{"id":68849,"date":"2024-01-16T10:28:18","date_gmt":"2024-01-16T10:28:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68849"},"modified":"2024-01-16T10:40:40","modified_gmt":"2024-01-16T10:40:40","slug":"avokatja-kalaja-kerkese-gjykates-kushtetuese-per-perjashtimin-e-anetares-marsida-xhaferllari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/16\/avokatja-kalaja-kerkese-gjykates-kushtetuese-per-perjashtimin-e-anetares-marsida-xhaferllari\/","title":{"rendered":"Avokatja Kalaja k\u00ebrkes\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari"},"content":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetare e Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Vler\u00ebsimit t\u00eb Statutit n\u00eb PD i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga \u00e7\u00ebshtja e k\u00ebrkuar nga PD sa i p\u00ebrket paktit me Italin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa vjen pas publikimit t\u00eb pamjeve, ku Xhaferllari shihet duke festuar me partnerin e saj, Enkelejd Alibeaj n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb politike p\u00ebr fundvitin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, v\u00ebrtetohet cenimi i rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket pozicionit q\u00eb ka znj. Xhaferllari n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe vendimeve q\u00eb ka mar\u00eb n\u00eb rastet kur bashk\u00ebjetuesi i saj, deputeti Enkelejd Alibeaj ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebrkues, kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe me Ligjin nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d i ndryshuar.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb verifikoni vendimet e mara nga znj. Xhaferllari n\u00eb muajt e fundit (Juve Ju lind detyrimi t\u00eb hetoni t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat me k\u00ebrkues deputetin Alibeaj), do kuptoni se jemi p\u00ebrpara nj\u00eb shp\u00ebrdorimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, ku nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dark\u00eb ndan krevatin, paradite b\u00ebn edhe gjyqtaren ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb atij q\u00eb ndan krevatin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, veprimet n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit agravohen nga znj. Xhaferllari, n\u00eb rastin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 22.12.2023, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkesa e grupit t\u00eb deputeti Basha, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Alibeaj, ose bashk\u00ebjetuesi i t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs prej meje, znj. Xhaferllari, dhe e kjo e fundit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk dor\u00ebhiqet, ashtu si e p\u00ebrcakton dispozita ligjore, por b\u00ebn edhe relatoren n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa drejtuear kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Olta Za\u00e7aj:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00cbRKUESE: Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Vler\u00ebsimit t\u00eb Statutit pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe Avokate pran\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb Tiran\u00eb, me Li\u00e7ens\u00eb Nr.11505 dhe NUIS K31610191\u00cb, Cel 069 680 2512.<br \/>\nOBJEKTI: P\u00ebrjashtimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, znj. Marsida Xhaferllari, nga \u00e7\u00ebshtja dat\u00eb 18.01.2024 ora 10.00, k\u00ebrkuar nga 30 deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit q\u00eb ka kjo gjyqtare me grupin e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, drejtuar nga z. Gazment Bardhi, me cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuesve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nBAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ligji nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d i ndryshuar si dhe Ligji nr.9367 dat\u00eb 07.04.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d i ndryshuar.<br \/>\nDREJTUAR: Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<br \/>\nKryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Znj. Olta Za\u00e7aj.<br \/>\nT\u00eb Nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<br \/>\nE Nderuar Znj. Za\u00e7aj,<br \/>\nDuke shprehur konsideratat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Ju dhe Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkueses, Ju b\u00ebj me dije se kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb shkeljes q\u00eb i b\u00ebn Kushtetut\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ligjit nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, nga an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari, veprime t\u00eb cilat bien ndesh edhe meLigjin nr. 9049, dat\u00eb 10.4.2003 \u201cP\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb, t\u00eb detyrimeve Finaciare t\u00eb t\u00eb Zgjedhurve dhe t\u00eb disa N\u00ebpun\u00ebsve Publik\u00eb\u201d i ndryshuar dhe Ligjin nr.9367 dat\u00eb 07.04.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d i ndryshuar.<br \/>\nSi\u00e7 edhe jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga ana ime, i jam drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ashtu edhe Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, p\u00ebr t`i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion k\u00ebto shkelje t\u00eb vijueshme nga ana e an\u00ebtares s\u00ebk\u00ebsaj gjykate, znj. Marsida Xhaferllari, fillimin e procedimit administrative dhe displinor ndaj k\u00ebtyre shkeljeve kushtetuese dhe ligjore si dhe marrjen e masave t\u00eb themelta n\u00eb referim t\u00eb Kushtetut\u00ebs ndaj saj.