{"id":68411,"date":"2024-01-09T19:01:18","date_gmt":"2024-01-09T19:01:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68411"},"modified":"2024-01-09T19:01:18","modified_gmt":"2024-01-09T19:01:18","slug":"berisha-blendi-gonxhe-hajduti-i-3-te-me-i-madh-i-kombit-shqiptar-u-shpall-superminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/09\/berisha-blendi-gonxhe-hajduti-i-3-te-me-i-madh-i-kombit-shqiptar-u-shpall-superminister\/","title":{"rendered":"Berisha: Blendi Gonxhe hajduti i 3-t\u00eb m\u00eb i madh i kombit shqiptar, u shpall superminist\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij se, Edi Rama do nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb. Berisha tha se, Taulant Balla shkat\u00ebrroi sistemin TIMS q\u00eb t\u00eb fshinte gjurm\u00ebt e Ram\u00ebs dhe t\u00eb tij me krimin.<\/p>\n<p>Berisha tha se, Taulant Balla ka 6 muaj n\u00eb detyr\u00eb dhe ka arrestuar me operacione false me dhjet\u00ebra f\u00ebmij\u00eb e adoleshent\u00eb. Nuk ka arrestuar asnj\u00eb ngarkes\u00eb droge, asnj\u00eb trafikant nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pas hekurave, p\u00ebrkundrazi vijn\u00eb ngarkesat me kontejner, shkojn\u00eb te trafikat\u00ebt dhe kthehen te polic\u00ebt e Ball\u00ebs p\u00ebr t\u2019i pir\u00eb l\u00ebngun.<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te em\u00ebrimi i Blendi Gonxhes si minist\u00ebr i Edi Ram\u00ebs, duke e quajtur nj\u00eb kulm t\u00eb zi t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb pushtetit me krimin. Berisha theksoi se profesioni i vet\u00ebm i Gonxhes \u00ebsht\u00eb vjedhja.<\/p>\n<p>Lideri demokrat i b\u00ebri thirrje \u00e7do t\u00eb riu, t\u00eb reje, biznesmeni, fermeri dhe t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj profesioni tjet\u00ebr q\u00eb t\u2019i bashkohen k\u00ebsaj beteje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga falimentimi dhe largimi nga vendi n\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur, qytetare edhe qytetar\u00eb, demokrate e demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb protest\u00eb tuaj\u00ebn e cila shpreh vendosm\u00ebrin\u00eb tuaj p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebt\u00eb regjim, i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po shfaros n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb regjim q\u00eb arriti t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pushtetin absolut t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk ka interes komb\u00ebtar, shoq\u00ebror, por q\u00eb ka vet\u00ebm interesa personale t\u00eb pushtetit t\u00eb tij dhe sojit t\u00eb tij t\u00eb korruptuar. Pas rr\u00ebmbimit t\u00eb zgjedhjeve, Edi Rama n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vendosur vazhdoi n\u00eb rrug\u00ebn e tij t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr opozit\u00ebs, vazhdoi krijimin me \u00e7do kusht t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb rast se ju ndaleni p\u00ebr nj\u00eb moment dhe rikujtoni fjalorin e k\u00ebtyre dit\u00ebve, t\u00eb k\u00ebtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, do t\u00eb gjeni se dy fjal\u00eb jan\u00eb m\u00eb kryesoret n\u00eb mediat dhe fjalorin e \u00e7do dite. Fjala krim dhe fjala vjedhje.<\/p>\n<p>Vjedhje e qeveritar\u00ebve, krimi q\u00eb vret n\u00eb rrug\u00eb, krimi q\u00eb godet n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb vendit, krimi q\u00eb vendos n\u00eb parlament, q\u00eb vendos n\u00eb qeveri, q\u00eb vendos kudo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra sot ne jemi n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetit.<\/p>\n<p>Kjo aleanc\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb rr\u00ebnohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kjo aleanc\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb 6 muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb, t\u00eb em\u00ebrohej politikani m\u00eb i lidhur me krimin, se \u00e7do politikan tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs. Em\u00ebrimi i Taulant Ball\u00ebs nga aleanca e krimit me pushtetin n\u00eb krye t\u00eb rendit, sh\u00ebnonte dor\u00ebzimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb rendit, siguris\u00eb, n\u00eb duart e krimit.