{"id":67772,"date":"2023-12-30T10:39:46","date_gmt":"2023-12-30T10:39:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67772"},"modified":"2023-12-30T10:40:59","modified_gmt":"2023-12-30T10:40:59","slug":"si-fshihej-pasuria-dalin-pergjimet-beqaj-tabelen-e-kemi-likuidim-oferta-nuk-ka-rendesi-degjo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/30\/si-fshihej-pasuria-dalin-pergjimet-beqaj-tabelen-e-kemi-likuidim-oferta-nuk-ka-rendesi-degjo\/","title":{"rendered":"Si fshihej pasuria\/ Dalin p\u00ebrgjimet, Beqaj: Tabel\u00ebn e kemi likuidim, oferta nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, d\u00ebgjo&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur nj\u00eb pjes\u00eb e dosjes hetimore e SPAK, ku ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, po hetohet n\u00eb lidhje me abuzimet me fondet e Agjencis\u00eb s\u00eb Koodinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, SASPAC.<\/p>\n<p>Nga dosja konfirmohet se BKH ka ushtruar kontrolle n\u00eb banes\u00ebn e Ilir Beqajt dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb SASPAC, ku jan\u00eb sekuestruar telefona, kompjutera dhe dokumente t\u00eb vlefshme p\u00ebr hetimin e nisur n\u00ebn dyshimet p\u00ebr korrupsion. M\u00eb konkretisht BKH ka ushtruar kontrolle n\u00eb banesat e shtetasve Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj dhe Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb kan\u00eb zhvilluar kontrolle edhe n\u00eb shoqat\u00ebn GoodHealth ku figuron i pun\u00ebsuar Ermal Kurtulaj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjekt \u201cAlbania Food Hospitability\u201d, emri tregtar i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb restorant \u201cGzona\u201d n\u00eb Kalan\u00eb e Tiran\u00ebs, si dhe zyrave dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb SASPAC t\u00eb shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Mira Top\u00e7iu.<\/p>\n<p>Si\u00e7 m\u00ebsohet, personi ky\u00e7 q\u00eb dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv p\u00ebr llogari t\u00eb Ilir Beqajt, \u00ebsht\u00eb shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyr\u00eb Koordinator i projektit EUSAIR q\u00eb menaxhohej nga Agjencia, ku ish-ministri ishte drejtor.<\/p>\n<p>Mbi Ermal Kurtulajn r\u00ebndojn\u00eb akuza p\u00ebr veprat penale:\u00a0<em>\u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike; Korrupsion aktiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike; Refuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebnpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d<\/em>.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1313963_1_658ff1e918fe8 \" data-unique=\"jnews_module_1313963_1_658ff1e918fe8\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\">N\u00eb dosjen e SPAK, theksohet se Ilir Beqaj me Ermal Kurtulajn kan\u00eb njohje t\u00eb hershme, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ish-ministri ka qen\u00eb ortak i shoq\u00ebris\u00eb Intech+. Sipas SPAK, Ilir Beqaj ka p\u00ebrdosur shpesh nj\u00eb mjet q\u00eb rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Kurtulajt. Por sipas dyshimeve t\u00eb SPAK, mjeti mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e Beqajt, pasi \u00ebsht\u00eb drejtuar nga shoferi i tij, Arben Dani.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><em>\u201c19. Gjate hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje t\u00eb hershme me ish-drejtuesin e Agjencise (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, t\u0113 cilat datojn\u00eb q\u00eb n\u00eb kohen kur shtetasi llir Beqaj ka qen\u00eb ortak i shoq\u00ebris\u00eb Intech+ duke vazhduar m\u00eb pas n\u00eb vitin 2015 n\u1ebd FSDKSH ku drejtues i K\u00ebshillit Mbikeqyr\u00ebs ka qen\u00eb vet\u0113 shtetasi Ilir Beqaj dhe m\u00eb pas m\u00eb krijimin e k\u00e4saj agjencie, si i pun\u00ebsuar n\u1ebd projektin Eusair Facility Point. Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj p\u00ebrdor n\u00eb m\u00ebnyre t\u0113 vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jasht\u0113 vendit, i cili rezulton te jete n\u1ebd pron\u00ebsi t\u0113 shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jet\u00eb pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton te jet\u00e9 bler\u00e9 n\u00eb 06.09.2019 dhe shtetasi 1lir Beqaj n\u1ebd at\u00e9 koh\u00e9 ka qen\u00eb deputet I Republikes s\u00eb Shqiperis\u00eb. Ky mjet m\u00eb pare ka patur targ\u00ebn AAAA868 YP targe e ndryshuar n\u1ebd dat\u00ebn 27.06.2022. Po ashtu nga k\u00e9qyrja e realizuar n\u00eb media referuar dhe gjobave te marra, ky shtetas \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe n\u00eb Plurorine e Posa\u00e7me me k\u00eate mjet. Ai ka dale p\u00ebrgjate vitit 2020 me k\u00ebt\u00eb mjet jashte territorit dhe n\u00eb vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani.<\/em><\/p>\n<p><em>20. Sipas te dh\u00e9nave t\u00eb marra nga sistemi online i DPSHTRR-s\u1ebd rezulton se sipas procesit automatik t\u00eb amortizimit te vleres s\u1ebd mjetit date 01.02.2020 vlera e mjetit \u00ebshte 1.340.790 leke. fakt i cili tregon se mjeti \u00ebshte bler\u00eb mbi kete shum\u00eb. Nga k\u00ebqyrja n\u00eb sistemin E-Gjoba rezulten se ky mjet ka mar\u00eb 3 gjoba ku i pranish\u00ebm ka q\u00ebn\u00eb Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me date 12.12.2023 rezulton e v\u00ean\u00ea n\u1ec5 momentin kur mjetin e ka patur n\u1ebd p\u00ebrdorim llir Beqaj parkuar para SPAK (sipas keqyrjes nga interneti, mediat).\u201d\u00a0<\/em>\u2013 thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>SPAK gjithashtu thot\u00eb se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkimit dhe pranimit t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb faturave fiktive nga subjekte t\u00eb ndryshme tregtare duke paguar sh\u00ebrbime q\u00eb nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive n\u00eb faturime p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrfitimit material, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrfitimit.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve paraprake t\u00eb SPAK, dyshohet se kjo skem\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e k\u00ebtyre faturave p\u00ebrllogaritet n\u00eb qindra mij\u00ebra euro. P\u00ebr dokumentimin e k\u00ebsaj veprimtarie, SPAK ka kryer p\u00ebrgjime telefonike dhe ambientale t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Beqajt. N\u00eb bisedat e p\u00ebrgjuara njer\u00ebzit e Beqes her\u00eb komunikonin me kode dhe disa her\u00eb krejt t\u00eb shpenguar.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen hetimore, nd\u00ebr t\u00eb tjera zbardhet nj\u00eb bised\u00eb mes Ilir Beqajt dhe\u00a0 Ermal Kurtulajt p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb fatur\u00eb. Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit t\u00eb shoferit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Beqaj i komunikon Kurtulajt t\u00eb flas\u00eb me Gazin p\u00ebr t\u2019u takuar, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Gazmend Preng\u00ebn, administratorin e nj\u00eb restorantit, ku Kurtulaj dyshohet se ka investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant nd\u00ebrsa ka dyshime edhe p\u00ebr interesa t\u00eb Beqajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb hetimeve kan\u00eb rezultuar dhe biseda t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka p\u00ebrdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pran\u00eb SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb lidhet me Gazin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u takuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gazi rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb. Nga analiza e bised\u00ebs se par\u00eb t\u00eb dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i