<br \/>\nPo k\u00ebshtu, nisur nga k\u00ebto veprime n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit organic nga ana e znj. Xhaferllari, m\u00eb dat\u00eb 04.01.2024 kam referuar kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK, p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00ebt\u00eb \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 245\/1 i Kodit Penal, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, \u201cKryerja e veprimeve arbitrare\u201d, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, t\u00eb gjitha t\u00eb kryera n\u00eb bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.<br \/>\nFaktet dhe provat e v\u00ebna n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb ngarkuara p\u00ebr procedimin disiplinor ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe marrjen e masave ndaj veprimeve n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, J`ua kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe Ju, me cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nP\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb Tuaj, po J`ua p\u00ebrs\u00ebris n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, me q\u00ebllim q\u00eb edhe Ju t\u00eb nd\u00ebrmerni hapat ligjor\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit.<br \/>\nI.Dispozita kushtetuese dhe ligjore:<br \/>\nKushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d:<br \/>\nNeni 128<br \/>\n1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore sipas ligjit.<br \/>\n2. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos p\u00ebr shkarkimin e tij kur:<br \/>\na) konstaton shkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale ose etike q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit;<br \/>\nb) d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.<br \/>\n3. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese kur:<br \/>\na) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d ose \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale;<br \/>\nb) ai merr cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb kryer me dashje;<br \/>\nc) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.<br \/>\nLigji nr. 8577 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d:<br \/>\n\u201cNeni 10<br \/>\nShkeljet disiplinore:<br \/>\nGjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkaqe t\u00eb:<br \/>\n1. Mosparaqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga procedimi apo gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes, kur kjo \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, sipas ligjit procedural dhe gjyqtari \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb rrethanave t\u00eb tilla.<br \/>\n2. Sjelljes, akteve dhe veprimeve t\u00eb tjera t\u00eb gjyqtarit q\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta ose d\u00ebme p\u00ebr pal\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gjykim.<br \/>\n3. Mosnjoftimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs ose t\u00eb organeve kompetente, sipas ligjit, p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet apo ushtrimin e formave t\u00eb tjera t\u00eb ndikimit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga avokat\u00ebt, funksionar\u00ebt politik\u00eb, funksionar\u00ebt publik\u00eb dhe subjekte t\u00eb tjera.<br \/>\nNeni 25<br \/>\nPaan\u00ebsia<br \/>\n\u201c1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb i paansh\u00ebm dhe bazohet n\u00eb kryerjen e detyrave t\u00eb tij vet\u00ebm n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj.<br \/>\n2. N\u00eb veprimtarin\u00eb e tij, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese merr pjes\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e tij vetjake dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00eb organ shtet\u00ebror, organizat\u00eb shoq\u00ebrore, parti ose shoqat\u00eb politike, grup etnik ose social.\u201d,<br \/>\nNeni 36<br \/>\nHeqja dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes<br \/>\n1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje konkrete kur:<br \/>\na) ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hartimin e aktit objekt shqyrtimi;<br \/>\nb) p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve fisnore apo lidhjeve t\u00eb tjera me pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb gjykim vihet n\u00eb dyshim objektiviteti i tij;<br \/>\nc) n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr kur v\u00ebrtetohen arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie.<br \/>\n2. Heqja dor\u00eb miratohet nga Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, derisa \u00e7\u00ebshtja nuk ka kaluar n\u00eb seanc\u00eb plenare.<br \/>\nM\u00eb pas, heqja dor\u00eb vendoset me shumic\u00ebn e votave t\u00eb gjyqtar\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb proces.<br \/>\nLigji nr.9367 dat\u00eb 07.04.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d:<br \/>\nNeni 24<br \/>\n\u201c1. Kufizimi i interesave t\u00eb personave t\u00eb lidhur me zyrtarin Rrethi i personave t\u00eb lidhur me zyrtarin, n\u00eb zbatim t\u00eb ndalimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 21 dhe n\u00eb nenin 22 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebrb\u00ebhet nga bashk\u00ebshorti\/ja, bashk\u00ebjetuesi\/ja f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe prind\u00ebrit e zyrtarit e t\u00eb bashk\u00ebshortit\/es dhe bashk\u00ebjetuesit\/es.