{"id":68761,"date":"2024-01-15T11:08:23","date_gmt":"2024-01-15T11:08:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68761"},"modified":"2024-01-15T12:24:17","modified_gmt":"2024-01-15T12:24:17","slug":"kaprata-zhvillimi-territorial-dhe-urban-rilindas-nje-tranzicion-me-kah-te-kundert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/15\/kaprata-zhvillimi-territorial-dhe-urban-rilindas-nje-tranzicion-me-kah-te-kundert\/","title":{"rendered":"Kaprata: Rilindja socialiste kapi rekordin me sh\u00ebrbimin ndaj mafies s\u00eb pastrimit t\u00eb parave"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E DREJTUESIT T\u00cb DEPARTAMENTIT T\u00cb PLANIFIKIMIT URBAN, GENTIAN KAPRATA<\/p>\n<p>1- N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria draftoi nj\u00eb VKM p\u00ebr prishjen e atyre nd\u00ebrtesave mbi 50 vje\u00e7are q\u00eb do t\u00eb gjendeshin nga nj\u00eb auditim i b\u00ebr\u00eb nga institucionet e saj. Ky draft prek 122.690 nd\u00ebrtesa banimi apo pron\u00ebsin\u00eb e banesave t\u00eb mbi 1 milion familjeve shqiptare, duke rrezikuar shembjen e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb lakmueshme t\u00eb tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klientel\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<br \/>\nQasja e qeveris\u00eb ndaj problematik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs v\u00ebrteton edhe nj\u00eb her\u00eb se jemi n\u00eb nj\u00eb tranzicion me kah\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb kemi nisur n\u00eb vitin 1992. N\u00ebse n\u00eb vitin 1992 qeveria Meksi provatizoi stukun e banesave shtet\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrfitimin e familjeve, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj VKM-je jepen shenja t\u00eb qarta se shteti po b\u00ebn ushtrimin e kund\u00ebrt, po i ri shtet\u00ebzon ato.<br \/>\nMegjith\u00ebse shitet si nj\u00eb veprim qeveris\u00ebss n\u00eb lidhje me t\u00ebrrmetin e vitit 2019, ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani t\u00eb menduar prej vitesh p\u00ebrpara t\u00ebrrmetit dhe t\u00eb prezantuar nga Boeri (autori i Planit t\u00eb Tiran\u00ebs), n\u00ebp\u00ebrmjet Rregullit t\u00eb Ri urban q\u00eb ai propozonte, citoj \u201cdo prisheshen pallatet e Enverit dhe do t\u00eb nd\u00ebrtoheshin nd\u00ebrtesa t\u00eb reja\u201d.<br \/>\nSynimet kan\u00eb lidhej me klientel\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb sektoprin e nd\u00ebrtimit t\u00eb banesave dhe jan\u00eb dy:<\/p>\n<p>1- S\u00eb pari, synohet krijimi i \u201cshesheve t\u00eb reja p\u00ebr nd\u00ebrtim\u201d. Betonizimi ekstrem i 25 viteve t\u00eb fundit, shoq\u00ebrohet me p\u00ebrfundimin e shesheve t\u00eb lira, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim k\u00ebrkohet gjetja e nj\u00eb mekanizmi q\u00eb i krijon ato, pavar\u00ebsisht kostove ekonomike dhe sociale q\u00eb prodhon kjo p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>2- S\u00eb dyti, synohet leht\u00ebsimi i kontraktimit t\u00eb k\u00ebtyre shesheve. Mafia e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merret me disa dhjet\u00ebra familje p\u00ebr nj\u00eb shesh t\u00eb ri, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim kjo detyr\u00eb i kalon qeverisjes, e cila i largon pronar\u00ebt nga prona e tyre dhe t\u00eb drejtat q\u00eb rrjedhin prej k\u00ebsaj, n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cdhum\u00ebs legjitime\u201d t\u00eb shtetit dhe \u201cinterest publik\u201d.<\/p>\n<p>3- N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti Qeveria Rilindase e Tiran\u00ebs i prezantoi shqiptar\u00ebve Piramid\u00ebn e Rijet\u00ebzuar. 22 milion euro u shp\u00ebrdoruan q\u00eb qeverisjet e sotme locale dhe q\u00ebndrore ti shprehnin votuesve nostalgjik\u00eb t\u00eb komunizmit, devotshm\u00ebrin\u00eb e PS ndaj \u2018Udh\u00ebheq\u00ebsit\u2019 dhe simbolikave komuniste.