{"id":68486,"date":"2024-01-10T22:03:34","date_gmt":"2024-01-10T22:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68486"},"modified":"2024-01-10T22:03:34","modified_gmt":"2024-01-10T22:03:34","slug":"ti-e-di-ca-kerkohet-pse-ia-fut-kot-pergjimet-fundosin-beqajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/10\/ti-e-di-ca-kerkohet-pse-ia-fut-kot-pergjimet-fundosin-beqajn\/","title":{"rendered":"\u201cTi e di \u00e7a k\u00ebrkohet, pse ia fut kot&#8221;?! P\u00ebrgjimet fundosin Beqajn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i nj\u00eb projekti me fondet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka zbardhur dosjen hetimore, ku tregohet me detaje sesi hetuesit e SPAK ran\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e bizneseve, nd\u00ebrsa theksohet se ka qen\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb makin\u00eb q\u00eb ka \u201cfundosur\u201d ish ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por cila \u00ebsht\u00eb lidhja e Ermal Kurtulaj me Ilir Beqajn? Dhe pse SPAK, ka krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm se Kurtulaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prestanome i Beqaj n\u00eb aktivitetet q\u00eb ky i fundit ka n\u00eb fush\u00ebn e biznesit. Por, p\u00ebr t\u00eb shkuar te kjo lidhje midis t\u00eb dyve, pra drejtuesit t\u00eb SASPAC, Ilir Beqaj dhe vart\u00ebsit t\u00eb tij brenda k\u00ebsaj agjencie, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kurtulajt, SPAK i \u00ebsht\u00eb dashur fillimisht t\u00eb ndjek\u00eb makin\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb l\u00ebvizte s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Automjet me t\u00eb cilin Beqaj ishte paraqitur edhe n\u00eb SPAK, edhe gjat\u00eb thirrjeve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me dy aferat ku mendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, at\u00eb t\u00eb Sterilizimit dhe t\u00eb Check Up-it. Nuhatje q\u00eb mesa duket nuk doli edhe aq gabuar p\u00ebr hetuesit e SPAK. T\u00eb cil\u00ebt shpejt kuptuan se pas makin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn Beqaj l\u00ebvizte, rrotulloheshin shum\u00eb interesa, t\u00eb cilat ai vet\u00eb ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i mbante jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb ligjit. Si\u00e7 ishte edhe fakti q\u00eb makina n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Kurtulaj, njeriut t\u00eb besuar t\u00eb Ilir Beqaj, t\u00eb cilin ky i fundit e p\u00ebrdorte si kopertur\u00eb n\u00eb aktivitetet e tij, m\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fshehur burimet e paligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, q\u00eb m\u00eb pas ishin investuar n\u00eb biznese t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>\u201cGjat\u00eb hetimeve ka rezultuar se Ermal Kurtulaj ka njohje t\u00eb hershme me ish-drejtuesin e Agjencis\u00eb (SASPAC) Ilir Beqaj, t\u00eb cilat datojn\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit ka qen\u00eb ortak i shoq\u00ebris\u00eb Intech+. Duke vazhduar m\u00eb pas n\u00eb vitin 2015 n\u00eb FSDKSH, ku drejtues i K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs ka qen\u00eb vet\u00eb Ilir Beqaj dhe m\u00eb pas me krijimin e k\u00ebsaj agjencie, si i pun\u00ebsuar n\u00eb projektin Eusair Facility Point. \u00a0Po ashtu rezulton se Ilir Beqaj p\u00ebrdor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme si brenda dhe jasht\u00eb vendit nj\u00eb automjet, i cili rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Kurtulaj, duke ngritur dyshime se ky automjet mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e ish-ministrit\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK, automjeti me t\u00eb cilin Beqaj \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb s\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai vet\u00eb ka qen\u00eb deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Automjet me t\u00eb cilin Beqaj \u00ebsht\u00eb par\u00eb shpesh t\u00eb l\u00ebviz\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2020, jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb n\u00eb vazhdim ka ndryshuar