<br \/>\n2. Rrethi i personave t\u00eb lidhur me zyrtarin, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 23 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij neni, zgjerohet edhe me \u00e7do person fizik ose juridik, i cili, n\u00eb lidhje me dhurat\u00ebn, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial, luan rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit a t\u00eb shk\u00ebmbyesit t\u00eb interesave t\u00eb lindur nga ky veprim.<br \/>\n3. Ndalimet dhe kufizimet p\u00ebr zyrtarin, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb seksion, zbatohen edhe p\u00ebr personat e lidhur me t\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me pikat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb k\u00ebtij neni.<br \/>\n4. Kufijt\u00eb e zot\u00ebrimit t\u00eb aksioneve ose t\u00eb pjes\u00ebve n\u00eb kapital jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ata t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 21 t\u00eb k\u00ebtij ligji edhe:<br \/>\na) p\u00ebr \u00e7do person t\u00eb lidhur me zyrtarin ve\u00e7 e ve\u00e7;<br \/>\nb) p\u00ebr t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e interesave t\u00eb zyrtarit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb;<br \/>\nc) p\u00ebr t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e interesave t\u00eb personave t\u00eb lidhur me zyrtarin.<br \/>\n5. Ndalimet dhe kufizimet e k\u00ebtij seksioni nuk zbatohen p\u00ebr personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin.\u201d.<br \/>\nNeni 36<br \/>\nLidhjet nd\u00ebrmjet interesave dhe konflikteve t\u00eb seksioneve 1 dhe 2<br \/>\n\u201cl. Edhe kur nj\u00eb zyrtar zot\u00ebron interesa privat\u00eb brenda kufijve t\u00eb lejuar t\u00eb seksionit 2 t\u00eb k\u00ebtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve t\u00eb lejuar sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 38 t\u00eb k\u00ebtij ligji. ai nuk \u00ebsht\u00eb i \u00e7liruar nga detyrimet. kufizimet ose ndalimet e tjera t\u00eb k\u00ebtij kreu si dhe nuk \u00ebsht\u00eb i \u00e7liruar apriori nga rreziku i r\u00ebnies n\u00eb konflikt rast p\u00ebr rast ose t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb interesit.<br \/>\n2. Zot\u00ebrimi pasiv i aksioneve ose i pjes\u00ebve n\u00eb kapital mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr r\u00ebnien n\u00eb konflikt rast p\u00ebr rast t\u00eb interesit. Zyrtari dhe personi i besuar jan\u00eb bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr parandalimin e r\u00ebnies s\u00eb zyrtarit n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb till\u00eb dhe komunikojn\u00eb nd\u00ebrmjet tyre, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e nevojshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e komunikimit, n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrshtatshme, n\u00eb raport me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb vendimmarrje t\u00eb zyrtarit, bie mbi zyrtarin dhe personin e besuar.\u201d.<br \/>\nNeni 37<br \/>\nM\u00ebnyrat baz\u00eb t\u00eb trajtimit dhe t\u00eb zgjidhjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesave<br \/>\n\u201cP\u00ebr parandalimin sa m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm dhe sa m\u00eb efikas t\u00eb \u00e7do konflikti interesi, t\u00eb \u00e7do lloji qoft\u00eb ai:<br \/>\n1. Zyrtari, n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tij, paraprakisht, sipas rrethan\u00ebs, nevoj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkall\u00ebzuar ose n\u00eb proporcion me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e situat\u00ebs, m\u00ebnjanon dhe zgjidh vet\u00eb \u00e7do situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb \u00e7do forme qoft\u00eb ajo, duke p\u00ebrdorur, sipas rastit dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb, nj\u00eb apo disa nga m\u00ebnyrat e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) duke transferuar a tjet\u00ebrsuar interesat privat\u00eb;<br \/>\nb)duke u vet\u00ebp\u00ebrjashtuar paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur \u00ebsht\u00eb e pamundur delegimi i kompetencave t\u00eb zyrtarit te nj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit apo p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs ose ne rastet e organit kolegjial, duke mos marre pjese ne diskutimin dhe votimin e \u00e7\u00ebshtjes ne konflikt.<br \/>\nc) duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyrat, funksionet apo angazhimet private, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt me funksionin e tij publik:<br \/>\n\u00e7) duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga funksioni publik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kushtet e lindjes s\u00eb konflikteve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb interesit.<br \/>\n2. Zyrtari njofton eprorin ose institucionin epror, sipas rastit, p\u00ebr zgjidhjen e sugjeruar ose t\u00eb marr\u00eb dhe provon e dokumenton k\u00ebt\u00eb zgjidhje.<br \/>\n3. Pavar\u00ebsisht zbatimit t\u00eb pikave 1 dhe 2 t\u00eb k\u00ebtij neni, zyrtari nuk \u00e7lirohet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e r\u00ebnies n\u00eb konflikt interesi, kur masat e marra nga vet\u00eb ai nuk rezultojn\u00eb t\u00eb frytshme n\u00eb parandalimin dhe shmangien e konfliktit t\u00eb interesit.