{"id":67414,"date":"2023-12-26T12:22:58","date_gmt":"2023-12-26T12:22:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67414"},"modified":"2023-12-26T12:22:58","modified_gmt":"2023-12-26T12:22:58","slug":"besart-xhaferri-edi-rama-duhet-ta-dije-se-nuk-mund-te-fshihet-askund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/26\/besart-xhaferri-edi-rama-duhet-ta-dije-se-nuk-mund-te-fshihet-askund\/","title":{"rendered":"Besart Xhaferri: Edi Rama duhet ta dij\u00eb se nuk mund t\u00eb fshihet askund!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT TE FRPD, BESART XHAFERRI<\/p>\n<p>Tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike u mblodh p\u00ebr t\u00eb festuar 8 dhjetorin, dit\u00ebn e Rinis\u00eb dhe 11 dhjetorin, dit\u00ebn e Themelimit.<\/p>\n<p>Dy her\u00eb, partia jon\u00eb, partia e par\u00eb e anti-komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb goditur mu n\u00eb thelbin e saj. Thelbi i k\u00ebsaj partie jan\u00eb rinia dhe liria.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1990-1992, Ramiz Alia dhe komunist\u00ebt, edhe pse i sulmuan, p\u00ebr hir t\u00eb propagand\u00ebs, b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb rinia e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb largohej. N\u00ebp\u00ebrmjet ambasadave, me anije n\u00ebp\u00ebr det, n\u00ebp\u00ebr kufijt\u00eb vrastar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, me \u00e7do form\u00eb, rrug\u00eb e pa rrug\u00eb, Byroja Politike e donte rinin\u00eb n\u00eb ekzil, duke e ditur se t\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb votonin kund\u00ebr partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb asaj Socialiste.<\/p>\n<p>Qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb e lan\u00eb vendin asokohe n\u00eb nj\u00eb prej eksodeve m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Prej 30 vitesh Partia Socialiste ka nd\u00ebrruar l\u00ebkur\u00eb, por nuk e ka harruar zakonin e vjet\u00ebr. Politikat e saj ekonomike, sociale dhe kulturore, kan\u00eb detyruar rreth 1 milion shqiptar\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb emigrojn\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb ekziston nj\u00eb shif\u00ebr kok\u00ebfort\u00eb e INSTAT. Deri n\u00eb vitin 2012 grupmosha nga 0-28 vje\u00e7 p\u00ebrb\u00ebnte 50 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb 10 vitet e fundit ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 20 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Kan\u00eb ikur t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e gjimnazit dhe universitetit, por kan\u00eb ikur edhe prind\u00ebrit e rinj, profesionist\u00ebt e sapomartuar t\u00eb cil\u00ebt me f\u00ebmij\u00ebt e tyre mund\u00ebsojn\u00eb rinimin dhe vitalitetin e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb ky depresion komb\u00ebtar shoq\u00ebrohet nga slogani \u2018k\u00ebtu nuk ka m\u00eb shpres\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Kur ikin t\u00eb rinjt\u00eb, shuhen shpresat, triumfon korrupsioni i hapur, dhe modeli shoq\u00ebror b\u00ebhet i forti n\u00eb politik\u00eb dhe politika e forc\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i thon\u00eb vetes shqiptar\u00eb dhe e duan k\u00ebt\u00eb vend u del nj\u00eb detyr\u00eb: REZISTENCA!<\/p>\n<p>Programi i Edi Ram\u00ebs dhe sorosian\u00ebve t\u00eb tij, k\u00ebtyre sorrave t\u00eb antishqiptarizm\u00ebs, q\u00eb me propagand\u00eb dhe para duan t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb shkab\u00ebn dykrenore t\u00eb komit dhe flamurit, \u00ebsht\u00eb i zi dhe bes\u00ebprer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qeverisur me leht\u00ebsi dhe me jet\u00ebgjat\u00ebsi Shqip\u00ebrin\u00eb ata planifikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjysmojn\u00eb popullat\u00ebn e vendit, duke i hequr atij pjes\u00ebn m\u00eb vitale, rinin\u00eb dhe profesionist\u00ebt. Pjesa q\u00eb mbahet