targ\u00eb, konkretisht m\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022. Por ajo q\u00eb do ta \u00e7onte SPAK drejt nj\u00eb investigimi m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, drejt k\u00ebtij automjeti, q\u00eb do t\u00eb zbulonte m\u00eb pas edhe marr\u00ebdh\u00ebnien klienteliste q\u00eb Ilir Beqaj kishte me Ermal Kurtulaj dhe do t\u00eb nxirrte zbuluar bizneset q\u00eb fshiheshin n\u00eb emrin e t\u00eb dyve, do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb gjob\u00eb. K\u00ebt\u00eb gjob\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejtuesi i automjetit me t\u00eb cilin Beqaj l\u00ebvizte, e mori pik\u00ebrisht p\u00ebr parkim t\u00eb gabuar, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte thirrur p\u00ebr t\u2019u pyetur n\u00eb SPAK, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebrpara k\u00ebsaj godine dhe syve t\u00eb vet\u00eb hetuesve, por edhe t\u00eb medias s\u00eb pranishme n\u00eb at\u00eb moment, q\u00eb dokumentuan ngjarjen. Pik\u00ebrisht kjo makin\u00eb \u2018Wolkswagen\u2019 q\u00eb shikoni edhe n\u00eb foto. Q\u00eb u b\u00eb pik\u00ebnisja e nj\u00eb hetimi t\u00eb ri, q\u00eb dyshohet se mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej pasurive t\u00eb shumta t\u00eb fshehura nga ish-ministri Beqaj, q\u00eb mund ta fundos\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb at\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga kqyrja n\u00eb sistemin E-Gjoba rezulton se ky mjet ka marr\u00eb 3 gjoba ku i pranish\u00ebm ka qen\u00eb Arben Dani. Gjoba e fundit \u00ebsht\u00eb vendosur m\u00eb dat\u00eb 12 Dhjetor 2023, n\u00eb momentin kur automjetin e ka patur n\u00eb p\u00ebrdorim Ilir Beqaj, dhe ishte parkuar para SPAK\u201d,\u00a0<\/strong>thuhet n\u00eb dosje<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ndjekja e makin\u00ebs dhe e aktivitetit t\u00eb shoferit personal t\u00eb Beqaj, \u00e7uan hetuesit edhe te disa nga bizneset, kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e gastronomis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas rezultuan se kishin krijuar fatura fiktive p\u00ebr llogari t\u00eb SASPAC.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto emra ishte edhe Gazmend Haxhia, n\u00eb dukje administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u2018Landways International\u2019, i cili del se ka l\u00ebshuar nj\u00eb fatur\u00eb fiktive prej 149 mij\u00eb euro kundrejt Eusair, ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj. Por q\u00eb SPAK beson se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb administrator i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie \u00ebsht\u00eb Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cM\u00eb dat\u00eb 16 Gusht 2023, kundrejt EUSAIR \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb tregtare, \u2018Landways International\u2019, me p\u00ebrshkrimin \u201cService contract-organization of the\u2019 fatura 149 809 21 Euro. \u00a0Kjo shoq\u00ebri ka administrator shtetasin Gazmend Haxhia\u201d,\u00a0<\/strong>sqaron dosja<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebri q\u00eb del se ka l\u00ebshuar fatura fiktive \u00ebsht\u00eb edhe \u2018Albanian Food and Hospitality Lab\u2019 q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e saj edhe restorantin \u2018Gzona\u2019 dhe q\u00eb ndodhet n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.\u00a0<strong>\u201cLidhur mbi fatur\u00ebn e dat\u00ebs 16 Gusht 2023, \u00a0rezulton t\u00eb jet\u00eb l\u00ebshuar disa minuta para se t\u00eb l\u00ebshohet fatura tjet\u00ebr kundrejt Eusair-it. Duke u krijuar dyshimi i arsyesh\u00ebm q\u00eb paraprakisht pal\u00ebt kan\u00eb biseduar me nj\u00ebri tjetrin dhe q\u00eb shuma p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrfitim material, korrupsion q\u00eb shoq\u00ebria tregtare \u2018Landways\u2019 ka paguar ndaj \u2018Gzon\u00ebs\u2019, p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb ajo ka p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u00eb kryer nga Eusair-i\u201d,\u00a0<\/strong>thuhet m\u00eb tej n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se Ermal Kurtulaj del se \u00ebsht\u00eb