{"id":67525,"date":"2023-12-27T12:00:14","date_gmt":"2023-12-27T12:00:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67525"},"modified":"2023-12-27T12:00:14","modified_gmt":"2023-12-27T12:00:14","slug":"protestat-nuk-do-te-ndalen-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/27\/protestat-nuk-do-te-ndalen-2\/","title":{"rendered":"Protestat nuk do t\u00eb ndalen!"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb fjal\u00ebn e tij para protestuesve n\u00eb protest\u00ebn e mbajtur pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb tha se, kjo gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs dhe po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb masakruar arritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb fjalimin e mbajtur gjat\u00eb protest\u00ebs tek Gjykata e Lart\u00eb shtroi nj\u00eb mori pyetjesh, ku nd\u00ebr tyre citoi: A ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot t\u00eb mos pranoj\u00eb se shumica e demokrat\u00ebve kan\u00eb zgjedhur si kreun e tyre Sali Berish\u00ebn? Ai tha me tej, a ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb tresi rr\u00ebmbimin nga gjykata t\u00eb simbolit t\u00eb PD?<\/p>\n<p>Berisha tha se, ky akt ndodh vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb. Berisha tha se, jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt, por edhe \u00e7do shqiptar q\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb vendim, do pranoj\u00eb nj\u00eb n\u00ebnshtrim posht\u00ebrues.<\/p>\n<p>Berisha tha para protestuesve se, kur kreu i opozit\u00ebs burgoset pa asnj\u00eb akuz\u00eb, burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FJALIMI I PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr ju luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb q\u00eb nisni sot dit\u00ebn n\u00eb revolt\u00ebn tuaj kund\u00ebr diktatur\u00ebs, q\u00eb nisni sot dit\u00ebn me revolt\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb jet\u00ebn time un\u00eb kam patur privilegjin q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta. Kam sh\u00ebrbyer si president, kam sh\u00ebrbyer si kryeminist\u00ebr. Kjo karrier\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb poste publike zhvillon tek njeriu natyr\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr respektimin e ligjit. Zgjohesh me ligjin, punon gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs me ligjin, fle me ligjin dhe vet\u00ebm me ligjin vazhdon jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sali Berish\u00ebn, ligji ka qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rregull i shkruar. Ai ka qen\u00eb thuajse nj\u00eb p\u00ebrcaktim gjysm\u00ebhyjnor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb porosi kam patur gjithmon\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi dhe nuk jam lodhur kurr\u00eb duke p\u00ebrs\u00ebritur: Respektoni ligjin, respektoni ligjin, respektoni ligjin!<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb vite tashm\u00eb q\u00eb armiq dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi kan\u00eb nxitur hetime shterruese ndaj meje, dhe ka nj\u00eb arsye, pse kaq pas shum\u00eb koh\u00ebsh, pas kaq pqrpjekjesh nuk kan\u00eb gjetur dot asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb shkelje n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra vendime t\u00eb Sali berish\u00ebs, sepse un\u00eb gjithnj\u00eb kam respektuar ligjin dhe vet\u00ebm ligjin.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam respektuar ligjin me bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se ai respekt \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr garantimin e lirive tuaja, p\u00ebr funksionimin e shtetit ligjor pa t\u00eb cilin nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u2019u them para jush sot se v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb konsiderat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa un\u00eb p\u00ebr ligjin. Ky \u00ebsht\u00eb fakt, por sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb secili prej nesh duhet t\u00eb kujtoj\u00eb di\u00e7ka thelb\u00ebsore q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb harruar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji t\u00eb dashur miq?