k\u00ebrkon shtetasit Ermal Kurtulaj t\u00eb lidhet me \u201cGazin\u201d, dyshohet se b\u00ebhet fjal\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi n\u00eb dat\u00ebn 06.12.2023 rreth or\u00ebs 23.21 Ermali flet me Gazin ku i k\u00ebrkon n\u00ebse e mban bllokun q\u00eb mban sh\u00ebnimet tona dhe ai thot\u00eb \u2018po\u2019 \u00ebsht\u00eb tek puna dhe nga biseda kuptohet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb llogari n\u00eb lidhje me leket q\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar t\u00eb pakt\u00ebn nga ana e Ermalit dhe jo vet\u00ebm. Nisur nga kjo bised\u00eb, mb\u00ebshteten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligj\u00ebrisht nuk figuron n\u00eb administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka b\u00ebr\u00eb investime atje dhe fakti q\u00eb referimi b\u00ebhet n\u00eb numrin shum\u00ebs ngrihen dyshime dhe p\u00ebr interesa t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj n\u00eb at\u00eb restorant. K\u00ebto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar n\u00eb dat\u00ebn. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRGJIMET<\/strong><\/p>\n<p><strong>A (Ermali)<br \/>\nB (Beqaj)<\/strong><\/p>\n<p>A: Udh\u00ebro, alo?<br \/>\nB: \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky mor burr\u00eb aneksi 8?<br \/>\nA: Me ngjon?<br \/>\nB: (Nj\u00eb person tjet\u00ebr futet ne bised\u00eb: \u201cPo, po\u201d)\u2026<br \/>\nA: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un kt\u00eb.<br \/>\nB: Po mir po po t\u00eb them k\u00ebrkohet i tabel\u00eb me investime tani sikur se si ca k\u00ebrkohet, futja<br \/>\nA: Un\u00eb e pash at\u00eb dosjen q\u00eb kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.<br \/>\nB: Ca k\u00ebrkohet vlla, ti e di ca k\u00ebrkohet pse ia fut kot?<br \/>\nA: Po mir okej.<br \/>\nB: Tabel\u00ebn e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb, oferta nuk ka rendesi degjo.<br \/>\nA: Po pra po<br \/>\nB: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.<br \/>\nA: Nga ora 4 e mbrapa?<br \/>\nB : Po, n\u00ebqoftese mundet.<br \/>\nA: Mir, po Gazin?<br \/>\nB: Gazi, pra Gazi po t them.<br \/>\nA: A per Gazin se se d\u00ebgjova fjalen prandej mendova, mir\u00eb ne rregull at\u00ebher\u00eb.<br \/>\nB: Tjetri po ashtu.<br \/>\n\u2026<br \/>\nA: Edhe ai tjeteri po ashtu.<br \/>\nB: Po<br \/>\nA : Mire at\u00ebher\u00eb okej ne rregull pra<br \/>\nB: Po sido qofte flasim dhe bashk\u00eb n\u2019dark\u00eb.<br \/>\nA: Ne 4?<br \/>\nB: Po.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Ilir Beqaj, konfirmoi dit\u00ebn e djeshme kontrolloin q\u00eb BKH ka ushtruar n\u00eb banes\u00ebn e tij, teksa po hetohet dhe n\u00eb lidhje me disa kompani farmaceutike, ku dyshohet se ka p\u00ebrfituar indirekt prej tyre.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb bashk\u00ebpunim mbi procedurat e koncensionit t\u00eb koncensionit t\u00eb sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi i atij koncensioni, Ilir Rrapaj, dhe ish z\u00ebvend\u00ebs ministri Klodian Rrjepaj u arrestuan n\u00eb gusht n\u00ebn dyshimet p\u00ebr korrupsion me kontrat\u00ebn 100 milion\u00eb euro p\u00ebr 10 vite.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur nj\u00eb pjes\u00eb e dosjes hetimore e SPAK, ku ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, po hetohet n\u00eb lidhje me abuzimet me fondet e Agjencis\u00eb s\u00eb Koodinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, SASPAC. Nga dosja konfirmohet se BKH ka ushtruar kontrolle n\u00eb banes\u00ebn e Ilir Beqajt dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb SASPAC, ku jan\u00eb sekuestruar telefona, kompjutera dhe dokumente &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67773,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67772\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}