{"id":67776,"date":"2023-12-30T10:46:30","date_gmt":"2023-12-30T10:46:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67776"},"modified":"2023-12-30T10:46:30","modified_gmt":"2023-12-30T10:46:30","slug":"si-po-e-godet-rama-shtresen-e-mesme-me-taksen-per-profesionistet-e-lire-ja-sa-do-te-paguajne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/30\/si-po-e-godet-rama-shtresen-e-mesme-me-taksen-per-profesionistet-e-lire-ja-sa-do-te-paguajne\/","title":{"rendered":"Si po e godet Rama shtres\u00ebn e mesme me taks\u00ebn p\u00ebr profesionist\u00ebt e lir\u00eb, ja sa do t\u00eb paguajn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga 1 janari 2024, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira do t\u00eb ngarkohen me tatim mbi t\u00eb ardhurat sa shoq\u00ebrit\u00eb tregtare dhe m\u00eb shum\u00eb se korporatat, nd\u00ebrsa bizneset e vogla do t\u00eb vijojn\u00eb me zero tatim deri m\u00eb 31 janar 2029. P\u00ebr kontabilist\u00ebt ligji i ri p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat po krijon pabarazi mes bizneseve dhe godet shtres\u00ebn e mesme. Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb sqaron se kjo kategori nga 1 janari 2024 do t\u00eb paguaj\u00eb deri 50% m\u00eb pak tatim se t\u00eb pun\u00ebsuarit. P\u00ebr ekspert\u00ebt edhe Akti Normativ p\u00ebr ndryshimet e ligjit vler\u00ebsohet i pazbatuesh\u00ebm dhe me kosto shtes\u00eb p\u00ebr bizneset. Ligji pritet t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Kushtetuese.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nga 1 janari 2024, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit dhe personat fizik t\u00eb profesioneve t\u00eb lira t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb list\u00ebn analitike t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Ministrave, do t\u00eb paguajn\u00eb tatimin progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% p\u00ebr t\u00eb vet\u00eb pun\u00ebsuarit, personat fizik\u00eb dhe tregtar\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb profesioneve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, nga 1 janari 2024 t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira nuk do t\u00eb trajtohem m\u00eb si biznes i vog\u00ebl me 0%, por t\u00eb ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve t\u00eb zbritshme sipas nenit 22 t\u00eb ligjit, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit do t\u00eb tatohen me normat 15% p\u00ebr fash\u00ebn 0 deri n\u00eb 14,000,000 lek\u00eb dhe mbi 14,000,000 lek\u00eb vendoset tatimfitimi 23%.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\u201cP\u00ebr t\u00eb ardhurat vjetore nga biznesi, p\u00ebr t\u00eb cilat baza e tatimit \u00ebsht\u00eb e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e t\u00eb ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si m\u00eb posht\u00eb:<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>a) 15% p\u00ebr t\u00eb ardhurat neto t\u00eb tatueshme (fitimi i tatuesh\u00ebm) deri n\u00eb 14.000.000 lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit tatimor;<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1313864_1_658ff4986c1b0   \" data-unique=\"jnews_module_1313864_1_658ff4986c1b0\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<div class=\"jeg_block_navigation\">b) 23% p\u00ebr \u00e7do lek\u00eb shtes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave neto t\u00eb tatueshme (fitimit t\u00eb tatuesh\u00ebm) mbi 14.000.000 lek\u00eb n\u00eb vit\u201d, thuhet n\u00eb udh\u00ebzimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>P\u00ebr shembull:<\/strong>\u00a0<em>N\u00ebse nj\u00eb biznes ofrues i sh\u00ebrbimeve t\u00eb profesioneve t\u00eb lira me t\u00eb ardhura vjetore 10,000,000 lek\u00eb- 30% shpenzime- 40,000 lek\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga minimale do t\u00eb ket\u00eb 6,960,000 lek\u00eb fitim t\u00eb deklaruar.