<\/p>\n<p>Ligjet, Kushtetuta, gjykatat jan\u00eb t\u00eb gjitha instrumente p\u00ebr t\u00eb garantuar lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Ashtu si kirurgu ka bisturin\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e t\u00eb s\u00ebmurit, zyrtari ka ligjin n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar jet\u00ebn e njerzve. Por meq\u00ebn\u00ebse p\u00ebrmenda bisturin\u00eb, \u00e7do njeri e di se ashtu si kund\u00ebr bisturia shp\u00ebton jet\u00eb n\u00eb duart e mjekut, bisturia mund t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e kriminelit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me ligjin. N\u00eb duart e zyrtarit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ligji garanton t\u00eb drejta dhe lirit\u00eb e njeriut. N\u00eb duart e kriminelit, ligji \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb eficente p\u00ebr shtytjen e lirive dhe asgj\u00ebsimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Mos e harroni kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Ishte me gjykata, q\u00eb Adolf Hitleri urdh\u00ebronte persekutimin e hebrenjve. Ishte me gjykata q\u00eb Enver Hoxha urdh\u00ebronte burgosjen dhe ekzekutimin e armiqve t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb me gjykata q\u00eb Putini burgos sot opozit\u00ebn e vendit t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb kjo gjykat\u00eb mbrapa meje, mbrapa nesh, veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs, e cila sot po p\u00ebrdoret nj\u00eblloj si bisturia n\u00eb duart e kriminelit, p\u00ebr t\u00eb masakruar arritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, simbolin e pluralizmit politik.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Gabimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb qytetari \u00ebsht\u00eb ta marr\u00eb ligjin t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, t\u00eb marr\u00eb lirit\u00eb e tij t\u00eb mir\u00ebqena. Kosto e k\u00ebtij gabimi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb liria. Njeriu i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb respekton dhe zbaton ligjin, por gjithmon\u00eb duke qen\u00eb vigjilent mos ai ligj po shp\u00ebrdorohet kund\u00ebr tij. Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00ebm skllavi do pranonte q\u00eb gjykata q\u00eb shkelin ligjin, q\u00eb shkelin t\u00eb drejtat e tij, q\u00eb shtypin lirit\u00eb e tij, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca e njeriut t\u00eb lir\u00eb dhe skllavit. K\u00ebshtu q\u00eb, a ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb se shumica e demokrat\u00ebve ka zgjehdur si kreun e tyre, si lider t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Sali Berish\u00ebn?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar me dy pal\u00eb zgjedhje dhe tre vot\u00ebbesime. Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar me mbi 500 mij\u00eb vota, jo m\u00eb larg se 7 muaj m\u00eb par\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar nga proces vot\u00ebbesimi jo m\u00eb larg se nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>A ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb se Partia Demokratike, vula, sigla, selia e saj u p\u00ebrkasin demokrat\u00ebve dhe vet\u00ebm demokrat\u00ebve? A ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb, se gjykata dhe jo demokrat\u00ebt duhet t\u00eb vendosin se e kujt \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike, vula, logoja e saj, se kush kryetari i Partis\u00eb Demokratike? A njeri sot q\u00eb pajtohet se logo e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare t\u00eb vendit mund t\u00eb jepet sikur t\u00eb ishte nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb ka tradh\u00ebtuar gjith\u00e7ka, duke nisur nga q\u00ebnia e tij gjer tek mb\u00ebshtet\u00ebsi i fundit i tij?<\/p>\n<p>A ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb menoj\u00eb q\u00eb Lulzim Brava do b\u00ebj\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb duke iu dh\u00ebn\u00eb simboli e Partis\u00eb Demokratike? A ka njeri t\u00eb lir\u00eb sot q\u00eb t\u00eb tresi rr\u00ebmbimin nga gjykata t\u00eb simbolit t\u00eb PD?