{"id":67655,"date":"2023-12-28T17:53:16","date_gmt":"2023-12-28T17:53:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67655"},"modified":"2023-12-28T17:55:31","modified_gmt":"2023-12-28T17:55:31","slug":"fitorja-kalon-nga-sheshi-i-teatrit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/28\/fitorja-kalon-nga-sheshi-i-teatrit-kombetar\/","title":{"rendered":"Fitorja kalon nga Sheshi i Teatrit Komb\u00ebtar&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>Mbushen 4 vjet nga kall\u00ebzimi yn\u00eb i par\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar, dhe me keqardhje konstatoj se kjo dosje, ashtu si dhe shum\u00eb dosje t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me drejtuesit e grupit t\u00eb strukturuar kriminal Rama \u2013 Veliaj, kan\u00eb z\u00ebn\u00eb pluhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Sheshin e Teatrit Komb\u00ebtar, mafiozi Erion Veliaj ka filluar punimet n\u00eb kund\u00ebrshtim me:<\/p>\n<ol>\n<li>Vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Nr. 29 dat\u00eb 02.07.2021.<\/li>\n<li>Kall\u00ebzimet penale t\u00eb rregjistruara nga SPAK, b\u00ebr\u00eb nga Qendrestar\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit nga data 31.12.2023.<\/li>\n<\/ol>\n<p>3 Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Qendrestar\u00ebv\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit nga GJEDNJ n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ka vendosur Gjykata Kushtetuese n\u00eb vendimin Nr. 29 dat\u00eb 02.07.2021?<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, botuar n\u00eb fletoren zyrtare m\u00eb dat\u00eb 21.07.2021, \u00ebsht\u00eb vendosur:<\/p>\n<ol>\n<li>Shfuqizimin e ligjit nr. 37\/2018 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e procedur\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin, negocimin dhe lidhjen e kontrat\u00ebs me objekt \u201cProjektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb \u201cTeatrit Komb\u00ebtar\u201d, si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/li>\n<li>Shfuqizimin e vendimit nr. 377, dat\u00eb 08.05.2020 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb pasuris\u00eb nr.1\/241, me em\u00ebrtimin \u201cTeatri Komb\u00ebtar\u201d, n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 8150, Tiran\u00eb\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykay\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb ai refuzohet edhe sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb ekzekutohet nga banda n\u00eb pushtet, por 9 dit\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi, banditi Kryemist\u00ebr nxiton t\u00eb nxjer\u00eb VKM-n\u00eb e rradh\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb ritransferimin e pron\u00ebs truall tashm\u00eb, nga Ministria e Kultur\u00ebs te Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas dokumentit d\u00ebrguar n\u00eb SPAK me kall\u00ebzimin q\u00eb b\u00ebm\u00eb ndaj VKM-s\u00eb Nr.495 dat\u00eb 30.07.2021, Agjensia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, drejtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nga grabit\u00ebsi dhe falsifikuesi i dokumentave t\u00eb pronave Artan Lame, thuhet se \u201cEkzekutohet pjes\u00ebrisht vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke kthyer Truallin e Teatrit Komb\u00ebtar, nga Bashkia Tiran\u00eb te Ministria e Kultur\u00ebs, pasi nd\u00ebrtesa nuk ekziston.<\/p>\n<p>Po pse nuk ekziston nd\u00ebrtesa?<\/p>\n<p>Ku &#8220;iku&#8221; nd\u00ebrtesa?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesat n\u00eb fakt, u shemb\u00ebn barbarisht n\u00eb 17 maj 2020, nga ata q\u00eb urrejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb te Tirana:<\/p>\n<ol>\n<li>Historin\u00eb qindra vje\u00e7are.<\/li>\n<li>Identitetin komb\u00ebtar.<\/li>\n<li>Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Madje n\u00eb dhun\u00ebn e 1 500 polic\u00ebve q\u00eb i sh\u00ebrbenin krimit dhe jo shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe n\u00ebn drejtimin e Ardi Veliut, \u201ci zhdukur n\u00eb drejtim t\u00eb paditur\u201d.<\/p>\n<p>Po vet\u00eb Gjykata Kushtetuese \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>\u201cPo n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjykata \u00e7mon se procesi i kryer nga institucionet kompetente ka dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme n\u00eb funksion t\u00eb vler\u00ebs kulturore t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, \u00e7ka ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe objekt kontrolli e rekomandimesh nga KLSH-ja. Organet shtet\u00ebrore nuk jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koherente, kan\u00eb krijuar mosbesim te shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, si dhe kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb kryerjen e procesit t\u00eb duhur ligjor p\u00ebr procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb godinave t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata \u00e7mon se procesi i ndjekur n\u00eb lidhje me vlerat historiko-kulturore t\u00eb godinave t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar si p\u00ebr shkak t\u00eb historikut t\u00eb tij, ashtu dhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb qendr\u00ebn historike t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar me kujdesin dhe seriozitetin e duhur (pika 119).