{"id":68242,"date":"2024-01-07T18:34:40","date_gmt":"2024-01-07T18:34:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68242"},"modified":"2024-01-08T09:14:32","modified_gmt":"2024-01-08T09:14:32","slug":"berisha-citon-papa-gjon-palin-qytetar-mos-je-i-trembur-mos-ki-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/07\/berisha-citon-papa-gjon-palin-qytetar-mos-je-i-trembur-mos-ki-frike\/","title":{"rendered":"Berisha citon Papa Gjon Palin: Qytetar mos je i trembur, mos ki frik\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha duke folur nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij, citoi Papa Gjon Palin dhe u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos tremben dhe t\u00eb mos ken\u00eb frik\u00eb nga regjimi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e 7 t\u00eb tubimit, Berisha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje student\u00ebve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb t\u00eb bashkohen kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi. Sipas kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, student\u00ebt paguajn\u00eb, tarifat, taksat dhe qerat\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr qytetar\u00ebt, Berisha tha se Edi Rama e ka kthyer PS-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb krimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi nga rinia q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputen nga orbita e indiferentizmit sepse kjo po i largon ata p\u00ebrdit\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u2018Sot ai e ka katandisur partin\u00eb e krimit n\u00eb nj\u00eb parti identike, mos m\u00eb keq, se dikur Partia e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Miqt\u00eb e mi, ato seli mbjellin, krim, drog\u00eb, vjedhje, jan\u00eb selit\u00eb e krimit. Ndaj dhe thirrja ime p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtij vendi, shk\u00ebputuni nga orbita e indiferenc\u00ebs sepse ajo orbit\u00eb po ju largon ju \u00e7do dit\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Shqip\u00ebria \u00e7do dit\u00eb vajton, l\u00ebngon, p\u00ebrlotet p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e saj q\u00eb nuk i ka m\u00eb\u2019, theksoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr qytetar\u00ebt, kryetari i PD, Sali Berisha.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ju shpreh ju sonte mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb pakufishme, nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Sonte n\u00eb shi, n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira ju d\u00ebshmuat se nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb para jush, n\u00eb kthes\u00ebn tuaj, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb pa kthim kund\u00ebr t\u00eb keqes s\u00eb madhe q\u00eb po rr\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb qenien e kombit dhe q\u00eb quhet, Edi Rama dhe regjimi i tij.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>N\u00eb rast se mendojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shpresa, ajo \u00ebsht\u00eb rrezja q\u00eb shpon \u00e7do err\u00ebsir\u00eb, \u00e7do tunel dhe q\u00eb jep drit\u00eb udh\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shpresa sot jeni ju, me q\u00ebndres\u00ebn tuaj, t\u00eb cil\u00ebt keni vendosur t\u00eb p\u00ebrballeni me diktatur\u00ebn. Jeni t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni si opozitar\u00eb t\u00eb pamposhtur, t\u00eb mbroni lirit\u00eb, t\u00eb drejtat m\u00eb themelore, dinjiteti njer\u00ebzor, nga narkoshteti i Edi Ram\u00ebs q\u00eb po rr\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb par\u00eb me instinktin tuaj t\u00eb liris\u00eb, n\u00eb ndjesin\u00eb m\u00eb fisnike t\u00eb njeriut, t\u00eb dinjitetit t\u00eb tij, kur e pat\u00eb se opozita me program po tradhtohej, se Shqip\u00ebria po d\u00ebnohej me nj\u00eb opozit\u00eb aleate t\u00eb Edi Ram\u00ebs, u ngrit\u00ebt fuqish\u00ebm n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe i that\u00eb jo, prerjes n\u00eb bes\u00eb t\u00eb idealeve demokratike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>I that\u00eb jo, presionit, shantazheve t\u00eb mafies s\u00eb Xhorxh\u00a0 Sorosit dhe mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I that\u00eb jo p\u00ebrpjekjes p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb dhe rithemeluat opozit\u00ebn e kombit shqiptar, e cila b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjanj\u00eb \u00e7do mashtrim dhe g\u00ebnjesht\u00ebr dhe ju tha shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, se sot p\u00ebr vullnetin, vot\u00ebn, dinjitetin tuaj, ju keni nj\u00eb armik po kaq t\u00eb eg\u00ebr sa n\u00eb diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Dhe ky armik \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Ju dol\u00ebt n\u00eb shesh t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur murin e korrupsionit, t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebr t\u00eb hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me betej\u00ebn tuaj epike, dyert e shqiptar\u00ebve p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky reagim, kjo vendosm\u00ebri, kjo kthes\u00eb epike q\u00eb mor\u00ebt ju, tronditi, tmerroi tiranin\u00eb, tmerroi bajloz\u00ebt e krimit, regjimin e drog\u00ebs, bandave, dhe vjedhjeve, dhe u hodh n\u00eb sulm total kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt mohoi \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk mund t\u00eb pranonte hetimin sepse ka firm\u00ebn e tij t\u00eb zez\u00eb n\u00eb vjedhjen e shekullit. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrdori procedur\u00eb antiligjore p\u00ebr t\u00eb vjedhur, qindra milion\u00eb dhe p\u00ebr ti p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb kontot offshore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai, q\u00eb p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb pushtetin e tij p\u00ebr ti imponuar shkeljen e \u00e7do ligji dhe rregulli me firm\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb n\u00eb vjedhjen e dyt\u00eb t\u00eb shekullit q\u00eb kalonte nga studio m\u00eb studio televizive, me nj\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb dhe pinc\u00eb t\u00eb thyer,mashtronte si halabak shqiptar\u00ebt; se ja me \u00e7far\u00eb operoheshit ju.<\/p>\n<p>E b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb\u00a0 vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse e dinte q\u00eb prapa mashtrimit t\u00eb tij do t\u00eb siguronte nga taksat tuaja, djersa juaj, qindra e qindra milion\u00eb euro t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Edi Rama u tmerrua sepse opozita u ngrit dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb me t\u00eb, kund\u00ebr afer\u00ebs s\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit, parajs\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs, duke u vjedhur shqiptar\u00ebve m\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb truall q\u00eb shkon miliarda Euro.<\/p>\n<p>Edi Rama u t\u00ebrbua, kaloi n\u00eb aksion brutal kund\u00ebr opozit\u00ebs, sepse opozita denoncoi nj\u00eb e nga nj\u00eb t\u00eb gjitha vjedhjet e thjeshtr\u00ebs s\u00eb tij me pushtetin e njerkut t\u00eb art\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita u tregoi shqiptar\u00ebve se morali i tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb; vjedhja dhe vet\u00ebm vjedhja juaj.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb Edi Rama vendosi t\u00eb kaloj\u00eb na masa ekstreme, t\u00eb akuzoj\u00eb Sali Berish\u00ebn p\u00ebr korrupsion sepse dh\u00ebnd\u00ebrri i tij ka marr\u00eb 410 met\u00ebr tok\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga familja, mes 1 miliard\u00eb e 577 milion\u00eb e 400 mij\u00eb metra katror\u00eb q\u00eb mor\u00ebn mbi 510 mij\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb mbrohet me dhunim t\u00eb t\u00eb drejtave, me mashtrime, trillime, por ne jemi k\u00ebtu. Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb nga kjo rrug\u00eb, se Edi Rama nuk ke t\u00eb ardhme, se vjedhjet, pla\u00e7kitja e Shqip\u00ebris\u00eb, e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, se pushteti yt mbi krimin, drog\u00ebn, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb shpejt para gjyqit t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb kthes\u00ebn e madhe historike.<\/p>\n<p>Merita juaj \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme sepse ju tregoni se jeni djem, e vajza, burra e gra q\u00eb i besoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Zotit dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka sot asgj\u00eb m\u00eb jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, se sa besimi juaj, besimi i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, burrave dhe grave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Censusi mbahet sekret. Ai tregon se nga 2.9 milion\u00eb n\u00eb vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaluni pak.