{"id":67533,"date":"2023-12-27T12:53:57","date_gmt":"2023-12-27T12:53:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67533"},"modified":"2023-12-28T11:31:46","modified_gmt":"2023-12-28T11:31:46","slug":"lasgush-poradeci-yll-nder-yje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/27\/lasgush-poradeci-yll-nder-yje\/","title":{"rendered":"Lasgush Poradeci &#8211; yll nd\u00ebr yje!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agim Xh. DESHNICA<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59718\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/deshnic-300x164.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/deshnic-300x164.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/deshnic.jpg 583w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><em><strong>-Me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb poetit t\u00eb madh (27 dhjetor 1899 \u2013 12 n\u00ebntor 1987)-<\/strong><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 27 dhjetor 1899, familjes s\u00eb Sotir Gushos n\u00eb Pogradec, u lindi djal\u00eb. At\u00eb dit\u00eb feste e pag\u00ebzuan me emrin Llazar,\u00a0 por\u00a0 nga viti 1933,\u00a0 me botimin e\u00a0 librit \u201cVallja e yjeve\u201c do t\u00eb njihej ne bot\u00ebn letrare vet\u00ebm me emrin Lasgush Poradeci.<\/p>\n<p>M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb qytetin e lindjes. Shkoll\u00ebn e mesme e nisi n\u00eb Manastir. Ishte\u00a0 koh\u00eb me tronditje t\u00eb brend\u00ebshme, me rebelimin e vitit 1914 kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs dhe me zjarrin e Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore, kur pavar\u00ebsia humbi paqen e qet\u00ebsin\u00eb. Shkollat u mbyll\u00ebn dhe Llazar Gusho u kthye n\u00eb Pogradec. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, i ati e nisi p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb Liceun Francez arumun. M\u00ebsimet i mbaroi n\u00eb vitin 1921 n\u00eb Silistra, aso kohe qytet bregdetar i Rumanis\u00eb e sot i Bullgaris\u00eb. Po at\u00eb vit vajti n\u00eb Bukuresht p\u00ebr t\u00eb ndjekur studimet e larta n\u00eb Akademin\u00eb e arteve dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Gjat\u00eb asaj kohe iu desh t\u00eb punonte dhe nj\u00ebherazi t\u00eb studionte. N\u00eb ato vite mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen atdhetare t\u00eb Kolonis\u00eb Shqiptare, krahas me Asdrenin dhe atdhetar\u00ebt e\u00a0 tjer\u00eb dhe u zgjodh sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1924, me burs\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Nolit, kreu studimet n\u00eb Grac-Austri n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb Romano &#8211; Gjermane. N\u00eb mbarim, mbrojti tem\u00ebn: \u201cEminesku dhe poezia popullore rumune.\u201d Me ndihm\u00ebn bujare t\u00eb Kutelit dhe bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb Rumani, u botuan n\u00eb Bukuresht dy v\u00ebllime me poezi t\u00eb Lasgushit &#8220;Vallja e yjeve&#8221; m\u00eb 1933,\u00a0 dhe &#8220;Ylli i zemr\u00ebs\u201d m\u00eb 1937. At\u00ebher\u00eb Lasgushi shkruan edhe nj\u00eb histori p\u00ebr l\u00ebvizjen komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe jet\u00ebshkrimin e veteranit t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, Nikolla\u00a0 Na\u00e7o. Me k\u00ebto vepra ai u b\u00eb i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj. I kthyer n\u00eb atdhe m\u00eb 1934 dha m\u00ebsim n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs dhe n\u00eb Gjimnazin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci jetoi n\u00eb koh\u00ebn e luftrave e kryengritjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr liri, ndaj n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij ndihet shqet\u00ebsimi p\u00ebr kombin, sipas ideve t\u00eb Rilindjes komb\u00ebtare, dhe \u00ebndrrave p\u00ebr p\u00ebrparimin demokratik. Ai ishte dhe mbeti nj\u00eb nga lirik\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej, i shquar p\u00ebr ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e vargjeve si rrall\u00ebkush. N\u00eb vitet e para t\u00eb jet\u00ebs krijuese ai u k\u00ebndoi luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, bukurive t\u00eb vendlindjes me vargje plot tinguj, rima e ritme me ngjyrime nga m\u00eb t\u00eb larmishmet.<\/p>\n<p>Ja si shprehet Lasgushi p\u00ebr l\u00ebvrimin e poezis\u00eb: \u201cPse shkruaj, pse parap\u00eblqej t\u00eb shkruaj vargje dhe jo proz\u00eb? Kur them vargje, kuptoj q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur nga arti. Vet\u00ebm vargjet e p\u00ebrsosur rrojn\u00eb (dhe mezi edhe k\u00ebta)\u201d.