\u00a0 Cili \u00ebsht\u00eb ai skllav q\u00eb thot\u00eb se ky vendim duhet respektuar vet\u00ebm pse doli nga gjykata, arm\u00eb e diktatur\u00ebs s\u00eb re, e diktatur\u00ebs s\u00eb bandave, diktatur\u00ebs s\u00eb krimit? Cili \u00ebsht\u00eb ai skllav q\u00eb do lejoj\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb konfiskoj\u00eb simbolin e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, vul\u00ebn e saj? Cili \u00ebsht\u00eb ai skllav q\u00eb do lejoj\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u2019i konfiskoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb opozit\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb, si\u00e7 ka nevoj\u00eb zogu p\u00ebr ajrin p\u00ebr jet\u00ebn e tij? Cili \u00ebsht\u00eb ai skllav q\u00eb do lejoj\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb varros\u00eb pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Po ky akt ndodh vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt, por edhe \u00e7do shqiptar q\u00eb pajtohet me k\u00ebt\u00eb vendim, do pranoj\u00eb nj\u00eb n\u00ebnshtrim posht\u00ebrues. Do pranoj\u00eb nj\u00eb shkelmim t\u00eb lirive dhe t\u00eb t\u00eb drejtave, nj\u00eb agresion ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb tij. Jan\u00eb 600 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim nuk mund ta pranojn\u00eb kurr\u00eb. Jan\u00eb 2 milion\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb vendim duan t\u2019i l\u00ebn\u00eb pa nj\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur nj\u00eb regjim q\u00eb ka vjedhur qindra e miliona haptas me incenerator\u00eb, qindra milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me afer\u00ebn e sterilizator\u00ebve, qindra e qindra milion\u00eb t\u00eb tjera me \u00e7mimet e larta t\u00eb rrug\u00ebve dhe pun\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb ky sulmi i vet\u00ebm q\u00eb po i b\u00ebhet opozit\u00ebs nga gjykata. Por prap sot gjykata do vendos\u00eb p\u00ebr masat ndaj Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, dakord. U shkel Kushtetuta, duke k\u00ebrkuar heqjen e liris\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn pa kaluar n\u00eb Kuvend. Gjithashtu, u shkel\u00ebn ligjet dhe rregullorja e vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si u votua heqja e imunitetit t\u00eb tij. Nuk po p\u00ebrmend as standartin e dyfisht\u00eb antiligjor t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Le t\u2019i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebto, por m\u00eb thoni ju mua.<\/p>\n<p>Pse u dashka ky\u00e7ur pa asnj\u00eb prov\u00eb, fakt apo dokument n\u00eb sht\u00ebpi Sali Berisha? Vet\u00ebm e vet\u00ebm se i kall bashke me ju tmerrin, dat\u00ebn monstr\u00ebs s\u00eb pluralizmit, bastardit t\u00eb xhelat\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike t\u00eb Sali Berish\u00ebs? Do t\u00eb m\u00eb falni, do t\u2019i perifrazoj nj\u00eb fjal\u00eb zonj\u00ebs Rama, e cila pak vite m\u00eb par\u00eb mblodhi gazetar\u00ebt n\u00eb Pallatin e Brigadave dhe iu lexoi fjalimin e gjilp\u00ebrave t\u00eb helmuara. I kishte ftuar si mikesha, por vet\u00ebm sa nuk i p\u00ebrcolli si Makbeth\u00ebza. Iu tha, se ju me artikujt tuaj, i b\u00ebni gjilp\u00ebra helmi burrit tim, por edhe mua.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, problemi i tij \u00ebsht\u00eb se denoncimet tona i ka si helm se \u00ebsht\u00eb m\u00ebkatar. Por natyrisht, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua, p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri pa cituar thjeshtr\u00ebn e tij, e cila pasurohet dit\u00ebn dhe nat\u00ebn, kur fle dhe kur zbavitet vet\u00ebm e vet\u00ebm fal\u00eb njerkut t\u00eb art\u00eb nga i cili fiton \u00e7do tender dhe asgj\u00ebson \u00e7do konkurrent.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb korruptuar, kur nuk p\u00ebrmendet Linda, q\u00eb kritikat i merr p\u00ebr helmime, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fiton me parat\u00eb e donator\u00ebve \u00e7do projekt t\u00eb bashk\u00ebpunimit me qeverin\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, n\u00eb kund\u00ebrshtim Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ata mendojn\u00eb se duke m\u00eb hequr t\u00eb drejt\u00ebn e komunikimit, do shp\u00ebtojn\u00eb nga kritikat, do shp\u00ebtojn\u00eb nga sulmet e merituara.