{"id":67612,"date":"2023-12-28T11:57:11","date_gmt":"2023-12-28T11:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67612"},"modified":"2023-12-28T11:57:11","modified_gmt":"2023-12-28T11:57:11","slug":"birn-viti-me-i-keq-per-mediat-jeta-e-gazetareve-ne-rrezik-rastet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/28\/birn-viti-me-i-keq-per-mediat-jeta-e-gazetareve-ne-rrezik-rastet\/","title":{"rendered":"BIRN: Viti m\u00eb i keq p\u00ebr mediat, jeta e gazetar\u00ebve n\u00eb rrezik, rastet"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pun\u00ebtor u vra n\u00eb nj\u00eb atentat me arm\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb mbetet i pazbardhur nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me dhun\u00eb fizike, k\u00ebrc\u00ebnime e padi nd\u00ebrsa mediat kritike u p\u00ebrball\u00ebn me at\u00eb q\u00eb duket se ishin inspektime selektive tatimore. Njihuni me zhvillimet kryesore mbi lajm\u00ebsit gjat\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, gazetari Elvis Hila dhe bashk\u00ebshortja e tij u sulmuan nga dy persona. \u201cKrimi\u201d q\u00eb Hila kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkaktuar agresionin ishte se ai kishte raportuar. Hila kishte raportuar mbi nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor. Dy agresor\u00ebt u d\u00ebnuan m\u00eb von\u00eb nga Gjykata e Lezh\u00ebs me 5 dhe 4 muaj burg secili p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar ndaj Hil\u00ebs. Rasti i nd\u00ebshkimit ligjor t\u00eb agresor\u00ebve \u00ebsht\u00eb i vetmi i till\u00eb i sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vit nd\u00ebrsa agresioni ndaj lajm\u00ebsit, jo. N\u00eb shkurt, gazetar\u00ebt e emisionit Fix Fare n\u00eb Top Channel u sulmuan p\u00ebr shkak se ishin duke xhiruar shfryt\u00ebzimin e lumit Zez\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb p\u00ebr inerte. Nd\u00ebrsa n\u00eb mars, Pal Kola, 60 vje\u00e7, roje sigurie, humbi jet\u00ebn pas nj\u00eb atentati ende t\u00eb pazbardhur kund\u00ebr Top Channel, nj\u00eb prej televizioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit. Ngjarja, e cila p\u00ebrb\u00ebn agresionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr medias n\u00eb dekada, vijon t\u00eb mbetet e pazbardhur. Nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb u gjet m\u00eb von\u00eb e djegur \u00ebsht\u00eb prova nga e cila autoritetet nuk kan\u00eb arritur t\u00eb shkojn\u00eb te t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, gazetarja e Syri.tv Marsi Korreshi u p\u00ebrball me presion n\u00eb Rrogozhin\u00eb. \u201cKrimi\u201d i saj ishte prania n\u00eb nj\u00eb takim elektoral t\u00eb kryebashkiakut Edison Memolla. Agresor\u00ebt jan\u00eb ende n\u00ebn hetim. N\u00eb tetor, gazetarja Afrovita Hysaj mori nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim me jet\u00eb. \u201cKrimi\u201d i saj ishte raportimi mbi nj\u00eb rast p\u00ebrdhunimi. Autori i k\u00ebrc\u00ebnimit nuk u arrestua nga policia dhe nuk u ndalua, por policia deklaroi se e ka marr\u00eb kall\u00ebzimin e Hysajt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rastet e agresionit ndaj gazetar\u00ebve, t\u00eb cilat duket se jan\u00eb shtuar vitin q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas, lidhen me vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i pad\u00ebshiruesh\u00ebm nga disa persona, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, marrin guximin t\u00eb sulmojn\u00eb lajm\u00ebsin. N\u00eb nj\u00eb vend ku qeveria dhe forcat e tjera politike n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve prodhojn\u00eb vet\u00eb \u201clajmet\u201d e veta, t\u00eb cilat, m\u00eb pas transmetohen nga media t\u00eb paetiketuara si produkte jogazetareske, rastet kur gazetar\u00ebt punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar informacion t\u00eb pavarur p\u00ebr publikun i b\u00ebn ata automatikisht armiq.