{"id":67863,"date":"2023-12-30T20:16:14","date_gmt":"2023-12-30T20:16:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67863"},"modified":"2023-12-30T20:18:18","modified_gmt":"2023-12-30T20:18:18","slug":"arrestimi-i-berishes-agresion-ndaj-opozites-shkelja-e-kushtetutes-eshte-kembane-alarmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/12\/30\/arrestimi-i-berishes-agresion-ndaj-opozites-shkelja-e-kushtetutes-eshte-kembane-alarmi\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Berish\u00ebs agresion ndaj opozit\u00ebs, shkelja e Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agron GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shum\u00eb kush me zell militant\u00a0 gezohej. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e trisht\u00eb p\u00ebr Shqiperin\u00eb e cila dit\u00eb pas dite mblodhi zemerim p\u00ebr t\u00eb shperrthyer n\u00eb anarkin\u00eb e vitit 1997 vit ku \u00e7do \u00ebnderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve t\u00eb vrara\u00a0 t\u00eb Majit 1996.<\/p>\n<p>Padyshim b\u00ebj pjes\u00eb tek ata q\u00eb e faj\u00ebsojn\u00eb pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha p\u00ebr politikat e ndjekura , mungesen e liberalizmit dhe zhgenjimet e shkaktuara.\u00a0 Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte pertej goditjeve q\u00eb mori. Ky fakt\u00a0 ishte nj\u00eb garanci per vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shum\u00eb m\u00eb teper idealizem, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhun\u00eb t\u00eb dukshme , ideologji\u00a0 me me bollek , sesa sot, m\u00eb shum\u00eb besim tek partit\u00eb e tek lidershipi . Deri diku edhe me tepri\u00a0 tribale q\u00eb na \u00e7oi tek thyerjet e medha t\u00eb vitit 1997-1998. PD kaloi n\u00eb opozit\u00eb ndonese e plagosur ndihej \u00ebnde shum\u00eb e forte dhe energjike. Perseri ajo shihej si ekuilibruese ndaj revanshit socialist. Mbeshtetesit e saj besonin se ishin viktima t\u00eb nj\u00eb revolucioni komunist, element t\u00eb t\u00eb cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motorri i tij.<\/p>\n<p>Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me nj\u00eb far\u00eb emancipimi t\u00eb ndersjellt\u00eb t\u00eb forcave politike. Sot perseri\u00a0\u00a0 pas 30 vjetesh nga arrestimi i par\u00eb\u00a0\u00a0 faktori kryesor opozitar\u00a0 Sali Berisha\u00a0 defakto Lideri i saj , arrestohet megjith\u00ebse\u00a0 nuk paraqiste asnj\u00eb rrezik per askend n\u00ebse hetohej n\u00eb liri. E perseris Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe as n\u00ebn t\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person n\u00eb hetim dhe p\u00ebr t\u00eb si per kedo tjeter vlen prezumimi i pafajsis\u00eb. Atij po i b\u00ebhet m\u00eb par\u00eb gjyq mediatik. Sali Berisha mund t\u00eb braktiset, t\u00eb mos votohet, t\u00eb kritikohet , t\u00eb gjykohet mbi parime nese duhet por jo t\u00eb lin\u00e7ohet. Nese nj\u00eb proces i drejt\u00eb e deshmon at\u00eb fajtor ai dhe ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb verdiktin e drejt\u00ebsis\u00eb. Por secili prej nesh ka detyrim etik t\u00eb kerkoj\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb ftoht\u00eb , jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarrese, jo politike\u00a0 se nese\u00a0 ajo ( drejtesia) shfaq keto nuanca ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Procedura q\u00eb u ndoq p\u00ebr Sali Berishen ishte n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 73 t\u00eb Kushtetutes. M\u00eb pas u kerkua hapja