\u201d.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej vijohet n\u00eb arsyetim se:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se ligji nr. 37\/2018 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb sanksionuar n\u00eb nenin 4 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb raport me nenin 3 t\u00eb saj, n\u00eb drejtim t\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb identitetit dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb lidhje me godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar (pika 120).\u201d.<\/p>\n<p>Pra sa m\u00eb sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ligji special nr. 37\/2018 ose si\u00e7 njihet ligji special Fusha, binte ndesh me nenet 3 dhe 4 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, lidhur me historin\u00eb, identitetin komb\u00ebtar dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, \u00ebsht\u00eb edhe arsyetimi lidhur me shfuqizimin e vendimit nr. 377, dat\u00eb 08.05.2020 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb pasuris\u00eb nr.1\/241, me em\u00ebrtimin \u201cTeatri Komb\u00ebtar\u201d, n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 8150, Tiran\u00eb\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 leht\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e dallueshme, mir\u00eb q\u00eb k\u00ebta bandit\u00eb nuk pranojn\u00eb ekzekutimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke pranuar de facto r\u00ebnien e shtetit ligjor t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por nxjerrin nj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Madje 9 dit\u00eb pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi si antikushtetues.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nuk kuptohet nga spakist\u00ebt e pushtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb qart\u00eb si drita e diellit?<\/p>\n<p>Sepse Ne, edhe p\u00ebr mosekzekutimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese k\u00ebmi b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal dhe \u00ebsht\u00eb rregjistruar nga spakist\u00ebt, alias heronjt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb munguar t\u00eb Yuri Kim, por punimet fillojn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e k\u00ebtij vendimi si dhe t\u00eb vet\u00eb dispozitave ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Madje kan\u00eb filluar q\u00eb m\u00eb 21.12.2022, po me 1 500 polic\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit, porse leja e nd\u00ebrtimit ka dal\u00eb m\u00eb 19.06.2023 (nj\u00eb muaj pasi vodhi zgjedhjet).<\/p>\n<p>Edhe europianet q\u00eb nuk kuptojn\u00eb shqip, e kan\u00eb arsyetuar shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar, pasi Komisioni Evropian n\u00eb lidhje me ligjin nr. 37\/2018 shprehet: \u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket konkurrenc\u00ebs dhe ndihm\u00ebs shtet\u00ebrore, ky ligj vet\u00ebm p\u00ebrcakton procedur\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe negocimin e kontrat\u00ebs me shoq\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrzgjedhur (&#8230;) Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk konstatohet asnj\u00eb shkelje e MSA-s\u00eb, sh\u00ebrbimet e komisionit vazhdojn\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb autoritetet shqiptare t\u00eb ndjekin p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me parimet e prokurimit publik t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb garantojn\u00eb akses jodiskriminues n\u00eb treg. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbimet e Komisionit p\u00ebrsh\u00ebndesin angazhimin e autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb amenduar ligjin, me synimin p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb thirrje t\u00eb hapur p\u00ebr zbatimin e projektit t\u00eb zhvillimit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, ku \u00e7do pal\u00eb private mund t\u00eb paraqes\u00eb propozim p\u00ebr projektin.