<br \/>\n4. Eprori i zyrtarit ose institucioni epror, duke filluar nga ai m\u00eb i af\u00ebrt, paraprakisht, sipas rrethan\u00ebs, nevoj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkall\u00ebzuar ose n\u00eb proporcion me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e situat\u00ebs, m\u00ebnjanon dhe zgjidh \u00e7do situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb nj\u00eb zyrtari vart\u00ebs, t\u00eb \u00e7do forme qoft\u00eb ajo, duke p\u00ebrdorur, sipas rastit dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb, nj\u00eb apo disa nga m\u00ebnyrat e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) t\u2019i kufizoj\u00eb zyrtarit informacione t\u00eb caktuara, q\u00eb lidhen me ushtrimin e funksionit t\u00eb tij;<br \/>\nb) t\u00eb mos i ngarkoj\u00eb zyrtarit detyra q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shfaqjen e nj\u00eb konflikti interesash;<br \/>\nc) t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb zyrtari t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin e vendimmarrjes;<br \/>\n\u00e7) t\u00eb rishikoj\u00eb ose t\u00eb ndryshoj\u00eb detyrat dhe kompetencat e zyrtarit;<br \/>\nd) ta transferoj \u00eb zyrtarin n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb shmang konfliktin e interesave;<br \/>\ndh) t\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb shmangur em\u00ebrimin ose zgjedhjen e nj\u00eb zyrtari n\u00eb funksione, n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb lindin ose ka konflikte interesash;<br \/>\ne) n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb akti t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e konfliktit faktik t\u00eb interesit, n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo vihet re, t\u00eb anuloj\u00eb ose t\u00eb revokoj\u00eb, n\u00ebse e ka k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb, aktet e marra nga zyrtari, sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, dhe mund\u00ebsisht para se ato t\u00eb ken\u00eb sjell\u00eb pasoja;<br \/>\n\u00eb) anullimi ose revokimi i aktit mund t\u00eb b\u00ebhet edhe kur gjykohet se akti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit, i cili mund t\u00eb shfaqet rast p\u00ebr rast ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme;<br \/>\nf) anullimi ose revokimi i nj\u00eb akti nuk b\u00ebhet nga eprori kur ai vler\u00ebson se pasojat q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga anulimi ose revokimi i tejkalojn\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebrfitimet nga ky anulim ose revokim.<br \/>\n5. N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta kur:<br \/>\na) konflikti i interesit lidhet me drejtuesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb institucioni publik, trajtimi dhe zgjidhja b\u00ebhen nga institucioni epror, n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb dhe kjo nuk cenon parimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve; b) konflikti lidhet me nj\u00eb zyrtar q\u00eb nj\u00ebsohet ose \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i nj\u00eb organi kushtetues, trajtimi dhe zgjidhja b\u00ebhet nga organet kompetente t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb.<br \/>\n6. Zyrtari lejohet t\u00eb ushtroj\u00eb funksion dhe t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn me kusht q\u00eb konflikti i vet\u00ebm i interesit i pashmangsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb dukje kur plot\u00ebsohen kushtet e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) kur ai:<br \/>\ni) ose \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e funksioneve;<br \/>\nii) ose vet\u00ebp\u00ebrjashtimi i tij \u00ebsht\u00eb i pamundur, sipas shkronj\u00ebs \u201cb\u201d t\u00eb pik\u00ebs l t\u00eb k\u00ebtij neni;<br \/>\niii) ose asnj\u00ebra nga zgjidhjet e pik\u00ebs 4 t\u00eb k\u00ebtij neni nuk \u00ebsht\u00eb e mundur;<br \/>\nb) dhe kur:<br \/>\ni) vendimet e tij, sipas rregullimeve me ligj, nuk i n\u00ebnshtrohen miratimit, revokimit ose shfuqizimit nga nj\u00eb institucion epror;<br \/>\nii) nuk \u00ebsht\u00eb i mundur as tjet\u00ebrsimi i interesit privat, sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d t\u00eb pik\u00ebs l t\u00eb k\u00ebtij neni, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tij (si lidhje familjare, komunitare etj.);<br \/>\niii) nuk ka kuptim, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast konflikti t\u00eb till\u00eb, ai t\u00eb jap\u00eb detyrimisht dor\u00ebheqjen nga funksioni. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, vendimet e k\u00ebtij zyrtari i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb kontrolli dhe vler\u00ebsimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga institucionet e ngarkuara me ligj p\u00ebr t\u00eb kryer kontrollin e k\u00ebtyre vendimeve. Vendimi dhe rezultatet e kontrollit b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike.<br \/>\n7. Eprori njofton me shkrim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyetuar zyrtarin n\u00eb konflikt interesi, si dhe eprorin e vet ose institucionin epror p\u00ebr zgjidhjen e dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\n8. Pavar\u00ebsisht nga zbatimi i pikave l e 2 t\u00eb k\u00ebtij neni nga vet\u00eb zyrtari dhe\/ose i pikave 4, 5 e 6 t\u00eb k\u00ebtij neni nga eprori ose institucioni epror, zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr parandalimin dhe shmangien e konfliktit konkret t\u00eb interesit, nuk \u00e7lirohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, kur masat e marra nuk rezultojn\u00eb t\u00eb frytshme n\u00eb parandalimin dhe shmangien e tij.