{"id":68515,"date":"2024-01-11T11:51:19","date_gmt":"2024-01-11T11:51:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68515"},"modified":"2024-01-11T11:51:19","modified_gmt":"2024-01-11T11:51:19","slug":"kellici-publikon-dokumentat-bollino-dhe-rama-te-paditur-per-10-vepra-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/11\/kellici-publikon-dokumentat-bollino-dhe-rama-te-paditur-per-10-vepra-penale\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i publikon dokumentat: Bollino dhe Rama, t\u00eb paditur p\u00ebr 10 vepra penale!"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp renditi njer\u00ebn pas tjetr\u00ebs, veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat Partia Demokratike ka paditur n\u00eb SPAK, kryeministrin Edi Rama dhe sh\u00ebrbyesin e tij mediatik Carlo Bollino, p\u00ebrfitues bashkarisht nga grabitja e pronave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi bashk\u00eb me sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Flamur Noka, K\u00eblli\u00e7i deklaroi se, &#8216;Bollino e Rama jan\u00eb t\u00eb paditur p\u00ebr 10 vepra penale! Ai tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u ndryshuan Vendimet e qeveris\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Carlos me qira 1 euro, 4 mij\u00eb met\u00ebr tok\u00eb!<\/p>\n<p>&#8220;Fillimisht dua ta nis me sqarimin se p\u00ebr cilat vepra penale jan\u00eb kall\u00ebzuar Carlo Bollino dhe Edi Rama me shoke:<\/p>\n<p>&#8211; \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201dMashtrimet\u201d, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201dP\u00ebrpilimi i deklaratave t\u00eb rreme\u201d, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cDh\u00ebnia e informacioneve t\u00eb rreme\u201d, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201dFalsifikimi i dokumenteve\u201d, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cP\u00ebrfitimi i paligjsh\u00ebm i interesave\u201d, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cP\u00ebrvet\u00ebsimi i parave ose mallrave q\u00eb rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale\u201d, parashikuar nga neni 287\/b i Kodit Penal;<br \/>\n&#8211; \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Por te futemi pak ne detaje:<br \/>\nPjes\u00ebs se pare po i bie pak shkurt, pasi \u00ebsht\u00eb ezauruar nga vete z. Berisha ne konferencat e tij te m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Procedura nis me buletinin Nr.29 dat\u00eb 22.07.2019 t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb shpallur njoftimin p\u00ebr \u201cDh\u00ebnien me qira t\u00eb pasuris\u00eb 7\/649 me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme 4021.5 m\u00b2\u201d.<br \/>\nMe pas Anila Denaj shpall fitues Carlo Bollinon, duke i propozuar K\u00ebshillit te Ministrave qe Carlo te mos paguante me 6,300 euro qira ne muaj, por ta p\u00ebrfitonte at\u00eb me vet\u00ebm 1 euro. Duhet th\u00ebn\u00eb se ky ndryshim i VKM nr. 54, qe i kursente zot\u00ebris\u00eb ne fjale qiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb bere nga qeveria Rama.<\/p>\n<p>Momenti kryesor nga ku fillon paligjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb miratimi i lejes se nd\u00ebrtimit me date 13 janar, 2020. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, me Kryetar Edi Ramen, miraton nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi per nje godine te vetme. Kontrata e qiras\u00eb p\u00ebrcaktonte fare qarte se Carlo Bollino do te duhej te rikonstruktonte 3 godina, e me pas t\u2019ia kthente ato shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 rezulton, kompania MTSC sh.p.k, n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb Lejes s\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb dat\u00eb 13.1.2020, leje kjo e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine unike, dhe jo rikontruksionin e tre godinave t\u00eb ndryshme ekzistuese shtet\u00ebrore, si\u00e7 parashikohej n\u00eb kontrat\u00ebn e qiras\u00eb, kompania nuk dispononte t\u00eb drejta pron\u00ebsie apo qiramarrjeje, mbi katin e dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs kryesore, e cila i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj kompanie vet\u00ebm me VKM Nr. 157, dat\u00eb 19.02.2020, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Leja e Nd\u00ebrtimit ishte dh\u00ebn\u00eb 30-dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb dat\u00eb 13.1.2020.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja:<br \/>\n&#8211; Si e dinte KKT, q\u00eb Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomis\u00eb do t\u00eb propozonte shum\u00eb shpejt nj\u00eb vendim, dhe ky do t\u00eb miratohej nga K\u00ebshilli i Ministrave, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zotit Bollino nj\u00eb sip\u00ebrfaqe shtes\u00eb n\u00eb godinat shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>&#8211; Si e dinte KKT, q\u00eb godinat shtet\u00ebrore q\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb me qera nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, do t\u00eb prisheshin, me propozim t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KKT ka dh\u00ebn\u00eb Lejen e Nd\u00ebrtimit m\u00eb dat\u00eb 13.1.2020, nd\u00ebrsa prishja e godin\u00ebs do t\u00eb ndodhte 4 muaj m\u00eb von\u00eb?!!!