{"id":67993,"date":"2024-01-03T20:28:12","date_gmt":"2024-01-03T20:28:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=67993"},"modified":"2024-01-05T08:53:45","modified_gmt":"2024-01-05T08:53:45","slug":"berisha-o-sot-o-kurre-kjo-eshte-beteje-hyjnore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/03\/berisha-o-sot-o-kurre-kjo-eshte-beteje-hyjnore\/","title":{"rendered":"Berisha: O sot, o kurr\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb hyjnore!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha mbajti nj\u00eb fjalim me megafon nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij duke p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe fal\u00ebnderuar protestuestit q\u00eb ndodheshin posht\u00eb rrugic\u00ebs s\u00eb pallatit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Berisha tha se, mungesa e komunikimit t\u00eb tij me qytetar\u00ebt ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes gripale. Lideri demokrat u shreh se, nuk do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb vaksin\u00ebn e imponuar nga pushteti. Ai u shpreh se, kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb hyjnore!<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se, ekstremisti Dumani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs ashtu si kriminel\u00ebt e pushtetit t\u00eb Edi ram\u00ebs, pasi fshehu dosjen ku k\u00ebrkohej eliminimi i kandidatit t\u00eb PD. Berisha iu drejtua qytetar\u00ebve duke iu dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn se ai do t\u2019ia nxjerr\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Dumanit para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij para mb\u00ebshtet\u00ebsvese t\u00eb tij se, do t\u00eb kthejm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dheun e shqiptar\u00ebve, jo t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe mafies s\u00eb Xhorxh Sorosit. Ai\u00a0tha se, \u00e7do njeri duhet ta dij\u00eb se njeriu m\u00eb frikacak i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb!<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra!<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb zjarrt\u00eb ju k\u00ebtu q\u00eb keni ardhur k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, por p\u00ebrsh\u00ebndetje demokrateve dhe demokrat\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb sot.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje popullit opozitar nga zemra uroj sukses n\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb pa kthim, n\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fitores.<\/p>\n<p>O sot, o kurr\u00eb! N\u00eb k\u00ebmb\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, k\u00ebto dit\u00eb nuk kemi pasur nj\u00eb komunikim zanor me ju.<\/p>\n<p>Ju garantoj se nuk ka qen\u00eb absolutisht vendimi i Edi Ram\u00ebs q\u00eb ka nd\u00ebrprer\u00eb komunikimin, por ka qen\u00eb nj\u00eb gjendje gripale e cila k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb ruhesha p\u00ebr mosr\u00ebndimin e saj. Ajo kaloi shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe do ju rr\u00ebfej nj\u00eb gj\u00eb. Gjith\u00eb jet\u00ebn un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb vaksin\u00ebn e gripit, por kur pushtetet filluan t\u00eb na e imponojn\u00eb si n\u00eb diktatura qytetar\u00ebve, un\u00eb hoqa dor\u00eb prej saj dhe nuk do ta b\u00ebj m\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, Edi Rama n\u00eb tradit\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, n\u00eb tradit\u00ebn e t\u00eb atit t\u00eb tij xhelat, i cili si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ramiz Alis\u00eb dhe Nexhmije Hoxh\u00ebs, firmoste varjen n\u00eb litar t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb poetit t\u00eb pavdeksh\u00ebm Havzi Nela, urdh\u00ebroi mercenar\u00ebt e tij t\u00eb vendosin t\u2019i nd\u00ebrpresin Sali Berish\u00ebs \u00e7do komunikim me ju.<\/p>\n<p>Por un\u00eb do u rr\u00ebfej ju nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe \u00e7do nj\u00ebri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetut\u00eb supreme kemi nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb hyjnore, \u00ebsht\u00eb tok\u00ebsore. Ne i bindemi asaj, nj\u00eblloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranoj\u00eb dhe do b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin tuaj, n\u00eb interesin e demokrat\u00ebve, n\u00eb interesin e pluralizmit, n\u00eb interesin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, vendi, kombi ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb miratuar. Nj\u00eb Kushtetut\u00eb q\u00eb p\u00ebrdhoset, shkelmohet \u00e7do dit\u00eb nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenar\u00ebt e tij n\u00eb SKAP dhe n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Edi Ram\u00ebn, Kushtetuta e vendit nuk ekziston.<\/p>\n<p>Kushtetuta ka nj\u00eb nen t\u00eb saj, ka nenin 17, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrcakton se nuk ka kryeminist\u00ebr, nuk ka gjykat\u00ebs, nuk ka prokuror q\u00eb mund t\u00eb mohoj\u00eb lirin\u00eb e shprehjes. Ajo mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm me ligj, por horrat ligj nuk kan\u00eb, horrat moral nuk kan\u00eb. Ndaj dhe ne respektojm\u00eb Kushtetut\u00ebn supreme, por respektojm\u00eb edhe Kushtetut\u00ebn q\u00eb qendron n\u00eb themel t\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb mision t\u00eb shenjt\u00eb hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes s\u00eb tij 33 vjet nga themelimi i PD.