<br \/>\n9. M\u00ebnyrat e trajtimit dhe t\u00eb zgjidhjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, sipas k\u00ebtij neni, duhet t\u00eb b\u00ebhen bazuar n\u00eb mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet zyrtarit dhe eprorit ose institucionit epror, duke synuar s\u00eb bashku p\u00ebrdorimin e m\u00ebnyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe zgjidhjen e gjendjes me konflikt interesi. Zyrtari, eprori ose institucioni epror njoftojn\u00eb n\u00eb \u00e7do rast Inspektoratin e Lart\u00eb mbi masat e marra p\u00ebr trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesave.\u201d.<br \/>\nII.Faktet dhe rrethanat:<br \/>\nSipas publikimit t\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar n\u00eb adres\u00ebn e tij n\u00eb fb shtetasi Neli Demi (postim i cili \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb sapo un\u00eb b\u00ebra denoncimin tim n\u00eb fb tim personal), rezulton se gjyqtare Marsida Xhaferllari po festonte me grupimin politik t\u00eb drejtuar nga deputeti Basha m\u00eb dat\u00eb 28.12.2023, dhe se pjes\u00eb e k\u00ebtij grupimi \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Enkeled Alibeaj, ose bashk\u00ebjetuesi i znj. Marsida Xhaferllari.<br \/>\n.Nisur nga video dhe provat q\u00eb u vura n\u00eb dijeni, un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb status m\u00eb dat\u00eb 29.12.2023 ku paralajm\u00ebrova hapat ligjor\u00eb q\u00eb do nd\u00ebrmar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim antiligjor dhe antikushtetues I gjyqtares kushtetuese Xhaferllari, direkt pas statusit tim, statusi i shtetasit Neli Demi u hoq nga fb.<br \/>\n.Fotot q\u00eb un\u00eb paraqes, v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, megjith\u00ebse ky status i b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 28.12.2023 nga shtetasi Neli Demi \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga fb.<br \/>\n.Sipas informacioneve q\u00eb kisha un\u00eb n\u00eb rrug\u00eb jo zyrtare nga punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, rezlutonte se gjyqtarja kushtetuese Xhaferllari, jo vet\u00ebm nuk hiqte dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ku k\u00ebrkues ishte edhe bashk\u00ebjetuesi i saj (raste ka shum\u00eb t\u00eb cilat Ju duhet t`i h\u00ebtoni si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtimi i Bordit t\u00eb \u00c7mimeve t\u00eb Naft\u00ebs apo i Ushqimeve), por b\u00ebnt\u00eb edhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar pro k\u00ebtij grupimi dhe kundra k\u00ebrkesave q\u00eb b\u00ebnt\u00eb 1\/5 e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike drejtuar nga Kryetari Sali Berisha.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb asrye, un\u00eb investigova vet\u00ebm vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb muajit dhjetor 2023, vendime t\u00eb cilat v\u00ebrtetojn\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht t\u00eb gjitha akuzat e ngritura prej meje.<br \/>\n. K\u00ebshtu, sipas Njoftimit p\u00ebr Shtyp n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 22.12.2023, rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb legjitimuar grupimi politik i drejtuar nga deputeti Basha, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Alibeaj, ose bashk\u00ebjetuesi i gjyqtares, znj. Xhaferllari.<br \/>\n7. P\u00ebrve\u00e7 se nuk rezulton se nga gjyqtarja Xhaferllari t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqja (ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji), n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe vet\u00eb Ligjit Nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, figuron t\u00eb jet\u00eb relator\u00eb e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nMadje, sipas informacioneve q\u00eb un\u00eb kam, gjyqtarja Xhaferllari ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ngaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shihni videot ku znj. Xhaferllari hyn e del shum\u00eb shpesh n\u00eb zyrat e koleg\u00ebve (sipas informacioneve nj\u00ebri prej tyre gjyqtari Ilir Toska).<br \/>\n. Po k\u00ebshtu, sipas Njoftimit p\u00ebr Shtyp n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 20.12.2023, gjyqtarja Xhaferllari ka mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku \u00ebsht\u00eb vendosur mospranimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb 1\/5 e deputet\u00ebve t\u00eb partris\u00eb Demokratike lidhur me interpretimin e nenit 73\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebjetuesi i znj. Xhaferllari, deputeti Alibeaj kishte deklaruar vot\u00ebn pro heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb deputetit Berisha dhe hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr arrestimin e tij, gjyqtarja Xhaferllari voton pro bashk\u00ebjetuesit dhe kundra 1\/5 t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nMjafton t\u00eb shihni, Raportin Rekomandues t\u00eb deputetit Alibeaj, dhe do kuptoni jo vet\u00ebm se t\u00eb gjitha akuzat e mia jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj, porse e gjyqtarja Xhaferllari, minimalisht duhet t\u00eb hiqte dor\u00eb nga gjykimi.<br \/>\nDhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtarja Xhaferllari shkel Kushtetut\u00ebn dhe Ligjin Organik gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs paradite, n\u00eb dark\u00eb shkon e feston me nj\u00eb grupim politik, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkues n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje ku znj. Xhaferllari ka votuar (madje ka q\u00ebn\u00eb relatore).