<\/p>\n<p>Ka 6 muaj n\u00eb detyr\u00eb, ka arrestuar me operacione false, me dhjet\u00ebra f\u00ebmij\u00eb e adoleshent\u00eb. Asnj\u00eb ngarkes\u00eb droge, asnj\u00eb trafikant nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pas hekurave, p\u00ebrkundrazi vijn\u00eb ngarkesat me kontejner, shkojn\u00eb te trafikat\u00ebt dhe kthehen te polic\u00ebt e Ball\u00ebs p\u00ebr t\u2019i pir\u00eb l\u00ebngun. Kjo ndodh se krimi ka vendosur n\u00eb ministri, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>A nuk ishte ky njeriu q\u00eb me dokumente u gjet se kishte shoq\u00ebruar 54 her\u00eb, Taulant Begon, Edmond Begon me siguri me \u00e7anta kokaine. Se ti t\u00eb shoq\u00ebrosh nj\u00eb njeri 54 her\u00eb jasht\u00eb vendit nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se ne lidhje me krimin.<\/p>\n<p>Taulant Balla q\u00eb ka sot rendin, n\u00eb nj\u00eb nga aktet e tij m\u00eb t\u00eb para prishi sistemin TIMS, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem jan\u00eb t\u00eb stamposura gjurm\u00ebt e tij me krimin, gjurm\u00ebt e krimeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Jan\u00eb t\u00eb stamposura qindra udh\u00ebtime t\u00eb tij me avion personal, n\u00eb destinacione pa asnj\u00eb mision tjet\u00ebr, ve\u00e7se misioneve t\u00eb zeza. N\u00eb sistemin TIMS q\u00eb prishi Balla jan\u00eb gjurm\u00ebt e v\u00ebllait t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Olsi Rama q\u00eb p\u00ebrcillte kreun e Xibrak\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Kub\u00eb. N\u00eb sistemin TIMS jan\u00eb t\u00eb gjitha aktet n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb pushtetit dhe bandave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Dosja e Taulant Ball\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Rendit ishte vendosja e krimit n\u00eb krye t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>K\u00ebyo dit\u00eb drejtora policie plot\u00ebsuan formularin se kan\u00eb folur apo jo me Isi Capture, apo Enchrochat. Mir\u00ebpo, Taulanti n\u00eb krye t\u00eb tyre mbante dy dhe tre Isi Capture. Taulanti n\u00eb krye t\u00eb tyre nd\u00ebrsente bandat kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Taulanti n\u00eb krye t\u00eb tyre jepte garanci p\u00ebr veprat e zeza t\u00eb tyre kriminale.<\/p>\n<p>A nuk ishte ky person i cili u denoncua n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit se ka porositur vrasje vet\u00ebm e vet\u00ebm se ishte i regjistruar n\u00eb porosi kriminale? A nuk ishte ky person q\u00eb shp\u00ebrndante me Mehmet Grec\u00ebn euro dhe blinte vota trafikantin e d\u00ebnuar me vite p\u00ebr 40 kg kokain\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr? A nuk ishte ky person q\u00eb shoferi i t\u00eb cilit arrestohej me ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha droge tek 3 botet? Po pse at\u00ebher\u00eb, pik\u00ebrisht Taulanti u zgjodh nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb drejtuar rendin? Rast\u00ebsi, jo. Detyrim dhe vet\u00ebm detyrim.<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama ka nisur karrier\u00ebn e tij politike mbi krimin. Sepse Edi Rama vazhduar karrier\u00ebn e tij politike i bazuar n\u00eb krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajs\u00ebn e tij e ka nd\u00ebrtuar mbi parat\u00eb e drog\u00ebs dhe t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Aleanca e pushtetit me krimin njohur k\u00ebto dy dit\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr kulmor. Nj\u00eb bajloz i vjedhjes, nj\u00eb nga hajdut\u00ebt m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Blendi Gonxhe shpallet super minist\u00ebr me tre portofole. Cilido q\u00eb njeh bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, cilido q\u00eb u kujtohet \u00e7ift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e m\u00ebdha q\u00eb p\u00ebrmbyti Tiran\u00ebn t\u00eb Gonxhes s\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr vjedhje m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtura. Pas Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt ai \u00ebsht\u00eb hajduti i tret\u00eb m\u00eb i madh i kombit shqiptar. Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dor\u00ebzon n\u00eb duar nj\u00eb personi q\u00eb di para s\u00eb gjithash dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb vjedh\u00eb dhe vet\u00ebm t\u00eb vjedh\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, jasht\u00eb saj jan\u00eb me qindra, mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs, n\u00eb ekonomi, financ\u00eb, inovacion.\u00a0 Po si ka mund\u00ebsi, si mundet q\u00eb ekonomia ti dor\u00ebzohet nj\u00eb njeriu q\u00eb ka profesion t\u00eb vet\u00ebm, vjedhjen.<\/p>\n<p>Si mundet q\u00eb kultura e kombit q\u00eb p\u00ebr \u00e7do vend p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shtyll\u00eb esenciale t\u00eb ekzistenc\u00ebs komb\u00ebtare, t\u2019i dor\u00ebzohet nj\u00eb njeriu q\u00eb ka p\u00ebr profesion vet\u00ebm hajnin\u00eb. Si mundet q\u00eb inovacioni t\u2019i dor\u00ebzohet nj\u00eb njeriu q\u00eb merit\u00eb t\u00eb vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoresh\u00ebn e AKSH-it. Jan\u00eb rast\u00ebsi k\u00ebto? Jo nuk jan\u00eb rast\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb kodi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs i duhet Gonxhe sepse duhet t\u00eb firmos\u00eb, vjedhjen, p\u00ebrvet\u00ebsimin e pasurive komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Edi Ram\u00ebs i duhet Gonxhe sepse duhet t\u00eb vej\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin digjital ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tij dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>U ndala sonte n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb cilat n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, jan\u00eb thjesht em\u00ebrime ministrash. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jo, jan\u00eb kulme t\u00eb zeza t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb pushtetit me krimin q\u00eb ka vendosur sot mbi shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, diktatur\u00ebn e krimit, diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, si\u00e7 thon\u00eb studiuesit mes disa llojeve t\u00eb diktaturave.<\/p>\n<p>D\u00ebgjova me sjum\u00eb keqardhje dhe interes fjal\u00ebt t\u00eb mbajtura n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb p\u00ebr sulmet e fundit ndaj profesioneve t\u00eb lira. Ky sulm, ju garantoj ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr shakt\u00ebrrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebnies shqiptare. \u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebta 30 mij\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb reja, burra dhe gra? T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb infrastruktura e sh\u00ebrbimeve ndaj qytetarit. Me goditje q\u00eb iu dha Edi Rama k\u00ebrkon t\u2019i largoj\u00eb me \u00e7do kusht nga Shqip\u00ebria, si\u00e7 largoi mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot ne jemi nd\u00ebn vitin 1960 n\u00eb mjek p\u00ebr frym\u00eb. Largojm\u00eb dhe avoket\u00ebrit, largojm\u00eb dhe stomatolog\u00ebt, largojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb profesionis\u00ebt dhe pastaj \u00e7far\u00eb mbetet? Mbetet t\u00eb marrin pla\u00e7kat dhe t\u00eb ikin t\u00eb gjith\u00eb. Dhe k\u00ebtu t\u00eb shnd\u00ebrrohet, t\u00eb sundoj\u00eb vet\u00ebm droga, krimi, krimi dhe droga.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar dhe qytetare!<\/p>\n<p>Nga kjo rrug\u00eb, nga orator\u00ebt e saj ju d\u00ebgjoni vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i dini. Por ato jan\u00eb nj\u00eb thirrje, nj\u00eb thirrje zemre p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb t\u00eb dalim nga indiferenca dhe t\u00eb ngrihemi fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb ardhmen e tyre dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Edi Rama mblodhi t\u00eb fundit hajdut q\u00eb kishte dhe e solli n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb kabinetin e tij kemi Belind\u00ebn, zotin Biftek, keni Gonxhen. Ju garantoj se pas 6 muajsh do t\u00eb keni Olsin, Lind\u00ebn, baxhanakun dhe gjith\u00e7ka merr fund.