{"id":67858,"date":"2023-12-30T19:36:04","date_gmt":"2023-12-30T19:36:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67858"},"modified":"2023-12-30T20:11:48","modified_gmt":"2023-12-30T20:11:48","slug":"hello-albania-rikthim-ne-atdhe-shkretetire-propagande-dhe-arrestime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/30\/hello-albania-rikthim-ne-atdhe-shkretetire-propagande-dhe-arrestime\/","title":{"rendered":"Hello Albania! Rikthim n\u00eb atdhe: Shkret\u00ebtir\u00eb, propagand\u00eb dhe arrestime"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>30 Dhjetor 2023. Muaj pa e par\u00eb Vlor\u00ebn time, t\u00eb bukur\u00ebn sa m\u00eb s\u2019b\u00ebhet. P\u00ebrher\u00eb kam shmangur ta shoh rrug\u00ebn prej aeroportit deri n\u00eb Vlor\u00eb. Se\u00e7 m\u00eb jepte nj\u00eb ndjesi boshe ajo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Godina t\u00eb ngjitura n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, sht\u00ebpi t\u00eb braktisura, g\u00ebrmadha dy e tri kat\u00ebshe, kodra t\u00eb zhveshura, aj\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb as Adriatiku nuk ia del ta mund\u00eb, natyr\u00eb e vak\u00ebt q\u00eb \u00e7do t\u00eb huaji do t\u2019i nxiste pyetjen: si ka mund\u00ebsi k\u00ebto zona t\u00eb vak\u00ebta kaq pran\u00eb kryeqytetit, si ka mund\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto zona \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeqyteti? Dhe k\u00ebshtu mezi prisja t\u00eb fluturoja drejt kryeqytetit tim, t\u00eb bukur\u00ebs Vlor\u00eb, t\u00eb lir\u00ebs Vlor\u00eb, t\u00eb kaltr\u00ebs Vlor\u00eb, drejt ajrit t\u00eb saj q\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb mendje m\u00eb ka kujtuar lirin\u00eb, liri deti, krenari malesh, aj\u00ebr q\u00eb t\u00eb mbush shpirtin.<\/p>\n<p>30 Dhjetor 2023, n\u00eb Vlor\u00ebn time. Deti aty, qielli aty, aroma e qytetit tim po e nj\u00ebjta, xhamia aty, Kanina si kuror\u00eb, Shashica, Sazani, Karaburuni po aty. Piktura e ZOTIT e nj\u00ebjt\u00eb, e bukur sa vet\u00eb AI e di. Ve\u00e7 vepra t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb njeriut s\u2019jan\u00eb aty.<\/p>\n<p>Qyteti i Sheshit t\u00eb Flamurit pa shesh. Nj\u00eb kuti e st\u00ebrmadhe betoni ia kishte z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn sheshit e m\u00eb kot e k\u00ebrkoja me sy. Ngjasonte si qivur i hapur betoni n\u00eb mes t\u00eb qytetit. Vall\u00eb \u00e7\u2019kishte patur n\u00eb mendje ai q\u00eb e kishte nd\u00ebrtuar? P\u00ebrball\u00eb shtiz\u00ebs s\u00eb flamurit, nj\u00eb hotel simbol i sh\u00ebmtis\u00eb q\u00eb aty e lash\u00eb m\u00eb 2013, e aty e gjeta t\u00eb veshur me ca rrjeta punimesh. E kishte bler\u00eb vet\u00eb i madhi kisha d\u00ebgjuar, andaj dhe nuk kishte nd\u00ebr mend ta kthente kush n\u00eb g\u00ebrmadha. Nj\u00eb shat\u00ebrvan q\u00eb freskonte dikur godin\u00ebn e stilit italian t\u00eb Bashkis\u00eb, ishte z\u00ebvend\u00ebsuar me gunga betoni t\u00eb artit alla-socialist. Pas Bashkis\u00eb, gjeta si \u00e7do vit t\u00eb nj\u00ebjtin pirg plehrash derdhur n\u00eb shesh q\u00eb kut\u00ebrbonin nj\u00ebsoj si dikur.