personi nd\u00ebrlidh\u00ebs midis k\u00ebtyre bizneseve apo shoqatave dhe faturave fiktive t\u00eb krijuara prej tyre, t\u00eb l\u00ebshuara kundrejt Eusair, ku ai \u00ebsht\u00eb koordinator, SPAK beson se pas emrit t\u00eb Kurtulaj, fshihet shefi i tij n\u00eb SASPAC, Ilir Beqaj. Dhe kjo bindje forcohet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pas v\u00ebnies n\u00eb p\u00ebrgjim t\u00eb Kurtulaj dhe njer\u00ebzve q\u00eb e rrethojn\u00eb. \u00a0Ku Kurtulaj edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb administrator i restorantit \u2018Gzona\u2019, sillet porsi t\u00eb ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga bisedat e p\u00ebrgjuara del se Ermal Kurtulaj \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e restorantit. Ai interesohet vazhdimisht p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit, Gazmend Prenga. N\u00eb dit\u00ebt e fundit midis tyre ka disa komunikime, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon dhe me mbylljen e bilancit vjetor, me rakordimet nd\u00ebrmjet investimeve t\u00eb kryera mbi k\u00ebt\u00eb restorant p\u00ebrgjat\u00eb vitit si dhe me faturat e l\u00ebshuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb restorant. P\u00ebrfshi edhe ato t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb projektit q\u00eb Kurtulaj drejton. Po ashtu nga komunikimet e kryera dyshohet se Ermal Kurtulaj vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj\u201d,\u00a0<\/strong>thot\u00eb dosja<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>SPAK ngre dyshime se njer\u00ebzit e Beqajt, b\u00ebjn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrfshirjen e drejtuesit te SASPAC\u2026<\/p>\n<p><strong>\u201cK\u00ebto dyshime ngrihen nga m\u00ebnyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e k\u00ebtyre subjekteve, duke shmangur \u00e7do p\u00ebrfshirje t\u00eb k\u00ebtij shtetasi Ilir Beqaj si me administratorin ashtu me ortak\u00ebt dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve n\u00ebp\u00ebrmjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Beqaj nuk ka deklaruar interesa mbi k\u00ebt\u00eb aktivitet\u201d,\u00a0<\/strong>vijon dosja.<\/p>\n<p>Por skema e impilikimit t\u00eb dyshuar t\u00eb ish-ministrit Ilir Beqaj dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt, qoft\u00eb edhe familjar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfodur p\u00ebr fshehjen e pasurive t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb paligjshme, duke shfryt\u00ebzuar postin e tij si zyrtar publik, duket t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e zhd\u00ebrvjell\u00ebt. Edhe pse shoq\u00ebrit\u00eb e krijuara nga njer\u00ebzit pran\u00eb Beqaj, jan\u00eb p\u00ebrpjekur koh\u00eb pas kohe t\u00eb ndryshojn\u00eb ortak\u00ebt, gjurm\u00ebt e l\u00ebna n\u00eb ekstraktet e regjistrimit n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesve, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te vet\u00eb familja e Beqaj. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti i shoq\u00ebris\u00eb \u2018Albanian Food and Hospitality\u2019. Shoq\u00ebri e krijuar nga Adriana Beqaj, bashk\u00ebshortja e Ilir Beqaj, e cila del se ka l\u00ebshuar fatura fiktive kundrejt SASPAC, t\u00eb drejtuar po nga nga Beqaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga ekstrakti historik del se shoq\u00ebria tregtare \u2018Albanian Food and Hospitality\u2019 \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2019, ku m\u00eb pas ortake ka qen\u00eb shtetasja Adriana Beqaj, bashk\u00ebshortja e shtetasit Ilir Beqaj, e cila ka patur 50 % t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. M\u00eb dat\u00eb 1 Mars 2019, Adriana Beqaj ia ka dhuruar 35 % t\u00eb kuotave t\u00eb saj ortakut tjet\u00ebr, Arti Malaj, i cili ka shkuar n\u00eb 85 % t\u00eb kuotave, nd\u00ebrsa Adriana Beqaj n\u00eb 15 %. M\u00eb dat\u00eb 26 Shkurt 2020, Adriana Beqaj i ka shitur ortakut Arti Malaj edhe pjes\u00ebn e mbetur prej 15 % t\u00eb kuot\u00ebs. Disa muaj m\u00eb pas, m\u00eb 12 Gusht 2021, Arti Malaj, ia ka shitur t\u00eb gjitha kuotat shtetasit, Eduard Curraj<\/strong>\u201d, sqaron dosja<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>Por k\u00ebrkimet e SPAK rreth k\u00ebtyre personazheve nuk duket se u ndal\u00ebn k\u00ebtu. \u00a0Pasi nga hulumtimet n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, doli se Eduard Curraj, ishte edhe ortak pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018Delta Holding\u2019, q\u00eb merret me shp\u00ebrndarjen e prodhimeve farmaceutike.