{"id":68807,"date":"2024-01-15T17:17:56","date_gmt":"2024-01-15T17:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68807"},"modified":"2024-01-15T17:17:56","modified_gmt":"2024-01-15T17:17:56","slug":"shoku-celibashi-i-partise-ti-coje-fjale-shokut-dumani-te-po-partise-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/15\/shoku-celibashi-i-partise-ti-coje-fjale-shokut-dumani-te-po-partise-se-tij\/","title":{"rendered":"Shoku Celibashi i partis\u00eb, t\u2019i \u00e7oj\u00eb fjal\u00eb shokut Dumani t\u00eb po partis\u00eb s\u00eb tij&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>Sot, ashtu si u b\u00eb me dije nga mediat, sidomos atyre q\u00eb paguhen nga parat\u00eb e incenerator\u00ebve inekzistent\u00eb, Kryekomisioneri Celibashi i partis\u00eb s\u00eb rilindjes, pas \u201cdor\u00ebheqjes\u201d se Fadroma Bicit, q\u00eb na kujtoi historit\u00eb deri me pengmarrje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb grave rilindase nga Arben Ndoka dhe jo vet\u00ebm, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha \u201ds\u00ebmur\u00ebn\u201d kur do b\u00ebheshin deputete, i dhuroi mandatin sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb rradh\u00ebs s\u00eb Edvinit t\u00eb Kristaqit, Plarent Ndreca.<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb skandale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe ky i rradh\u00ebs do kalonte pa u ndjer\u00eb si p\u00ebr faktin e papranuesh\u00ebm q\u00eb publiku po m\u00ebsohet me t\u00eb keqen, nes\u00eb edhe ne do b\u00ebnim indiferentin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb publiku dhe Dumani i partis\u00eb t`i m\u00ebsoj\u00eb disa gj\u00ebra.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 n\u00ebntor, bashk\u00eb me mikun tim av. Kujtim cakranin depozituam n\u00eb SPAK kall\u00ebzimin penal kundra Edi Rama, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, Arben Ahmetaj etj., p\u00ebr fillimin e ndjekjes penale p\u00ebr personat e kall\u00ebzuar prej nesh (dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar por q\u00eb do rezultojjn\u00eb pas hetimeve t\u00eb SPAK), p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFallsifikim i dokumentave\u201d parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 245\/1 i Kodit Penal, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, \u201cKryerja e veprimeve arbitrare\u201d, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, \u201cKorrupsioni pasiv i personave qe ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, \u201cKorrupsioni pasiv i funksionareve te lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i te zgjedhurve vendore\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, \u201cOrganizata kriminale\u201d parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, t\u00eb gjitha t\u00eb kryera n\u00eb bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se indiciet kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim i kishim mar\u00eb nga Raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, p\u00ebrve\u00e7 shokut Dumani t\u00eb partis\u00eb, k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim i`a p\u00ebrcoll\u00ebm n\u00eb dijeni edhe Kryetarit t\u00eb KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, nisur nga fakti se ky kall\u00ebzim u mbulua nga nj\u00eb terr mediatik jo vet\u00ebm e atyre q\u00eb paguhen nga incenerator\u00ebt pa incenerator\u00eb, shkurtimisht po paraqesim ku konsistonte ky kall\u00ebzim penal (foto 1-2):<\/p>\n<ol>\n<li>I kall\u00ebzuari Plarent Ndreca, em\u00ebrohet si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme (n\u00eb nepotiz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb se \u00ebsht\u00eb kush\u00ebriri i par\u00eb i ish ministrit Sand\u00ebr Lleshaj) m\u00eb dat\u00eb 19.07.2019.<\/li>\n<li>Pes\u00eb dit\u00eb pas em\u00ebrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, sipas shkres\u00ebs Nr. 5713\/1 Prot., dat\u00eb 24.07.2019 i ka k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb caktimin e nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr brenda territorit t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb plot\u00ebson kushtet p\u00ebr tu p\u00ebrdorur si park automjetesh dhe t\u00eb mos c\u00ebnoj\u00eb proceset e pun\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloh\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrimi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb QSHAMT (faqe 252 e raportit).