<\/em><\/p>\n<p><em>Fitimi q\u00eb do t\u00eb deklarohet pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb pag\u00ebs minimale do t\u00eb taksohet 15%. N\u00eb total detyrimi vjetor i tatimit mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr biznesin me t\u00eb ardhura vjetore 10,000,000 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb 1,044,000 lek\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kategoria tjet\u00ebr e bizneseve q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb t\u00eb ardhurat vjetore mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb kan\u00eb detyrimin e deklarimit t\u00eb shpenzimeve vjetore pran\u00eb administrat\u00ebs tatimore, ndryshe nga fash\u00eb e par\u00eb q\u00eb u njihen shpenzime fikse apo t\u00eb pambajtura n\u00eb kontabilitet n\u00eb mas\u00ebn 30%. Pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb administrat\u00ebn tatimore fitimi i k\u00ebsaj kategorie do t\u00eb tatohet me norm\u00ebn tatimore 23%.<\/em><\/p>\n<p><em>Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb llogarit se 70-80 deri 90% e totalit t\u00eb bizneseve (duke p\u00ebrfshir\u00eb 3 kategorit\u00eb e tyre t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit, personat fizik\u00eb dhe tregtar) jan\u00eb me t\u00eb ardhura vjetore deri 14 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit.<\/em><\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi gjithashtu p\u00ebrcakton se n\u00ebse nj\u00eb i vet\u00ebpun\u00ebsuar, 80% t\u00eb t\u00eb ardhurave bruto (t\u00eb ardhurat e ark\u00ebtuara) i siguron nga nj\u00eb klient i vet\u00ebm, apo 90% t\u00eb t\u00eb ardhurave bruto (t\u00eb ardhurat e ark\u00ebtuara) nga m\u00eb pak se tre klient\u00eb, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb llogaritjes s\u00eb detyrimit tatimor mbi t\u00eb ardhurat neto (t\u00eb ardhura t\u00eb ark\u00ebtuara minus shpenzimet e zbritshme t\u00eb biznesit) vjetore\/mujore t\u00eb tij, do t\u00eb aplikohen normat e tatimit mbi pag\u00ebn.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrcakton dy afate zbatimi. P\u00ebr t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira, tatimi progresiv nga 15% deri n\u00eb 23% do t\u00eb nis\u00eb zbatimin nga 1 janari 2024, nd\u00ebrsa p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl (duke p\u00ebrfshir\u00eb kategorit\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit) efektet e ligjit do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb zbatohen nga 1 janari 2029.<\/p>\n<p><strong>Sa do t\u00eb paguhet n\u00eb krahasim me bizneset e tjera dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb (MFE) do t\u00eb paguajn\u00eb deri 50% m\u00eb pak tatim se t\u00eb pun\u00ebsuarit, nd\u00ebrsa norma tatimore 23% p\u00ebr kategorin\u00eb me t\u00eb ardhura vjetore mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb barazohet me norm\u00ebn tatimore q\u00eb paguajn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).<\/p>\n<p>MFE sqaroi p\u00ebr Monitor se norma tatimore 23% do t\u00eb \u201cbllokoj\u00eb\u201d l\u00ebvizjen e biznesit drejt fashave t\u00eb tjera me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontabilist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt fiskal\u00eb, nga 1 janari 2024 profesionet e lira do t\u00eb ngarkohen me tatim mbi t\u00eb ardhurat m\u00eb shum\u00eb se korporatat dhe bizneset e vogla q\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb me zero tatim deri m\u00eb 31 janar 2029.<\/p>\n<p>Sipas tyre ligji i ri \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d krijon pabarazi mes bizneseve dhe godet shtres\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Vendimi me list\u00ebn p\u00ebr profesionet e lira, i botuar n\u00eb Fletoren Zyrtare, \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 26 lloje aktivitetesh, n\u00eb 180 profesione, sipas llojit t\u00eb aktivitetit. N\u00eb list\u00ebn e profesioneve t\u00eb lira do t\u00eb p\u00ebrfshihen aktivitetet e sh\u00ebrbimeve t\u00eb IT, t\u00eb kontabilitetit, avokat\u00ebt, arsimit, mjek\u00ebt, pasurit\u00eb e paluajtshme, agjencit\u00eb e lajmeve, agjencit\u00eb e pun\u00ebsimit, t\u00eb sportit, operator\u00ebt turistik\u00eb etj.