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga k\u00ebrkimi n\u00eb QKB, rezulton se Eduard Curraj \u00ebsht\u00eb ortak edhe pran\u00eb shoq\u00ebrive: \u2018Curri Group\u2019 Sh.p.k, \u2018Curri\u2019 Sh.p.k; dhe \u2018Delta Holding\u2019. \u00a0Ku administrator i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie rezulton t\u00eb jet\u00eb Gazmend Prenga, i cili ka komunikime t\u00eb shpeshta me Ermal Kurtulaj\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Pra si\u00e7 shikohet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani, dy njer\u00ebzit te t\u00eb cil\u00ebt rrotullohen pun\u00ebt jan\u00eb Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt merren edhe me administrimin e restorantit \u2018Gzona\u2019 q\u00eb del se ka l\u00ebshuar fatura fiktive p\u00ebr llogari t\u00eb Eusair, t\u00eb drejtuar nga Ermal Kurtulaj, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb SASPAC, agjencis\u00eb me ekzekutues, Ilir Beqaj. Biseda q\u00eb konkretizohen edhe nga p\u00ebrgjimet e kryera nga SPAK, midis Kurtulajt nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Preng\u00ebs nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Si kjo m\u00eb posht\u00eb, ku t\u00eb dy flasin p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr fatur\u00eb fiktive.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjimet:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kurtulaj: Gazi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prenga: H\u00eb shok?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kurtulaj: Sa \u00ebsht\u00eb fatura e dark\u00ebs s\u00eb maqedonasve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prenga: Nuk e kam printu.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kurtulaj: Po shkruje i \u00e7ik pra, t\u00eb m\u00eb thuash vler\u00ebn, se nuk do e pres\u00ebsh ti, do e presim diku tjet\u00ebr. Po thjesht sa \u00ebsht\u00eb si vler\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb totali q\u00eb duhet t\u00eb shkruaj un\u00eb te ata, kupton..<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prenga: N\u00eb rregull.<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera nga SPAK, rezulton se kjo bised\u00eb dyshohet se lidhet me fatur\u00ebn e dat\u00ebs 15 N\u00ebntor 2023 q\u00eb shoq\u00ebria \u2018Me\u2019Nam\u2019 Sh.p.k, ka l\u00ebshuar kundrejt subjektit q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e SASPAC-Agjencia Shtet\u00ebrore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebn 115 500 lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga komunikimet e datave 20 Shtator 2023 deri m\u00eb 10 N\u00ebntor 2023 dhe n\u00eb vazhdim kuptohet q\u00eb faturat p\u00ebr organizimet e eventeve tek \u2018Gzona\u2019 i faturon shtetasi Fisnik Fili.<\/p>\n<p><strong>\u201cN\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste Ermal Kurtulaj i referon Fisnikut q\u00eb p\u00ebr efekt tvsh-je, do t\u00eb l\u00ebshohen fatura t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb: \u2018Po pra, q\u00eb t\u00eb mos kesh probleme po i them q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb ty, q\u00eb t\u00eb zbritet edhe kjo tvsh-ja. Q\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb rregull p\u00ebr t\u00eb gjitha faturat, vendosi ndonj\u00eb em\u00ebr konsulence.\u2019 Nga kqyrja e faturave rezulton se: M\u00eb dat\u00eb 19 Korrik 2023 shoq\u00ebria Me\u2019Nam Sh.p.k, ka l\u00ebshuar fatur\u00eb kundrejt Projektit \u2018Asistenca Teknike IP II CBC\u2019. 