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb n\u00eb histori, nj\u00eb pushtim, luft\u00eb, epidemi nuk ka pak\u00ebsuar, d\u00ebrrmuar shqiptar\u00ebt si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb regjimi i Edi\u00a0 Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebto 10 vite i bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn, korrupsionin, vjedhjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet, t\u00eb bashkohemi me \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>Un\u00eb u b\u00ebj thirrje k\u00ebtu para jush, mbar\u00eb q\u00eb duan lirin\u00eb; mos harroni kurr\u00eb se liria e tradhtuar \u00ebsht\u00eb liri e pamerituar. Ndaj dhe q\u00ebndroni besnik idealeve tuaja.<\/p>\n<p>Luftoni p\u00ebr lirit\u00eb tuaja, dinjitetin tuaj, se s\u00eb bashku ne ja dalim. Asnj\u00eb forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb mposht\u00eb idealet tona t\u00eb liris\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>Por kjo k\u00ebrkon miqt\u00eb e mi, t\u00eb vrasim frik\u00ebn, kjo k\u00ebrkon sot nga \u00e7do i ri dhe e re, \u00e7do shqiptar dhe shqiptare, t\u00eb rikujtoj\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb arm\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn Papa Gjon Pali u b\u00eb Papa Liberator.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e territ t\u00eb diktaturave komuniste ai ju drejtua besimtar\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme; mos je i trembur, mos ki frik\u00eb. Dhe ajo fjal\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb shpat\u00ebn e idealeve, me t\u00eb cilat njer\u00ebzit e shtypur luftuan dhe p\u00ebrmbys\u00ebn diktaturat komuniste.<\/p>\n<p>Sot kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kushtrim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr \u00e7do shqiptar; t\u00eb ngrihemi se k\u00ebta bastard\u00eb, kriminel\u00eb, bandit\u00eb, duken t\u00eb fort\u00eb vet\u00ebm se nuk ngrihemi ne.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se ngrihemi ne jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ja mbathin, ikin dhe gjejn\u00eb vrim\u00ebn e miut ku t\u00eb futen.<\/p>\n<p>Le t\u00eb vazhdojm\u00eb me besim t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Ju d\u00ebgjoj shpesh me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flisni p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb na p\u00ebrkrahin, nuk na p\u00ebrkrahin.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju tregoj nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe mos e harroni kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2 korrik t\u00eb vitit 1990, t\u00eb rinjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb varfrit e kryeqytetit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pun\u00ebtor\u00eb, u v\u00ebrsul\u00ebn si luan\u00eb mbi muret e ambasadave, hyn\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb tyre, pra defakto shemb murinj e Berlinit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat gjerman q\u00eb b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr suksesin e tyre, q\u00eb b\u00ebri\u00a0 gjith\u00e7ka q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ndiqnin shembullin e tyre, dhe diktatura t\u00eb kishte menj\u00ebher\u00eb fatin e diktaturave t\u00eb tjera komuniste, shkruan se; un\u00eb nuk kisha mb\u00ebshtetje as te koleg\u00ebt e mi n\u00eb Tiran\u00eb dhe as te qeveritar\u00ebt e mi n\u00eb Bon. Dhe mbeta pothuajse i vetmuar.<\/p>\n<p>Pra ju tregova k\u00ebt\u00eb shembull se ne p\u00ebr tu mb\u00ebshtetur, duhet t\u00eb sakrifikojm\u00eb shum\u00eb, duhet t\u00eb tregojm\u00eb se jemi ne q\u00eb vendosim p\u00ebr lirit\u00eb tona.<\/p>\n<p>Se jemi ne q\u00eb nuk lejojm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Se jemi ne q\u00eb nuk pranojm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb bande.<\/p>\n<p>Se jemi ne q\u00eb do t\u00eb votojm\u00eb me \u00e7do \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb dhe do t\u00eb shikoni ju miqt\u00eb e mi, se si prozhektor\u00ebt nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt do t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb mbi ne.