{"id":68793,"date":"2024-01-15T15:20:29","date_gmt":"2024-01-15T15:20:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68793"},"modified":"2024-01-15T15:20:29","modified_gmt":"2024-01-15T15:20:29","slug":"pas-be-kerkohet-bllokimi-i-fondeve-edhe-nga-shba-crowford-qeveri-e-korruptuar-qe-korruptoi-edhe-fbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/15\/pas-be-kerkohet-bllokimi-i-fondeve-edhe-nga-shba-crowford-qeveri-e-korruptuar-qe-korruptoi-edhe-fbi\/","title":{"rendered":"Pas BE k\u00ebrkohet bllokimi i fondeve edhe nga SHBA, Crowford: Qeveri e korruptuar q\u00eb korruptoi edhe FBI"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mark Crawford<\/strong><\/p>\n<p>Me afrimin e pranver\u00ebs, shum\u00eb nga miqt\u00eb tan\u00eb do t\u00eb ken\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes gati p\u00ebr t&#8217;u diplomuar n\u00eb gjimnaz. P\u00ebr disa prej student\u00ebve, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mos e hedhin hapin tjet\u00ebr, m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mos diplomohen dhe m\u00eb leht\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn \u00e7atin\u00eb e dikujt tjet\u00ebr sesa t\u00eb l\u00ebvizin vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shpesh sjell ndryshim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur koha vjen, njeriu duhet t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb ndryshimin n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbahet te e shkuara. Vjen nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr diplomim dhe kur kapaciteti \u00ebsht\u00eb aty; \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t&#8217;u diplomuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nderkohe po e vonon diplomimin e saj nga USAID. Ka q\u00ebndruar n\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb nga viti 1992, mbi tridhjet\u00eb vjet. Tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t&#8217;u diplomuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i marr\u00ebdh\u00ebnies Shqip\u00ebri-USAID, taksapaguesi amerikan ka injektuar mbi nj\u00eb gjysm\u00eb miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Puna e USAID-it n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon ka qen\u00eb nj\u00eb sukses i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb USAID-it n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi \u00ebsht\u00eb bashkuar NATO, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian dhe ka qen\u00eb nj\u00eb aleat i fort\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb sken\u00ebn globale.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb d\u00ebshmitar dhe kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb projekte t\u00eb USAID-it. P\u00ebrkimi I aktivitetit tim me t\u00eb USAID-it filloi kur isha me Fondin Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve (nj\u00eb subject me autorizim nga Kongresi i SHBA-ve p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri). Nd\u00ebr projektet tona, Fondi ka dh\u00ebn\u00eb financim p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb projektin e USAID-it p\u00ebr blegtorin\u00eb \u201cLand of Lakes\u201d n\u00eb vitet 1990. Vazhdova t\u00eb bashk\u00ebpunoj me USAID-in n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990 duke krijuar dhe m\u00eb von\u00eb duke sh\u00ebrbyer si drejtor Pro-Bono i nism\u00ebs s\u00eb mikrofinanc\u00ebs s\u00eb USAID-it n\u00eb Shqip\u00ebri, Partneri Shqiptar n\u00eb Mikrokredi, nj\u00eb kompani q\u00eb ende operon (megjith\u00ebse me nj\u00eb mark\u00eb dhe pron\u00ebsi tjet\u00ebr) n\u00eb Shqip\u00ebri edhe aktualisht. Jam shum\u00eb familjar me pun\u00ebn e USAID-it n\u00eb rajon, pasi kam udh\u00ebhequr nj\u00eb prej projekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb USAID-it n\u00eb sektorin bankar n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr tet\u00eb vjet dhe m\u00eb von\u00eb duke sh\u00ebrbyer si Kryetar themelues i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, vazhdova t\u00eb bashk\u00ebpunoja me USAID n\u00eb Shqip\u00ebri, duke punuar me Korporata Vullnetare t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Financiare dhe Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr hartimin e legjislacionit alternative p\u00ebr mekanizmat e pagesave. Un\u00eb kam vazhduar ta mb\u00ebshtes aktivitetin e USAID-it edhe si Kryetar (pro bono) i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr tre mandate radhazi, dhe mbetem nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i rolit t\u00eb institucionit n\u00eb tregjet n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vende ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore u diplomuan n\u00eb USAID dhe iu bashkuan Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb I vetmi vend ish-lindor komunist europian q\u00eb \u00ebsh\u00eb diplomuar n\u00eb USAID, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO, por ende nuk i \u00ebsht\u00eb bashkuar Bashkimit Evropian. Mali i Zi hyri n\u00eb familjen e USAID-it pas luftrave ballkanike, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive u diplomua n\u00eb vitin 2013. Mali i Zi iu bashkua familjes s\u00eb USAID-it n\u00ebnt\u00eb vjet pas Shqip\u00ebris\u00eb, dhe u diplomua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive mbi dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Mali i Zi, ashtu si Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s dhe kandidat p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb vitin 2024, USAID-i ka publikuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb projekt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebrshpejtimi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb\u201d. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t&#8217;i m\u00ebsojn\u00eb se si t\u00eb bashkohet me BE-n\u00eb. K\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb Bashkimi Evropian. P\u00ebr aq koh\u00eb sa Shqip\u00ebria ka arritur n\u00eb faz\u00ebn ku u k\u00ebrkon taksapaguesve amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb fluksin e dollar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;u m\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebve se si duhet t\u00eb jen\u00eb evropian\u00eb, vendi ka arritur n\u00eb faz\u00ebn ku USAID-i nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nevojsh\u00ebm, dhe dollar\u00ebt e taksapaguesve amerikan\u00eb duhet t\u00eb drejtohen diku tjet\u00ebr brenda interesave globale t\u00eb amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mungon likuiditeti apo kapaciteti i brendsh\u00ebm financiar. Shqip\u00ebria g\u00ebzon nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb fort\u00eb. Ajo ka nj\u00eb situat\u00eb makroekonomike t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ajo ka nj\u00eb sektor bankar likuid dhe fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do nevoj\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb teknike q\u00eb i p\u00ebrket sektorit financiar mund t\u00eb financohet nga sektori privat.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mungon qasja tek k\u00ebshilltar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb. Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit parat\u00eb private amerikane kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb nga institucione m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebrfshir\u00eb projektet e implementuara nga Harvardi (Shkolla Kennedy e Universitetit- financuar nga Fondacioni i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur t\u00eb Soros) dhe s\u00eb fundmi partneriteti i planifikuar midis OpenAI t\u00eb MicroSoft dhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb e Informacionit (AKSHI) sipas marr\u00ebveshjes mes kryeministrit Rama dhe OpenAI.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mungon mb\u00ebshtetja e vazhdueshme e zhvillimit nga deg\u00ebt e qeveris\u00eb amerikane. T\u00eb Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve, me t\u00eb cilin kam punuar n\u00eb vitet 1990, fillimisht u kapitalizua n\u00eb 30 milion\u00eb nga Kongresi i SHBA-s\u00eb, dhe ishte n\u00eb gjendje t\u00eb kapitalizonte me sukses themelin e trash\u00ebguar, te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim, me mbi 300 milion\u00eb dollar\u00eb dhe n\u00eb rritje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb vet\u00ebfinancuese. Bordi i Fondacionit, ashtu si dhe Fondi i Nd\u00ebrmarrjeve, jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, disa me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb USAID. Fondacioni ka patur vazhdimisht p\u00ebrfshirjen e partneritetit nga USAID. Pas diplomimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga USAID, Amerika nuk \u00ebsht\u00eb duke u larguar nga Shqip\u00ebria. Angazhimi i saj i ardhsh\u00ebm thjesht po zhvendoset drejt nj\u00eb organizate t\u00eb vet\u00eb-q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Mandati i gjer\u00eb i Fondacionit p\u00ebrfshin programe p\u00ebr Arsimin, Lidershipin dhe Sip\u00ebrmarrjen, t\u00eb cilat mund t\u00eb mb\u00ebshtesin \u00e7do nevoj\u00eb dhe mund\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb teksa i bashkohet BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mungojn\u00eb kapacitetet financiare, mb\u00ebshtetja intelektuale dhe e sektorit privat amerikan, Shqip\u00ebria her\u00eb pas here calon n\u00eb marrjen e vendimeve t\u00eb men\u00e7ura. Gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb sfidave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Qeveria