\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e gjith\u00eb Europa ku ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi ngre t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ashtu si ne, mafiozi Veliaj edhe tenderin e rradh\u00ebs lidhur me firm\u00ebn fituese q\u00eb jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb Agikons sh.p.k, e b\u00ebn si qok\u00eb t\u00eb rradh\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e majit 2023 (tenderi u zhvillua para zgjedhjeve dhe se n\u00eb favor t\u00eb \u201cfituesit\u201d do jepeshin 19 milion Euro lidhur me \u201cProcedur\u00eb e Hapur mbi kufirin e lart\u00eb monetar\u201d, \u201cGodina e Teatrit Tiran\u00eb \u2013 Faza I-r\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb ne kemi ngritur para spakist\u00ebve n\u00eb kall\u00ebzimin e rradh\u00ebs, p\u00ebrgjigje t\u00eb t\u00eb cilave nuk i kemi mar\u00eb as sot jan\u00eb se:<\/p>\n<ol>\n<li>Si kan\u00eb filluar punimet n\u00eb 21 Dhjetor 2022 kur Leja e Nd\u00ebrtimit mban dat\u00ebn 19.06.2023?<\/li>\n<li>Me \u00e7far\u00eb l\u00ebj\u00eb kan\u00eb filluar punimet n\u00eb 21 Dhjetor 2021 kur nuk ka patur leje Nd\u00ebrtimi?<\/li>\n<li>Pse punimet fillojn\u00eb nga Bashkia Tiran\u00eb kur tenderin 19 milion Euro (pa preventive se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli do shkojn\u00eb punimet) e ka fituar kompania \u201cAgikons\u201d sh.p.k?<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb spakist\u00ebt darkojn\u00eb m\u00eb mafiozin Veliaj, besoj se Ne do i marim p\u00ebrgjigjet e k\u00ebtyre pyetjeve, kur edhe k\u00ebta prokuror\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb para ligjir bashk\u00eb m\u00eb pushtetar\u00ebt q\u00eb mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse avokat\u00ebt e sponsorizuar nga pushteti dhe fondacioni Soros, propagandojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr banaqet e televizioneve t\u00eb pushtetit se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk ekzekutohen ?????!!!!!!!, vet\u00ebm ekzekutimi pjesor i Lames s\u00eb partis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi (shkres\u00eb e pranuar dhe nga SPAK), tregon sesa t\u00eb drejt\u00eb kemi Ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ligjor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashke me fadromat e nat\u00ebs s\u00eb kobshme n\u00eb at\u00eb Shesh Lirie, erdhi dhe tradh\u00ebtia e rradh\u00ebs nga Lulzim Basha dhe lulzimsat e tij.<\/p>\n<p>Pun\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb dy Erion\u00ebve, Veliajt dhe Isufit.<\/p>\n<p>U lodh\u00ebm aq shum\u00eb s\u00eb foluri e denoncuari lidhur me aferat korruptive t\u00eb shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrtimin e Teatrit t\u00eb Ri, por askush nuk na d\u00ebgjoi.<\/p>\n<p>Fol\u00ebm e denoncuam aq shum\u00eb lidhur me Kullat q\u00eb do ngihen n\u00eb at\u00eb SHESH t\u00eb lakmuar, por pakkush na besoi.<\/p>\n<p>Fol\u00ebm e b\u00ebrtit\u00ebm se \u201ckapari\u201d \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe se k\u00ebta shesin edhe familjen p\u00ebr biznes dhe p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer pushtetit, dhe koha na dha t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb m\u00eb vjen sa her\u00eb (\u00e7do dit\u00eb n\u00eb fakt) q\u00eb kaloj nga ai Shesh, me dhimbje t\u00eb madhe madje, \u00ebsht\u00eb se:<\/p>\n<ol>\n<li>Ku jan\u00eb ata histerik\u00ebt sharlatan\u00eb q\u00eb protestonin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle n\u00eb pron\u00eb private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb parkimi i`u dha shoq\u00ebris\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k sespse \u201ckapari\u201d nuk kthehet dot mbrapsh?<\/li>\n<li>Pse nuk shkojn\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb aty ku toka publike jepet sikur t`ja ket\u00eb bler\u00eb me pensionin e saj mamaja e banditit Veliaj ashtu si\u00e7 i b\u00ebri edhe dasm\u00ebn?<\/li>\n<li>Pse nuk protestojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebn publike ku punimet kan\u00eb filluar n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Mjafton t\u00eb shkoni sot n\u00eb at\u00eb Shesh, q\u00eb t\u00eb kuptoni sesa e drejt\u00eb dhe e shenjt\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb Kauza e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb q\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Pse do thoni Ju?<\/p>\n<ol>\n<li>Se Ne jemi t\u00eb pashantazhuesh\u00ebm.<\/li>\n<li>Se Ne nuk e kemi nxjerr\u00eb veten n\u00eb treg.<\/li>\n<li>Se Ne i shkojm\u00eb betejave deri n\u00eb fund.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Madje, secili prej nesh q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb firm\u00ebn n\u00eb ato 42 denoncime e ka nxjer\u00eb fytyr\u00ebn e tij pa frik\u00eb e kompleks, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, pushteti mafioz dhe bandit na ka d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Vijon t\u00eb na d\u00ebmtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pooooir, kjo \u00ebsht\u00eb dhe fitorja jon\u00eb e rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi nj\u00eb grusht njer\u00ebzish \u201ct\u00eb marr\u00eb\u201d q\u00eb as forca dhe as milionat e krimit dhe mafies n\u00eb pushtet nuk i \u00e7`b\u00ebn\u00eb dot.