\u00a0 M\u00eb tej ai shkruan: \u201cNuk ka poezi t\u00eb madhe ose t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb keqe, por vet\u00ebm q\u00eb i p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht potencialit jet\u00ebsor dhe poezi q\u00eb s\u2019i p\u00ebrshtatet. Ajo q\u00eb i p\u00ebrshtatet, \u00ebsht\u00eb POEZIA\u2026\u201d<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb mbarim t\u00eb vitit 2023 dhe vargjet e p\u00ebrsosur t\u00eb Lasgushit rrojn\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kulluar shqipe, me ritme e rima t\u00eb p\u00ebrpikta, me simbole t\u00eb kuptueshme. Jan\u00eb poezi p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, q\u00eb i \u201cp\u00ebrshtaten plot\u00ebsisht potencialit jet\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Ja, tek na vijn\u00eb nd\u00ebr mend vargje prej poezis\u00eb \u201cPoradeci\u201d:<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb katund troket nj\u00eb port\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>n\u00eb liqen hesht nj\u00eb lopat\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>nj\u00eb shqiponj\u00eb e arratisur<\/em><br \/>\n<em>fluturon n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb\u2026<\/em><br \/>\n<em>T\u00ebr\u00eb fisi, t\u00ebr\u00eb jeta,<\/em><br \/>\n<em>ra\u2026u dergj \u2026e zuri gjumi\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb ato poezi d\u00ebgjojm\u00eb f\u00ebrf\u00ebrim\u00ebn e flatrave t\u00eb shqiponj\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb burimeve n\u00eb Sh\u00ebn Naum, mbr\u00ebmjen e qet\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs, shushurim\u00ebn e val\u00ebve, q\u00eb shtrohen buz\u00eb\u00a0 liqenit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve \u201930 \u2013 \u201840, poezit\u00eb e tij u botuan n\u00eb librat shkollore, n\u00eb gazeta e revistat letrare. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, Lasgush Poradeci nuk iu n\u00ebnshtrua k\u00ebrkesave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb soc.realiste dhe pothuaj e theu pen\u00ebn. Arti i vargjeve t\u00eb veta dhe mendimet e tij filozofike binin ndesh me ideologjin\u00eb e mohimit t\u00eb vlerave demokratike, ndaj i mbyllur n\u00eb vetmi, n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike, jetoi me pun\u00ebn e lodhshme t\u00eb p\u00ebrkthimeve.<\/p>\n<p>Gjuha e bukur popullore e p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebri nga Lasgushi n\u00eb poezi, u hijeshua me ngjyrime plot art.\u00a0 Me vargjet e krijuar ai e pasuroi gjuh\u00ebn shqipe dhe let\u00ebrsin\u00eb me fjal\u00eb e frazeologji t\u00eb reja. Duke trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs shqipe, ai shkruan: \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket tosk\u00ebrishtes, kjo si\u00e7 duket, nj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb m\u00ebnjanohet prej gjuh\u00ebs \u201cs\u00eb mesme\u201d, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb geg\u00ebrishte e zbutur, nga influencimi armonioz i tosk\u00ebrishtes. Geg\u00ebrishtja ka energji fizike, tosk\u00ebrishtja \u00ebmb\u00eblsi shpirt\u00ebrore. Dyke bashkuar geg\u00ebrishten me tosk\u00ebrishten, geg\u00ebrishtja gjith dyke mos humbur forc\u00ebn, energjin\u00eb, fiton dhe harmoni, e \u00ebmb\u00eblsi, si gjuh\u00eb e \u201cmesme\u201d me karakter geg. Lufton, pra, forca fizike me harmonin\u00eb\u00a0 shpirt\u00ebrore, trupi me shpirtin. Sa m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb e fuqishme, m\u00eb e shuman\u00ebshme t\u00eb jet\u00eb tosk\u00ebrishtja n\u00eb harmonin\u00eb e saj, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb ndjehet fryma mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse q\u00eb ajo ka n\u00eb geg\u00ebrishten e \u201cmesme.\u201d\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb bindje ai mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit &#8211; 1972. N\u00eb \u00e7astet fatale t\u00eb vendimit, ai u largua nga mbledhja pa u ndjer\u00eb e pa e n\u00ebnshkruar dokumentin e standardit t\u00eb shqipes t\u00eb diktuar nga lart.