<\/li>\n<li>\u00c7udit\u00ebrisht, nj\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj shkrese (e kuptoni apo jo, NJ\u00cb DIT\u00cb M\u00cb PAS), K\u00ebshilli i Ministrave me inisiativ\u00ebn e Kryeministrit Rama mblidhet (n\u00eb fakt nuk rezulton e mbledhur), dhe mer vendim p\u00ebr transferim prone nga Ministria e Brendshme t\u00eb Ministria e Financave dhe e Ekonomis\u00eb (nj\u00ebjt\u00eb si me pron\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar sipas VKM-s\u00eb Nr.377 dat\u00eb 08.05.2020, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po hetohet nga SPAK dhe q\u00eb u shfuqizua si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese).<\/li>\n<\/ol>\n<p>Referuar k\u00ebtyre shkeljeve, n\u00eb kapitullin E.1 Masa disiplinore, Kontrolli i Lart\u00eb i Sht\u00ebtit (faqe 256) argumenton se:<\/p>\n<p>\u201c\u2026..p\u00ebr punonj\u00ebsin e identifikuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me shkeljet e konstatuara e t\u00eb trajtuara n\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Auditimit, i rekomandojm\u00eb Titullarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme q\u00eb referuar shkeljeve t\u00eb konstatuara n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit financiar dhe kontrollit si dhe at\u00eb t\u00eb prokurimeve, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive individuale t\u00eb evidentuara dhe pasqyruar n\u00eb Raportin P\u00ebrfundimtar t\u00eb Auditimit, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb shkeljet e konstatuara dhe t\u00eb vendos\u00eb marrjen e masave disiplinore \u201cv\u00ebrejtje\u201d deri n\u00eb \u201cLARGIM NGA SH\u00cbRBIMI CIVIL\u201d.\u201d<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, referuar k\u00ebtyre shkeljeve, n\u00eb kapitullin E.2 Masa disiplinore, Kontrolli i Lart\u00eb i Sht\u00ebtit (faqe 256) konkludon se:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr punonj\u00ebsin Plarent Ndreca, i cili nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb arr\u00ebdh\u00ebnie pune, nga ana jon\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shkeljeve t\u00eb konstatuara, me detyr\u00eb ish Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb N\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb autorizues n\u00eb MB, si person p\u00ebrgjegj\u00ebs nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr p\u00ebrgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendsh\u00ebm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin etj., masa disiplinore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb punonj\u00ebs do t\u00eb ishte \u201cLargim nga sh\u00ebrbimi civil\u201d, pasi:<\/p>\n<p>&#8211; ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebs &#8211; godina e QSHAMT, duke implikuar kosto financiare n\u00eb Buxhetin e Shetit, si dhe prekur direkt aktivitetin e nj\u00ebsis\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb detajuar t\u00eb shkaqeve dhe relacioneve kosto \u2013 p\u00ebrfitim, nga grupe t\u00eb posa\u00e7\u00ebm vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>&#8211; marrjen e angazhimeve buxhetore p\u00ebrtej kufirit t\u00eb miratuar t\u00eb fondeve buxhetore.<\/p>\n<p>&#8211; p\u00ebr devijimin e q\u00ebllimit t\u00eb fondeve t\u00eb rind\u00ebrtimit n\u00eb vler\u00ebn 275,000,000 lek\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr rind\u00ebrtimin e nj\u00eb toke t\u00eb amortizuar para t\u00ebrmetit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 97\/2019 \u201cP\u00ebr miratimin e aktit normative, me fuqin\u00eb e ligjit nr.9 dat\u00eb 16.12.2019, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore\u201d\u201d.