<br \/>\nRijet\u00ebzimi i Piramid\u00ebs b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs Veliaj, n\u00ebp\u00ebrmjet theksimit n\u00eb syt\u00eb e nostalgjik\u00ebve, t\u00eb trash\u00ebgimnis\u00eb komuniste t\u00eb saj ai \u00ebsht\u00eb quajtur \u2018Kontributi p\u00ebr Partin\u00eb\u2019. S\u00eb bashku me \u2018Populizmin legalizues\u2019, \u2018Dekoratat globaliste\u2019 dhe \u2018Servituti ndaj Oligarkis\u00eb\u2019, ky grup shp\u00ebrdoron parat\u00eb dhe pronat publike e private, por pa aasnj\u00eb p\u00ebrfitim publik.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, arkitekura \u00ebsht\u00eb e moralshme, ajo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sikurse 35 vite m\u00eb par\u00eb kur projekti i k\u00ebsaj nd\u00ebrtese u nis p\u00ebr tu form\u00ebsuar si nj\u00eb shqiponj\u00eb, simbolin e shqiptar\u00ebve, por degjeneroi n\u00eb nj\u00eb piramid\u00eb, simbolin e diktator\u00ebve; edhe n\u00eb p\u00ebrpjektet aktuale p\u00ebr ta rijet\u00ebzuar, nisi p\u00ebr t\u2019u projektuar si nj\u00eb struktur\u00eb bashk\u00ebkohore, por degjeneroi n\u00eb nj\u00eb projeksion n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb vogla t\u00eb modelit t\u00eb kith\u00ebt, t\u00eb shtremb\u00ebr me arrna t\u00eb modelit t\u00eb zhvillimit 24 vje\u00e7ar t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb rilindur fillimisht nga Kreu i sot\u00ebm i qeveris\u00eb Rama, e m\u00eb tej nga Kreu i sot\u00ebm i bashkis\u00eb, Veliaj.<\/p>\n<p>4- N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, qeveria shqiptare e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, n\u00ebnshkroi me nj\u00eb kompani private kontrat\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb intalacioni n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb. Nj\u00eb abuzim prej 4 milion eurosh t\u00eb parave t\u00eb taksapaguesve shqiptar, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb, kryeministrit Rilind\u00ebs, \u201cKop\u00ebshtin e tij Eden\u201d.<br \/>\nN\u00eb kulmin e kriz\u00ebs urbanistike e t\u00eb transportit urban q\u00eb ka p\u00ebrpir\u00eb Tiran\u00ebn, rreth kat\u00ebr milion euro, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb n\u00ebnkalimi n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej, \u00e7far\u00eb do ta leht\u00ebsonte trafikun n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbingarkuar n\u00eb mas\u00ebn 60%, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e b\u00ebrtham\u00ebs urbane t\u00eb Tiran\u00ebs, ose p\u00ebr shum\u00eb projekte t\u00eb tjera q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs urbane n\u00eb Tiran\u00eb, e shp\u00ebrdoruan n\u00eb nj\u00eb tek\u00eb t\u00eb Kryeministrit.<br \/>\nNj\u00eb institucion publik, i krijuar me nj\u00eb detyr\u00eb themelore qeveris\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb balancuar zhvillimin e pabarabart\u00eb t\u00eb Rajoneve n\u00eb Shqip\u00ebri, u p\u00ebrdor sikurse shum\u00eb her\u00eb 10 vitet e fundit, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb \u201cshenjt\u00eb\u201d: p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb, kryeministrit Rama, Kopshtin e tij t\u00eb Edenit. Mbetemi n\u00eb pritje t\u00eb shohim se kush do jen\u00eb Adami dhe Eva, megjith\u00ebse njohim m\u00ebkatet e k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>5- N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti me VKM nr. 457 qeveria rriti \u00e7mimin e referenc\u00ebs s\u00eb banesave n\u00eb Tiran\u00eb, (i) duke e b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme strehimin ((a) mbajtjen e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb banesave nga pronar\u00ebt e tyre, (b) rrit qirat\u00eb por jo n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb pronar\u00ebve, (c) pamund\u00ebson blerjen dhe qiramarrjen e banesave t\u00eb reja); dhe (ii) duke thelluar m\u00eb tej pabarazin\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb lidhje me aft\u00ebsin\u00eb e sigurimit dhe mbatjes s\u00eb nj\u00eb banese!