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kisha menduar se Bashkia vet\u00eb i linte aty, mbase p\u00ebr t\u2019u keqardhur se aq punonte sa nuk kishte koh\u00eb as t\u00eb vet\u00ebpastrohej. Tek i ashtuquajturi \u201cSahati\u201d, nj\u00eb kaos shqiptaro-bangladesash me plehra, furgona t\u00eb fshatrave, shit\u00ebs lulesh e bananesh, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha bashk\u00eb rrethonin nj\u00eb bar me em\u00ebr francez. Nj\u00eb pamje sa komike aq edhe tragjike. A ulej dot tek ai bar shit\u00ebsi i bananeve? S\u2019ma do mendja. Po ta provoja t\u00eb ulesha e t\u00eb gjerbja nj\u00eb espresso macchiato italiano, thua do ta ndjeja arom\u00ebn e plehrave? S\u2019e di, refuzova ta provoj. Nd\u00ebrkoh\u00eb rrugica e sht\u00ebpis\u00eb sime m\u00eb mir\u00ebpriti me gropat e saj q\u00eb n\u00eb dit\u00eb shiu m\u00eb baltosnin rrobat.<\/p>\n<p>Kisha pyetur si ka mund\u00ebsi kurr\u00eb nuk u prek ajo rrugic\u00eb? A thua kafsh\u00eb stall\u00ebsh jetonin? \u00cbsht\u00eb zon\u00eb e djatht\u00eb m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb, nuk v\u00ebn\u00eb dor\u00eb ata. V\u00ebrtet? \u2013 u habita. Vlonjat\u00ebt nuk b\u00ebnin gafa t\u00eb tilla zgjedhjeje. Epo mesa duket ajo zon\u00eb ishte \u00e7mendur. Si gjithmon\u00eb, pas pak minutave n\u00eb sht\u00ebpi, sht\u00ebpia ime e dyt\u00eb ishte deti. M\u00eb kishte mbytur mungesa e tij, m\u00eb kishte lodhur mungesa e tij, m\u00eb kisht\u00eb marr\u00eb malli p\u00ebr detin, lirin\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb ka falur. Shkova, deti ishte vet\u00ebm, ve\u00e7 un\u00eb dhe deti. Nuk e mohoj se u lumturova, deti duhej t\u00eb ishte ve\u00e7 i imi, dhe un\u00eb ve\u00e7 e detit.<\/p>\n<p>E famshmja Lungomare e t\u00eb Madhit, ajo q\u00eb t\u00eb lodhte me zhurmat e ver\u00ebs, ishte bosh. Shkret\u00ebtir\u00eb dhjetori.Bare, restorante, biznese q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs i p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur ata milionat e turist\u00ebve q\u00eb paskishinzgjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb, ishin bosh, t\u00eb vak\u00ebt, t\u00eb zbrazur. M\u2019u dhimbs ajo pamje. Hapa njeriu nuk d\u00ebgjoheshin.<\/p>\n<p>Pallate pa nj\u00eb drit\u00eb ndezur. Resortet q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs zaptonin vampirazi \u00e7do grimc\u00eb r\u00ebre t\u00eb detit, kishin l\u00ebn\u00eb aty vet\u00ebm hunjt\u00eb, si simbol t\u00eb forc\u00ebs n\u00ebn t\u00eb Madhin. E ulur fare pran\u00eb detit, nis &#8220;scrolling\u201c n\u00eb telefon, si zakonisht n\u00eb portale shqiptare. &#8220;Shqip\u00ebria mir\u00ebpriti 10 milion\u00eb turist\u00eb&#8221;\u2013 \u00e7udi, se ne jetuam nj\u00eb kaos hotelerie edhe p\u00ebr nj\u00eb ndeshje futbolli t\u00eb thjesht\u00eb rajonale. Mendova mos gabimisht kan\u00eb num\u00ebruar shum\u00eb her\u00eb t\u00eb moshuarit q\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb mbyllen nga pak koh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e f\u00ebmijve n\u00eb Evrop\u00eb e gjetk\u00eb. &#8220;Kthehen shqiptar\u00ebt n\u00eb atdhe t\u00eb festojn\u00eb me familjen&#8221; \u2013 pash\u00eb rrotull, k\u00ebmb\u00eb njeriu nuk gjeta s\u00ebrish. \u00c7udi!