{"id":68020,"date":"2024-01-04T12:27:03","date_gmt":"2024-01-04T12:27:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68020"},"modified":"2024-01-04T12:30:57","modified_gmt":"2024-01-04T12:30:57","slug":"kellici-publikon-dokumentin-e-skandalit-gjykatesja-spak-kreu-hetime-te-njeanshme-dhe-te-paplota-per-inceneratoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/04\/kellici-publikon-dokumentin-e-skandalit-gjykatesja-spak-kreu-hetime-te-njeanshme-dhe-te-paplota-per-inceneratoret\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i publikon dokumentin\/ Gjykat\u00ebsja: SPAK kreu hetime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb paplota p\u00ebr incenerator\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp me N\u00ebnkryetarin e PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i publikoi dokumentin e skandalit t\u00eb Erion Veliajt, i cili u ka premtuar dy t\u00eb arrestuarve p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, Naim Simixhiu dhe Taulant Tusha se do t\u2019i lronte. Gjykat\u00ebsja \u00ebsht\u00eb shprehur se, SPAK kreu hetime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb paplota p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDuke dashur ta nis edhe un\u00eb me nj\u00eb urim p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardhur k\u00ebtu, uroj q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit i mbar\u00eb dhe m\u00eb i begat\u00eb.<\/p>\n<p>Dua ta nis me nj\u00eb ngjarje q\u00eb ka ndodhur dit\u00ebn e parafundit, t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me 30 dhjetor 2023, me nj\u00eb skenar t\u00eb dirigjuar n\u00eb kufijt\u00eb e perfeksionit, ka patur dy vendime t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ka pasur dy vendime. Nj\u00eb vendim q\u00eb burgosi kryetarin e opozit\u00ebs, Sali Berisha p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn opozit\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb vendim ju e keni par\u00eb dhe ju ftoj shikoni \u00e7do media.<\/p>\n<p>Dhe ka pasur nj\u00eb vendim i cili ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi mas\u00ebn e siguris\u00eb, \u2018arrest me burg\u2019 p\u00ebr Naim Simixhiu dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr Taulant Tush\u00ebn dhe ftoj \u00e7do media dhe portal p\u00ebr ta gjetur k\u00ebt\u00eb lajm.<\/p>\n<p>N\u00ebse Erion Veliaj ka menduar se mund ta kaloj\u00eb n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb lajm, dhe kjo ka qen\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb preken, un\u00eb i rikujtoj edhe nj\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebve se prej 8 muajsh kemi parashikuar dhe paralajm\u00ebruar drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb Tiran\u00eb se do t\u00eb ishin ata vet\u00eb, viktima t\u00eb nj\u00eb skenari t\u00eb dirigjuar nga kryetari i bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 05.12.2022, Prokurori i Posa\u00e7\u00ebm Dritan Pren\u00e7i, u ka komunikuar t\u00eb gjith\u00eb personave n\u00ebn hetim vendimin p\u00ebr\u201cP\u00ebrfundimin e Hetimeve\u201d, p\u00ebr procedimin penal nr. 187\/2020.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 19.12.2022, Prokurori i paraqet Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb \u201cK\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 24.03.2023, Gjyqtarja e Seanc\u00ebs Paraprake Flojera Davidhi, ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dat\u00eb 19.12.2022 p\u00ebr \u201cD\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjyq\u201d.<br \/>\nHETIME T\u00cb MANG\u00cbTA DHE T\u00cb NJ\u00cbANSHME<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Incineratorit t\u00eb Fierit, Gjyqtarja e Seanc\u00ebs Paraprake, Flojera Davidhi me vendimin e saj nr. 26, dat\u00eb 24.03.2023, n\u00eb p\u00ebrfundim ka vendosur &#8220;D\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykim p\u00ebr Incineratorin e Fierit\u201d. N\u00eb vendimin e saj, pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton p\u00ebrmes arsyetimit se, hetimet e kryera prej Prokuroris\u00eb SPAK (Prokuror Dritan Pren\u00e7i) jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta, t\u00eb cekta, t\u00eb pjes\u00ebshme, t\u00eb devijuara, dhe selektive.<\/p>\n<p>Prokurori Dritan Pren\u00e7i, gjat\u00eb hetimeve t\u00eb tij, ka administruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb prov\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb fashikullit hetimor edhe Raportin e Auditimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhjetor 2018 dhe Raportin e Auditimit Financiar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhjetor 2020.