4 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, shoq\u00ebria Me\u2019Nam sh.p.k ka l\u00ebshuar fatur\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 93 600 lek. Nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebntor o kjo shoq\u00ebri ka l\u00ebshuar fatur\u00ebn e radh\u00ebs\u201d,\u00a0<\/strong>thot\u00eb dosja<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>SPAK arsyeton se faturat jan\u00eb firmosur me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshihet lidhja mes restorant Gzon\u00ebs dhe ish-ministrit Beqaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cRezulton se k\u00ebto fatura n\u00eb fakt i p\u00ebrkasin restorantit \u2018Gzona\u2019 dhe k\u00ebto veprime jan\u00eb kryer me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshihet lidhja mes \u2018Gzon\u00ebs\u2019 dhe shtetasit Ilir Beqaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb Drejtori i SASPAC q\u00eb monitoron k\u00ebto projekte\u201d,\u00a0<\/strong>vijon.<\/p>\n<p>Por interesante \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb bised\u00eb e p\u00ebrgjuar, ku tashm\u00eb nj\u00eb nga fol\u00ebsit sipas SPAK \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Ilir Beqaj. Komunikim i mesit t\u00eb muajit dhjetor 2023. Vet\u00ebm pak koh\u00eb pasi Beqajt i ishte komunikuar nga SPAK, urdh\u00ebri p\u00ebr ndalimin e udh\u00ebtimit jasht\u00eb vendit. Ku Beqaj kapet n\u00eb p\u00ebrgjim k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo duke folur me telefonin e tij, por me at\u00eb t\u00eb shoferit t\u00eb tij, Arben Dani.<\/p>\n<p><strong>\u201cGjat\u00eb hetimeve kan\u00eb rezultuar dhe biseda t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj me Ermal Kurtulaj. Komunikime t\u00eb kryera n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit t\u00eb shtetasit Arben Dani, shofer pran\u00eb SASPAC. Ku Beqaj i k\u00ebrkon Kurtulaj q\u00eb t\u00eb lidhet me Gazin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u takuar. \u00a0M\u00eb dat\u00eb 6 Dhjetor 2023 rreth or\u00ebs 23.21 Ermali flet me Gazin ku i k\u00ebrkon n\u00ebse e ka me vete bllokun q\u00eb mban sh\u00ebnimet dhe ai i thot\u00eb: \u2018Po \u00ebsht\u00eb tek puna\u2019. Ku nga biseda kuptohet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb llogari n\u00eb lidhje me parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb investuar nga ana e Ermalit dhe jo vet\u00ebm. \u00a0Fakti q\u00eb referimi b\u00ebhet n\u00eb numrin shum\u00ebs ngrihen dyshime dhe p\u00ebr interesa t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj n\u00eb at\u00eb restorant\u201d,\u00a0<\/strong>sqarojn\u00eb hetuesit.<\/p>\n<p>Dyshimet shtohen edhe me shum\u00eb, pas p\u00ebrgjimit t\u00eb nj\u00eb bisede mes Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulaj, ku Beqaj ka p\u00ebrdorur telefonin e shoferit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjimet:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Beqaj: Ti e di \u00e7a k\u00ebrkohet pse ia fut kot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermali: Po mir okej.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Beqaj: Tabel\u00ebn e kemi likuidim, si quhet aneksi 8, ku e di un\u00eb tashi. I thuj n\u00ebqoft\u00ebse mundet nga ora 4 e mbrapa kur t\u00eb doj\u00eb. Gazin, pra Gazin po t\u00eb them.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ermali: Mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, okej n\u00eb rregull pra.<\/strong><\/p>\n<p>Por SPAK ka dyshime t\u00eb forta se Ilir Beqaj, duke shfyt\u00ebzuar pozicionin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm si minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ka lidhje dhe kontroll edhe n\u00eb kompanin\u00eb farmaceutike \u2018Delta Pharma\u2019. Dyshime q\u00eb lidhen edhe me vet\u00eb personazhet q\u00eb rrotullohen rreth tij. Arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kjo kompani u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kontrolli t\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat dyshohet se Ermal Kurtulaj, i referohet \u2018Dori\u2019, shtetasit Dorian Sadiku, i cili \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebortak me shtetasin Eduard Curraj n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Delta Holding\u2019 Sh.p.k, e cila n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb ortake e vetme e \u2018Delta Pharma- Al\u2019 sh.p.k. Gjithashtu jan\u00eb bashk\u00eb ortak\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Curri\u2019 