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Lasgushi jetoi i shqetesuar si gjith\u00eb intelektual\u00ebt e p\u00ebrndjekur, shihej tek ecte gjat\u00eb trotuarit n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221; dhe hipte me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb autobusin e Kombinatit, mbushur plot me pun\u00ebtor\u00eb e n\u00ebpun\u00ebs, q\u00eb ndalonte edhe pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Botuese &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;. Poeti i zbardhur dhe i dob\u00ebsuar mezi mbahej m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb disa raste ndonj\u00eb student i afrohej dhe e mbronte nga turma, q\u00eb shtyhej para e prapa.<\/p>\n<p>N\u00eb vetmin\u00eb e studios s\u00eb varf\u00ebr, Lasgushi krijoi edhe poemat &#8220;Eskursioni teologjik i Sokratit&#8221;,&#8221;Mbi ta&#8221;, &#8220;Kamadeva&#8221;, si dhe baladat p\u00ebr Muharrem e Reshit \u00c7ollakun. T\u00eb gjitha u botuan n\u00eb vitin 1989, kur poeti ishte larguar nga jeta (<em>u nda nga jeta m\u00eb 12 n\u00ebntor 1987<\/em>) dhe gjemia e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb pa kultur\u00eb, po fuste uj\u00eb e pak nga pak po fundosej. Do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb dhe kumti i poetit n\u00eb vargje do t\u00eb jetonte: &#8220;Kur t\u00eb mos jem n\u00eb jet\u00eb vet\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb zemra ime\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>Lasgush Poradeci la nj\u00eb krijimtari nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshmet t\u00eb poezis\u00eb shqiptare.\u00a0 Poezia e tij\u00a0 lexohet me \u00ebndje brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Veprat e tij\u00a0 u vler\u00ebsuan\u00a0 nga dijetar\u00ebt e shquar t\u00eb kultur\u00ebs, si Eqrem \u00c7abej, Sk\u00ebnder Luarasi, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli nd\u00ebrsa Mitrush Kuteli n\u00eb letrat nga Bukureshti i shkruante me adhurim p\u00ebr poezit\u00eb e p\u00ebrkryera, nd\u00ebr to Durim: \u201cTa k\u00ebndova me g\u00ebzim vjersh\u00ebn Durim. M\u00eb p\u00eblqen alternanca e tet\u00eb dhe e pes\u00eb rrokjeve. Kjo i jep intesitet dhembjeve t\u00eb brend\u00ebshme. Prej shum\u00eb koh\u00ebsh n\u00eb arrati t\u00eb vjetra e t\u00eb reja, nuk pata d\u00ebgjuar t\u00eb folur shqip&#8221;.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Me p\u00ebrkthimin e krijimeve t\u00eb Lasgushit n\u00eb anglisht nga Robert Elsi, bota u njoh me krijimet e nj\u00eb poeti shqiptar, t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb. Meq\u00eb Lasgush Poradeci renditej krahas Fisht\u00ebs, Mjed\u00ebs e Prennushit, Nolit e Konic\u00ebs, Kutelit e Koliqit, ai u la n\u00eb harres\u00eb nga shtypi i mefsht\u00eb i koh\u00ebs s\u00eb mbrapsht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb librin Historia e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare &#8211; 1983, krijuesi i poezive mahnit\u00ebse \u201cPoradeci\u201d, \u201cDremit Liqeni\u201d, \u201cZemra e Liqenit\u201d \u201cMbarim Vjeshte\u201d e t\u00eb tjera si k\u00ebto, trajtohet si poet i mbyllur n\u00eb vetvete, her\u00eb popullor e her\u00eb kontradiktor, i ndikuar nga poezia dekadente\u2026 E kush se! P\u00ebrkthyesi mjesht\u00ebr i G\u00ebtes e Hajnes, Lenaut e Brehtit, Hygoit e Myses\u00eb, Bajronit e Shellit, Pushkinit, Lermontovit e B\u00ebrnsit!<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, sado n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, si nj\u00eb poet i zgjuar nga \u00ebndrrat e rinis\u00eb, kthehej i p\u00ebrmalluar n\u00eb Pogradec, te liqeni i tij, pran\u00eb lundrave, zambak\u00ebve e krojeve.<\/p>\n<p>Pas vitit 1991, shkollat, rrug\u00ebt n\u00eb disa qytete, mbajn\u00eb emrin e tij. Librat me krijimet poetike botohen e ribotohen me ngjyra nga m\u00eb t\u00eb larmishmet. Edhe ata q\u00eb nuk e lan\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u00a0 dikur, tani vrapojn\u00eb e shkruajn\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Kujtimet na kthejn\u00eb mbrapsht n\u00eb koh\u00eb, kur diktatura ende nuk kishte hyr\u00eb aq thell\u00eb n\u00eb mjediset e kultur\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb rreth letrar\u00ebsh t\u00eb rinj n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr Komb\u00ebtare, nj\u00eb poet me njohuri t\u00eb cekta, teksa trajtonte poezin\u00eb shqipe, krahasoi disa poezi t\u00eb paraluft\u00ebs, epik\u00ebn e Fisht\u00ebs me lirik\u00ebn e Lasgushit. Me ato njohuri sigurisht ai s\u2019mund t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb sakta, se k\u00ebta poet\u00eb te medhenj n\u00eb koh\u00ebn e tyre i sh\u00ebrbenin nj\u00eb q\u00ebllimi, nj\u00ebri k\u00ebndonte p\u00ebr lirin\u00eb, tjetri me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e vargjeve u k\u00ebndonte bukurive t\u00eb atdheut. Fishta e Lasgushi shpesh shk\u00ebmbenin letra, duke \u00e7muar krijimet e gjuh\u00ebn e njeri &#8211; tjetrit. Nj\u00eb foto e asaj kohe d\u00ebshmon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Aty duken qart\u00eb Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta dhe Asdreni.