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej funksionar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb duheshin hetuar, nuk jan\u00eb hetuar nga Prokurori D.Pren\u00e7i, edhe pse ndaj tyre ka patur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr dyshime t\u00eb bazuara n\u00eb parregullsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime t\u00eb Prokurorit Dritan Pren\u00e7i kap\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore ndaj tij, dhe jan\u00eb veprime t\u00eb kundraligjshme t\u00eb nd\u00ebshkueshme penalisht, pasi \u00ebsht\u00eb Prokurori Pren\u00e7i, q\u00eb n\u00eb rastin konkret rezulton t\u00eb ket\u00eb konsumuar me dashje, vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201dShp\u00ebrdorimit t\u00eb Detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore dhe penale e Prokurorit Pren\u00e7i provohet qart\u00ebsisht nga vler\u00ebsimi q\u00eb b\u00ebn vet\u00eb gjyqtarja e seanc\u00ebs paraprake n\u00eb vendimin nr. 26, dat\u00eb 24.03.2023.<\/p>\n<p>Hetimet e kryera nga Prokurori Dritan Pren\u00e7i, jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta, sepse, shum\u00eb persona me funksione t\u00eb larta apo t\u00eb mesme publike, jan\u00eb shmangur q\u00ebllimisht nga hetimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale.<\/p>\n<p>Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshm\u00ebri, ka sjell\u00eb favorizimin e personave q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procedimi penal.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb thot\u00eb ekzakt\u00ebsisht Gjykata e Posa\u00e7me (e seanc\u00ebs paraprake), n\u00eb pik\u00ebn 100 t\u00eb Vendimit nr. 26, dat\u00eb 24.03.2023.<\/p>\n<p>\u201c100. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, shkelje t\u00eb mundshme q\u00eb lidhen me procedurat e dh\u00ebnies me koncesion, nd\u00ebrtimin dhe monitorimin e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr objektin: \u201cNd\u00ebrtimi dhe administrimi i impjantit t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit t\u00eb energjis\u00eb\u201d u evidentuan nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, i cili me vendimin nr. 236, dat\u00eb 21.12.2018 \u201cP\u00ebr evadimin e materialeve t\u00eb auditimit t\u00eb performanc\u00ebs \u201cMenaxhimi i p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb ngurta n\u00eb impiantin e Bashkis\u00eb Fier\u201d, t\u00eb ushtruar n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit dhe Bashkin\u00eb Fier.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, nga nj\u00eb inspektim i b\u00ebr\u00eb nga Ministria e Financave kan\u00eb rezultuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh q\u00eb lidhen me procedurat e dh\u00ebnies me koncesion dhe zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se, Prokuroria e Posa\u00e7me, pavar\u00ebsisht konstatimeve t\u00eb k\u00ebtyre dy organeve shtet\u00ebrore, ka shtrir\u00eb hetimet vet\u00ebm lidhur me zhvillimin e procedurave p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb objektit: \u201cNd\u00ebrtimi dhe administrimi i impjantit t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit t\u00eb energjis\u00eb\u201d dhe zbatimin e kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb koh\u00ebn kur Autoritet Kontraktor ka qen\u00eb Ministria e Mjedisit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb shtrir\u00eb hetimet lidhur me miratimin e dh\u00ebn\u00eb nga Ministria e Financave p\u00ebr draft kontrat\u00ebn koncesionare lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare; monitorimin e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare nga ana e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zbatimit t\u00eb Projektit; procedur\u00ebn e miratimit t\u00eb Lejes Mjedisore, si dhe procedurat p\u00ebr ndryshimin e vendodhjes s\u00eb vendit ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej objekti (pavar\u00ebsisht konstatimeve t\u00eb b\u00ebra nga administrator i shtetit, q\u00eb ndryshimi i vendit ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej Inceneratori ka \u00e7uar n\u00eb kosto ekstra t\u00eb konsiderueshme dhe ka zvarritur procedurat p\u00ebr pajisjen me leje nd\u00ebrtimore duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb zgjatjen e kontrat\u00ebs).<\/p>\n<p>Gjykata, duke \u00e7muar , q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka detyrimin t\u00eb procedoj\u00eb sipas nenit 329 t\u00eb K.Pr.Penale, por shtrin kontrollin e saj, lidhur me sa \u00ebsht\u00eb paraqitur nga Prokurori n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjyq, dhe procedon sipas neneve 332\/c, 332\/\u00e7 dhe 332\/d, e duke dal\u00eb me vendim p\u00ebrfundimtar sipas nenit 332\/dh t\u00eb K.Pr.Penale, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb detyr\u00ebs kushtetuese q\u00eb ka organi prokuroris\u00eb p\u00ebr ushtrimin e ndjekjes penale dhe t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve midis organeve, e l\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs t\u00eb kryej\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebrsa rezultojn\u00eb nga k\u00ebto akte.<\/p>\n<p>Pra Gjykata ka evidentuar n\u00eb vendimin e saj se, ka persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishin hetuar dhe t\u00eb mbanin p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, por nuk jan\u00eb hetuar nga Prokurori Dritan Pren\u00e7i.