Shpk. Po k\u00ebshtu Eduard Curraj \u00ebsht\u00eb ortaku i vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebron kuotat pran\u00eb \u2018Gzona Restorant\u2019 (Albanian Food and Hospitality Lab Sh.p.k). Nga kqyrja e deritanishme e pamjeve filmike rezulton se m\u00eb dat\u00eb 14 Dhjetor 2023 tek \u2018Gzona\u2019 shkojn\u00eb Ermal Kurtulaj dhe Dorian Sadiku. \u00a0Ky i fundit vjen me nj\u00eb mjet \u2018Mercedez Benz\u2019 q\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga DRSSHT-ja \u00ebsht\u00eb mjeti me t\u00eb cilin shtetasi Ilir Beqaj ka dalje jasht\u00eb vendit n\u00eb vitin 2022, po ashtu, nga kqyrja e sistemit C@ts t\u00eb Tatimeve, rezulton se subjekti \u2018Gzona\u2019, ka deklaruar shitje p\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2023 ndaj subjekteve \u2018Delta Pharma.al\u2019, me nj\u00eb vler\u00eb totale 10 509 308 lek\u00eb. \u00a0K\u00ebto fakte japin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrveprim mes k\u00ebtyre dy subjekteve i cili ka lidhje me faktet objekt procedimi\u201d,\u00a0<\/strong>thot\u00eb dosja.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto prova dhe dyshime q\u00eb kan\u00eb krijuar bindjen gjithmon\u00eb sipas SPAK, se pas k\u00ebtyre bizneseve mund t\u00eb fshihet Ilir Beqaj, i cili duke shfryt\u00ebzuar pozitat e tij shtet\u00ebrore koh\u00eb pas kohe, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb krijoj\u00eb dhe ti fsheh\u00eb k\u00ebto pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas drejtohen po prej tij.<\/p>\n<p><strong>\u201cNga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se subjektet jan\u00eb takuar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me rregullimet e dokumentacioneve p\u00ebrkat\u00ebse, bilanceve e t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb fundit t\u00eb vitit, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj mbyllet l\u00ebshimi i faturave p\u00ebrkat\u00ebse dhe b\u00ebhen llogarit\u00eb n\u00eb lidhje jo vet\u00ebm me biznesin \u2018Gzona\u2019, e cila ka p\u00ebr ortak t\u00eb vet\u00ebm shtetasin Eduart Curri. \u00a0Por nisur edhe nga fakti q\u00eb takimi \u00ebsht\u00eb kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashk\u00ebpronar me shtetasin Eduart Curri n\u00eb shum\u00eb subjekte t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb ushtruar aktivitetin e tyre dhe n\u00eb koh\u00ebn kur shtetasi Ilir Beqaj ka qen\u00eb Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb pas deputet\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>SPAK \u00ebsht\u00eb duke hetuar lidhjen mes Ilir Beqajt me pronar\u00ebt e kompanis\u00eb farmaceutike Delta Pharma, nd\u00ebrsa po kalon n\u00eb sit\u00eb t\u00eb gjitha kontratat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve n\u00eb koh\u00eb kur Ilir Beqaj ishte minist\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsie. Po ashtu, ka dyshime t\u00eb forta se Ilir Beqajt, ka favorizuar kompanin\u00eb Delta Pharma gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb drejtonte Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Por a do jet\u00eb ky hetim q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ciklon rreth ish-ministrit Ilir Beqaj. \u00a0Apo edhe ky hetim do t\u00eb zvarritet ashtu si n\u00eb rastin e dosjeve ende t\u00eb pambyllura t\u00eb Sterilizimit dhe Check Up-it. A do t\u00eb mundet SPAK, q\u00eb me provat e mbledhura, t\u00eb vendos\u00eb me shpatulla pas muri, ish-ministrin, q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb.\/ BW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i nj\u00eb projekti me fondet e BE-s\u00eb. Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka zbardhur dosjen hetimore, ku tregohet me detaje sesi hetuesit e SPAK ran\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e bizneseve, nd\u00ebrsa theksohet se ka qen\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb makin\u00eb q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55224,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68486","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68486\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}