<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse Leja e Nd\u00ebrtimit jepet nga KKT, n\u00eb 13 Janar 2020, a \u00ebsht\u00eb ky akti q\u00eb ka diktuar marr\u00ebdh\u00ebnien e qeras\u00eb apo vet ekzistenc\u00ebn e godinave shtet\u00ebrore dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe fatin truallit, dhe po ky akt me Kryetar t\u00eb organit z. Edi Rama, ai q\u00eb ka urdh\u00ebruar zonj\u00ebn Anila Denaj, q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb kushtet e Kontrat\u00ebs e m\u00eb pas vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e godinave n\u00eb shkelje t\u00eb urdh\u00ebrimeve t\u00eb ligjit ?!<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr.368 , dat\u00eb 6.5.2020, \u201cP\u00ebr shembjen e tre objekteve t\u00eb dh\u00ebna me qera \u00ebsht\u00eb vendosur:<\/p>\n<p>1. Shembjen e 3 objekteve me em\u00ebrtimet \u201cObjekti nr. 1\u201d 2 kat, \u201cObjekti nr. 2\u201d 1 kat, \u201cObjekti nr. 3\u201d 1 kat, me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimore 2497.06 m2, t\u00eb dh\u00ebna me qira me kontrat\u00ebn e qiras\u00eb nr. 2604 rep, nr. 727 kol, dat\u00eb 14.10.2019, me tarif\u00ebn 1 euro kontrata, ndryshuar me anekskontrat\u00ebn nr. 479 rep, nr. 189 kol, dat\u00eb 28.02.2020, t\u00eb lidhur nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb, si qiradh\u00ebn\u00ebs , dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cMTSC\u201d , sh.p.k, si qiramarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, vet\u00ebm dy muaj, pasi K\u00ebshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, dat\u00eb 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino t\u00eb drejt\u00ebn e qiramarrjes p\u00ebr katin e dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs, me nj\u00eb tjet\u00ebr vendim, po K\u00ebshilli Ministrave vendosi q\u00eb kjo godin\u00eb t\u00eb mos ekzistoj\u00eb m\u00eb, por t\u00eb prishet.<\/p>\n<p>Kjo tregon, se veprimtaria publike, q\u00eb po realizohej sipas k\u00ebtyre akteve, ishte dh\u00ebnia e gjith\u00eb pasuris\u00eb publike, me qira p\u00ebrpara prishjes s\u00eb tyre, me q\u00ebllim q\u00eb zoti Bollino t\u00eb p\u00ebrftonte maksimalisht gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e truallit funksional dhe n\u00ebn objekt t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Me pas, konkretisht, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020 miratohet vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, VKM 589 dat\u00eb 22.07.2020.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj VKM-je, ndryshon objekti i kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb godin\u00eb e qiradh\u00ebn\u00ebsit shtet, tashm\u00eb nuk ekzistonte, sepse vet qiradh\u00ebn\u00ebsi, me VKM kishte vendosur shembjen totale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja: Cila \u00ebsht\u00eb ajo pasuri publike, q\u00eb zoti Bollino kishte t\u00eb drejta qiraje dhe do t\u00eb rikonstruktonte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Televizioni me kushte bashk\u00ebkohore ?!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbuluar sado pak, k\u00ebt\u00eb injoranc\u00eb\/makut\u00ebri n\u00eb shp\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb publike, rezulton se K\u00ebshilli i Ministrave \u00ebsht\u00eb investuar s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar, aktet rregullatore, n\u00eb kushtet kur objekti i qiradh\u00ebnies nuk ekzistonte m\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht me propozim t\u00eb zonj\u00ebs Anila Denaj, K\u00ebshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 dat\u00eb 22.07.2020, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs ndryshon Nenin 2 t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qeras\u00eb.<\/p>\n<p>Pra Neni 2 \u201cQ\u00ebllimi i P\u00ebrdorimit\u201d dhe pika 5.7 e nenit 5 \u201cT\u00eb drejtat dhe detyrimet e qiramarr\u00ebsit\u201d, fjal\u00ebt \u201crikonstruksion total\u201d z\u00ebvend\u00ebsohen me \u201crikonstruksionin minimalisht t\u00eb totalit\u201d.<\/p>\n<p>Pra lind pyetja: N\u00eb kushtet kur objekti u shemb, kush nga objektet do t\u00eb rikonstruktohej, dhe sipas K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cminimalisht t\u00eb totalit\u201d ?!<\/p>\n<p>Kjo lloj zgjidhje tregon se K\u00ebshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave, p\u00ebrpiqen t\u00eb mbulojn\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb flagrante t\u00eb veprimeve t\u00eb tyre, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zotit Bollino dhe Televizionit t\u00eb rij, \u201ct\u00eb pavarur\u201d!