<\/p>\n<p>Sot un\u00eb paraqita n\u00eb fejsbukun tim flamurin e PD. N\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb flamuri i pluralizmit politik, flamuri i partis\u00eb q\u00eb solli pluralizmin.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur ndaj \u00e7do demokrati dhe demokrateje me urrejtjen primitive, me t\u00ebrbimin e pap\u00ebrmbajtur t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tij, me shpres\u00eb dhe besim se do mund t\u00eb arkivoj\u00eb n\u00eb histori PD.<\/p>\n<p>Por ne jemi k\u00ebtu sot p\u00ebr t\u2019u betuar para nd\u00ebrgjegjes son\u00eb, para nj\u00ebri-tjetrit se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapist\u00ebt e tij, mercenar\u00eb t\u00eb krimit, do marrin shum\u00eb shpejt vendin q\u00eb meritojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb megjithat\u00eb ne jemi shumica, pasi shumica e padiskutueshme e shqiptar\u00ebve jan\u00eb p\u00ebr pluralizmin politik, jan\u00eb kund\u00ebr mafies dhe shtetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb sundimi i saj.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, ju keni konstatuar se n\u00eb dallim nga \u00e7do politikan, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, un\u00eb kam sulmuar me ashp\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe prej dy vitesh SKAP-in si organizat\u00eb kriminale, si grupe t\u00eb strukturuara kriminale. Sot do un\u00eb do t\u2019u them ju shkakun themelor.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb vlerat tona politike, supervler\u00eb \u00a0t\u00eb gjith\u00eb ne kemi vot\u00ebn e lir\u00eb. Por n\u00eb qoft\u00eb se, Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi, tjer\u00eb me radh\u00eb, Gjiknuri, Manja, e t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb vras\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb terren, Dumani, Kraja dhe horra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb vras\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb dosjet q\u00eb nuk i hapin kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb laro, jan\u00eb armiq t\u00eb lirive tuaja, t\u00eb lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve, K\u00ebta, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndajn\u00eb me kriminel\u00ebt n\u00eb qeveri jan\u00eb gati t\u00eb shkelmojn\u00eb mbi lirin\u00eb m\u00eb themelore vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zyrat e ekstremistit Altin Dumani mb\u00ebrrin dosja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, dosja zyrtare, dosja e firmosur nga zyrtar\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmohet se falangat e partis\u00eb s\u00eb krimit, meq\u00ebn\u00ebse nuk mund t\u00eb fitonin Hasin, k\u00ebrkonin t\u00eb eleminonin kandidatin e PD. Dumani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs si ata, fsheh krimin e tyre dhe del p\u00ebrgj\u00ebrohet n\u00eb publik. Por ju jap fjal\u00ebn ju, se at\u00eb fytyr\u00eb sicc e ka, do t\u2019ia nxjerr para shqiptar\u00ebve, se ata do t\u00eb jen\u00eb objekti si arm\u00eb e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Do marrin nga populli opozitar s\u00eb bashku me Edi Ram\u00ebn p\u00ebrgjigjen q\u00eb meritojn\u00eb. Ata jan\u00eb hanxhar\u00ebt, ata jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb veglat mjerane mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Mashtrues ordiner\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb punojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ne, kur ne nuk na impresionon Edi Rama, nuk ka si t\u00eb na impresionojn\u00eb larot e tij n\u00eb SKAP dhe kudo qofshin ata.\u00a0 Pra ne fillojm\u00eb vitin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb betej\u00eb. Betej\u00eb q\u00eb nis\u00ebm me mosbindje civile n\u00eb parlament. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb nga kjo rrugic\u00eb do ta shtrijm\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt e vendit. Shqip\u00ebria do ket\u00eb paq, do ket\u00eb stabilitet vet\u00ebmkur shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe me dinjitet<\/p>\n<p>Sot, \u00ebsht\u00eb pra nj\u00eb dit\u00eb e mbar\u00eb p\u00ebr ne, sepse ne jemi m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb, ne sot jemi m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se kurr\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb regjimi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt edhe un\u00eb u p\u00ebrpoqa t\u00eb jap modestisht t\u00eb jap ndihmes\u00ebn time n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ta marrin vesh, bota ta marr\u00eb vesh se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebson kllouni i Brukselit, q\u00eb n\u00eb Uashington rekruton McGonigal, n\u00eb Bruksel sillet si kloun, kurse k\u00ebtu sillet si nj\u00eb narkodiktator. Duhet t\u2019u them dhe nj\u00eb moment, frika miqt\u00eb e mi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb fiziologjike, mbrojt\u00ebse e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njeriun. Por frika ndaj frikacak\u00ebve, frika ndaj horrave pa moral \u00ebsht\u00eb e pafalshme, \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat. K\u00ebt\u00eb ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb ccdo shqiptar.