<\/p>\n<p>Prokurori q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb kryej\u00eb hetime t\u00eb plota, i mbyllur hetimet shpejt e shpejt dhe nuk ka hetuar shtetasit q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb aktet e kontrollit t\u00eb KLSH-s\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Pra, pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00eb lidhet me funksionar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur skem\u00ebn e financimit t\u00eb Kontratave Koncesionare n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht jasht\u00eb hetimit dhe gjykimit. Skema e paprecedent\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin kontrata koncesionare me parashikime krejt t\u00eb ve\u00e7anta, dhe q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb q\u00ebllimin e ligjit p\u00ebr koncesionet, do duhet t\u00eb ishte edhe \u00e7\u00ebshtja kryesore n\u00eb hetimet penale t\u00eb Incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb konstatuara n\u00eb vendimin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb detyrim p\u00ebr nisjen e procedurave nga institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, sipas parashikimeve ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta sot po ju shpjegojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht prokurori Dritan Prem\u00e7i, personi i cili q\u00ebllimisht ka zhdukur provat q\u00eb implikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Fierit, p\u00ebr Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engj\u00ebll Aga\u00e7in dhe shum\u00eb titullar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, NJZP, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot, si\u00e7 ua kemi paraqitur gjat\u00eb 3 jav\u00ebve t\u00eb kaluara, i nj\u00ebjti prokuror po fsheh t\u00eb dh\u00ebnat e raportit kofidencial t\u00eb KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat t\u00eb cilat pasqyrohen nga Altin Dumani n\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Erion Veliaj dhe Edi Rama.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e shihni, k\u00ebto nuk jan\u00eb absolutisht as akuza politike dhe as interpretime t\u00eb cilat mund t\u00eb denigrojn\u00eb figur\u00ebn e prokuro\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne thjesht\u00eb po prezantojm\u00eb para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe vet\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dokumenta zyrtare t\u00eb shtetit t\u00eb cilat q\u00ebllimisht lihen jasht\u00eb fokusit t\u00eb hetimit nga vet\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb mega afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do duhej t\u00eb ishin hetuar si nj\u00eb grup i strukturuar kriminal\u201d, u shpreh K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68023\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1-212x300.jpg\" alt=\"\" width=\"212\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1-212x300.jpg 212w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1-722x1024.jpg 722w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1-768x1089.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1-1083x1536.jpg 1083w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-1.jpg 1128w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68022\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-274x300.jpg\" alt=\"\" width=\"274\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-274x300.jpg 274w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-936x1024.jpg 936w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-768x840.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3.jpg 1284w\" sizes=\"auto, (max-width: 274px) 100vw, 274px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68024\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-3-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-3-225x300.jpg 225w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-3-767x1024.jpg 767w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-3-768x1026.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-3.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68025\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-212x300.jpg\" alt=\"\" width=\"212\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-212x300.jpg 212w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-724x1024.jpg 724w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-768x1086.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-1086x1536.jpg 1086w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4.jpg 1131w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp me N\u00ebnkryetarin e PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i publikoi dokumentin e skandalit t\u00eb Erion Veliajt, i cili u ka premtuar dy t\u00eb arrestuarve p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, Naim Simixhiu dhe Taulant Tusha se do t\u2019i lronte. Gjykat\u00ebsja \u00ebsht\u00eb shprehur se, SPAK kreu hetime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68021,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68020","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68020"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68020\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}