<br \/>\nLidhur me k\u00ebto shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, t\u00eb konsumuara nga gjyqtare Xhaferllari, i jam drejtuar me nj\u00eb kall\u00ebzim penal Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<br \/>\nGjithashtu, i jam drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, si Institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr procedim disiplinor dhe shkarkim t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nIII. Argumentimi ligjor:<br \/>\n15.N\u00eb rastin konkret, v\u00ebrtetohet c\u00ebnimi i rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket pozicionit q\u00eb ka znj. Xhaferllari n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe vendimeve q\u00eb ka mar\u00eb n\u00eb rastet kur bashk\u00ebjeuesi i saj, deputeti Enkeled Alibeaj ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebrkues, kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe me Ligjin nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d i ndryshuar.<br \/>\n16. Mjafton t\u00eb verifikoni vendimet e mara nga znj. xhaferllari n\u00eb muajt e fundit (Juve Ju lind detyrimi t\u00eb hetoni t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat me k\u00ebrkues deputetin Alibeaj), do kuptoni se jemi p\u00ebrpara nj\u00eb shperdorimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, ku nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dark\u00eb ndan krevatin, paradite b\u00ebn edhe gjyqtaren ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb atij q\u00eb ndan krevatin.<br \/>\n. K\u00ebshtu, veprimet n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit agravohen nga znj. Xhaferllari, n\u00eb rastin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 22.12.2023, ku \u00ebsht\u00eb mar\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkesa e grupit t\u00eb deputeti Basha, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Alibeaj, ose bashk\u00ebjetuesi i t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs prej meje, znj. Xhaferllari, dhe e kjo e fundit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk dor\u00ebhiqet, ashtu si e p\u00ebrcakton dispozita ligjore, por b\u00ebn edhe relatoren n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim.<br \/>\n18.Sipas parashikimeve t\u00eb nenit 25 t\u00eb Ligjit Nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u201cPaan\u00ebsia n\u00eb gjykimin kushtetues\u201d, \u00ebsht\u00eb sanksionuar se:<br \/>\n\u201c1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb i paansh\u00ebm dhe bazohet n\u00eb kryerjen e detyrave t\u00eb tij vet\u00ebm n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj.<br \/>\n2. N\u00eb veprimtarin\u00eb e tij, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese merr pjes\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e tij vetjake dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asnj\u00eb organ shtet\u00ebror, organizat\u00eb shoq\u00ebrore, parti ose shoqat\u00eb politike, grup etnik ose social.\u201d,duke v\u00ebrtetuar qartazi se jemi p\u00ebrpara t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe veprimeve arbitrare kryer nga e kall\u00ebzuara prej meje.<br \/>\n19.Po k\u00ebshtu, jan\u00eb konsumuar t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb e kall\u00ebzuara prej meje nuk respekton dhe zbaton parashikimet e nenit 36 t\u00eb Ligjit Nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u201cHeqja dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes\u201d, ku ligjv\u00ebn\u00ebsi ka sanksionuar se:<br \/>\n\u201c1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje konkrete kur:<br \/>\na) ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb hartimin e aktit objekt shqyrtimi;<br \/>\nb) p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve fisnore apo lidhjeve t\u00eb tjera me pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb gjykim vihet n\u00eb dyshim objektiviteti i tij;<br \/>\nc) n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr kur v\u00ebrtetohen arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie.<br \/>\n2. Heqja dor\u00eb miratohet nga Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, derisa \u00e7\u00ebshtja nuk ka kaluar n\u00eb seanc\u00eb plenare.<br \/>\nM\u00eb pas, heqja dor\u00eb vendoset me shumic\u00ebn e votave t\u00eb gjyqtar\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb proces.\u201d,duke legjitimuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00ebpretendimet e ngritura prej meje ndaj znj. Xhaferllari.<br \/>\n20. P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, znj. Xhaferllari jo vet\u00ebm q\u00eb shp\u00ebrdoron detyr\u00ebn duke mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkues \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesi i saj (pika 1, g\u00ebrma b e ligjit organik), por edhe m\u00eb keq, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatores, ushtron ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj koleg\u00ebve t\u00eb saj, me t\u00eb vetmin q\u00ebllim dhe interes personal, at\u00eb t\u00eb faktorizimit t\u00eb grupimit politik ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe bashk\u00ebjetuesi i saj.<br \/>\n. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se veprimet abusive dhe n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, agravohen nga gjyqtare Xhaferllari, edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb rolin e gjyqtares ka mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 20.12.2023, ku \u00ebsht\u00eb vendosur mospranimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb 1\/5 e deputet\u00ebve t\u00eb partris\u00eb Demokratike lidhur me interpretimin e nenit 73\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00ebbashk\u00ebjetuesi i znj. Xhaferllari, deputeti Alibeaj kishte deklaruar vot\u00ebn pro heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb deputetit Berisha dhe hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr arrestimin e tij, e kall\u00ebzuara prej meje voton pro bashk\u00ebjetuesit dhe kundra 1\/5 t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike(p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shihni Raportin Rekomandues t\u00eb deputetit Alibeaj).