<\/p>\n<p>Sepse, fitorja i takon atyre q\u00eb rezistojn\u00eb, q\u00eb guxojn\u00eb dhe q\u00eb luftojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me 6 vite protest\u00eb dhe 42 her\u00eb trokitje n\u00eb SPAK, por p\u00ebr t\u00eb mos Ju ngarkuar me shum\u00eb an\u00eb teknike po e p\u00ebrmbledh:<\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb dy aktet ligjore t\u00eb shpallura antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese:<\/li>\n<li>Po hetohen n\u00eb SPAK prej 4 vitesh;<\/li>\n<li>Ishin akte ligjore \u201cme porosi\u201d;<\/li>\n<li>Kan\u00eb filluar punimet n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb vendim kushtetues;<\/li>\n<li>\u00cbsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim nga GJEDNJ n\u00eb Strasburg;<\/li>\n<\/ol>\n<p>*** Dhe dy personat p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor, si drejtues t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal Rama \u2013 Veliaj, SPAK nuk guxon as t`i mar\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb,<\/p>\n<ol>\n<li>Akti ligjor i nxjerr\u00eb nga K\u00ebshilli i Ministrave n\u00ebn drejtimin e z. Sali Berisha:<\/li>\n<li>Nuk \u00ebsht\u00eb shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese;<\/li>\n<li>Vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi;<\/li>\n<li>Nuk ishte akt \u201cme porosi\u201d;<\/li>\n<li>Kan\u00eb p\u00ebrfituar miliona qytetar\u00eb shqiptar\u00eb;<\/li>\n<\/ol>\n<p>*** Merren n\u00ebn hetim ish Kryeministri q\u00eb ka zbatuar ligjin dhe dh\u00ebndri i ish Kryeministrit, miku im <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/abi.malltezi?__cft__%5b0%5d=AZW6KUuP2J0ospRc9Ca2VvZI_w4JMgV73C08hJ6aFAAbUCgjxwDYxroNCSBIe_45c6FtJr1yoPnrGixPu_sbyCn7Yk_ibkHjU8PtPvhglDvN4vbVKNCds8JQlbCRzpwB5UE&amp;__tn__=-%5dK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Abi Malltezi<\/a>, si p\u00ebrfitues nd\u00ebr nj\u00eb milion qytetar\u00eb por edhe si trash\u00ebgimtar i ish pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Madje jan\u00eb edhe n\u00ebn masa sigurimi personal?????!!!!!!<\/p>\n<p>Mbase ka t\u00eb \u201ddrejt\u00eb\u201d prokurorja Millonai kur thot\u00eb se:<\/p>\n<ol>\n<li>Berisha ka kryer korrrupsion duke zbatuar ligjin.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u201cProblemi\u201d mund t\u00eb jet\u00eb i yni q\u00eb nuk e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel inteligjenc\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Edhe kur e shkelin hapur ligjin dhe KUSHTETUT\u00cbN.<\/p>\n<p>Gjithsesi,<\/p>\n<p>Ne Tironsit themi se:<\/p>\n<p>E Drejta Zhytet Por Nuk Mytet.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb kam vendosur t\u00eb rreshtohem n\u00eb krah t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe Kushtetuet\u00ebs.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk zgjidhet pa u zgjidhur \u00e7\u00ebshtja e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi matet me sa dhe si e zbardh k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shtetit Shqiptar, pasi nuk lidhet vet\u00ebm me paran\u00eb, por me urrejtjen q\u00eb kan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e et\u00ebrve t\u00eb tyre me Histrorin\u00eb, Identitetin dheTrash\u00ebgimin\u00eb Kulturore Shqiptare.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta dhe e drejta do triumfoj\u00eb.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebhere,<\/p>\n<p>TEATRI ATY DHE ASHTU SI\u00c7 ISHTE.<\/p>\n<p>PS: Dini gj\u00eb, a ka filluar ndonj\u00eb hap ligjor p\u00ebr shfuqizimin ose antikushtetushm\u00ebrin\u00eb e aktit ligjor &#8220;korruptiv&#8221; dhe &#8220;favorizues&#8221; q\u00eb ka nxjerr\u00eb z. Berisha?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-67656\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/teatri-300x296.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"296\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/teatri-300x296.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/teatri.jpg 675w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA Mbushen 4 vjet nga kall\u00ebzimi yn\u00eb i par\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit Komb\u00ebtar, dhe me keqardhje konstatoj se kjo dosje, ashtu si dhe shum\u00eb dosje t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me drejtuesit e grupit t\u00eb strukturuar kriminal Rama \u2013 Veliaj, kan\u00eb z\u00ebn\u00eb pluhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Sheshin e Teatrit Komb\u00ebtar, mafiozi Erion Veliaj ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-67655","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67655"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67655\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}