<br \/>\nDetyra bazike e nj\u00eb qeverisje n\u00eb lidhje me strehimin \u00ebsht\u00eb sigurimi i nj\u00eb strehimi t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ajo mund ta kryej n\u00ebp\u00ebrmjet dy instrumentave: i pari \u00ebsht\u00eb planifikimi territorial dhe urban; i dyti \u00ebsht\u00eb politika tatimore.<br \/>\nRritja e cmimit t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtesat n\u00eb Tiran\u00eb, reflektohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt te taksat mbi pron\u00ebsin\u00eb e banesave. \u00c7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshtuar edhe n\u00eb instrumentin e dyt\u00eb q\u00eb qeveria ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur strehim t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm. Sepse kjo vendimarrje, p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet e referenc\u00ebs i b\u00ebn apartamentet apo banesat akoma m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb dy nivele.<\/p>\n<p>S\u00eb pari rrit cmimet p\u00ebr banesat q\u00eb po nd\u00ebrtohen dhe do dalin n\u00eb treg n\u00eb muajt apo vitet n\u00eb vijn\u00eb: dhe s\u00eb dyti rrit v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb, pamund\u00ebsin\u00eb e mbajtjes s\u00eb nj\u00eb banese nga qytetar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb banes\u00eb!<br \/>\nT\u00eb dyja k\u00ebto, kan\u00eb edhe kolaterale m\u00eb makro, sepse ulja e aft\u00ebsis\u00eb bler\u00ebse ul k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb treg, dhe n\u00eb nj\u00eb treg si tregu shqiptar ku oferta rritet me rritme galopante cdo vit, kjo sjell nj\u00eb kriz\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, s\u00eb pari n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe imobiliareve, dhe m\u00eb tej n\u00eb sektorin bankar dhe n\u00eb gjith\u00eb financat dhe ekonomin\u00eb e vendit.<br \/>\nQeveria ka b\u00ebr\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb pap\u00ebrballueshme strehimin n\u00eb ato zona urbane q\u00eb synohen nga pjesa m\u00eb e varf\u00ebr e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb zonat e shtrenjta cmimi referenc\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb m\u00eb pak se zonat periferike. Zona e Blloku, Piramid\u00ebs, Stadiumit Qemal Stafa, Telekomit, Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta, cmimi i referenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur nga 20 % deri n\u00eb<\/p>\n<p>33%. Kurse zona e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, Fush\u00ebs s\u00eb Avjacionit, Yzbarisht dhe ish Fabrika e Buk\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritje prej 76%. Apo n\u00eb ish 5 komunat: Dajt, Fark, Kashar, Petrel\u00eb dhe Pez\u00eb, \u00e7mimi i referenc\u00ebs pothuajse u dyfishua.<\/p>\n<p>6- N\u00eb 30 dhjetor 2023 Kryeministri prezanton se Ministria e Financave ka realizuar marrveshje me 9 nd\u00ebrtues q\u00eb kan\u00eb shkelur lejet e nd\u00ebrtimit dhe sipas VKM t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2022 ju jan\u00eb konfiskuar k\u00ebto nd\u00ebrtesa apo pjes\u00ebt informale t\u00eb tyre. N\u00eb fakt, realiteti \u00ebsht\u00eb se qeveria ju shet nd\u00ebrtuesve informal me \u00e7mim mesatar prej 223 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, nd\u00ebrtesat e konfiskuara prej saj. Pallatet mbi pallate t\u00eb konfiskuara nga qeveria, ndryshe nga \u00e7far\u00eb deklaroi Kryeministri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022; nuk shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt, nuk shkojn\u00eb p\u00ebr zyra publike, nuk shiten me ankand t\u00eb hapur, nuk shkojn\u00eb n\u00eb Fondin e Kompensimit, nuk parablehen me vler\u00eb tregu nga nd\u00ebrtuesit informal! Ato ju falen nd\u00ebrtuesve informal me vet\u00ebm 223 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<br \/>\nSikurse e kishim parashikuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kjo VKM doli, ajo nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb skem\u00eb