<\/p>\n<p>Sulmet fizike ndaj gazetar\u00ebve jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e problemit q\u00eb i l\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb painformuar dhe n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe q\u00eb, rrjedhimisht, minon aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhje kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Organizatat shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kan\u00eb pasur nj\u00eb vit t\u00eb mbingarkuar me raportime p\u00ebr dhunime dhe tentativa p\u00ebr shkelje apo kufizime t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb raportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme dhe krejt\u00ebsisht t\u00eb papranueshme ndaluan gazetar\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre baz\u00eb, t\u00eb intervistonin deputet\u00ebt. Kuvendi b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucioni q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur synon t\u00eb ndaloj\u00eb efektivisht raportimin e pavarur. N\u00eb vitin 2021, kuvendi pati miratuar nj\u00eb rregullore, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, gazetar\u00ebt duhej t\u00eb shoq\u00ebroheshin n\u00ebp\u00ebr korridoret e kuvendit nga zyrtar\u00eb, si\u00e7 duket, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndaloheshin efektivisht t\u00eb bisedonin pa mbik\u00ebqyrje me deputet\u00ebt apo me punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kur gazetar\u00ebt nuk ndalohen dot fizikisht, pushteti p\u00ebrdor mjete t\u00eb tjera, duke i sh\u00ebnjestruar p\u00ebrmes medias proqeveritare, apo si\u00e7 duket, duke i sulmuar p\u00ebrmes portaleve anonime ose jo aq anonime, jo p\u00ebr \u00e7far\u00eb thon\u00eb, por p\u00ebr \u00e7far\u00eb jan\u00eb. Gazetarja Ola Xama u sulmua nga kryetari i bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj, fillimisht n\u00eb komunikime personale, duke u cil\u00ebsuar si \u201cvras\u00ebse me pages\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr mediash vijuan p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra sh\u00ebnjestrimin e saj, jo p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte raportuar, por pse kishte raportuar. \u201cKrimi\u201d i Xam\u00ebs ishte raportimi mbi afer\u00ebn shum\u00ebmilion\u00ebshe t\u00eb incineratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe konkretisht, raportimi mbi k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit ndaj arrestit t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas kronologjis\u00eb s\u00eb ngjarjeve t\u00eb hartuar nga SPAK, ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ajo q\u00eb solli koncesionin fam\u00ebkeq, i cili i ka kushtuar shqiptar\u00ebve deri m\u00eb sot, 100 milion\u00eb euro. Veliaj kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb kronologji, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime, sulmon lajm\u00ebsin si \u201cvras\u00ebse me pages\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i bashkis\u00eb, i cili shfaqet pothuajse \u00e7do dit\u00eb n\u00eb disa televizione nj\u00ebher\u00ebsh me kronika t\u00eb parap\u00ebrgatitura nga zyra e tij e propagand\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsim konstant i organizatave t\u00eb medias. N\u00eb mars, shum\u00eb organizata vend\u00ebse dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare u shpreh\u00ebn t\u00eb lemerisura nga sulmi i tij kund\u00ebr nj\u00eb gruaje q\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb personi pas nj\u00eb faqeje popullore n\u00eb Facebook t\u00eb quajtur Lolita. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sulm, Veliaj sh\u00ebnjoi edhe nj\u00eb drejtues t\u00eb faqes tjet\u00ebr popullore Jeta Osh Qef. Veliaj publikoi t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb personit dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb cilin supozon se \u00ebsht\u00eb autorja e Lolita nd\u00ebrsa organizatat vun\u00eb re se p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. Sipas Veliajt, \u201ckrimi\u201d i k\u00ebtyre faqeve jan\u00eb ankesat ndaj cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tranportit publik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet mbi lirin\u00eb e medias erdh\u00ebn jo vet\u00ebm nga institucionet politike dhe partiake si qeveria, pushteti vendor, apo parlamenti, por edhe nga institucionet e pavarura. Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykata e Posa\u00e7me shkaktuan shqet\u00ebsime serioze n\u00eb dhjetor, kur mor\u00ebn n\u00eb pyetje p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb gazetarin Elton Qyno. Nd\u00ebrsa Qyno ishte thirrur si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb dyshuar, gjykata l\u00ebshoi brenda pak or\u00ebsh leje p\u00ebr SPAK p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gazetarin, automjetin, zyr\u00ebn dhe sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb burimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hetimi i nxjerrjes s\u00eb sekretit hetimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb dhe e drejt\u00eb e