<\/p>\n<p>Sipas ndarjes n\u00eb aktivitete, n\u00eb taksimin e ri do t\u00eb p\u00ebrfshihen: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizive, regjistrimi i z\u00ebrit dhe aktivitete t\u00eb prodhimit t\u00eb muzik\u00ebs; Sh\u00ebrbime t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit; Aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb informacionit; Aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimeve financiare, p\u00ebrve\u00e7 sigurimeve dhe financimit t\u00eb pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve t\u00eb pensioneve, p\u00ebrjashtuar sigurimin shoq\u00ebror t\u00eb detyruesh\u00ebm; Aktivitete ndihm\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit financiar p\u00ebrve\u00e7 sigurimit dhe financimit t\u00eb pensioneve; Aktivitete t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme; Aktivitete juridike dhe t\u00eb kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete t\u00eb kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe k\u00ebrkimet e tregut; Aktivitete t\u00eb tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete t\u00eb marrjes e dh\u00ebnies me qira; Aktivitete t\u00eb pun\u00ebsimit; Agjenci udh\u00ebtimi, operator turistik dhe t\u00eb tjera aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb rezervimit; Administrim zyrash, mb\u00ebshtetje administrative dhe t\u00eb tjera aktivitete mb\u00ebshtet\u00ebse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyruesh\u00ebm; Arsimi; Aktivitete t\u00eb sh\u00ebndetit; Aktivitete t\u00eb qendrave t\u00eb kujdesit mjek\u00ebsor e social; Aktivitete t\u00eb kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete \u00e7lodh\u00ebse; Aktivitete sportive arg\u00ebtuese dhe \u00e7lodh\u00ebse; Aktivitete t\u00eb tjera sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Kryetari i K\u00ebshillit Drejtuese t\u00eb Institutit t\u00eb Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar Sotiraq Dhamo pohoi p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se vendimi me list\u00ebn analitike t\u00eb profesioneve t\u00eb lira duhej t\u00eb ishte publikuar 3 muaj pas miratimit t\u00eb ligjit. Ligji u miratua n\u00eb muajin mars dhe VKM p\u00ebrkat\u00ebsisht duhej t\u00eb publikohej n\u00eb periudh\u00ebn korrik-gusht 2023.<\/p>\n<p>Po sipas VKM-s\u00eb Dhamo tha se p\u00ebrfshihen shum\u00eb sh\u00ebrbime, jo vet\u00ebm profesione t\u00eb lira, pasi profesionet e lira jan\u00eb pak q\u00eb rregullohen me ligj, si: audituesit, avokat\u00ebt, mjek\u00ebt, noter\u00ebt, kontabilist\u00ebt, infermier\u00ebt\u2026. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb thjesht sh\u00ebrbime q\u00eb ofrohen nga individ\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngarkes\u00ebs tatimore, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori tatimpaguesish, situata paraqitet shum\u00eb e rr\u00ebmujshme p\u00ebr zbatimin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb ligjit q\u00eb u miratuan m\u00eb 16 dhjetor 2023 dhe vones\u00ebs n\u00eb miratimin e list\u00ebs p\u00ebr profesionet e lira (VKM u miratua nga K\u00ebshilli i Ministrave m\u00eb 20 dhjetor).<\/p>\n<p>Te bizneset pritet t\u00eb krijohet konfuzion edhe p\u00ebr zbatimin t\u00eb ligjit t\u00eb ri, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00ebp\u00ebrmjet formular\u00ebve t\u00eb ligjit ekzistues, por me normat e reja tatimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto ndryshime ligjore, IKM thekson se jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, nd\u00ebrsa nuk i p\u00ebrgatit bizneset p\u00ebr plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201cPra nuk ka interesim nga institucionet shqiptare n\u00ebse biznesi \u00ebsht\u00eb gati dhe shumica e bizneseve