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vet\u00ebve, teksa zbresin nga Qaf-Thana n\u00eb Pogradec, sodisin mirazhin e poetit t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb magjis\u00eb s\u00eb yjeve, duke ecur i menduar, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb rinis\u00eb, kur n\u00eb \u00e7aste frym\u00ebzimi krijonte vargjet-peizazhe plot harmoni p\u00ebr muzgun e heshjen n\u00eb liqen e n\u00eb qytet, p\u00ebr fluturimin e sht\u00ebrgut, p\u00ebr krojet, lundrat e zambak\u00ebt mbi uj\u00eb, p\u00ebr shqiponj\u00ebn, Malin e That\u00eb, Sh\u00ebnNaumin e Drinin e kalt\u00ebrt. Emri Lasgush na sjell nd\u00ebr mend hiret e lirikut romantik e simbolist, nd\u00ebrsa mbiemri Poradeci ka thyer nj\u00eb em\u00ebrvend t\u00eb huaj p\u00ebr qytetin e tij t\u00eb bukur. Aso kohe i njohur si poet romantik kudo, edhe p\u00ebr thjesht\u00ebsin\u00eb e dashurin\u00eb ndaj njeriut, miqve\u00a0 e krijuesve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb moshuar apo t\u00eb rinj si\u00a0 Fishta, Mjedja, Asdreni, Noli,\u00a0 Kuteli, Buharaja, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimet e veta Aleks Buda, kujton koh\u00ebn e bukur t\u00eb studimeve, takimet e k\u00ebnd\u00ebshme me Lasgushin n\u00eb rrethe miqsh n\u00eb Vien\u00eb, Tiran\u00eb e Pogradec, recitimet e poezive romantike dhe bisedat p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb artin e muzik\u00ebn klasike gjermane.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-67534\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/1-35.jpg\" alt=\"\" width=\"146\" height=\"130\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-67535\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/2-21-218x300.jpg\" alt=\"\" width=\"218\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/2-21-218x300.jpg 218w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/2-21.jpg 364w\" sizes=\"auto, (max-width: 218px) 100vw, 218px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-67536\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/3-10.jpg\" alt=\"\" width=\"277\" height=\"182\" \/><\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>Disa nga\u00a0 botuesit\u00a0 e veprave\u00a0 t\u00eb Lasgush Poradecit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7udi mbi mbules\u00ebn e librave me poezi, vendosin fotot e poetit t\u00eb moshuar e t\u00eb ngrysur, kurse shtatorja pran\u00eb liqenit n\u00eb Pogradec, nuk tregon aspak poetin e hijsh\u00ebm djaloshar, por nj\u00eb plak t\u00eb trishhtuar.<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci si t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt romantik\u00eb iku nga jeta para kohe pa dh\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb thesarin poetik q\u00eb kishte n\u00eb shprt e n\u00eb mendje sepse ai nuk mund t\u00eb merrej me lavde kushtuar regjimit poltik t\u00eb dhunsh\u00ebm, por la veprarat e ndritura e koh\u00ebve t\u00eb rinis\u00eb dhe kumtin: \u201cPo t\u00eb mos jem n\u00eb jet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb zemra ime\u201d.<\/p>\n<p><strong>Disa nga poezit\u00eb e magjishme t\u00eb rinis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Se dashuronte dashuria<\/strong><\/p>\n<div dir=\"auto\">Ku shtrohet vala p\u00ebrmi zall<\/div>\n<div dir=\"auto\">E fryn nj\u00eb k\u00ebng\u00b4 e pakuptuar,<\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb pash\u00eb, mot\u00ebr, plot me mall,<\/div>\n<div dir=\"auto\">M\u00eb pe m\u00eb shpirt t\u00eb llaftaruar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00b4ahere silleshim m\u00eb nge<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjith vet-i dyt\u00eb, vet-e dyt\u00eb\u2026<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dh\u00b4i shtinja syt\u00eb gjith p\u00ebrdhe \u2014<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjith\u00eb p\u00ebrdhe m\u00b4i shtinje syt\u00eb\u2026<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po me t\u00b4u ndar\u00eb vet e vet,<\/div>\n<div dir=\"auto\">M\u00eb