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb ngrihemi qytetar\u00eb, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e idealeve tona. T\u00eb ngrihemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb njohim. T\u00eb ngrihemi n\u00eb mbrojtje t\u00eb v\u00ebrtetave, se n\u00ebnshtrimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm posht\u00ebrim, por \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrim \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrate e demokrat\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja dhe t\u00eb gjith\u00eb presin nga ju, presin nga ne t\u2019i prijm\u00eb betej\u00ebs pa kthim. T\u00eb gjith\u00eb presin me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngrihemi n\u00eb mosbindje civile. Asnj\u00ebri nga ne nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qortoj\u00eb tjetrin se nuk po l\u00ebviz.<\/p>\n<p>Secili nga ne duhet t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne, p\u00ebr t\u00eb bindur fqinjin ton\u00eb, mikun ton\u00eb, shoqen ton\u00eb, shokunton\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb epike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision historik, p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne se bashku do t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga diktatura e re e aleanc\u00ebs s\u00eb pushtetit me krimin.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar me mir\u00ebnjohen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, duke shprehur besimin tim t\u00eb madh se t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mbrojm\u00eb ne nuk ka forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ti pengoj\u00eb pa triumfuar.<\/p>\n<p>Ju ftoj t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Ftoj t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, \u00e7do t\u00eb ri, \u00e7do t\u00eb re t\u2019i p\u00ebrgjigjet shansit historik. N\u00eb mosh\u00ebn e tyre, Shqip\u00ebria u jep atyre mund\u00ebsin\u00eb, iu jep shansin t\u00eb regjistrojn\u00eb p\u00ebrjet\u00eb veten e tyre n\u00eb radh\u00ebn e atyre q\u00eb p\u00ebrmbys\u00ebn nj\u00eb diktatur\u00eb, q\u00eb i rikthyen lirin\u00eb vendit tyre. Iu b\u00ebj thirrje intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, kurr\u00eb mos harroni se interesi publik \u00ebsht\u00eb thelbi i v\u00ebrtet\u00eb i \u00e7do intelektuali.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb mos harroni, se profesioni \u00ebsht\u00eb zanat, kurse intelektuali ngrieht si vigan me thelbin e tij p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Iu b\u00ebj thirrje biznesmen\u00ebve, angazhohuni n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pa kthim, p\u00ebrdorni qepenat tuaj p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb grushtin e merituar regjimit.<\/p>\n<p>Bashkohuni me ne sot, se nes\u00ebr p\u00ebrndryshe ju pret falimentimi. Iu b\u00ebj thirrje fermer\u00ebve t\u00eb ngrihen n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb tyre, t\u00eb ngrihen n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, n\u00eb mbrojtje t\u00eb grabitjes, t\u00eb pla\u00e7kitjes nga kjo band\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nuk ka ligj as moral.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, k\u00ebtu ka drit\u00eb, k\u00ebtu ka shpres\u00eb. N\u00eb Surrel ka err\u00ebsir\u00eb. Edi Rama struket, struket dhe \u00e7do nat\u00eb m\u00eb shum\u00eb struket. Edvin nuk ke t\u00eb ardhme! Edvin, je i pashpres\u00eb!<\/p>\n<p>Rrofshi ju! Rroft\u00eb Shqip\u00ebria! Rroft\u00eb Partia Demokratike, opozita shqiptare.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga dritarja e banes\u00ebs s\u00eb tij se, Edi Rama do nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb. Berisha tha se, Taulant Balla shkat\u00ebrroi sistemin TIMS q\u00eb t\u00eb fshinte gjurm\u00ebt e Ram\u00ebs dhe t\u00eb tij me krimin. Berisha tha se, Taulant Balla ka 6 muaj n\u00eb detyr\u00eb dhe ka arrestuar me operacione false &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68411","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}