{"id":67705,"date":"2023-12-29T10:33:47","date_gmt":"2023-12-29T10:33:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67705"},"modified":"2023-12-29T10:33:47","modified_gmt":"2023-12-29T10:33:47","slug":"kurthi-vrases-qe-qeveria-po-i-ngre-sistemit-energjetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/29\/kurthi-vrases-qe-qeveria-po-i-ngre-sistemit-energjetik\/","title":{"rendered":"Kurthi vras\u00ebs q\u00eb qeveria po i ngre sistemit energjetik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>Imagjinoni nj\u00eb skenar k\u00ebshtu. Dikush sjell papritur 1 milion\u00eb automjete shtes\u00eb dhe i l\u00ebshon n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. \u00c7far\u00eb ndodh me kryeqytetin?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u imagjinuar. E gjith\u00eb Tirana do t\u00eb hynte n\u00eb kolaps, sh\u00ebrbimet publike nuk do t\u00eb funksionin, jeta do t\u00eb paralizohej. Por a mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb skenar si ky?\u00a0P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb po, ndon\u00ebse n\u00eb nj\u00eb sektor tjet\u00ebr. Z\u00ebvend\u00ebsoni automjetet me energjin\u00eb e prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rrug\u00ebt me linjat e transmetimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb skenarin e m\u00ebsip\u00ebrm. At\u00ebher\u00eb skenari b\u00ebhet me risk t\u00eb lart\u00eb materializimi.<\/p>\n<p>Vitet e fundit Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb interes t\u00eb madh p\u00ebr investime n\u00eb nd\u00ebrtimin e burimeve energjetike. Kjo prirje u p\u00ebrshpejtua ndjesh\u00ebm nga kriza energjetike q\u00eb solli lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, e cila i rriti \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb pash\u00ebnuara m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Paralelisht qeveria shqiptare thuajse ka liberalizuar plot\u00ebsisht procesin e li\u00e7ensimit t\u00eb burimeve t\u00eb reja duke e l\u00ebshuar situat\u00ebn praktikisht pa duar. Por teksa burimet e reja t\u00eb energjis\u00eb shtohen me shpejt\u00ebsi, kapacitetet e transmetimit mbeten t\u00eb kufizuara. Pra makinat shtohen vrullsh\u00ebm, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt mbeten t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/p>\n<p><strong>Numrat<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse prodhimi i energjis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb linear, p\u00ebr t\u00eb ezauruar 1 mega kapacitet t\u00eb lir\u00eb transmetimi do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb burim energjetik me po 1 mega fuqi t\u00eb instaluar, q\u00eb prodhon n\u00eb kapacitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht Shqip\u00ebria ka gjithsej rreth 1 mij\u00eb mega vat kapacitet transmetimi n\u00eb eksport, p\u00ebrmes linjave t\u00eb Malit t\u00eb Zi, at\u00eb me Greqin\u00eb si dhe Kosov\u00ebn. Gati gjysma e k\u00ebtij kapaciteti praktikisht p\u00ebrdoret 100 p\u00ebr qind nga KESH, Devolli dhe Ayeni. Pjesa tjet\u00ebr mbetet p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga 500 megat e tjera q\u00eb mbeten t\u00eb lira, duhet t\u00eb konsiderojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kompania franceze Voltalia njoftoi fillimin e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb centralin diellor 140 mega t\u00eb Karavastas\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb po Voltalia planifikon q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr park diellor n\u00eb Spitall\u00eb me fuqi 100 mega.<\/p>\n<p>Besnik Leskaj, \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar dy parqe me 50 mega t\u00eb tjera fuqi t\u00eb instaluar. Ilir Shtufi, i cili ka sakaq ka nd\u00ebrtuar disa centrale t\u00eb vogla diellore, \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb tjet\u00ebr me fuqi 50 mega n\u00eb Fier. Gjonaj Group shum\u00eb shpejt ka n\u00eb plan t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nja central diellor 100 mega n\u00eb Ballsh, nd\u00ebrsa vet KESH do t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tjetri 50 mega n\u00eb Belsh.