nuk e njohin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi legjislacionin e ri\u201d, n\u00ebnvizojn\u00eb drejtuesit e IKM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb tha se ndryshim i ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e formular\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb tatimit n\u00eb burim erdhi nga mosarritje n\u00eb koh\u00eb e publikimit t\u00eb modelit t\u00eb ri t\u00eb formular\u00ebve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj Financat theksojn\u00eb se nuk pritet t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi zbatimi nga bizneset q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr plot\u00ebsimin e formular\u00ebve ekzistues.<\/p>\n<p><strong>Kontabilist\u00ebt: Ndryshimet e ligjit pas Aktit Normativ, t\u00eb pazbatueshme nga bizneset<\/strong><\/p>\n<p>Me aktin normativ t\u00eb miratuar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, q\u00eb hyri n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb pas zbatimit n\u00eb Fletoren Zyrtare, Ministria e Financave dhe e Ekonomis\u00eb p\u00ebrcaktonte se t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesit e regjistruar para dat\u00ebs 31 dhjetor 2023 p\u00ebr deklarimin e tatimit fitimit t\u00eb periudh\u00ebs tatimore t\u00eb vitit 2024 do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin formularin ekzistues.<\/p>\n<p>Pra, deklarimi i t\u00eb ardhurave do t\u00eb b\u00ebhet sipas modelit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, pra atyre ekzistues, por sipas normave t\u00eb reja tatimore q\u00eb nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontabilist\u00ebt, ndryshimet do t\u00eb \u00e7orodisin m\u00eb tep\u00ebr biznesin n\u00eb zbatimin e ligjit. T\u00eb tjer\u00eb pohojn\u00eb se vendimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e formular\u00ebve t\u00eb modelit t\u00eb vjet\u00ebr nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>Audituesi ligjor, Sokol Toska, thot\u00eb se ndryshimet n\u00eb aktin normativ rregullojn\u00eb disa procedura, t\u00eb cilat nuk ishin parashikuar n\u00eb tekstin fillestar t\u00eb ligjit, ose kan\u00eb shtyr\u00eb zbatimin e disa procedurave t\u00eb reja p\u00ebr zbatimin e tij, tregojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ende gati baza n\u00ebnligjore, si dhe infrastruktura logjistike, p\u00ebrfshi sistemin IT q\u00eb p\u00ebrdor autoriteti tatimor. Ndryshimet do t\u00eb ngarkojn\u00eb me m\u00eb shum\u00eb kosto bizneset sipas z. Toska.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjit, kur p\u00ebrballemi me disa shtyrje edhe p\u00ebr nj\u00eb vit, si\u00e7 i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, apo me p\u00ebrdorimin e formular\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb kontekstin e ri, sigurisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e p\u00ebrkryer dhe do t\u00eb shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe kosto p\u00ebr tatimpaguesit, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, gjykoj se sistemi nuk do p\u00ebsoj\u00eb ndonj\u00eb tronditje dhe do filloj\u00eb t\u00eb form\u00ebsohet modeli i ri bazuar n\u00eb praktikat q\u00eb do t\u00eb zbatoj\u00eb autoriteti tatimor, i cili n\u00eb dijenin\u00eb time ka kryer gjer\u00ebsisht seanca kualifikimi dhe trajnimi t\u00eb stafit, p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hyrja n\u00eb fuqi e VKM-s\u00eb 10 dit\u00eb para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, ku kategoria e personave q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime profesionale ende nuk \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar, nuk lejon dh\u00ebnien e koh\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pozitat dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet p\u00ebrkat\u00ebse nga k\u00ebta individ\u00eb tatimpagues\u201d.