{"id":67839,"date":"2023-12-30T14:15:48","date_gmt":"2023-12-30T14:15:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67839"},"modified":"2023-12-30T14:16:05","modified_gmt":"2023-12-30T14:16:05","slug":"koha-eshte-e-opozites-edhe-ne-arrest-shtepie-berisha-ia-dha-asaj-kete-shans","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/30\/koha-eshte-e-opozites-edhe-ne-arrest-shtepie-berisha-ia-dha-asaj-kete-shans\/","title":{"rendered":"Koha \u00ebsht\u00eb e opozit\u00ebs! Edhe n\u00eb arrest sht\u00ebpie, Berisha ia dha asaj k\u00ebt\u00eb shans!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Sot Irena Gjoka \u2013 Rama vendosi q\u00eb lideri i opozit\u00ebs, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, t\u00eb vihet n\u00eb arrest sht\u00ebpiak. Por jo vet\u00ebm kaq! N\u00ebse ai do ishte me arrest n\u00eb burg, me lejen e autoriteteve do t\u00eb lejohej t\u00eb takonte edhe miqt\u00eb e tij. Vendimi i Irena Gjoka (Rama) nuk e lejon t\u00eb ket\u00eb kontakte me ask\u00ebnd tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se me familjar\u00ebt e tij. P\u00ebr ta zbatuar k\u00ebt\u00eb izolim dhe heqje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs dhe ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si kryetar i opozot\u00ebs, atij i vun\u00eb edhe polic\u00eb te dera e sht\u00ebpis\u00eb!<\/p>\n<p>Vet\u00eb vendimi i k\u00ebsaj gjykate politike shpjegon gjith\u00e7ka. Se izolimi i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendim politik. Se ndalimi i kontakteve dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e nj\u00eb gjykateje n\u00eb diktatiura. Se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e mafies, kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs luftoi Berisha nga viti 2013 3 deri m\u00eb sot, lejon q\u00eb mafioz\u00ebt e kriminel\u00ebt t\u00eb ken\u00eb liri fjale e madje jet\u00eb lluksoze n\u00eb burgje, nd\u00ebrsa njeriu q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje ligji, ndalohet t\u00eb flas\u00eb, t\u00eb kontaktoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb, t\u00eb jap\u00eb mendime dhe t\u00eb interesohet p\u00ebr fatin e opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e drejton.<\/p>\n<p>Ky regjim mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka. Mund edhe t\u00eb t\u00eb marr\u00eb peng dhe t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb Malin me Gropa. Ishin paardh\u00ebsit e Rilindjes ata q\u00eb ua m\u00ebsuan kriminel\u00ebve mafioz\u00eb k\u00ebt\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb zhdukur viktimat e tyre! Fati i Malit me Gropa \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keq sesa fati i arrestit n\u00eb sht\u00ebpi pa asnj\u00eb prov\u00eb dhe pa asnj\u00eb fakt. N\u00ebse d\u00ebnohemi politikisht, prej sot t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb ekspozuar me nd\u00ebshkime hetuesish dhe operativash t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit. T\u00eb gjith\u00eb. Edhe ata q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb Rilindje, n\u00ebse guxojn\u00eb dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb diktatorin n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm diktatura e regjimit autokrat n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb diktatura e ideologjis\u00eb liberale t\u00eb Sorosit. Sorosi \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzimi dhe ideimi i sjelljeve t\u00eb tilla, t\u00eb praktikuara jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs! Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb politike dhe i sh\u00ebrben pushtetit t\u00eb Rilindjes me ose pa Edi Ram\u00ebn. Se edhe Sorosi b\u00ebn rrokad\u00ebn e besnik\u00ebve t\u00eb tij. Ndoshta ka projektuar nj\u00eb rrokad\u00eb me ndonj\u00eb besnik t\u00eb vetin t\u00eb njohur si \u201ct\u00eb djatht\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb ankohemi, aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u2019u qar\u00eb. Nuk ka pse ndodhin k\u00ebto, sepse me regjimin e Edi Ram\u00ebs kjo sjellje hakmarr\u00ebse ndaj Sali Berish\u00ebs ka qen\u00eb e njohur dhe e ditur! Asnj\u00eb befasi! Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb opozita t\u00eb bashkohet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Esht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb mos anatemohet asnj\u00eb demokrat. E them k\u00ebt\u00eb, sepse gramafon\u00ebt e sponsorizuar t\u00eb pushtetit n\u00eb ekranet tona televizive kan\u00eb filluar t\u00eb nxisin e injektojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje. Nj\u00eb prej tyre e ndesha mbr\u00ebm\u00eb edhe n\u00eb emisionin Zon\u00eb e Lir\u00eb. Para e madhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb. E nj\u00ebkoh\u00ebsisht kjo q\u00eb ndodh me Sali Berish\u00ebn s\u00ebrishmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e madhe. Nj\u00eb loj\u00eb politike e pist\u00eb, m\u00eb e pista q\u00eb ka njohur historia e shtetit shqiptar, p\u00ebrjashtuar periudh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>\u00c7do kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7do president, madje edhe Mbreti Zog I, ka qen\u00eb m\u00eb i matur, ka njohur kufij t\u00eb caktuar n\u00eb ushtrimin e dhun\u00ebs s\u00eb pushtetit apo t\u00eb shtetit. Por Edi Rama nuk njeh kufi. N\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, ai do t\u00eb arrestoj\u00eb edhe opozitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se do t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb nga seancat parlamentare. N\u00eb k\u00ebto kushte vet\u00ebm bashkimi dhe uniteti e mposht regjimin! Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr. Edhe n\u00ebse ju t\u00eb nderuar opozitar\u00eb mendoni ndryshe nga nj\u00ebri-tjetri, bashkohuni derisa ta rr\u00ebzoni k\u00ebt\u00eb regjim! Derisa t\u00eb rifitojm\u00eb lirin\u00eb e humbur s\u00ebrishmi! Pastaj diskutoni p\u00ebr ide, mendime dhe alternativa t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri. Koha \u00ebsht\u00eb e opozit\u00ebs! N\u00ebse do t\u00eb kuptohet kjo, at\u00ebher\u00eb regjimi do t\u2019i ket\u00eb jav\u00ebt e num\u00ebruara! Sali Berisha edhe me vuajtjen n\u00eb arrest sht\u00ebpia ia ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebs shans t\u00eb ri opozit\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Sot Irena Gjoka \u2013 Rama vendosi q\u00eb lideri i opozit\u00ebs, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, t\u00eb vihet n\u00eb arrest sht\u00ebpiak. Por jo vet\u00ebm kaq! N\u00ebse ai do ishte me arrest n\u00eb burg, me lejen e autoriteteve do t\u00eb lejohej t\u00eb takonte edhe miqt\u00eb e tij. Vendimi i Irena Gjoka (Rama) nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-67839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67839\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}