rrug\u00eb nga Kuvendi e ndeshkimit t\u00eb tij p\u00ebr mos zbatim t\u00eb kesaj paligjshmerie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancit\u00eb kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si nj\u00eb individ inferior ndaj ligjit dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kemban\u00eb alarmi. N\u00eb trupen gjykuese ndaj tij nj\u00eb prej gjyqtar\u00ebve kishte konflikt t\u00eb hapur interesi. Gjyqtar\u00ebt\u00a0q\u00eb kishte kjo\u00a0gjykat\u00eb ishin zgjedhje provokuese, t\u00eb gjith\u00eb militant\u00eb t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Izolimi tij e shton edhe m\u00eb amullin\u00eb e Opozites. Me apo pa dashje kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihme per pushtetin e Edi Rames. Prej gati tre vitesh Opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb agresion t\u00eb pazakont\u00eb ! Luften me t\u00eb madhe, me nj\u00eb ashpersi asgjesuse e ka b\u00ebr\u00eb br\u00ebnda vetes.\u00a0 Sa m\u00eb shum\u00eb ta themi po aq kemi shpres\u00eb t\u00eb vet\u00ebsherohemi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kontekst rrethanash q\u00eb e b\u00ebnin gjithnj\u00eb e me t\u00eb madhe flaken br\u00ebnda saj, ku dor\u00eb kishte e ka dhe qeveria\u00a0 po aq faktor t\u00eb tjer\u00eb dogjem kredibilitetin ton\u00eb dhe shpresat p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebri prej nesh n\u00eb betejen e br\u00ebndshme \u201cvllavras\u00ebse\u201d nuk u tregua sh\u00ebnjtor, as i arsyeshem e rracional. Dukej sikur ishim n\u00eb nj\u00eb provim etik para se majtes ku secilit i thuhej , \u201d ti je ndryshe nuk je si ata\u201d. Prezuncioni ka arritur edhe t\u00eb tilla kulme shqiptar\u00eb t\u00eb \u201d eperm\u201d shqiptar\u00eb \u201cinferior\u201d , shqiptar\u00eb \u201cgjykates\u201d e shqiptar\u00eb \u201ct\u00eb gjykuar\u201d!<\/p>\n<p>E pra Opozita meritoka perbuzje e ndeshkim. Keshtu u b\u00ebft\u00eb!! Secili prej nesh nga deputet e PD -s\u00eb , \u00ebsht\u00eb kalimtar me cene mbase m\u00eb shum\u00eb e virtyte m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Pas 10 viteve pushtet socialist , me nj\u00eb cikel skandalesh q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb sosur e keqja qenkesh\u00a0 Opozita e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb afer zhb\u00ebrjes. Nese ajo bie si\u00e7 shum\u00eb kush deshiron bashk\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezohet edhe mekanizmi mbrojtes i shoqeris\u00eb n\u00eb raport me nj\u00eb Qeveri t\u00eb gjith\u00ebpushtetshme. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb jemi ne perfaqesuesit m\u00eb t\u00eb d\u00ebnj\u00eb t\u00eb opozitarizmit! Mbase jemi m\u00eb t\u00eb keqinj\u00ebt por Opozita \u00ebsht\u00eb institucion themelor i demokracis\u00eb shprehje patetike kjo e shum\u00eb degjuar por e vertet\u00eb e thjesht\u00eb. Koha mund t\u00eb na denoj\u00eb si t\u00eb paaft\u00eb si t\u00eb korruptuar mendoni \u00e7\u2019t\u00eb doni por shpejtoni per veten tuaj.<\/p>\n<p>Nese shqiptaret nuk duan ta ndihmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Opozit\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet, t\u00eb ringrihet\u00a0 duhet t\u00eb vrapojn\u00eb\u00a0 ta rib\u00ebjn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb Opoziten q\u00eb Shqiperia duhet t\u00eb ket\u00eb. Pa t\u00eb \u00ebsht\u00eb e zhveshur, e vetmuar, e kercenuar shum\u00eb pran\u00eb humbjes t\u00eb atyre vlerave q\u00eb ka fituar n\u00eb 34 vite. Sot dikush gezohet q\u00eb Sali Berisha izolohet, nj\u00eb