{"id":68445,"date":"2024-01-10T12:14:36","date_gmt":"2024-01-10T12:14:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68445"},"modified":"2024-01-10T12:14:36","modified_gmt":"2024-01-10T12:14:36","slug":"kim-mehmeti-protesta-per-te-nxjerre-shqiperine-nga-paraburgimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/10\/kim-mehmeti-protesta-per-te-nxjerre-shqiperine-nga-paraburgimi\/","title":{"rendered":"Kim Mehmeti: Protesta p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga paraburgimi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kim MEHMETI<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb epok\u00ebs s\u00eb komunizmit kishte shum\u00eb vende t\u00eb sunduara nga diktaturat proletariate, vende ku u vran\u00eb dhe u burgos\u00ebn me mij\u00ebra kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimeve komuniste, por askund dhe asnj\u00ebra nga ato diktatura nuk ishte aq e eg\u00ebr dhe aq e pashpirte sa ajo e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe sot, n\u00eb shum\u00eb vende postsocialiste, demokracia \u00ebsht\u00eb e deformuar dhe kryesisht ajo \u00ebsht\u00eb &#8216;hajdutokrate&#8217;, por askund jo si n\u00eb Shqip\u00ebri ku parlamenti i ngjan\u00eb nj\u00eb vendtakimi t\u00eb grindavec\u00ebve dhe bandit\u00ebve t\u00eb m\u00ebhall\u00ebve partiake dhe ku n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb hajdut\u00ebve qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra edhe sot kur drejt\u00ebsia e nj\u00eb shteri matet n\u00ebp\u00ebrmjet asaj sa  vlen ligji edhe p\u00ebr \u2018mbretin edhe p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorin\u2019, n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb k\u00ebsaj bote ndodh t\u00eb paraburgosen president\u00eb e kryeministra, por askund jo q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimit dhe askund ata nuk arrestohen me goj\u00eb t\u00eb lidhur, q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb flasin me ask\u00ebnd p\u00ebrpos me vetveten dhe q\u00eb t\u00eb mos mund t\u2019ua thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vet as zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyret.<br \/>\nTani shtrohet pyetja e logjikshme: pse n\u00eb m\u00ebm\u00ebdheun ton\u00eb, edhe mbret\u00ebria, edhe komunizmi edhe demokracia kan\u00eb fytyr\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se kudo tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetjeje fshihet n\u00eb t\u00eb sotmen e Shqip\u00ebris\u00eb, kur m\u00eb qart\u00eb se kurdo qoft\u00eb shihet  \u2018portreti\u2019 kolektiv politik\u00eb i v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut, portret i pikturuar nga heshtja e tyre e tanishme kur do duhej t\u2019i mbushnin sheshet e t\u00eb protestonin, edhe at\u00eb jo p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga arresti kryetarin e opozit\u00ebs, por p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga \u2018paraburgimi\u2019 Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se ata nuk do lejojn\u00eb q\u00eb vendi i tyre t\u00eb b\u00ebhet \u2018Spakistan\u2019 e ata \u2018Spakistanez\u00eb\u2019, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se e din\u00eb q\u00eb kur i mbyllet goja cilitdo t\u00eb zgjedhuri t\u00eb populli, t\u2019i e ke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pagoj\u00eb votuesin e tij.  <\/p>\n<p>Pra p\u00ebrgjigja pse n\u00eb Shqip\u00ebri edhe mbret\u00ebria, edhe komunizmi edhe \u2018hajdutokracia\u2019, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb deformuara se kudo tjet\u00ebr, fshihet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se n\u00eb shumic\u00eb, ne jemi popull q\u00eb mbetemi t\u00eb pagoj\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb pushtetshmit e t\u00eb pasurit dhe e shkelim t\u00eb ndershmin dhe t\u00eb pambrojturin.<\/p>\n<p>Ne pra n\u00eb shumic\u00eb jemi popull t\u00eb cilit nuk i pengon as drejt\u00ebsia e \u2018reformuar\u2019 me  prokuror\u00eb t\u00eb Xhaxhit Enver, te t\u00eb cil\u00ebt ndryshimi i sistemit dhe ligjeve v\u00ebshtir\u00eb se mund ta shlyej mend\u00ebsin\u00eb se i pafajsh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm Diktatori.  <\/p>\n<p>Dhe duke qen\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke u ngutur sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb pasurohemi,  gjat\u00eb k\u00ebtyre tri dekadave, ne i shlyem\u00eb nga vetvetja shum\u00eb vlera me t\u00eb cilat mburrej shqiptaria.<\/p>\n<p>E shlyem edhe moralin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb, duke mbetur k\u00ebshtu pa guximin qytetar dhe pa turpin n\u00eb vetvete, me \u00e7ka harruam se diktatorin e lind\u00eb populli, e jo e kund\u00ebrta dhe se, aty ku  pushtetar\u00ebt nuk e kan\u00eb frik\u00eb popullin, nuk t\u00eb vlen gj\u00eb as kushtetuta as ligji. <\/p>\n<p>Ku ta dish, mbase neve shqiptar\u00ebve m\u00eb s\u00eb shumti na p\u00ebrshtaten diktaturat, sepse vet\u00ebm ato na mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb heshtjen dhe mosguximin vetjak ta mbulojm\u00eb me pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kolektive. <\/p>\n<p>Dhe t\u00eb shtiremi se nuk e dim\u00eb q\u00eb fatkeq\u00ebsia e sotme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm politikan\u00ebt e saj, por edhe elitat tjera q\u00eb do duhej ta mbronin popullin e vendin nga regjimi i Piktorit, nga ky regjimi i cili edhe nuk ka zgjidhje tjer\u00ebt p\u00ebrpos q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zhurm\u00ebs mediatike t\u2019i mbuloj\u00eb kryehajdut\u00ebt e vendit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kim MEHMETI Gjat\u00eb epok\u00ebs s\u00eb komunizmit kishte shum\u00eb vende t\u00eb sunduara nga diktaturat proletariate, vende ku u vran\u00eb dhe u burgos\u00ebn me mij\u00ebra kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimeve komuniste, por askund dhe asnj\u00ebra nga ato diktatura nuk ishte aq e eg\u00ebr dhe aq e pashpirte sa ajo e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe sot, n\u00eb shum\u00eb vende &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-68445","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68445\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}