s\u00b4kishim turp q\u00eb s\u00b4kishte fjal\u00eb\u2026<\/div>\n<div dir=\"auto\">Na rritej malli posi det,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Posi nj\u00eb det q\u00eb vjen me val\u00eb:<\/div>\n<div dir=\"auto\">E prap\u00eb silleshim m\u00eb nge<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjith vet-i dyt\u00eb, vet-e dyt\u00eb;<\/div>\n<div dir=\"auto\">E prap\u00eb syt\u00eb gjith p\u00ebrdhe,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjith\u00eb p\u00ebrdhe pikonin syt\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00b4ahere qam\u00eb plot me mall<\/div>\n<div dir=\"auto\">At\u00eb v\u00ebshtrimin e kaluar,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ku shtrohet vala p\u00ebrmi zall<\/div>\n<div dir=\"auto\">E fryn nj\u00eb k\u00ebng\u00b4 e pakuptuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Se kish kuptim, q\u00eb s\u00b4kish kuptim,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kuptim\u00b4 i fell\u00eb-i mallit t\u00b4on\u00eb;<\/div>\n<div dir=\"auto\">Se malli jon\u00b4 ish zot\u00ebrim,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00eb rob\u00ebron p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb;<\/div>\n<div dir=\"auto\">Se s\u00b4dashuronja-as un\u00b4 as ti,<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po dashuronte dashurija:<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb dashuri \u2014 nj\u00eb fsheht\u00ebsi<\/div>\n<div dir=\"auto\">M\u00b4e fshehur sesa fsheht\u00ebsija.<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Zog i qiejve<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebng\u2019 e lasht\u2019 e vjersh\u00ebris\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu aq fare pak&#8230;<\/p>\n<p>Do t\u2019ja marr q\u00eb sot e tutje si bilbili par\u00ebverak.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fund\u2019 i vet\u00ebvetes do k\u00ebndoj nj\u00eb mall t\u00eb ri:<\/p>\n<p>Brenda tuf\u00ebs s\u00eb junapit q\u00eb mbleroj me kaq stoli;<\/p>\n<p>Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan n\u00ebr flet\u00eb,<\/p>\n<p>K\u00ebng\u2019 e ti m\u00eb ngjan kulluar posi k\u00ebng\u2019 e Zotit-Vet\u00eb.<\/p>\n<p>E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shp\u00edje kryet<\/p>\n<p>Dh\u2019i ngreh sip\u00ebr-e-m\u00eb-sip\u00ebr gjer sa qafa ment i thyet.<\/p>\n<p>Asohere-e ndjej si dridhet me nj\u00eb z\u00eb pa sh\u00ebmb\u00ebllim<\/p>\n<p>Asohere-e ndjej si foli: T\u00eb jam fal\u00eb, &#8211; o Zoti im!<\/p>\n<p>E pastaj i ulet gusha m\u00eb-p\u00ebrposh-e-m\u00eb-p\u00ebrposh,<\/p>\n<p>I venitet me-nga-dale syri-i-qar\u00eb-e bukurosh.<\/p>\n<p>Ay sheh q\u00eb n\u00ebp\u00ebr flet\u00eb me v\u00ebshtrimin e \u00e7uditur<\/p>\n<p>Ndaj \u00e7k\u00eblqen n\u00ebr mij\u00eb gjyra V\u00ebnd\u2019i ti ku pati sbritur.<\/p>\n<p>E pra ja q\u2019i mbylli syt\u00eb, e q\u00eb goj\u00ebz\u00ebn e hapi:<\/p>\n<p>Tungjatjeta! Tungjatjeta! V\u00ebnd o v\u00ebnd ku \u00e7el junapi!<\/p>\n<p>Haj! Bilbil, se V\u00ebndi jon\u00eb ka liqere-e an\u00eb detesh,<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr bim\u00ebzat e tyre po v\u00ebrej si qan e tretesh;<\/p>\n<p>Po d\u00ebgjoj prej larg\u00ebsire, si n\u00ebr male.e si n\u00ebr fusha,<\/p>\n<p>Si n\u00ebr kopshte jargavan\u00ebsh dhemshurisht t\u00eb fryhet gusha;<\/p>\n<p>E \u00e7do lis t\u00eb gjelb\u00ebr, e \u00e7do pem\u00eb-e \u00e7do rakit\u00ea,<\/p>\n<p>E \u00e7do bar i lul\u00ebzuar \u00e7as-p\u00ebr-\u00e7as t\u2019i ndjen \u00e7udit\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ti k\u00ebndon, o zog i past\u00ebr, ti k\u00ebndon, k\u00ebndon p\u00ebrher\u00eb,<\/p>\n<p>Pa pushim t\u00eb del nga zemra vaj\u2019 e ting\u00ebllit t\u00eb mjer\u00eb;<\/p>\n<p>Ti vajton me z\u00eb t\u00eb fshehur, se nj\u00eb zjarr kupton n\u00eb gji:<\/p>\n<p>Dheut! Ah dheut t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritur sot i falesh p\u00ebrs\u00ebri!<\/p>\n<p>E si rron n\u00eb gji t\u00eb dherit dit-p\u00ebr-dit\u00eb-e nat-p\u00ebr-nat\u00eb,<\/p>\n<p>Gjir i dherit ku rreh jeta t\u00eb fal breng\u00eb e p\u00ebrgj\u00ebrat\u00eb:<\/p>\n<p>Se prej mallit q\u00eb t\u00eb thyen permes pamjeve t\u00eb tija,<\/p>\n<p>Mun n\u00eb fund t\u00eb zemb\u00ebr\u00ebs s\u2019ate ritet fshehur dashurija.