<\/p>\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb moment ndodh dhe paligjshm\u00ebria me flagrante. Ne dat\u00ebn 24 korrik te vitit 2020, pas miratimit te VKM, firmoset Aneks Kontrata mes Ministris\u00eb se Financave dhe subjektit MTSC. Por kjo kontrate nuk sh\u00ebrbente p\u00ebr zbardhjen e lejes, pasi gjithmon\u00eb flitej p\u00ebr rikonstruksion te godinave qe tashme ishin prishur, po me vendim te firmosur nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Prandaj me date 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontrate e re ku si baze ligjore \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta VKM e muajit Korrik 2020, por tashme fjala rikonstruksion total, z\u00ebvend\u00ebsohet me \u2018rind\u00ebrtim jo me pak se sip\u00ebrfaqja e godin\u00ebs ekzistuese\u201d. Kjo fjale nuk p\u00ebrmendet ne asnj\u00eb moment te VKM. Pas ketij falsifikimi firmoset dhe zbardhja e lejes se nd\u00ebrtimit, bazuar ne po ket\u00eb Aneks Kontrate.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi ka ne brend\u00ebsi dhe shume fakte te tjera ku p\u00ebrfshihen dhe tentativat e Bashkise Tirane, si administratore fillestare e pron\u00ebs, p\u00ebr ta dhen\u00eb dy here me qira.<\/p>\n<p>Do ti duhet SPAK te faktoje n\u00ebse dhe ne rastin e Bashkise Tirane, kjo prone do ti jepej Carlo Bollinos.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komponent i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij kall\u00ebzimi jan\u00eb dhe parat\u00eb e p\u00ebrfituara n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb bije C-7 Integrated Communication Systems nga tenderat publike te AKSH-it.<\/p>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb serish thirrje SPAK, qe te hetoje me p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebt\u00eb dosje, e cila \u00ebsht\u00eb e mbushur plot me fakte te pakontestueshme dhe e cila do te sh\u00ebrbeje p\u00ebr te hedhur drite mbi m\u00ebnyr\u00ebn mafioze se si kreu i qeverise Edi Rama, blen dhe p\u00ebrdor mediat e vendit, p\u00ebr te goditur opozit\u00ebn dhe kund\u00ebrshtaret e tij politike, me falsifikime qeveritare dhe para t\u00eb Inceneratorit fantazme t\u00eb Tiran\u00ebs&#8221;, u shpreh K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68508\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24-232x300.jpg\" alt=\"\" width=\"232\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24-232x300.jpg 232w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24-791x1024.jpg 791w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24-768x994.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24-1187x1536.jpg 1187w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/1-24.jpg 1236w\" sizes=\"auto, (max-width: 232px) 100vw, 232px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68509\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-14-169x300.jpg\" alt=\"\" width=\"169\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-14-169x300.jpg 169w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/2-14.jpg 576w\" sizes=\"auto, (max-width: 169px) 100vw, 169px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68510\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-5-274x300.jpg\" alt=\"\" width=\"274\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-5-274x300.jpg 274w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/3-5.jpg 759w\" sizes=\"auto, (max-width: 274px) 100vw, 274px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68511\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-2-180x300.jpg\" alt=\"\" width=\"180\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-2-180x300.jpg 180w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/4-2.jpg 615w\" sizes=\"auto, (max-width: 180px) 100vw, 180px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68512\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2-212x300.jpg\" alt=\"\" width=\"212\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2-212x300.jpg 212w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2-724x1024.jpg 724w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2-768x1086.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2-1086x1536.jpg 1086w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/5-2.jpg 1131w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp renditi njer\u00ebn pas tjetr\u00ebs, veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat Partia Demokratike ka paditur n\u00eb SPAK, kryeministrin Edi Rama dhe sh\u00ebrbyesin e tij mediatik Carlo Bollino, p\u00ebrfitues bashkarisht nga grabitja e pronave n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi bashk\u00eb me sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68516,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68515"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68515\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}