<\/p>\n<p>Kontabilisti Mikel Alla, gjithashtu shton se ndryshimet do t\u00eb krijojn\u00eb konfuzion te bizneset p\u00ebr zbatimin e ligji t\u00eb ri, pasi ai \u00ebsht\u00eb konfuz n\u00eb terminologjin\u00eb e p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr vet\u00eb tatimor\u00ebt dhe profesionistet e fush\u00ebs, pasi terminologjia e p\u00ebrdorur interferon edhe me ligjin specifik, q\u00eb rregullon tregtar\u00ebt dhe shoq\u00ebrit\u00eb tregtare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpos k\u00ebsaj, k\u00ebto ndryshime ligjore nuk duhej t\u00eb b\u00ebheshin tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr faz\u00ebn e implementimit, por q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hartimit t\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos krijohet konfuzion dhe panik n\u00eb zbatimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe trajnimet e b\u00ebra p\u00ebr tatimor\u00ebt dhe profesionist\u00ebt, kan\u00eb ngelur n\u00eb kuadrin e informimit teorik t\u00eb tij, se sa t\u00eb zbatimit praktik t\u00eb tij. Gjithashtu, pasi t\u00eb ishin mir\u00ebtrajnuar tatimor\u00ebt dhe profesionist\u00ebt, duhej q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe me bizneset nga ana e administrat\u00ebs tatimore, gj\u00eb q\u00eb deri tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Qasja \u00ebsht\u00eb e ndryshme p\u00ebr kontabilistin Armand Mala. Sipas tij, p\u00ebrdorimi i formular\u00ebve t\u00eb modelit t\u00eb ligjit ekzistues p\u00ebr deklarimet nuk b\u00ebhet penges\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit nga 1 janari 2024.<\/p>\n<p>\u201cRastet n\u00eb fakt q\u00eb ligjet ndryshohen ende pa hyr\u00eb n\u00eb fuqi jan\u00eb t\u00eb shumta. Normalisht, ndryshime t\u00eb tilla rrisin konfuzionin, ku bizneset sapo udh\u00ebzohen t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten (trajnime t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me ndryshimet ligjore) p\u00ebr ligjin e ri, iu duhet t\u00eb p\u00ebrballen me ndryshime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Referuar k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit t\u00eb ri, konkretisht Neni 57 p\u00ebrcakton nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb zgjeruar q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb \u201cDeklarata e Tatimit n\u00eb Burim\u201d, por fakti q\u00eb Akti Normativ n\u00eb Nenin 2 t\u00eb tij citon pik\u00ebrisht Nenin 57 si t\u00eb zbatuesh\u00ebm nga viti pasardh\u00ebs, nuk b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket formularit t\u00eb Tatimit mbi t\u00eb Ardhurat, versioni aktual i tij, e ka gjith\u00eb informacionin baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb llogaritur tatim fitimin. Nuk shoh penges\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit p\u00ebr faktin e mosnxjerrjes s\u00eb formular\u00ebve t\u00eb rinj, duke qen\u00eb se Akti Normativ ka shtyr\u00eb me nj\u00eb vit zbatimin e deklaratave t\u00eb tilla sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n<p>Z. Mala tha se vet\u00eb ligji i ri do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00ebn e vet t\u00eb asimilohet nga bizneset apo profesionist\u00ebt e fush\u00ebs, pasi jan\u00eb t\u00eb shumta \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne mbeten t\u00eb paqarta sesi do zbatohen. \u201cAkti normativ, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb opinionin tim, nuk duket si nj\u00eb instrumenti, i cili do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb zbatimin e ligjit t\u00eb ri, pasi n\u00eb thelb thjesht shtyn hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb disa pikave t\u00eb tij\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Akti normativ shtyn edhe afatet e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb pik\u00ebs 1 p\u00ebr nenet 22, 23 dhe 24 q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb zbritjen e shpenzimeve vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira kur deri 90% t\u00eb t\u00eb ardhurave bruto i sigurojn\u00eb nga m\u00eb pak se tre klient\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe zbritjen p\u00ebr shpenzimet e f\u00ebmij\u00ebve. Ndryshimet do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 janari 2025.