<\/p>\n<p>E si ritet prej s\u00eb fellash, m\u00eb nj\u00eb \u00e7as fillon t\u00eb nis\u00eb<\/p>\n<p>K\u00ebnga jote-e papandehur q\u2019\u00ebsht\u00eb fjal\u2019e dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ngrihet\u2026ngrihet\u2026ngrihet\u2026dhemshurisht e dyke qar\u00eb,<\/p>\n<p>Pastaj sbret e parpalitet si nj\u00eb flutur\u00ebz e vrar\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu ti qan pareshtur bukurit\u00eb-e dashurit\u00eb,<\/p>\n<p>Prej qepall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrlotur t\u00eb pikon nj\u00eb pik\u2019e ngrit\u00eb.<\/p>\n<p>Asohere k\u00ebnga jote shuhet dyke psher\u00ebtitur;<\/p>\n<p>Ti fillon ta rrahish mendjen, e bu\u00e7et me shpirt t\u00eb mitur:<\/p>\n<p>Se \u00e7\u2019g\u00ebzim p\u00ebrjet\u00ebsije! E se \u00e7\u2019mall! E \u00e7\u2019d\u00ebshirime<\/p>\n<p>T\u00eb pat falur dashurija n\u00eb t\u00eb qar\u00ebt e nj\u00eb grime!<\/p>\n<p>Prej d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb zhuritur q\u2019i dhe k\u00ebng\u00ebvet, o zog,<\/p>\n<p>Rrodhi vesa m\u00ebngjezore p\u00ebrmi lule borsilog&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pik\u00eb loti,<\/p>\n<p>Zjarri f\u00ebrf\u00ebllon e ngrihet me vetijen m\u00eb-p\u00ebrpjet\u00eb-e-m\u00eb-p\u00ebrpjet\u00eb,<\/p>\n<p>Si mendim me hov t\u00eb let\u00eb valon qiejve ti vet\u00eb:<\/p>\n<p>Ha! \u00c7\u2019t\u00eb zot\u00ebroi Drita! \u00c7\u2019t\u00eb p\u00ebrshkoj nj\u00eb Gas i ri!<\/p>\n<p>Se\u00e7 t\u00eb ndjell nj\u00eb Frym\u00eb-e larg\u00eb tej n\u00ebp\u00ebr paan\u00ebsi!&#8230;<\/p>\n<p>N\u00ebr paan\u00ebsi t\u00eb ndrijn\u00eb yjt\u2019 e ndezur larg-e-m\u00eb-larg&#8230;<\/p>\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230; &#8230;<\/p>\n<p>Q\u00eb nga bota njer\u00ebzore, ku k\u00ebndoj me shpirtin plot,<\/p>\n<p>Prit-e, prit! Se po t\u2019afrohet Zog\u2019i Q\u00edejvet, o Zot!<\/p>\n<p>Fal-i K\u00ebng\u00ebtar-finoshit Gas t\u00eb Thjesht\u00eb mun n\u00eb gji:<\/p>\n<p>Posi lot n\u00eb reze djelli ndrit-e n\u00eb P\u00ebrjet\u00ebsi!<\/p>\n<p>______________<br \/>\nViti 1921<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Poradeci<\/strong><\/p>\n<p>Per\u00ebndim i vag\u00eblluar mi Liqerin pa kufir<br \/>\nPo p\u00ebrhapet dal-nga-dale nj\u00eb pluh\u00far\u00eb si nj\u00eb hije.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr Mal e n\u00ebr L\u00ebndina shkrumb\u2019 i nat\u00ebs q\u00eb po bije,<br \/>\nDuke sbritur q\u00eb nga qjelli p\u00ebrmi fshat po b\u00ebhet fir\u2026<\/p>\n<p>E kud\u00f3 krahin\u2019 e gj\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u2019po qit as pip\u00eblim:<br \/>\nN\u00eb katund k\u00ebrcet nj\u00eb port\u00eb\u2026n\u00eb Liqer hesht\u00eb nj\u00eb lopat\u00eb\u2026<br \/>\nNj\u00eb shqiponj\u00eb-e arratisur fluturon n\u00eb Mal-t\u00eb-That\u00eb\u2026<br \/>\nFutet zemra djaloshare mun n\u00eb fund t\u00eb shpirtit t\u2019im.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb fisi, t\u00ebr\u00eb jeta, ra\u2026 u dergj\u2026 e zuri gjumi\u2026<br \/>\nZot\u00ebroj m\u00eb kat\u00ebr an\u00eb err\u00ebsira\u2026<br \/>\nPo tashi:<br \/>\nDyke nisur udh\u00ebtimin mes-p\u00ebr-mes n\u00ebr Shqip\u00ebri,<br \/>\nDrini plak e i p\u00ebrrallsh\u00ebm po mburon prej Sh\u00ebndaumi\u2026<br \/>\n<strong>Dremit liqeri<\/strong><\/p>\n<p>Mi zall t\u00eb pyllit vjeshtarak<br \/>\nDremit liqeri pa kufi,<br \/>\nAty nga fundesh u p\u00ebrflak<br \/>\nPosi me zjarr e me flori.<\/p>\n<p>Posi me flak\u00eb u ndez e kroj,<br \/>\nE vet\u00ebtit plot magji,<br \/>\nE yll\u2019 i dit\u00ebs per\u00ebndoj<br \/>\nN\u00eb qet\u00ebsi dhe dashuri.<\/p>\n<p>Tashi po shuhet n\u00ebn\u00eb mal,<br \/>\nQytet\u2019 i ngrysur n\u00eb t\u00eb zi.<br \/>\nPa ndizen yjt\u00eb dal-nga-dal<br \/>\nPlot bukuri! Plot fsheht\u00ebsi!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7as per\u00ebndimor,<br \/>\nNdaj po m\u00eb dehen syt\u00eb e mi,<br \/>\nKuptoj si shpirtin vjersh\u00ebror<br \/>\nM\u2019a frym\u00ebzon nj\u00eb mall i ri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Vallja e yjeve<\/strong><\/p>\n<p>Yjt\u00eb e ndezur si fingjill,<br \/>\nQ\u00eb v\u00ebrtiten pal\u00eb &#8211; pal\u00eb,<br \/>\nPrej mosgj\u00ebje zun\u00eb fill<br \/>\nPlot me mall t\u00eb val\u00eb<br \/>\nZun\u00eb fill me dashuri<br \/>\nQ\u00eb kur bota zu t\u00eb ngjizet,<br \/>\nPa sikush p\u00ebr shok t\u00eb ti<br \/>\nP\u00ebrv\u00eblohet edhe ndizet.<\/p>\n<p>Ndizet \u00e7as edhe p\u00ebr \u00e7as<br \/>\nE si kurr\u00eb s\u2019ka t\u00eb shuar,<br \/>\nPa pushim i vete pas<br \/>\nMe nj\u00eb sulm t\u00eb llaftaruar.