{"id":68056,"date":"2024-01-04T17:40:34","date_gmt":"2024-01-04T17:40:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68056"},"modified":"2024-01-04T17:40:34","modified_gmt":"2024-01-04T17:40:34","slug":"berisha-kjo-nuk-quhet-me-rruga-e-sales-por-rruga-e-shpreses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/04\/berisha-kjo-nuk-quhet-me-rruga-e-sales-por-rruga-e-shpreses\/","title":{"rendered":"Berisha: Kjo nuk quhet m\u00eb &#8220;Rruga e Sal\u00ebs&#8221;, por Rruga e Shpres\u00ebs!\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga dritarja e sht\u00ebpis\u00eb se, kjo nuk quhet m\u00eb Rruga e Sal\u00ebs, por Rruga e Shpres\u00ebs! Berisha iu drejtua mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb ndodheshin n\u00eb rrugic\u00ebn e Doktorit q\u00eb t\u00eb vendosin kudo flamurin e PD.<br \/>\n\u201cNe nuk mposhtemi dhe d\u00ebshmia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jeni ju!<br \/>\nJeni ju me er\u00ebn e ndryshimit. S\u00eb pari, k\u00ebsaj rruge ia ndryshuat emrin.<br \/>\nT\u00eb rinjt\u00eb e quanin k\u00ebt\u00eb Rruga e Sal\u00ebs. Vinin k\u00ebtu e shijonin kafe dhe sh\u00ebrbime shum\u00eb t\u00eb mira nga sh\u00ebrbimet k\u00ebtu p\u00ebrreth.<br \/>\nKa disa dit\u00eb q\u00eb kjo nuk quhet m\u00eb Rruga e Sal\u00ebs, por rruga e Shpres\u00ebs p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<br \/>\nE shpres\u00ebs sepse \u00e7do shqiptar sheh te ne q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb, q\u00eb luftojm\u00eb, e kupton se ne jemi shpresa e vetme p\u00ebr ta.<br \/>\n\u00c7do shqiptar e kupton sot se \u00ebsht\u00eb i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptar\u00ebt. P\u00ebr pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkat\u00ebrroi pluralizmin, iu shkat\u00ebrroi demokracin\u00eb.<br \/>\nDrejt\u00ebsia ka tradhtuar shqiptar\u00ebt, ajo amniston Edi Ram\u00ebn, Erion Veliajn q\u00eb me firmat e tyre kan\u00eb vjedhur qindra e qindra milion\u00eb euro dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre burgos padrejt\u00ebsisht, paturp\u00ebsisht liderin e opozit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i madh.<br \/>\nBurgos an\u00ebtarin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Jamarb\u00ebr Malltezi q\u00eb ka marr\u00eb 110 met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij, kurse Edi Hajduti, n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve, i ka pla\u00e7kitur k\u00ebsaj familje me 4 firma n\u00eb 4 vendime qeverie, 1500 metra tok\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e lagjes ku banojn\u00eb.<br \/>\nPor ka edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr miq t\u00eb dashur pse na luftojn\u00eb kaq shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb frika.<br \/>\nAta kan\u00eb frik\u00eb, u keni kallur dat\u00ebn. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb frikshme p\u00ebr nj\u00eb regjim se njer\u00ebzit e lir\u00eb, se njer\u00ebzit guximtar\u00eb, se njer\u00ebzit q\u00ebndrestar\u00eb. Dhe kan\u00eb arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb na pasur frik\u00eb.<br \/>\nIshte planifikuar shkat\u00ebrrimi total i opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 14 majit. U konfiskua vula e PD. Ia rr\u00ebmbyen vul\u00ebn Sali Berish\u00ebs q\u00eb ishte faktuar lider i opozit\u00ebs dhe ia dhan\u00eb Lulzim Brav\u00ebs. Kishim zero komisioner\u00eb dhe zero buxhet.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr Edi Rama shp\u00ebrndante n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve, zarfat 50 mij\u00eb lek\u00ebshe te 638 mij\u00eb pensionist\u00eb. U ndryshoi qendrat e votimit mbi 1.3 milion\u00eb votuesve. Nxori nga burgjet dhe solli nga jasht\u00eb vendit vras\u00ebs serial\u00eb, p\u00ebrdhunues, trafikant\u00eb p\u00ebr t\u00eb terrorizuar votuesit.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin planifikuar q\u00eb opozita t\u00eb dilte nga zgjedhjet me dhjet\u00ebra mij\u00ebra vota. Por opozita nuk mori dhjet\u00ebra mij\u00ebra vota, por opozita e v\u00ebrtet\u00eb mori 600 mij\u00eb vota dhe t\u00eb sigurt t\u00eb jeni ju se n\u00ebse do ishte lejuar emri i PD n\u00eb flet\u00ebt e votimit, n\u00ebse do ishin lejuar logoja e PD, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi bashkit\u00eb e vendit do ishin blu dhe Shqip\u00ebria do ishte blu.<br \/>\nEdi Rama na ka frik\u00eb sepse e nj\u00ebjta histori u p\u00ebrs\u00ebrit k\u00ebt\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve. K\u00ebsaj her\u00eb n\u00eb bot\u00ebn dixhitale. Ai vrapoi t\u00eb rend\u00eb me inteligjenc\u00ebn artificiale, me daljen n\u00eb programe televizive me patronazhist\u00eb dhe aktivist\u00eb, nd\u00ebrsa Sali Berisha me nj\u00eb status n\u00eb FB dhe mb\u00ebshtetjen tuaj, e mundi Edi Ram\u00ebn n\u00eb rrjetet sociale sipas raportit t\u00eb publikuar n\u00eb media s\u00eb fundmi. Do e mundim sapo t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb i pashpres\u00eb, i p\u00ebrket Lan\u00ebs s\u00eb historis\u00eb.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi, \u00ebsht\u00eb e pamohueshme. Liria nuk burgoset dot, po e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, liria vet\u00ebm sa shum\u00ebfishohet.<br \/>\nE v\u00ebrteta nuk heshtet dot. Po e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb, e v\u00ebrteta shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb fort.<br \/>\nPrandaj kjo luft\u00eb i ka sh\u00ebrbyer PD-n\u00eb, sepse e ka shnd\u00ebrruar flamurin ton\u00eb n\u00eb flamur t\u00eb liris\u00eb, n\u00eb simbol t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb simbol t\u00eb shpres\u00ebs.<br \/>\nKy flamur nuk mposhtet kurr\u00eb!<br \/>\nUn\u00eb sot e kam varur k\u00ebt\u00eb flamur n\u00eb dritare. Ju ftoj t\u00eb gjith\u00eb ju, ftoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb varin n\u00eb dritare k\u00ebt\u00eb flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<br \/>\nAta nuk kan\u00eb flamur, ata jan\u00eb njer\u00ebz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kan\u00eb i nxjerrin n\u00eb vilat e tyre t\u00eb fshehta t\u00eb nd\u00ebrtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin.<br \/>\nFlamuri yn\u00eb q\u00ebndron krenar p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve krahas flamurit komb\u00ebtar\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij nga dritarja e sht\u00ebpis\u00eb se, kjo nuk quhet m\u00eb Rruga e Sal\u00ebs, por Rruga e Shpres\u00ebs! Berisha iu drejtua mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb ndodheshin n\u00eb rrugic\u00ebn e Doktorit q\u00eb t\u00eb vendosin kudo flamurin e PD. \u201cNe nuk mposhtemi dhe d\u00ebshmia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jeni ju! Jeni ju &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68057,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}