<\/p>\n<p>Askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se ka bandit krim, \u00e7do njeri ta dij\u00eb se njeriu m\u00eb frikacak i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Njeriu i par\u00eb q\u00eb ia mbath \u00ebsht\u00eb Edi Rama, pas tij si zagar\u00eb skapist\u00ebt e krimit e t\u00eb tjer\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj le t\u00eb vazhdojm\u00eb ne t\u00eb pamposhtur \u00e7do dit\u00eb me aktet e mosbindjes civile kund\u00ebr k\u00ebsaj diktature. E them dhe nj\u00ebehr\u00eb, Zoti t\u00eb vret kur armikut nuk i thua armik. Dhe ne ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori nuk kemi pasur nj\u00eb armik m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb qenies son\u00eb se Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku ligji nuk ekziston, ku ligji shkelmohet \u00e7do dit\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsohet nga urdhrat e Edi Ram\u00ebs. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku Kushtetuta z\u00ebvend\u00ebsohet me vullnetin e lig t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb vjedh dhe q\u00eb ka vjedhur n\u00eb 10 vite m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat, shqiptar\u00eb dhe pushtues t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku 90 p\u00ebrqind e gjith\u00e7kaje q\u00eb krijohet si t\u00eb ardhura, vidhet dhe shp\u00ebrdorohet nga Edi Rama dhe suita e tij. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend nga i cili, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, shqiptar\u00ebt largohen me breng\u00ebn e madhe se k\u00ebtu nuk jetohet.<\/p>\n<p>A ka pra, mision m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, a ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb firmosim kthes\u00ebn e historis\u00eb? A ka gj\u00eb \u00ebm t\u00eb madhe se s\u00eb bashku t\u00eb firmosim p\u00ebrmbysjen e k\u00ebsaj diktature t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 32 vite? A ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se s\u00eb bashku t\u00eb kthejm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dheun e shqiptar\u00ebve, jo t\u00eb Edi Ram\u00ebs, mafies s\u00eb Xhorxh Sorosit dhe mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve, Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve, Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve do jet\u00eb nj\u00eb vend i denj\u00eb, krenar p\u00ebr bijt\u00eb dhe bijat e saj. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i denj\u00eb krenar p\u00ebr miqt\u00eb e saj n\u00eb rajon, p\u00ebr miqt\u00eb e saj n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr miqt\u00eb e saj n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e mallkuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shqip\u00ebria e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e burgosjes s\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eblloj si Mianmari, Teherani, Bjellorusia, Rusia dhe t\u00eb tjer\u00eb. Shqip\u00ebria e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt vidhen m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Shqip\u00ebria e Edi Ram\u00ebs dhe e Xhorxh Sorosit \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e demoralizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rinis\u00eb, t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duhet t\u00eb ngrihemi, t\u00eb ngrihemi me guxim. \u00cbsht\u00eb koha e guximtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb koha e sakrificave, \u00ebsht\u00eb koha e fitores.<\/p>\n<p>Ne do fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb PD, rroft\u00eb populli opozitar, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj nga zemra. Ju ftoj t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin me besim t\u00eb plot\u00eb, dhe mos harroni asnj\u00ebher\u00eb se p\u00ebr idealistin, njerin\u00eb q\u00eb do ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, ligjet e nd\u00ebrgjegjes, Kushtetuta e nd\u00ebrgjegjes jan\u00eb supreme n\u00eb zbatimin e tyre nuk ka forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u2019i ndaloj\u00eb ata.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb jemi ne.<\/p>\n<p>Ne do fitojm\u00eb. Rroft\u00eb Partia Demokratike, Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Mirupafshim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha mbajti nj\u00eb fjalim me megafon nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij duke p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe fal\u00ebnderuar protestuestit q\u00eb ndodheshin posht\u00eb rrugic\u00ebs s\u00eb pallatit t\u00eb tij. Berisha tha se, mungesa e komunikimit t\u00eb tij me qytetar\u00ebt ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes gripale. Lideri demokrat u shreh se, nuk do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-67993","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}