<\/p>\n<p>Akti Normativ p\u00ebrcakton se edhe deklarimi i tatimit n\u00eb burim n\u00eb modelin e formular\u00ebve t\u00eb rinj do t\u00eb nis\u00eb nga periudha tatimore janar 2025. P\u00ebr vitin 2024, nga bizneset do t\u00eb p\u00ebrdoret deklarata p\u00ebr tatimin e mbajtur n\u00eb burim sipas modelit ekzistues t\u00eb formular\u00ebve.<\/p>\n<p>Llojet e pagesave p\u00ebr t\u00eb cilat mbahet tatimi n\u00eb burim p\u00ebrfshijn\u00eb pagesat p\u00ebr interesat bankare dhe institucione t\u00eb tjera financiare, pagesat nga honoraret, nga qiraja e individ\u00ebve, p\u00ebr \u00e7do pages\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga loj\u00ebrat e fatit dhe kazinot\u00eb, pagesa p\u00ebr performanc\u00ebn e muzikant\u00ebve n\u00eb koncerte etj.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr kontabilistin Mikel Alla, ndryshimet e m\u00ebsip\u00ebrme do t\u00eb krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zbatim. \u201cP\u00ebr pik\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb formular\u00ebve, tatimi n\u00eb burim ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn norm\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja ligjet, n\u00eb at\u00eb ekzistuesin dhe at\u00eb t\u00eb riun.<\/p>\n<p>Por, fakti q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin formular, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb teknike t\u00eb implementimit t\u00eb k\u00ebsaj deklarate n\u00eb sistem, pasi do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e datajuar referuar modelit bashk\u00ebngjitur n\u00eb anekset e udh\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa neni 24, pika 2, q\u00eb lidhet me tatimin e bizneseve profesionale me normat 15% dhe 23% do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb nga data 1 janar 2024.<\/p>\n<p>S\u00ebrish m\u00ebnyra e vler\u00ebsimit t\u00eb parapagimit t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb tatimit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb evazive, duke p\u00ebrdorur fjalin\u00eb q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklaratave paraardh\u00ebse t\u00eb tatimit t\u00eb thjeshtuar t\u00eb fitimit dhe t\u00eb tatimit mbi fitimin, sipas kategorive t\u00eb bizneseve referuar ligjit nr. 8438.<\/p>\n<p>Pra, nga data 1 janar 2024, t\u00eb ardhurat neto t\u00eb tatueshme (fitimi i tatuesh\u00ebm) nga biznesi p\u00ebr individ\u00ebt tregtar\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit do t\u00eb tatohen me normat 15% dhe 23%, duke e diskriminuar k\u00ebt\u00eb kategori nga bizneset e tjera, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb subjekt i tatimit nga data 1 Janar 2030, referuar nenit 69, pika 1 \u2013 dh, t\u00eb ligjit t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ligji i ri drejt Kushtetueses, krijon pabarazi mes taksapaguesve<\/strong><\/p>\n<p>Kontabilist\u00eb nga Instituti i Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar (IKM) dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokat\u00ebve m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb pohuar se ligji i ri \u00ebsht\u00eb antiligjor, krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto shoqata pritet t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e ligjit t\u00eb ri pas miratimit pas njohjes me list\u00ebn analitike p\u00ebr profesionet e lira q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb taksimin e ri.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 nxitjes s\u00eb evazionit, projektligji i ri p\u00ebr tatimin e t\u00eb ardhurave krijon pabarazi tatimore edhe sipas jurist\u00ebve. Avokati Klodian Gjermeni pohoi m\u00eb her\u00ebt se ka shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb trajtimit t\u00eb pabarabart\u00eb tatimor q\u00eb u b\u00ebhet kategorive t\u00eb cilat p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj biznesi.