<br \/>\nE si kurr\u00eb nuku mund<br \/>\nYlli yllin q\u00eb t\u2019a kap\u00eb,<br \/>\nRrotull qiejve pa fund<br \/>\nVen\u00eb e vin\u00eb e ven\u00eb prap\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mbarim vjeshte<\/strong><\/p>\n<p>Fluturoj dhe sht\u00ebrg i fundit,<br \/>\nmadh\u00ebshtor, me shpirt t\u00eb gjor\u00eb<br \/>\nDyke shkuar q\u00eb me-nat\u00eb<br \/>\nsip\u00ebr malesh me d\u00ebbor\u00eb\u2026<br \/>\nIku r\u00ebnd\u00eb e i p\u00ebrmallsh\u00ebm,<br \/>\ndhe me sqep t\u00eb ti t\u00eb fort\u00eb<br \/>\nZot\u00ebriut q\u2019i la folez\u00ebn i trokiti<br \/>\nmun n\u00eb port\u00eb\u2026<br \/>\nPra, m\u00eb s\u2019duket shpes\u2019 i fatit<br \/>\nprapa bujqish edhe plor\u00ebsh,<br \/>\nPrapa brazd\u00ebs s\u00eb r\u00ebxuar<br \/>\nhap-me-hap prej qe malor\u00ebsh;<br \/>\nM\u00eb s\u2019d\u00ebgjohet n\u00ebr ugare t\u00eb k\u00ebrcas\u00eb<br \/>\nmiu i hirt\u00eb,<br \/>\nVdiq n\u00ebp\u00ebrka pik\u00eblore<br \/>\nndaj blatish\u2019 e shkret\u00ebtir\u00eb.<br \/>\nDheri i mardhur prej th\u00ebllimi<br \/>\ndirgjet heshtur n\u00ebn\u00eb brym\u00eb<br \/>\nFryn veriu n\u00eb pyll t\u00eb that\u00eb<br \/>\nme zembrim e me f\u00ebrtym\u00eb<br \/>\nE si shtohet cing\u00ebrima\u2026<br \/>\nja! se ku dinak dh\u2019i vo\u00e7\u00ebr<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr gardhe- e n\u00ebp\u00ebr ferra<br \/>\nd\u00ebrd\u00ebllet gazmor nj\u00eb \u00e7o\u00e7\u00ebrr.<\/p>\n<p>O! sa hir q\u00eb kishte sht\u00ebrgu,<br \/>\naq fisnik me shtat t\u00eb gjor\u00eb.<br \/>\nKur bariste dal-nga-dale-<br \/>\nposi dh\u00ebnd\u00ebr me kuror\u00eb.!&#8230;<br \/>\nE kur pran\u00eb vinte krilla,<br \/>\nq\u00eb sh\u00ebndrij n\u00eb kraharuar,<br \/>\nMe sy lart, me hap t\u00eb matur \u2013<br \/>\nposi vash\u00eb e nus\u00ebruar!&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kroi i fshatit ton\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kroi i fshatit tone, uj\u00eb i kulluar,<br \/>\n\u00e7\u2019na buron nga mali, duke m\u00ebrm\u00ebruar<\/p>\n<p>Ven\u00eb e mbushin uj\u00eb vashat anemban\u00eb<br \/>\ncip\u00ebz\u00ebn me hoja lidhur m\u00ebnjan\u00eb;<\/p>\n<p>Cip\u00ebz\u00ebn e bardh\u00eb, cip\u00ebz\u00ebn e kuqe,<br \/>\ngush\u00ebn si z\u00ebmbaku, buz\u00ebt si burbuqe.<\/p>\n<p>E si mbushin uj\u00eb, bubu \u00e7\u2019m\u2019u ka hije,<br \/>\nndaj kthehen prap me hap nus\u00ebrije<br \/>\nndezur yll i ballit si yll shenjt\u00ebrie.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, ngjyr\u2019 ergj\u00ebnd i lyer<br \/>\nq\u00eb nga rr\u00ebz\u2019 e malit \u00e7\u2019na buron rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>Ven\u00eb e pin\u00eb uj\u00eb trimat anemban\u00eb<br \/>\ntakijen me lule, p\u00ebrmbi sy m\u00ebnjan\u00eb.<\/p>\n<p>Takijen e dlir\u00eb, takijen e nxirr\u00eb<br \/>\nBuz\u00ebn n\u00eb t\u00eb qeshur\u2026 m\u00eb t\u00eb psher\u00ebtir\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmave kur uji m\u00ebrm\u00ebron nga-dal\u00eb,<br \/>\nvjen t\u2019i thot\u00eb trimi vash\u00ebs nj\u2019a dy fjal\u00eb:<\/p>\n<p>Vash\u00ebz\u00ebn bujare q\u00eb po vin n\u00eb krua<br \/>\nSi\u00e7\u2019e p\u00ebrsh\u00ebndeta, si\u00e7\u2019m\u2019u turp\u00ebrua<br \/>\nPapu ula kryet e shikova si grua<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>Kroi i f\u00ecshatit t\u2019on\u00eb, tet\u00eb sylynjar\u00eb<br \/>\nn\u00ebr tet\u00eb krahina q\u00ebnke kroj i par\u00eb<br \/>\nq\u00ebnke nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, s\u2019pask\u00ebrke t\u00eb dyt\u00eb<br \/>\n\u00e7\u2019na sh\u00ebroke plag\u00ebt, \u00e7\u2019na sh\u00ebroke syt\u00eb.<\/p>\n<p>Kroi i fshatit ton\u00eb, n\u2019at\u00eb mal me flet\u00eb,<br \/>\nderdhet aq i eg\u00ebr, derdhet aq i qet\u00eb<br \/>\nposi malli i zemr\u00ebs mu n\u00eb gji t\u00eb shkret\u00eb<\/p>\n<p>Derdhet aq i eg\u00ebr, derdhet aq i qet\u00eb,<br \/>\nposi malli i vash\u00ebs, q\u00eb djeg n\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb,<br \/>\nposi malli i trimit, q\u00eb bu\u00e7et p\u00ebrjet\u00eb,<br \/>\nobobo, si malli, q\u00eb nuk vdes p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Lundra dhe flamuri<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb larg po vi&#8230;,q\u00eb larg.<br \/>\nM\u00eb turren val\u00ebt varg-e-varg,<br \/>\nUn&#8217;ik dh&#8217;hepohem mund si harg&#8230;<\/p>\n<p>E sip\u00ebr tyre shkas,<br \/>\nValoj me sulm\u00eb-e gas,<br \/>\nI le tallazet p\u00e0s:<\/p>\n<p>&#8230;Kur val&#8217;e eg\u00ebr ze m\u00eb tund,<br \/>\nE s&#8217;mund t\u00eb mpruhem asgjekund<br \/>\nPrej gjeratoreve pa fund,-<\/p>\n<p>D\u00ebnimi im s&#8217;m\u00eb tremb aspak!