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria vazhdon ende t\u00eb jet\u00eb vend importues i energjis\u00eb, do t\u00eb mjaftonin vet\u00ebm k\u00ebto burime energjetike, q\u00eb sistemi i transmetimit t\u00eb kolapsoj\u00eb. E megjithat\u00eb nuk mbaron k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb e v\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb duke ardhur<\/strong><\/p>\n<p>Ver\u00ebn e k\u00ebtij viti, qeveria shpalli fituesit e ankandeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parqeve t\u00eb reja eolike me kapacitet t\u00eb instaluar 220 mega. Ky proces do t\u00eb pasohet nga 2 ankande t\u00eb tjera, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb li\u00e7encojn\u00eb deri n\u00eb 1 mij\u00eb mega ose 1 giga burime t\u00eb reja p\u00ebr energjin\u00eb e er\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralelisht n\u00eb prill qeveria shpalli njoftimin p\u00ebr t\u00eb alokuar edhe 1 giga t\u00eb tjera parqe diellore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas burimeve nga ministria e Energjis\u00eb aktualisht ka aplikime p\u00ebr gati 5 giga burime t\u00eb reja n\u00eb total.<\/p>\n<p>Qeveria e ka l\u00ebshuar thuajse pa duar, procesin e aplikimit dhe miratimit t\u00eb burimeve t\u00eb reja energjetike, duke vendosur n\u00eb pipeline projekte t\u00eb cilat jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa kapacitetet e transmetimit q\u00eb ka vendi.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka vet\u00ebm 1 mij\u00eb mega kapacitet transmetimi n\u00eb dalje, nd\u00ebrtohen 7 mije mega burime t\u00eb reja prodhimi energjie, sistemi praktikisht mbytet. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me nj\u00eb kalim t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb kalojn\u00eb 7 makina njeher\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb risk i madh financiar<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, ministrja e energjis\u00eb Belinda Balluku inauguroi punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb re 400 kilovolt me Maqedonin\u00eb e Veriut. Edhe n\u00ebse nd\u00ebrtohet sipas afateve, kjo linj\u00eb do t\u00eb shtonte 500 mega t\u00eb tjera kapacitet transmetimi n\u00eb eksport p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Por edhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb raport me burimet e reja q\u00eb po nd\u00ebrtohen me shpejt\u00ebsi. \u00a0Normalisht burimet e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb ndjekin kapacitetet e transmetimit. N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb duke ndodhur e kund\u00ebrta. Po nd\u00ebrtohen n\u00eb fillim burimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapacitete transmetimi nuk ka.<\/p>\n<p>Planet e qeveris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linjave t\u00eb reja me Italin\u00eb dhe rritjen e kapaciteteve me Greqin\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e diskutimeve dhe do t\u00eb duhen vite derisa t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00ebse \u00e7do gj\u00eb ec\u00ebn normalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb po i kanoset nj\u00eb risk jo i vog\u00ebl. Ai i z\u00ebnies n\u00eb kurth t\u00eb sistemit energjetik duke detyruar shum\u00eb nga prodhuesit q\u00eb t\u00eb falimentojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb linjave t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto burime nuk do t\u00eb ken\u00eb rrug\u00eb ku t\u00eb kalojn\u00eb energjin\u00eb e prodhuar, do t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb prodhimin shpesh. Por duke qen\u00eb se shumica e tyre jan\u00eb nd\u00ebrtuar me kredi nga bankat, kompanit\u00eb do t\u00eb rr\u00ebnoheshin financiarisht deri n\u00eb faliment. Ky \u00ebsht\u00eb kurthi q\u00eb qeveria po i ngre sistemit. Dhe k\u00ebshtu ndodh gjithmon\u00eb, kur ajo u jepet dalldive t\u00eb momentit, pa u p\u00ebrgatitur me par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian TOMORRI Imagjinoni nj\u00eb skenar k\u00ebshtu. Dikush sjell papritur 1 milion\u00eb automjete shtes\u00eb dhe i l\u00ebshon n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. \u00c7far\u00eb ndodh me kryeqytetin? Sigurisht q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u imagjinuar. E gjith\u00eb Tirana do t\u00eb hynte n\u00eb kolaps, sh\u00ebrbimet publike nuk do t\u00eb funksionin, jeta do t\u00eb paralizohej. Por a mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-67705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}