<\/p>\n<p>Sipas tij kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve p\u00ebr d\u00ebrgimin e ligjit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim p\u00ebr jurist\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe nxitja e evazionit apo dh\u00ebnies s\u00eb ryshfetit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se personi fizik, i vet\u00ebpun\u00ebsuar t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimi dhe kan\u00eb nj\u00eb qarkullim vjetor deri n\u00eb 10,000,000 lek\u00eb, t\u00eb cilit do t\u2019i zbriten 30% e shpenzimeve t\u00eb supozuara ose faturat e blerjes t\u00eb cilat i kan\u00eb jo t\u00eb shpeshta, do t\u2019i \u00e7onte k\u00ebta t\u00eb fundit n\u00eb mosdeklarimin e plot\u00eb t\u00eb faturave t\u00eb shitjes nga ana e tyre, pra do t\u00eb shikonin mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfitimeve financiare n\u00ebn dor\u00eb, kjo p\u00ebr t\u00eb ulur pages\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb tatueshme t\u00eb mbetura pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb rastin kur personi fizik do t\u2019i deklaronte t\u00ebr\u00ebsisht faturat e shitjes s\u00eb l\u00ebshuara prej tij, normalisht me shtimin e k\u00ebtij tatimi, ose do t\u00eb rriste \u00e7mimet e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ofruara prej tij, ose do t\u00eb alternonte m\u00ebnyr\u00ebn e pag\u00ebs (nj\u00eb pjes\u00eb me an\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb n\u00ebn dor\u00eb)\u201d, pohoi ai, duke theksuar q\u00eb shtimi i \u00e7do tatimi n\u00eb drejtim t\u00eb biznesit t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe subjekteve t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuara n\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb sillte edhe falimentin e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre, kjo duke marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj kategorie biznesi nuk ka ushtruar aktivitetin e saj gjat\u00eb pandemis\u00eb dhe nuk p\u00ebrfitoi asnj\u00eb ndihm\u00eb ekonomike nga qeveria.<\/p>\n<p>Ai shtoi se vendosja e \u00e7do tatimi mbi t\u00eb ardhurat e biznesit t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i nxituar, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb efektet e pandemis\u00eb, rritjen e \u00e7mimeve p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe mosfunksionimin eficient t\u00eb institucioneve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb vendosej nj\u00eb lloj tatimi, ky duhet t\u00eb ishte i p\u00ebrcaktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb xhiros vjetore t\u00eb mbetur t\u00eb personit fizik, pasi t\u00eb jen\u00eb zbritur shpenzimet e supozuara.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebn nj\u00eb tavan p.sh. prej 5,000,000 lek\u00eb t\u00eb mos kishte asnj\u00eb lloj tatimi, dhe mbi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb tatim i p\u00ebrcaktuar n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb xhiros vjetore t\u00eb mbetur t\u00eb personit fizik, pasi t\u00eb jen\u00eb zbritur shpenzimet e supozuara\u201d, u shpreh m\u00eb her\u00ebt z. Gjermeni.\u00a0<strong>\/Monitor<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 1 janari 2024, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit e profesioneve t\u00eb lira do t\u00eb ngarkohen me tatim mbi t\u00eb ardhurat sa shoq\u00ebrit\u00eb tregtare dhe m\u00eb shum\u00eb se korporatat, nd\u00ebrsa bizneset e vogla do t\u00eb vijojn\u00eb me zero tatim deri m\u00eb 31 janar 2029. P\u00ebr kontabilist\u00ebt ligji i ri p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat po krijon pabarazi mes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67777,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-67776","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}