{"id":68180,"date":"2024-01-06T11:04:58","date_gmt":"2024-01-06T11:04:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68180"},"modified":"2024-01-06T11:04:58","modified_gmt":"2024-01-06T11:04:58","slug":"pse-u-zgjodh-forma-ekstreme-e-izolimit-dhe-e-perndjekjes-politike-te-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/06\/pse-u-zgjodh-forma-ekstreme-e-izolimit-dhe-e-perndjekjes-politike-te-berishes\/","title":{"rendered":"Pse u zgjodh forma ekstreme e izolimit dhe e p\u00ebrndjekjes politike t\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Zelli, m\u00ebnyra dhe koha e vendimit brutal p\u00ebr izolimin e Berish\u00ebs nga jeta politike flasin vet\u00ebm politikisht. Ato tregojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i frym\u00ebzuar nga urrejtja dhe hakmarrja politike primitive e PS. Ato z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb 8 dhjetor 1990, pra para 33-vitesh, kur PD p\u00ebrmbysi diktatur\u00ebn e komuniste. Hakmarrja u shfaq me Revolucionin e 1997, tentuan ta vrasin Berish\u00ebn me bandat n\u00eb marsin e \u201997 dhe n\u00eb fushat\u00ebn e qershorit t\u00eb \u201997-t\u00ebs, vazhdoi m\u00eb tej n\u00eb 1998 me vrasjen e Azem Hajdarit. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje t\u00eb r\u00ebnda treguan qart\u00eb se socialist\u00ebt vazhdonin me strategjin\u00eb e asgj\u00ebsimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Por, me vrasjen e Azemit, ishte realizuar vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e misionit hakmarr\u00ebs t\u00eb socialist\u00ebve kund\u00ebr PD. Problemi mbetej Berisha. Ai, si simboli i lidershipit q\u00eb rr\u00ebzoi Diktatur\u00ebn, duhej goditur me \u00e7do form\u00eb, \u00e7do mjet dhe me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet, u pa qart\u00eb se Rama kishte ardhur me nj\u00eb strategji sulmi t\u00eb eg\u00ebr dhe pa princip kund\u00ebr opozit\u00ebs. Kjo strategji filloi me retorik\u00ebn tejet agresive, t\u00eb tipit g\u00ebbelsian, kund\u00ebr opozit\u00ebs duke p\u00ebrdorur mediat, shumic\u00ebn e t\u00eb cilave i kapi p\u00ebrmes joshjes ose intimidimit n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji sulmi ndaj opozit\u00ebs, Rama t\u00ebrhoqi, me mjesht\u00ebri, edhe disa partner\u00eb euroatlantik\u00eb, sidomos p\u00ebr goditjen e liderit historik t\u00eb PD, Z. Berisha, lideri i cili themeloi PD, udh\u00ebhoqi rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs dhe vendosjen e demokracis\u00eb, udh\u00ebhoqi integrimin e vendit n\u00eb KE dhe NATO, hoqi vizat dhe e la Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb marrjes s\u00eb statusit kandidat t\u00eb BE. Kjo strategji e Ram\u00ebs kund\u00ebr opozit\u00ebs arriti kulmin e saj me vendimin p\u00ebr arrestimin e kryetarit t\u00eb PD, Berisha. Ajo ishte kartolina e shum\u00ebpritur e \u201cliderit\u201d t\u00eb madh p\u00ebr militant\u00ebt socialist\u00eb dhe aleat\u00ebt e vjet\u00ebr e t\u00eb rinj t\u00eb tyre deri tek ata pseudodemokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo goditje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes dhe hakmarrjes politike. Koha kur ndodh, pra n\u00eb vitin e 11-t\u00eb t\u00eb pushtetit, tregon se kjo goditje \u00ebsht\u00eb edhe pasoj\u00eb e panikut dhe tmerrit q\u00eb ka pushtuar qeverin\u00eb dhe aleat\u00ebt e saj politik\u00eb, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj, t\u00eb deklaruar ose t\u00eb fshehur, nga rezultatet e zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit. Berisha, i detyruar t\u00eb rikthehet n\u00eb politik\u00eb n\u00eb shtator 2021, arriti t\u00eb fitoj rreth 600 mij\u00eb vota, pa logo, pa em\u00ebr t\u00eb PD, pa emrin e tij si kryetar i PD n\u00eb flet\u00ebn e votimit, dhe n\u00eb kushtet terrori dhe represioni kur, me nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebstudjuar, Rama ka d\u00ebbuar nga vendi rreth gjysm\u00ebn e elektoratit demokrat! Si\u00e7 duket, ky rezultat shkaktoi tmerr tek maxhoranca dhe