebtu ngjallet nj\u00eb frym\u00eb antirini e q\u00ebllimshme dhe me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb synohet t\u00eb largohet rinia nga Shqip\u00ebria. \u201cSa her\u00eb q\u00eb m\u00eb jepet rasti t\u00eb bisedoj me t\u00eb rinjt\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}