\u201d<\/p>\n<p>Si\u00e7 leht\u00ebsisht evidentohet sa m\u00eb siper, sipas Raportit t\u00eb Auditimit t\u00eb KLSH (faqe 252), veprimet e t\u00eb kall\u00ebzuarit Ndreca rezultojn\u00eb t\u00eb nxituara dhe t\u00eb pastudiuara pasi, vet\u00ebm 5 dit\u00eb pas em\u00ebrimit t\u00eb tij, ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb MFE p\u00ebr ndryshim t\u00eb vendndodhjes s\u00eb QSHAMT, pa ngritur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar shqet\u00ebsimin real t\u00eb qytetarit q\u00eb ka drejtuar ankes\u00ebn, i cili bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb, do duhej t\u00eb b\u00ebnt\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme jo vet\u00ebm n\u00eb raportin kosto \u2013 p\u00ebrfitime por edhe lidhur me pasojat e zhvendosjes s\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb b\u00ebn shoku Dumani i Partis\u00eb?<\/p>\n<p>Sipas shkres\u00ebs dat\u00eb 17.11.2023 (n\u00eb koh\u00eb rekord pra 2 dit\u00eb pas kall\u00ebzimit), sipas shkres\u00ebs K 867\/1 Prot (foto 3), na informon se se nga pikpamja l\u00ebndore ky kall\u00ebzim nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e SPAK??????? dhe kalimin p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, pasi ka edhe kompetenc\u00ebn tok\u00ebsore (sipas shokut Dumani t\u00eb partis\u00eb).<\/p>\n<p>Pra sipas shokut Dumani t\u00eb partis\u00eb, nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi parashikimet n\u00eb nenit 75\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale n\u00eb aspektin l\u00ebndor por edhe at\u00eb t\u00eb funksionit q\u00eb mban nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb (n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale), por vendos ta kaloj\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb l\u00ebndore dhe tok\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, pavar\u00ebsisht se provat e referuara jepnin qart\u00eb se t\u00eb kall\u00ebzuar ishin edhe Kryeministri dhe Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb (pra zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb hierarki), dhe se ato fakte dhe prova pasqyronin bashk\u00ebpunimin midis t\u00eb kall\u00ebzuarve prej nesh (edhe ata t\u00eb paidentifikuar).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se jemi p\u00ebrpara konsumimit t\u00eb nj\u00eb vepre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb penale nga ana e z. Dumani, shohim dhe nj\u00eb zell t\u00eb pashoq p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer partis\u00eb \u201cm\u00ebm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta prokurori e partis\u00eb n\u00eb pushtet, q\u00eb z. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/abi.malltezi?__cft__%5b0%5d=AZUYvMhEUXgA2JxnCZlasEPww2gZ-X8YVTt8dMRfiIT9yDruRwmFVtHwHPLsZrV8d4UXtpAFVMkskzD8RzehFQcKjF52N6MOkQnYqP2wQ1W7jPtVdHaa6Qor955FtGOECJs&amp;__tn__=-%5dK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Abi Malltezi<\/a> i atribon nj\u00eb vep\u00ebr penale si \u201czyrtar i lart\u00eb\u201d, n\u00eb kall\u00ebzimin penal referuar nga ne, manipulon provat dhe t\u00eb dh\u00ebnat dhe e ngushton gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal n\u00eb grabitjen e pron\u00ebs publike, si di\u00e7ka teknik e ndodhur kur i kall\u00ebzuari Ndreca ishte Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb kushtet kur jo vet\u00ebm koha na dha t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb por edhe regjin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai punon dhe kur nd\u00ebrkoh\u00eb dosjet e Teatrit Komb\u00ebtar kan\u00eb z\u00ebn\u00eb pluhur prej kat\u00ebr vitesh, donim n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij statusi t`i drejtojm\u00eb disa pyetje shokut Dumani t\u00eb Partis\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Kush \u00ebsht\u00eb prokuroria kompetente p\u00ebr t\u00eb hetuar Kryeministrin, Kryetarin e Bashkis\u00eb, Ministrin dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb?<\/li>\n<li>Kush \u00ebsht\u00eb prokuroria kompetente p\u00ebr t\u00eb hetuar veprat penale t\u00eb \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 245\/1 i Kodit Penal, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, \u201cKryerja e veprimeve arbitrare\u201d, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, \u201cKorrupsioni pasiv i personave qe ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, \u201cKorrupsioni pasiv i funksionareve te lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i te zgjedhurve vendore\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, \u201cOrganizata kriminale\u201d parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal?<\/li>\n<li>Kush \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi i shkaktuar shtetit nga kjo VKM e k\u00ebrkuar nga Ndreca dhe e nxjerr\u00eb NJ\u00cb DIT\u00cb M\u00cb PAS nga Rama, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ministria p\u00ebrfiton nj\u00eb pron\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sa 1\/7 e pron\u00ebs q\u00eb i`u dha privatit p\u00ebr nd\u00ebrtime?<\/li>\n<li>Kush \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi i shkaktuar shtetit nga p\u00ebrdorimi i kundraligjsh\u00ebm dhe korruptiv i 275,000,000 lek\u00eb nga Ndreca i partis\u00eb, t\u00eb destinuara p\u00ebr rind\u00ebrtimin?<\/li>\n<li>Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb prona mbart problem shum\u00eb t\u00eb renda juridike sa as Fadroma Beci nuk po i sistemon dot?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ka shum\u00eb pyetje q\u00eb do duhej t`i b\u00ebnim shokut Dumani t\u00eb partis\u00eb, por po e l\u00ebm\u00eb me kaq q\u00eb dhe ai pas dit\u00ebs s\u00eb sotme t`ja b\u00ebj\u00eb vetes disa pyetje, lidhur me veprimet e tij, q\u00eb jo vet\u00ebm diskretitojn\u00eb figur\u00ebn e nj\u00eb prokurori, aq m\u00eb shum\u00eb drejtues i SPAK, por ul ndjesh\u00ebm edhe besimin e publikut ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk b\u00ebn kompromis me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jo vet\u00ebm koha t\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb por edhe vet\u00eb Zoti i sistemon disa padrejt\u00ebsi t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, se ata nuk e duan edhe Zotin, mir\u00eb Opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu sot (foto 4-5), shoku Celibashi i partis\u00eb, i jep mandatin q\u00eb \u201crefuzon\u201d Fadroma Bici, Plarent Ndrec\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shoku Dumani i partis\u00eb, t\u00eb mos ngre m\u00eb \u201cshqet\u00ebsimin\u201d lidhur me kompetenc\u00ebn l\u00ebndore dhe tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Se ju nuk na besoni ne q\u00eb Edvini i Kristaqit \u00ebsht\u00eb \u201cZoti\u201d p\u00ebr k\u00ebta rilindasit.<\/p>\n<p>N\u00ebse KLSH-ja v\u00eb detyra q\u00eb Ndreca t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike, \u00e7far\u00eb b\u00ebn Edvini i t\u00eb atit vras\u00ebs?<\/p>\n<p>Nuk e doni n\u00eb administrat\u00eb ju, fillimisht po e \u00e7oj n\u00eb K\u00ebshill Bashkiak e pastaj e \u00e7oj n\u00eb Kuvend un\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb sh\u00ebrbime por sidomos p\u00ebr firm\u00ebn p\u00ebr shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ja kshui kshu.<\/p>\n<p>Uppppps se desh harruam.<\/p>\n<p>Shoku Celibashi p\u00ebrve\u00e7 se t`i \u00e7oj\u00eb fjal\u00eb Dumanit t\u00eb partis\u00eb se Plarent Ndrec\u00ebn, partia e tyre e b\u00ebri Deputet, t`i k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb sesi kan\u00eb bler\u00eb apartamente n\u00eb at\u00eb kompleks:<\/p>\n<p>98 politikan\u00eb;<\/p>\n<p>63 prokuror\u00eb;<\/p>\n<p>57 gjyqtar\u00eb.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebhere, Ne do jemi p\u00ebrball\u00eb mafies n\u00eb pushtet dhe n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68808\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/cc-300x254.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"254\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/cc-300x254.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/cc.png 562w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA Sot, ashtu si u b\u00eb me dije nga mediat, sidomos atyre q\u00eb paguhen nga parat\u00eb e incenerator\u00ebve inekzistent\u00eb, Kryekomisioneri Celibashi i partis\u00eb s\u00eb rilindjes, pas \u201cdor\u00ebheqjes\u201d se Fadroma Bicit, q\u00eb na kujtoi historit\u00eb deri me pengmarrje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb grave rilindase nga Arben Ndoka dhe jo vet\u00ebm, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha \u201ds\u00ebmur\u00ebn\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":15677,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68807\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}