<br \/>\nSi\u00e7 edhe evidentohet nga provat q\u00eb kam paraqitur p\u00ebrpara Jush (fotot), gjyqtare Xhaferllari, nuk mjaftohet me kaq, por pasi mer pjes\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk duhet t\u00eb merte, aq m\u00eb shum\u00eb relatore, n\u00eb dark\u00eb shkon e feston me nj\u00eb grupim politik, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkues n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje ku e kall\u00ebzuara ka votuar.<br \/>\n23.N\u00eb rastin konkret, v\u00ebrtetohet c\u00ebnimi i rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr sa i p\u00ebrket procedurave t\u00eb ndjekura n\u00eb lidhje me pjes\u00ebmarrjen e znj. Xhaferllari n\u00eb \u00e7\u00ebshtje me k\u00ebrkues bashk\u00ebjetuesin e saj ose kur bashk\u00ebjetuesi i saj kishte dh\u00ebn\u00eb mendim dhe kishte votuar.<br \/>\n24. Po k\u00ebshtu, Neni 128 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, parashikon se gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore sipas ligjit dhe se procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese (sipas ligjit aktual nga KPA), e cila vendos p\u00ebr shkarkimin e tij kur: konstaton shkelje t\u00eb r\u00ebnda profesionale ose etike q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit.<br \/>\n25. Sipas nenit 3 t\u00eb Ligjit nr.9367 dat\u00eb 07.04.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d i ndryshuar, konflikt i interesit \u00ebsht\u00eb gjendja e konfliktit nd\u00ebrmjet detyr\u00ebs publike dhe interesave privat\u00eb t\u00eb nj\u00eb zyrtari, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka interesa privat\u00eb, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, q\u00eb ndikojn\u00eb, mund t\u00eb ndikojn\u00eb ose duket sikur ndikojn\u00eb n\u00eb kryerjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tij publike, q\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb prezent se kudo.<br \/>\n25.1. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neni 7 i t\u00eb nj\u00ebjtit ligj parashikon se \u00e7do zyrtar, n\u00eb ushtrimin e kompetencave apo n\u00eb kryerjen e detyrave t\u00eb tij publike, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb tij dhe n\u00eb mir\u00ebbesim, detyrohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebdeklarim paraprak, rast p\u00ebr rast, t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb interesave t\u00eb tij privat\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen shkak p\u00ebr lindjen e nj\u00eb konflikti interesi, znj Xhaferllari jo vet\u00ebm nuk e ka b\u00ebr\u00eb por ka guxuar t\u00eb jet\u00eb edhe relator\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me k\u00ebrkues bashk\u00ebjetuesin e saj, kjo n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit.<br \/>\n25.2. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim neni 8 i po k\u00ebtij parashikon se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do zyrtari tjet\u00ebr q\u00eb ka dijeni, n\u00eb ve\u00e7anti e eprorit t\u00eb tij dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do institucioni publik, q\u00eb ka dijeni, q\u00eb e cila nuk ka ndodhur ashtu si e ka parashikuar ligji pasi m\u00eb s\u00eb paku ka q\u00ebn\u00eb detyrim i gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti e sidomos i Kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\n26. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, n\u00eb kuptim t\u00eb pik\u00ebs c., dhe d., t\u00eb nenit 8 t\u00eb ligjit t\u00eb sip\u00ebrcituar, q\u00eb m\u00eb legjitimon n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e pal\u00ebve t\u00eb interesuara, q\u00eb preken nga veprimet e zyrtarit si dhe e drejt\u00eb e \u00e7do personi, i cili ka dijeni dhe q\u00eb ka nj\u00eb interes n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e q\u00eb p\u00ebrputhet me q\u00ebllimin e k\u00ebtij ligji, veprime t\u00eb cilat d\u00ebmtojn\u00eb imazhin n\u00eb publik t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\n27. Sepse vet\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00eb nenin 24 t\u00eb k\u00ebtij ligji ka zgjidhur problemin lidhur me rrethin e personave n\u00eb konflikt interesi pasi, ne pik\u00ebn 1 sanksionohet se kufizimi i interesave t\u00eb personave t\u00eb lidhur me zyrtarin Rrethi i personave t\u00eb lidhur me zyrtarin, n\u00eb zbatim t\u00eb ndalimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 21 dhe n\u00eb nenin 22 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebrb\u00ebhet nga bashk\u00ebshorti\/ja, bashk\u00ebjetuesi\/ja f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe prind\u00ebrit e zyrtarit e t\u00eb bashk\u00ebshortit\/es dhe bashk\u00ebjetuesit\/es, fakt dhe veprim i cili nuk ka ndodhur, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb rasti i znj. Xhaferllari t\u00eb jet\u00eb rast i past\u00ebr i hetimit dhe nd\u00ebshkimit nga ana Juaj.