prokuroris\u00eb, kontrolli dhe sekuestrimi i mjeteve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb gazetarit n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb burimit sipas ekspert\u00ebve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, mund t\u00eb lejohet vet\u00ebm n\u00eb raste shum\u00eb ekstreme dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb gjitha masat e tjera hetimore jan\u00eb ezauruar pa rezultat. SPAK dyshon se nga zyrat e saj ka rrjedhje informacioni sekret nd\u00ebrsa masat hetimore t\u00eb nd\u00ebrmarra prej saj para se t\u00eb shkohet te gazetari nuk b\u00ebhen t\u00eb ditura. Aksesimi i mjeteve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb gazetarit nga autoritetet publike konsiderohet shum\u00eb shqet\u00ebsues sepse nj\u00eb gazetar komunikon me nj\u00eb num\u00ebr burimesh, ku q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekspozohen nga sekuestrimi i pajisjes p\u00ebrpos \u00e7\u00ebshtjes konkrete. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ka p\u00ebrcaktuar se masa t\u00eb tilla mund t\u00eb nd\u00ebrmerren vet\u00ebm n\u00eb raste ekstreme, pasi shkaktojn\u00eb efekt frik\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, zyrtar\u00eb apo jo, q\u00eb flasin dhe furnizojn\u00eb me informacion gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, BIRN Albania dhe Regjistri Global i Medias, publikuan rezultatet e Monitorit t\u00eb Pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb Medias, nj\u00eb analiz\u00eb e shum\u00ebanshme e panoram\u00ebs mediatike, lidhjeve politike, larmishm\u00ebris\u00eb ose munges\u00ebs s\u00eb larmishm\u00ebris\u00eb t\u00eb informacionit q\u00eb u ofrohet qytetar\u00ebve apo problem\u00eb t\u00eb tjera. Raporti gjeti se tregu mediatik \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb i p\u00ebrqendruar sa i p\u00ebrket ndarjes s\u00eb t\u00eb ardhurave mes operator\u00ebve nd\u00ebrsa larmishm\u00ebria e informacionit t\u00eb ofruar duket se zvog\u00eblohet edhe m\u00eb shum\u00eb nga praktika e shumic\u00ebs s\u00eb institucioneve publike apo partive politike p\u00ebr t\u00eb prodhuar vet\u00eb \u201clajmet\u201d q\u00eb m\u00eb pas transmetohen si raportime t\u00eb pavarura nga televizionet.<\/p>\n<p>Raporti zbuloi se pronar\u00ebt e mediave kryesore kan\u00eb interesa biznesi shum\u00eb m\u00eb fitimprur\u00ebs se sa media n\u00eb sektor\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, vullneti i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb miratuar nj\u00eb vendim, fjala vjen, koncesion apo status investitori strategjik, p\u00ebrb\u00ebn thelbin e suksesit ekonomik. Raporti v\u00ebrejti gjithashtu se media online apo ajo e rrjeteve sociale, ndon\u00ebse duket m\u00eb e larmishme se sa media konvencionale si televizionet apo gazetat, n\u00eb fakt duket se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbytur nga informacione t\u00eb karakterit d\u00ebfryes t\u00eb prodhuara nga media konvencionale.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndjekin nj\u00eb mes nj\u00eb dyzine kanalesh televizive, por duket se pavar\u00ebsisht se cilin kanal zgjedhin t\u00eb shohin, informacioni q\u00eb marrin \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, kryesisht i prodhuar nga zyrat e propagand\u00ebs dhe pa input gazetaresk. Raporti v\u00ebrejti gjithashtu nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb kula\u00e7it dhe k\u00ebrba\u00e7it t\u00eb ndjekur nga qeveria p\u00ebrkundrejt mediave kryesore n\u00eb vend. Nj\u00eb media proqeveritare mori tok\u00eb publike falas dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi qeverie q\u00eb nuk p\u00ebrfshiu proces konkurrues. Nj\u00eb televizion tjet\u00ebr, q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt me qeverin\u00eb, mori urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebn pron\u00ebsi shtet\u00ebrore.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pun\u00ebtor u vra n\u00eb nj\u00eb atentat me arm\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb mbetet i pazbardhur nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me dhun\u00eb fizike, k\u00ebrc\u00ebnime e padi nd\u00ebrsa mediat kritike u p\u00ebrball\u00ebn me at\u00eb q\u00eb duket se ishin inspektime selektive tatimore. Njihuni me zhvillimet kryesore mbi lajm\u00ebsit gjat\u00eb vitit 2023. M\u00eb 26 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-67612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67612\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}