jan\u00eb bujkrob\u00ebr t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kafsh\u00ebve. 680 mij\u00eb pensionist\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Edi Rama sa her\u00eb ka zgjedhje u zgjat nj\u00eb zarf l\u00ebmoshe, dhe disa qindra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb fryr\u00eb me patronazhist\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo ushtri e nj\u00eb vendi q\u00eb po vdes, me n\u00eb krye nj\u00eb prij\u00ebs ku bashkohen grandomania e nj\u00eb putini ballkanik dhe grotesku i nj\u00eb kaudiljoje latino-amerikan, q\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb gjithkujt, plack\u00eb t\u00eb dikujt dhe atdhe t\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Ky njeri q\u00eb quhet Edi Rama, pasi e ka shkretuar territorin n\u00eb favor t\u00eb narko-deputet\u00ebve, narko-kryebashkiak\u00ebve, narko-drejtor\u00ebve, narko-familjar\u00ebve, i duhet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb penges\u00ebn e fundit n\u00eb rrug\u00ebn drejt pushtetit t\u00eb pakontrolluar dhe shtetit t\u00eb izoluar t\u00eb tekave t\u00eb tij, atij vendi q\u00eb ne e njohim si Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon, me hir e pahir, t\u00eb vras\u00eb nervin opozitar, t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe liderin e saj historik, Sali Berisha. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka angazhuar, dit\u00eb e nat\u00eb, me parat\u00eb q\u00eb u vjedh shqiptar\u00ebve \u00a0dit\u00ebn e nat\u00ebn, dhjet\u00ebra bandit\u00eb trans-nacional\u00eb q\u00eb nga McGonigal e deri te Aleks Soros.<\/p>\n<p>Ai nuk e njeh opozit\u00ebn e Sali Berish\u00ebs sepse Doktor Berisha nuk \u00ebsht\u00eb djali i mir\u00eb Lul me t\u00eb cilin mund t\u00eb qeveriset.<\/p>\n<p>Ai nuk i lejon k\u00ebsaj opozite, opozit\u00ebs son\u00eb, opozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, asnj\u00eb komision hetimor parlamentar. Ne nuk ia k\u00ebrkojm\u00eb Edi Ram\u00ebs ata q\u00eb na e jep Kushtetuta e vendit. N\u00ebse Edi Rama nuk na i jep, ne ia marrim me forc\u00ebn e rinis\u00eb, me forc\u00ebn e mosbindjes civile, me qindra shembuj rezistence q\u00eb e kan\u00eb ndezur flak\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit, kur rinis\u00eb, kur qytetar\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb penguar ardhm\u00ebria, kur iu \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb shpresa.<\/p>\n<p>Rama nuk i lejon opozit\u00ebs s\u00eb vendit t\u00eb tij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb caktuar krer\u00ebt e koalicionit zgjedhor, krer\u00ebt e forumeve parlamentare t\u00eb veta, kreun e grupit.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e duron dot pranin\u00eb e Sali Berish\u00ebs, i cili ia vendin me zgjedhje t\u00eb lira, sepse lideri historik i PD i kujton atij nj\u00eb nd\u00ebr rekordet q\u00eb nuk e vendosi dot kurr\u00eb, dhe nj\u00eb prej fitoreve q\u00eb nuk e\u00a0 arriti askurr\u00eb: fitoren si kryeminist\u00ebr me zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e duron dot 8 dhjetorin e vitit \u201990 t\u00eb rinis\u00eb shqiptare, q\u00eb i hapi rrug\u00eb 11 dhjetorit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sepse 8 dhe 11 jan\u00eb datat q\u00eb nuk e lejuan at\u00eb ti dhuronte Ramiz Alis\u00eb dhe et\u00ebrve t\u00eb tij at\u00eb q\u00eb d\u00ebshironte: nj\u00eb pushtet t\u00eb majt\u00eb dhe nj\u00eb opozit\u00eb po t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri dot n\u00eb vitet 90 Rama po p\u00ebrpiqet ta kryej\u00eb sot: ta l\u00ebr\u00eb vendin pa opozit\u00eb reale, duke em\u00ebruar n\u00eb vend t\u00eb saj nj\u00eb kinse opozit\u00eb. Ai k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebria ti kthehet \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ramiziane me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb krye dhe Frontin Demokratik t\u00eb AliBash\u00ebs, q\u00eb i mban qiriun dhe mbyll goj\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb e cakton kursi i narko-euros.