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne t\u00eb b\u00ebhemi k\u00ebshtu, shpresa e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve, drita e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve, por t\u00eb b\u00ebhemi gjithashtu nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata\u00a0 q\u00eb vuajn\u00eb n\u00eb diktaturat t\u00eb cilat duan gjithnj\u00eb nj\u00eb vend pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shk\u00ebrmoqim, t\u00eb rr\u00ebnojm\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e toleron opozit\u00ebn, Edi Rama nuk e toleron kritikat, Edi Rama nuk e toleron mendimin ndryshe.<\/p>\n<p>Sot ai e ka katandisur partin\u00eb e krimit n\u00eb nj\u00eb parti identike, mos m\u00eb keq, se dikur Partia e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ato seli mbjellin, krim, drog\u00eb, vjedhje, jan\u00eb selit\u00eb e krimit.<\/p>\n<p>Ndaj dhe thirrja ime p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtij vendi, shk\u00ebputuni nga orbita e indiferenc\u00ebs sepse ajo<\/p>\n<p>orbit\u00eb po ju largon ju \u00e7do dit\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Shqip\u00ebria \u00e7do dit\u00eb vajton, l\u00ebngon, p\u00ebrlotet p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e saj q\u00eb nuk i ka m\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb themi ne tani; mjaft m\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrballemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju garantoj se p\u00ebrball\u00eb nesh kemi kalb\u00ebsira, dhe vet\u00ebm kalb\u00ebsira.<\/p>\n<p>U b\u00ebj thirrje student\u00ebve, t\u00eb bashkohen, t\u00eb marrin kthes\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ju n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn ju jeni student\u00ebt me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb ardhurat tuaja jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ultat n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ju paguani tarifat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sot ju paguani qerat\u00eb m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr banimin.<\/p>\n<p>Sot ju paguani taksat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb \u00e7do ushqim q\u00eb merrni.<\/p>\n<p>Sot me mesatare p\u00ebrjashtohen nga universiteti m\u00eb shum\u00eb se gjysma e moshatar\u00ebve tuaj.<\/p>\n<p>Ndaj dhe merrni kthes\u00ebn, kthesa juaj \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Askush mos t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb m\u00eb si somnambul drejt zgjedhjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb mendon t\u00eb shkoj\u00eb i p\u00ebrgjumur me Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhje, ai defakto firmos vjedhjen e tij t\u00eb radh\u00ebs dhe ky do t\u00eb ishte d\u00ebshtimi i tmerrsh\u00ebm, p\u00ebrfundimtar i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe \u00e7do or\u00eb, dit\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr mobilizimin ton\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr angazhimin ton\u00eb n\u00eb mosbindje civile, n\u00eb betej\u00ebn pa kthim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur narkokracin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur t\u00eb sigurt\u00eb si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, drejt zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Shqip\u00ebrin\u00eb nga ky regjim, nga mafia e Xhorxh Sorosit dhe mafia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vet\u00ebm si vend i njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb, i njer\u00ebzve q\u00eb votojn\u00eb dhe vota e tyre votohet me ndershm\u00ebri dhe kushton. Vet\u00ebm si vend i njer\u00ebzve me dinjitet mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partner dinjitoz i fqinj\u00ebve t\u00eb saj dhe miqve t\u00eb saj n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri mos harroni se sonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb drita \u00ebsht\u00eb shtuar, kurse Surreli, pushteti i krimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb demokracia, rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha duke folur nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij, citoi Papa Gjon Palin dhe u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos tremben dhe t\u00eb mos ken\u00eb frik\u00eb nga regjimi. N\u00eb dit\u00ebn e 7 t\u00eb tubimit, Berisha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje student\u00ebve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb t\u00eb bashkohen kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68243,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68242","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}