politikan i cili ka perjetuar majat e suksesit dhe honet e r\u00ebnies emri i t\u00eb cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqiperin\u00eb n\u00eb Nato dhe pa viza n\u00eb avancim drejt integrimit , n\u00eb mos per t\u00eb tjera dhe per rrugen e Kombit por edhe i shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBA-t\u00eb. Kjo e fundit secilit prej nesh n\u00eb Opozit\u00eb ja ka b\u00ebr\u00eb me t\u00eb veshtir\u00eb qendrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Fal\u00eb kesaj ngjarjeje PD humbi busullen dhe ju err horizonti. Shum\u00eb shqiptar\u00eb e mbeshteten dhe votuan Sali Berishen edhe pse k\u00ebt\u00eb fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne q\u00eb gjykuam ndryshe\u00a0 q\u00eb nuk e mendojm\u00eb\u00a0 SPAK-un nj\u00eb organizat\u00eb kriminale\u00a0 mbetem m\u00eb pak dhe shume nga mbeshtesit tan\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb me gisht teksa si Odiseu kalojme permes nevojes\u00a0 per nj\u00eb drejtesi t\u00eb re dhe ristabilizimit t\u00eb mardhenjeve t\u00eb PD me SHBA-t\u00eb kaq jetike per ne e kombin.<\/p>\n<p>Ne duam bashkimin e PD-se pa perjashtime, \u00ebnde kemi besim se ajo b\u00ebhet dhe bind. Koha do ta vertetoj\u00eb. Ne do ta provojm\u00eb. Secili ka t\u00eb drejte\u00a0 hyjnore t\u00eb tentoje me korrigjue gabimet e veta.<\/p>\n<p>Nxitimi p\u00ebr t\u00eb arrestuar Sali Berishen nuk e b\u00ebn sot Shqiperin\u00eb m\u00eb t\u00eb ndershme e\u00a0 as m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pertej meritave apo\u00a0 gabimeve t\u00eb tij cilat do qofshin.\u00a0 Perkundrazi ajo sot \u00ebsht\u00eb me paqart\u00eb , m\u00eb\u00a0 pragmatike, m\u00eb mosbesuese, m\u00eb e vogel n\u00eb njerez q\u00eb rendin per te ikur, m\u00eb me shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Demokracia \u00ebsht\u00eb edhe pro\u00e7edure e cila u dhunua me\u00a0 dashje e perzgjedhje. Ata q\u00eb gezohen tek mazhoranca duhet te dine nje gje q\u00eb vetem prapanicat kan\u00eb t\u00eb vetat dhe jo karriget. Sado\u00a0 von\u00eb\u00a0 gjithmon\u00eb ndodh di\u00e7ka q\u00eb i l\u00eb pa t\u00eb, me t\u00eb prapmen n\u00eb rrezik , te vetmuar ku nuk t\u00eb flasin as shoket e partis\u00eb, ( ve\u00e7 t\u00eb shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit ) , ku krenaria shnderrohet n\u00eb r\u00ebnie psikologjike ,pa perjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoqerore nj\u00eb dit\u00eb. Sot Shqiperia hyn n\u00eb listen e vendeve q\u00eb burgos shefin e Opozites 10 vjet pasi ka r\u00ebn\u00eb nga pushteti dhe i zgjat jeten nj\u00eb pushteti qe prej 10 vitesh vetem mbjedh vetveten dhe eleminon Opoziten. Ne i l\u00ebme trashigimi nj\u00ebri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin \u201cvdekja jote \u00ebsht\u00eb jeta ime\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron GJEKMARKAJ N\u00eb vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shum\u00eb kush me zell militant\u00a0 gezohej. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e trisht\u00eb p\u00ebr Shqiperin\u00eb e cila dit\u00eb pas dite mblodhi zemerim p\u00ebr t\u00eb shperrthyer n\u00eb anarkin\u00eb e vitit 1997 vit ku \u00e7do \u00ebnderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve t\u00eb vrara\u00a0 t\u00eb Majit 1996. Padyshim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67002,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-67863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67863\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}