<\/p>\n<p>&#8220;Arrestohet lideri i opozit\u00ebs&#8221; \u2013 n\u00eb cilin shtet? N\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebr gjith\u00eb lajmet, ishte i pari lajm i propagand\u00ebs q\u00eb besova. S\u2019donte mendje, as shkoll\u00eb si e imja n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kishin shkelmuar fytyr\u00ebn e demokracis\u00eb, t\u00eb asaj q\u00eb nuk erdhi kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ngjarje e nj\u00eb vendi t\u00eb NATO-s, ngjarje e nj\u00eb vendi kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, ngjarje e nj\u00eb vendi qytetar\u00ebt e t\u00eb cilit ushqeheshin lirisht n\u00ebp\u00ebr<br \/>\nEvrop\u00eb. Arrestohej firm\u00ebtari i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre atributeve. Kronik\u00eb e nj\u00eb vendi n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs, kronik\u00eb e nj\u00eb vendi q\u00eb zvarritej p\u00ebr demokraci.<\/p>\n<p>E pata l\u00ebn\u00eb vendin tim n\u00eb 2013, dhe sot, dhjet\u00eb vite m\u00eb pas, 30 dhjetor 2023, e gjej t\u00eb shkret\u00eb, t\u00eb izoluar, t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt, t\u00eb err\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, mbase t\u00ebrthorazi, ndjeva arom\u00ebn e atyre q\u00eb kisha lexuar. K\u00ebshtu ishte aroma e diktatur\u00ebs? N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lajm, i Madhi po flet. Ishte ai q\u00eb kishte asgj\u00ebsuar qytetin tim, vendin tim, shpres\u00ebn time. Bashk\u00eb me gjithcka, diktatori, asgj\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb s\u00ebrish malli p\u00ebr vendin tim. Kishte punuar diktatori. Kishte sh\u00ebmtuar Vlor\u00ebn time, kishte zbrazur qytetin tim, kishte zhdukur ideologjin\u00eb time politike, kishte p\u00ebrmbushur nostalgjik\u00ebt p\u00ebr diktatur\u00eb. T\u00eb urreja at\u00eb apo t\u00eb verbrit patriot\u00eb t\u00eb mit\u00eb? \u00c7\u2019faj kishte diktatori? Po \u00e7\u2019faj kishin edhe patriot\u00ebt e mi nostalgjik\u00eb.<\/p>\n<p>30 dhjetor 2023, shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufirit me syt\u00eb nga telefoni, shqiptar\u00ebt brenda Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me gjelin e detit n\u00eb furr\u00eb, lideri i opozit\u00ebs i mb\u00ebrthyer n\u00eb arrest, diktatori n\u00eb ekran, un\u00eb tek deti.<\/p>\n<p>30 dhjetor 2023, hello Albania, kam frik\u00eb se malli p\u00ebr ty m\u00eb mashtroi s\u00ebrish!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera SHEHAJ 30 Dhjetor 2023. Muaj pa e par\u00eb Vlor\u00ebn time, t\u00eb bukur\u00ebn sa m\u00eb s\u2019b\u00ebhet. P\u00ebrher\u00eb kam shmangur ta shoh rrug\u00ebn prej aeroportit deri n\u00eb Vlor\u00eb. Se\u00e7 m\u00eb jepte nj\u00eb ndjesi boshe ajo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Godina t\u00eb ngjitura n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, sht\u00ebpi t\u00eb braktisura, g\u00ebrmadha dy e tri kat\u00ebshe, kodra t\u00eb zhveshura, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-67858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}