aleat\u00ebt e saj politik\u00eb t\u00eb deklaruar apo t\u00eb fshehur. Ata kan\u00eb llogaritur mir\u00eb se Berisha me emrin e vet, logon dhe vul\u00ebn e PD, n\u00eb flet\u00ebn e votimit me siguri i fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kjo qeverisje \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e degraduar, e diskredituar, pa ndonj\u00eb bilanc p\u00ebr qytetar\u00ebt, e p\u00ebrmbytur nga korrupsioni dhe keq-qeverisja, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb konfirmuar qartazi edhe n\u00eb raportet e partner\u00ebve t\u00eb huaj. Konkluzionet e KE t\u00eb dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti dhe vendimi p\u00ebr mosfillimin e negocimit t\u00eb kapitujve t\u00eb par\u00eb, ishin nj\u00eb q\u00ebndrim i qart\u00eb politik i Brukselit p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe keq-qeverisjen n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht socialist\u00ebt dhe aleat\u00ebt e vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj t\u00eb tij, e din\u00eb mir\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb politikani m\u00eb popullor dhe shtetari me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr, ata e dijn\u00eb mir\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb politikani q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i informuari p\u00ebr gjith\u00eb llumin e k\u00ebsaj qeverisje n\u00eb \u00e7do sektor dhe q\u00eb po e denoncon at\u00eb, pa kompromis, \u00e7do dit\u00eb n\u00eb komunikimin me qytetar\u00ebt e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb qeveris\u00eb dhe parti\u00e7kave aleate t\u00eb saj, u mbetej vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Berisha duhet neutralizuar politikisht, me \u00e7do kusht, madje pa pyetur as p\u00ebr Kushtetut\u00eb, as p\u00ebr ligj dhe as p\u00ebr konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Prandaj u zgjodh edhe forma ekstreme e arrestit dhe izolimit t\u00eb tij nga komunikimi me demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb vler\u00ebsohet nga shum\u00eb jurist\u00eb t\u00eb njohur si nj\u00eb shkelje flagrante e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut sipas t\u00eb gjitha konventave. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje diktatoriale e diktaturave t\u00eb Hitlerit, Stalinit dhe Hoxh\u00ebs dje dhe neodiktaturave t\u00eb sotme alla Putin- Llukashenko. Ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb b\u00ebri Putini me transferimin e Navalnit n\u00eb burgjet m\u00eb fam\u00ebkeqe, sapo filloi fushata p\u00ebr quasi-zgjedhjen ose me sakt\u00eb rizgjedhjen e Putinit, at\u00eb b\u00ebri edhe Rama me izolimin e Berish\u00ebs tani q\u00eb po afrohen zgjedhjet e reja t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Edhe Navalny i d\u00ebrgoi pardje nj\u00eb videomesazh popullit opozitar rus nga kampet fam\u00ebkeqe n\u00eb Siberi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berish\u00ebs i \u00ebsht\u00eb ndaluar komunikimi si kryetar i PD me an\u00ebtar\u00ebt dhe forumet e saj!<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb jo vet\u00ebm e turp\u00ebron nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s dhe pret t\u00eb filloj\u00eb negociatat me BE, por krijon edhe nj\u00eb precedent shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Pas 30 dhjetorit jo vet\u00ebm qytetari i thjesht por edhe deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt nga p\u00ebrballja me masa t\u00eb tilla shtr\u00ebnguese tipike t\u00eb diktaturave n\u00eb t\u00eb egra, naziste dhe komuniste. Tani ka mbetur hapi i fundit i pa ringjallur nga periudha e k\u00ebtyre diktaturave, ai i torturave fizike dhe psiqike ndaj personave n\u00ebn hetim dhe t\u00eb akuzuar. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb k\u00ebsaj maxhorance me aleat\u00ebt t\u00eb saj, t\u00eb deklaruar dhe t\u00eb maskuar, nj\u00eb dit\u00eb t\u2019u shkoj mendja q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb votat dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb Kushtetut\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr rikthimin e tortur\u00ebs por edhe t\u00eb d\u00ebnimeve kapitale p\u00ebr \u201ckriminel shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d si Berisha! Prisni se nuk keni par\u00eb gj\u00eb akoma se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb pjell\u00eb kjo monst\u00ebr aleanc\u00eb e re q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb reale dhe nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e frikshme se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrmasash ka arritur kontrolli politik mbi t\u00eb ashtuquajtur faktor\u00eb opozitar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb precedent kaq t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb krijohet n\u00eb vendin ton\u00eb, nga e cili rrezikohet jo vet\u00ebm \u00e7do qytetar i thjesht por edhe \u00e7do deputet i Kuvendit, duhet t\u00eb kishte ngritur z\u00ebrin \u00e7do faktor opozitar q\u00eb nuk e pranon diktatur\u00ebn apo neodiktatur\u00ebn. Por kjo nuk ndodhi, sepse sot \u00e7do politikan dhe deputet ose \u00ebsht\u00eb i kapur ose \u00ebsht\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar realisht n\u00ebse e ngre z\u00ebrin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e frikshme se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrmasash ka arritur kontrolli politik mbi median dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. P\u00ebrve\u00e7 disa gazetar\u00ebve kurajoz\u00eb, mediat e kan\u00eb mbyllur goj\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit ka akoma gazetar\u00eb q\u00eb u aktivizuan p\u00ebr t\u00eb gjetur se ku ishte zhdukur Navalni. Organizatat t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile jasht\u00eb kontrollit t\u00eb qeveris\u00eb thuajse nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb fati mund t\u00eb ket\u00eb demokracia n\u00eb nj\u00eb vend ku media dhe shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e frikshme se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrmasash ka arritur kontrolli politik mbi \u00e7do faktor tjet\u00ebr shoq\u00ebror n\u00eb vendin ton\u00eb, sidomos intelektual\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tmerruar dhe nuk ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr standarte t\u00eb tilla t\u00eb diktaturave naziste komuniste, hitleriane-staliniste-hoxhiste, q\u00eb po aplikohen n\u00eb nj\u00eb vend gjoja demokratik.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb realiteti. Ai duhet par\u00eb n\u00eb sy, m\u00eb s\u00eb pari nga PD dhe \u00e7do opozitar i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtij vendi. \u00c7do an\u00ebtar i PD dhe drejtues i saj duhet t\u00eb kuptoj se kjo qeveri nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb partie normale politike kund\u00ebrshtare, por ajo rrjedh, fatkeq\u00ebsisht, nga krahu radikal socialist, Rilindja, e cila ka strategji t\u00eb saj jo mundjen elektorale me vot\u00eb t\u00eb PD-\u00ebs, por asgj\u00ebsimin e saj me \u00e7do mjet dhe sa m\u00eb shpejt. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, Rilindja synon q\u00eb PD-s\u00eb si forca politike q\u00eb rr\u00ebzoi diktatur\u00ebn komuniste, nuk duhet t\u2019i mbetet as nami as nishani n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Zelli, m\u00ebnyra dhe koha e vendimit brutal p\u00ebr izolimin e Berish\u00ebs nga jeta politike flasin vet\u00ebm politikisht. Ato tregojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i frym\u00ebzuar nga urrejtja dhe hakmarrja politike primitive e PS. Ato z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb 8 dhjetor 1990, pra para 33-vitesh, kur PD p\u00ebrmbysi diktatur\u00ebn e komuniste. Hakmarrja u shfaq &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68182,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68180\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}