<br \/>\n28. Edhe neni 36 i po t\u00eb nj\u00ebjtit ligj ka sanksionuar qart\u00eb se edhe kur nj\u00eb zyrtar zot\u00ebron interesa privat\u00eb brenda kufijve t\u00eb lejuar t\u00eb seksionit 2 t\u00eb k\u00ebtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve t\u00eb lejuar sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 38 t\u00eb k\u00ebtij ligji. ai nuk \u00ebsht\u00eb i \u00e7liruar nga detyrimet. kufizimet ose ndalimet e tjera t\u00eb k\u00ebtij kreu si dhe nuk \u00ebsht\u00eb i \u00e7liruar apriori nga rreziku i r\u00ebnies n\u00eb konflikt rast p\u00ebr rast ose t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb interesit, i cili duhej t\u00eb ishte mar\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga ana e znj. Xhaferllari.<br \/>\n29. Jo m\u00eb kot ligjv\u00ebn\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb parandaluar jo vet\u00ebm konfliktin e interesit por edhe pasojat e tij n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb nenin 37 sanksionon se zyrtari, n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tij, paraprakisht, sipas rrethan\u00ebs, nevoj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkall\u00ebzuar ose n\u00eb proporcion me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e situat\u00ebs, m\u00ebnjanon dhe zgjidh vet\u00eb \u00e7do situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb \u00e7do forme qoft\u00eb ajo, duke p\u00ebrdorur, sipas rastit dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb, duke u vet\u00ebp\u00ebrjashtuar paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, gj\u00eb e cila duhet ishte kusht i panegociuesh\u00ebm nga znj. Xhaferllari.<br \/>\n30. Po k\u00ebshtu, po ky nen n\u00eb pik\u00ebn 4 g\u00ebrma \u00eb parashikon seanullimi ose revokimi i aktit mund t\u00eb b\u00ebhet edhe kur gjykohet se akti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit, i cili mund t\u00eb shfaqet rast p\u00ebr rast ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, e cila nga znj. Xhaferllari \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nIV. P\u00ebrfundime:<br \/>\nReferuar dispozitave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, porse dhe fakteve t\u00eb pamohueshme q\u00eb evidentohen leht\u00ebsisht nga faktet dhe provat q\u00eb paraqes para Jush, nga ana e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Marsida Xhaferllari lindin dyshime t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb bazuara se Ju duhet t\u00eb pranoni k\u00ebrkes\u00ebn time dhe p\u00ebrjashtimin e saj nga \u00e7\u00ebshtja dat\u00eb 18.01.2024 ora 10.00 pasi:<br \/>\n1) Jan\u00eb shmangur\/shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme rregullat procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji, p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ku k\u00ebrkues ka q\u00ebn\u00eb bashk\u00ebjetuesi i saj.<br \/>\n2) Jan\u00eb shmangur\/shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme rregullat procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji, p\u00ebr marrjen pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje bashk\u00ebjetuesi i saj ka shprehur mendim dhe ka votuar.<br \/>\n3) Jan\u00eb shmangur\/shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme rregullat procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji, p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ku k\u00ebrkues ka q\u00ebn\u00eb bashk\u00ebjetuesi i saj por \u00ebsht\u00eb shkelur m\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke q\u00ebn\u00eb relator\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes.<br \/>\n4) Jan\u00eb shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme rregullat procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji, duke mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb festime t\u00eb nj\u00eb grupimi politik ku b\u00ebn pjes\u00eb bashk\u00ebjetuesi i saj.<br \/>\n5) Ka ulur ndjesh\u00ebm besimin e publikut ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\n6) Ka ulur ndjesh\u00ebm besimin e publikut ndaj Sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nSa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb referim t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ligjit nr. 8577 dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, i ndryshuar, si dhe Ligjit nr.9367 dat\u00eb 07.04.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d i ndryshuar,<br \/>\nK\u00cbRKOJ:<br \/>\nP\u00ebrjashtimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, znj. Marsida Xhaferllari, nga \u00e7\u00ebshtja dat\u00eb 18.01.2024 ora 10.00, k\u00ebrkuar nga 30 deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit q\u00eb ka kjo gjyqtare me grupin e deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, drejtuar nga z. Gazment Bardhi, me cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuesve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nK\u00cbRKUESE<br \/>\nAv. Adriana Kalaja<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-68850\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/kal-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/kal-225x300.jpg 225w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/kal-768x1024.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/kal-1152x1536.jpg 1152w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/kal.jpg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetare e Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Vler\u00ebsimit t\u00eb Statutit n\u00eb PD i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga \u00e7\u00ebshtja e k\u00ebrkuar nga PD sa i p\u00ebrket paktit me Italin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emigrant\u00ebve. K\u00ebrkesa vjen pas publikimit t\u00eb pamjeve, ku Xhaferllari shihet duke festuar me partnerin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68849\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}