e qart\u00eb antikushtetuese dhe korruptive p\u00ebr t\u00eb: legalizuar shtesat informale t\u00eb nd\u00ebrtesave formale dhe p\u00ebr ti rikthyer t\u00eb pastra n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme; amnistuar zyrtar\u00ebt publik, si n\u00eb qeverisjen q\u00ebndrore edhe at\u00eb vendore, q\u00eb jan\u00eb paguar nga taksat e shqipatr\u00ebve p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nkontrolluar zhvillimin (territorin nga zhvillimet informale), dhe nuk e kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb; amnistuar nd\u00ebrtuesit informal p\u00ebr nj\u00eb shkelje ligjore q\u00eb d\u00ebnohet nga 3-8 vite burg.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebshtim me Udh\u00ebzimin nr. 27, dt. 23 shtator 2022 t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, i cili k\u00ebrkonte: shitjen me ankant t\u00eb k\u00ebryre pronave, pas vler\u00ebsimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00eb sipas metod\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tregut; dhe p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij cmimi t\u00eb nxjerr\u00eb nga ekspert\u00ebt si nj\u00eb cmimi minimal n\u00eb nj\u00eb ankand t\u00eb hapur; k\u00ebto prona ju rikthyen nd\u00ebrtuesve t\u00eb tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me \u00e7mime q\u00eb variojn\u00eb nga 170 euro deri n\u00eb 305 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrdorim t\u00eb dh\u00ebnat e Minsitris\u00eb s\u00eb Financave, nd\u00ebrtuesve informal do ti kthehen 71 mij\u00eb metra katror nd\u00ebrtim me vet\u00ebm 14.9 milion euro; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me vler\u00ebn e tregut kjo shif\u00ebr duhet t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>7- N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb k\u00ebtij viti, Rilindja socialiste locale e Tiran\u00ebs, arriti rekordin e 2 milion metra katror nd\u00ebrtim i lejuar prej saj. Ky rekord i ri, shoq\u00ebron 6 vite n\u00eb rritje progresive, rekor pas rekordi, t\u00eb sh\u00ebrbimit q\u00eb kjo administrat\u00eb i b\u00ebn klient\u00ebs m\u00eb t\u00eb preferuar t\u00eb saj: mafies s\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>T\u00eb paaft\u00eb t\u00eb projektojn\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri ekonomik p\u00ebr vendin, por edhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm prodhimi, rilindasit b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb dijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb: lejojn\u00eb dhe drejtojn\u00eb investimet private, vet\u00ebm n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria boshatiset nga banor\u00ebt, t\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb censusit tregojn\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebria e sotme demografike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vitit 1989; bashkia Tiran\u00eb, e cila edhe vet po humb popullsi prej 4 viteve tashm\u00eb, lejon nd\u00ebrtimin e banesave t\u00eb reja me rritme t\u00eb tmerrshme. N\u00ebse n\u00eb vitin 1990 Tirana kishte nj\u00eb stok banese prej rreth 2 milion metra katror\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb nga shekulli i 19-t\u00eb, e deri n\u00eb r\u00ebnien e komunizmit, Tiran\u00ebs ju shtua vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit i nj\u00ebjti stok sasior, dhe n\u00eb 6 vitet e fundit 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E DREJTUESIT T\u00cb DEPARTAMENTIT T\u00cb PLANIFIKIMIT URBAN, GENTIAN KAPRATA 1- N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria draftoi nj\u00eb VKM p\u00ebr prishjen e atyre nd\u00ebrtesave mbi 50 vje\u00e7are q\u00eb do t\u00eb gjendeshin nga nj\u00eb auditim i b\u00ebr\u00eb nga institucionet e saj. Ky draft prek 122.690 nd\u00ebrtesa banimi apo pron\u00ebsin\u00eb e banesave t\u00eb mbi 1 milion &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68761","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}