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e Ram\u00ebs. Ai e mbulon me spinin diktatorial t\u00eb miliona turist\u00ebve, t\u00eb kullave q\u00eb ngrihen me 40 kate, por i kan\u00eb 40 pash\u00eb n\u00ebn tok\u00eb kufomat e krimeve mbi t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur, t\u00eb Nastradinit q\u00eb e an\u00ebtar\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE me ChatGPT, t\u00eb satelit\u00ebve Albania 1 dhe 2, q\u00eb kontrollojn\u00eb territorin por jo edhe z\u00ebvend\u00ebsin e Ram\u00ebs, q\u00eb \u00e7an ferr\u00ebn duke ia l\u00ebn\u00eb lepurin e incenerator\u00ebve n\u00eb dor\u00eb, her\u00eb Terit e her\u00eb Tush\u00ebs; t\u00eb thjeshtr\u00ebs q\u00eb figuron n\u00eb cdo projekt t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00ebs, si Albert Speer n\u00eb Berlinin e Hitlerit; t\u00eb lali Erit q\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e mesomosh\u00ebs b\u00ebn ende si \u00e7unaku i mbr\u00ebmjeve sapio-seksuale t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Mjaftit; t\u00eb velinave t\u00eb televizioneve- gra e burra e bashk\u00eb- q\u00eb ia mbulojn\u00eb mutqverisjen me potpurin\u00eb e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb i rri ngusht\u00eb artit politik global t\u00eb naltgjat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 brezat para nesh ia prish\u00ebn Byros\u00eb Politike \u00ebndrr\u00ebn e nj\u00eb partie, q\u00eb ishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se Fronti Demokratik, por gjithmon\u00eb n\u00ebn hyqmin e N\u00ebn\u00ebs Parti, edhe ne do t\u2019iA prishim Ram\u00ebs projektin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie me opozit\u00eb fasad\u00eb, \u00e7el\u00ebsin kopil t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e mban n\u00eb qaf\u00eb, bashk\u00eb me vul\u00ebn dhe logon, her\u00eb Alibasha e her\u00eb Lul Brava.<\/p>\n<p>Ne nuk e japim opozit\u00ebn sepse nuk \u00ebsht\u00eb e jona p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb. Partia Demokratike, opozita reale e k\u00ebtij vendi, i p\u00ebrket rinis\u00eb s\u00eb Dhjetorit 90 dhe rinis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot e cdo dit\u00eb, kudo q\u00eb ndodhet, n\u00eb atdhe apo n\u00eb Diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet ti b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb mir\u00eb. Asnj\u00eb diktatori nuk i ka mjaftuar Garda, policia, parat\u00eb, kur kapaku i kup\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arm\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e atyre t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb sosur durimi.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet ta dij\u00eb se nuk mund t\u00eb fshihet, as posht\u00eb bunkerit n\u00eb form\u00eb fustani n\u00eb Surrel, as pas fundit t\u00eb SPAKU-t, q\u00eb ulet e ngrihet si perde teatri dylek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ai i ka borxh k\u00ebtij vendi, k\u00ebsaj rinie, dy gj\u00ebra: normalitetin politik dhe zgjedhjet e lira. Ai i ka marr\u00eb peng prej 10 vitesh dhe ne po vijm\u00eb p\u00ebr ti marr\u00eb mbrapsht. Nuk jan\u00eb t\u00eb tijat p\u00ebr ti mbajtur dhe as jan\u00eb tonat p\u00ebr ti p\u00ebrdorur. Jan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe asaj do t\u2019ia kthejm\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT TE FRPD, BESART XHAFERRI Tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike u mblodh p\u00ebr t\u00eb festuar 8 dhjetorin, dit\u00ebn e Rinis\u00eb dhe 11 dhjetorin, dit\u00ebn e Themelimit. Dy her\u00eb, partia jon\u00eb, partia e par\u00eb e anti-komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb goditur mu n\u00eb thelbin e saj. Thelbi i k\u00ebsaj partie jan\u00eb rinia dhe liria. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}