<br \/>\nD\u00ebnimi im nis e m&#8217;i lak<br \/>\nFringjit\u00eb-e shpirtit varfanjak:<\/p>\n<p>E si m\u00eb mbyt i tmerrshmi det.<br \/>\nPushon ah!Zemra q\u00eb bu\u00e7et,<br \/>\nMbaron ah!Zjarri q\u00eb m\u00eb tret.<\/p>\n<p>E s&#8217;duket gj\u00eb kur humb,<br \/>\nVe\u00e7 pl\u00f9hur\u00ebs si shkrumb<br \/>\nLart mi kat\u00e1rt si thumb:<\/p>\n<p>Flamur&#8217; i past\u00ebr qe m&#8217;u nxi<br \/>\nN\u00eb sulm te lumtur p\u00ebr liri,<br \/>\nQ\u00ebndron gazmor n\u00eb lart\u00ebsi!&#8230;<\/p>\n<p>Tashi katarti-u \u00e7duk n\u00eb det<br \/>\nTashi flamuri-u ngrit p\u00ebrpjet,<br \/>\nValon lirisht si shpirt i let.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dy poezi nga autori i shkrimit kushtuar Lasgush Poradecit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrskuqen ret\u00eb<br \/>\nmbi Qaf-Than\u00eb.<br \/>\nQiell e uj\u00eb ndaluan pran\u00eb,<br \/>\nbrigjet humb\u00ebn e mbr\u00ebmja vjen.<br \/>\nKotet n\u00eb lund\u00ebr peshkatari,<br \/>\nharroi koran, rrjet\u00eb e lopat\u00eb,<br \/>\nrreth zambak\u00ebsh nosit pend\u00eb ari,<br \/>\nshqiponj\u00eb e arratisur n\u00eb Mal t\u00eb That\u00eb.<br \/>\nSodit vag\u00ebllim<br \/>\nyjet e ndritur num\u00ebron,<br \/>\nmbi val\u00eb n\u00eb efirin pa mbarim.<br \/>\nmalli djeg e shpirtin zgjon.<br \/>\nN\u00eb Sh\u00ebn Naum burimet gjen,<br \/>\nlan\u00eb syt\u00eb e ballin e menduar,<br \/>\nme uj\u00ebt e Drinit t\u00eb bekuar<br \/>\ndhe pyet yjet, p\u00ebr \u00e7&#8217;ka po vjen.<br \/>\npa shuan etjen nd\u00ebr sylynjar\u00eb<br \/>\nme luleshtrydhe, thell\u00eb n\u00eb pyll,<br \/>\nfton zan\u00ebn me syt\u00eb e shkruar pran\u00eb,<br \/>\nt&#8217;i rr\u00ebfej\u00eb, p\u00ebr liqer e yll.<br \/>\n________________________<br \/>\nPogradec, 1989<\/p>\n<p><strong>Liqeni<\/strong><\/p>\n<p>Sa m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb eci qet\u00eb<br \/>\nn\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr kur zhduken ret\u00eb<br \/>\nkur edhe nuk ka m\u00ebrguar gushti.<br \/>\nT\u00eb eci bregut me ngadal\u00eb<br \/>\natje, ku psher\u00ebtijn\u00eb val\u00ebt<br \/>\nn\u00ebn shelgje, n\u00eb \u00e7astet kur sht\u00ebrgu<br \/>\np\u00ebrgatitet p\u00ebr udh\u00ebn e larg\u00ebt.<br \/>\nAtje, ku zambaku<br \/>\ni bardh\u00eb mblidhet,<br \/>\npushon, dremit mbi flet\u00eb<br \/>\ndhe rr\u00ebnj\u00eb e jet\u00ebs shtillet,<br \/>\ne dridhet leht\u00eb e leht\u00eb<br \/>\nn\u00eb ujin blu me arratisje<br \/>\np\u00ebr te rrjedh\u00eb e Drinit,<br \/>\nmaleve, k\u00ebputur n\u00eb zem\u00ebr<br \/>\nnga vargonj kufiri.<br \/>\nMe pamje Sh\u00ebn Naumi,<br \/>\nn\u00eb mjegull Mal i That\u00eb,<br \/>\nky d\u00ebshmitar i shenjt\u00eb,<br \/>\np\u00ebrflakje dritash n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi shk\u00ebmb me myshk e gur\u00eb<br \/>\nku lloko\u00e7itej uji n\u00ebn drur\u00eb<br \/>\ne sillej qark nd\u00ebr shtylla.<br \/>\nsi n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr syt\u00eb mbylla<\/p>\n<p>Pran\u00eb kallamishtesh,<br \/>\nku varka tundet e hesht lopata,<br \/>\nnd\u00ebr pasqyrime, ku bredh<br \/>\npoeti yll mengjesi iken nata<\/p>\n<p>P\u00ebrgjoj \u00e7u\u00e7urim\u00eb gushkuq\u00ebsh<br \/>\nmbi deg\u00ebz, fshehur n\u00ebn flet\u00eb,<br \/>\nsodis ngjalat, tek l\u00ebvrijn\u00eb<br \/>\nzbrapsjen vet\u00ebtim\u00eb,<br \/>\nhedhjen v\u00ebrtik t\u00eb rrjet\u00ebs<br \/>\nmbi koran\u00ebt e fjetur.<\/p>\n<p>U iki hijeve t\u00eb ftohta,<br \/>\nte rrezet e ngrohta<br \/>\ndhimbje e lasht\u00eb qetohet<br \/>\ne kthehet k\u00ebnaq\u00ebsi e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Shtillen ngjyrat val\u00eb mbi val\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrrohen nga gri n\u00eb all\u00eb .<br \/>\ntek m\u00eb fton liqeni i dlir\u00eb<br \/>\nzhytem n\u00eb blu e kalt\u00ebrsir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Xh. DESHNICA -Me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb poetit t\u00eb madh (27 dhjetor 1899 \u2013 12 n\u00ebntor 1987)- M\u00eb 27 dhjetor 1899, familjes s\u00eb Sotir Gushos n\u00eb Pogradec, u lindi djal\u00eb. At\u00eb dit\u00eb feste e pag\u00ebzuan me emrin Llazar,\u00a0 por\u00a0 nga viti 1933,\u00a0 me botimin e\u00a0 librit \u201cVallja e yjeve\u201c do t\u00eb njihej ne bot\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1432,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-67533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}