e SHBA\/USAID\/ RFI p\u00ebrmendin drejtp\u00ebrdrejt hetimet e korrupsionit q\u00eb po pengojn\u00eb investimet e m\u00ebtejshme t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb. \u201cSipas Instrumentit t\u00eb Asistenc\u00ebs s\u00eb Para-Aderimit (IPA), BE-ja po mb\u00ebshtet Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet programit IPA p\u00ebr zhvillimin rural (IPARD). Megjithat\u00eb, fondet IPARD III t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb pezulluar q\u00eb nga korriku 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb hetimi korrupsioni p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve IPARD II. Si rezultat, ka nj\u00eb hendek n\u00eb investime dhe akses n\u00eb financa n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme.\u201d<\/p>\n<p>Problemet me aderimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE nuk jan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb financimit, njohurive ose lidhjeve me qeverin\u00eb amerikane. Ata jan\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb b\u00ebra nga aktor\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00ebarsimuar, t\u00eb mir\u00ebfinancuar dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga K-Street.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb para nga taksapaguesit amerikan\u00eb nuk do t&#8217;i ndihmojn\u00eb k\u00ebta aktor\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, raporti i fundit i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Kongresit Amerikan i referohet Shqip\u00ebris\u00eb se ka \u201cvuajtur nga korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe institucionet komunale.\u201d Raporti referon aktivitetin e fundit korruptiv, ku p\u00ebrfshihen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb 225,000 dollar\u00eb n\u00eb pagesa cash t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb nxitur ilegalisht nj\u00eb agjent t\u00eb FBI-s\u00eb, i cili q\u00eb nga ajo koh\u00eb u deklarua fajtor n\u00eb gjykat\u00ebn amerikane p\u00ebr padi t\u00eb shumta, duke p\u00ebrfshir\u00eb lidhjet me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 d\u00ebshmohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, organizata t\u00eb tjera jofitimprur\u00ebse amerikane, dhe motori i sektorit privat amerikan, nj\u00eb dalje fitimtare e Shqip\u00ebris\u00eb nga USAID nuk \u00ebsht\u00eb fundi I p\u00ebrfshirjes s\u00eb SHBA, por diplomimi i natyrsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn madhore si vend dhe aleat amerikan. N\u00ebse aksesi n\u00eb parat\u00eb e SHBA-s\u00eb, kapacitetet intelektuale t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe lidhjet politike n\u00eb SHBA nuk jan\u00eb problemi, Amerika duhet t\u00eb rishikoj\u00eb se \u00e7far\u00eb roli t\u00eb dobish\u00ebm mund t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet USAID-it. M\u00eb shum\u00eb fonde amerikane nuk do t\u00eb sjellin moralitet n\u00eb Shqip\u00ebri. Shp\u00ebrblimi i sjelljeve t\u00eb k\u00ebqija, madje edhe atyre q\u00eb vijn\u00eb nga aleat\u00ebt e amerikan\u00ebve, ofron nj\u00eb nxitje perverse p\u00ebr t\u00eb vazhduar sjelljen e keqe, duke i mohuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb publikisht, por duke vazhduar me teorin\u00eb \u2018biznes si zakonisht\u201d n\u00eb prapasken\u00eb mb\u00ebshtetur subvencionet amerikane ose m\u00eb keq, mb\u00ebshtjell\u00eb me flamurin amerikan.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb diplomohet dhe t\u00eb mos kthehet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb bodrumin proverbial mb\u00ebshtetur nga bujaria e taksapaguesve amerikan\u00eb. USAID duhet t\u00eb shpall\u00eb fitoren p\u00ebr zhvillimin e luftuar si duhet n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ky institucion ka ndihmuar t\u00eb arrihet gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit. Nuk duhet t\u00eb vazhdohet me situat\u00ebn aktuale e cila ka kthyer nj\u00eb rrjet sigurie t\u00eb mb\u00ebshtetjes zhvillimore n\u00eb nj\u00eb shtrat stimujsh pervers\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mark Crawford Me afrimin e pranver\u00ebs, shum\u00eb nga miqt\u00eb tan\u00eb do t\u00eb ken\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes gati p\u00ebr t&#8217;u diplomuar n\u00eb gjimnaz. P\u00ebr disa prej student\u00ebve, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mos e hedhin hapin tjet\u00ebr, m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mos diplomohen dhe m\u00eb leht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":68794,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68793","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68793"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68793\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}