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Sot ne duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb v\u00ebmendjen e \u00e7do shqiptari se kur gjykatat nuk garantojn\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, por p\u00ebrdoren si arm\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs, \u00e7far\u00eb ndodh? Kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Kur partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe i konfiskohet haptas logoja dhe vula, \u00e7far\u00eb ndodh? Kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Kur logoja e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare k\u00ebrkohet t\u2019i jepet nj\u00eb personi q\u00eb dihet bot\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb peng i Edi Ram\u00ebs, \u00e7far\u00eb ndodh? Kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kreu i opozit\u00ebs pa asnj\u00eb akuz\u00eb burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, \u00e7far\u00eb ndodh? Kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb zgjohuni se po ndodh ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit, me Bjellorusin\u00eb e Lukashenkos, me Venezuel\u00ebn e Maduros dhe junt\u00ebn ushtarake t\u00eb Mianmarit. Diktatur\u00eb. Jo diktatur\u00eb si ato t\u00eb vjetrat me kampe p\u00ebrqendrimi, por diktatur\u00eb moderne me gjykata q\u00eb burgosin opozit\u00ebn, diktatur\u00eb me media t\u00eb blera dhe terror ndaj tyre, diktatur\u00eb me kushte t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt nga trojet e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, kjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e Sali Berish\u00ebs, ndon\u00ebse un\u00eb po burgosem n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, ndon\u00ebse de facto partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare i \u00ebsht\u00eb vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri. Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve, dinjitetin e tyre apo n\u00ebnshtrimin e tyre. Nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar.<\/p>\n<p>A do e fitojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb betej\u00eb? Absolutisht po.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb n\u00eb kishim nj\u00eb penges\u00eb. Kjo penges\u00eb ishte se shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb mashtruar. Diktatura po vepronte fshehtas gjat\u00eb k\u00ebtyre 10 viteve, dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb impenjuar n\u00eb jet\u00ebn e tyre nuk kishin plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u2019po zhvillohej n\u00eb qenien e tyre, n\u00eb shoqrin\u00eb e tyre, n\u00eb vendin e tyre. Por me aksionin ton\u00eb opozitar, me mosbindje civile k\u00ebt\u00eb vit nxorr\u00ebm nga err\u00ebsira n\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj n\u00eb drit\u00eb se cila ishte diktatura e Edi Ram\u00ebs. Kjo ishte fitorja jon\u00eb e par\u00eb m\u00eb e madhe. \u00cbsht\u00eb kjo fitore q\u00eb tani shtron rrug\u00ebn p\u00ebr fitoren ton\u00eb t\u00eb ardhshme, ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi, pa iu treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn shqiptar\u00ebve, pa i bindur ata p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb, nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet Edi Rama, sepse pa k\u00ebt\u00eb fitore, mashtrimi i tij tek shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishte edhe m\u00eb i fort\u00eb. Syt\u00eb e shqiptar\u00ebve do t\u00eb ishin ende t\u00eb mbyllur me leck\u00eb si\u00e7 ishin vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi marr\u00eb kritika v\u00ebrtet\u00eb, por \u00e7do humbje sip\u00ebrfaq\u00ebsore e opozit\u00ebs, n\u00eb thell\u00ebsi ka qen\u00eb nj\u00eb fitore drejt objektivit ton\u00eb p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Hym\u00eb n\u00eb zgjedhje duke ditur me bindjen m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se zgjedhje me Edi Ram\u00ebn nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Por hym\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb pregatitur, p\u00ebr t\u00eb regjistruar, p\u00ebr t\u00eb dokumentuar \u00e7do shkelje t\u00eb k\u00ebtij armiku t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb vot\u00ebs suaj. Iu treguam shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se me Edi Ram\u00ebn, ja ku jan\u00eb faktet, dokumentet, vendimet, zgjedhje nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm nj\u00eb fars\u00eb si n\u00eb Beograd, si n\u00eb Rusi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb fjal\u00ebn e tij para protestuesve n\u00eb protest\u00ebn e mbajtur pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb tha se, kjo gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs dhe po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb masakruar arritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb fjalimin e mbajtur gjat\u00eb protest\u00ebs tek &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}