{"id":68947,"date":"2024-01-17T12:54:12","date_gmt":"2024-01-17T12:54:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68947"},"modified":"2024-01-17T12:54:12","modified_gmt":"2024-01-17T12:54:12","slug":"kadiu-i-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/17\/kadiu-i-drejte\/","title":{"rendered":"Kadiu i drejt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tregim<\/strong><br \/>\n<strong>nga Leon Tolstoi<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu<\/strong><br \/>\n<strong>Agim Xh Deshnica<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-68948\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/agim.dishnica-216x300.jpg\" alt=\"\" width=\"153\" height=\"213\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/agim.dishnica-216x300.jpg 216w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/agim.dishnica.jpg 277w\" sizes=\"auto, (max-width: 153px) 100vw, 153px\" \/><\/p>\n<p>Mbreti Baukas i Algjeris\u00eb deshi t\u00eb m\u00ebsonte n\u00ebse qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ato q\u00eb thuheshin se n\u00eb nj\u00eb nga qytetet ishte nj\u00eb kadi i zoti, q\u00eb gjente pa v\u00ebshtir\u00ebsi se kush kishte t\u00eb drejt\u00eb e kush qe fajtor. Asnj\u00eb nuk mund t\u00eb dredhonte para tij. Ndaj, mbreti Baukas u vesh si tregtar, i hipi kalit dhe mori udh\u00ebn p\u00ebr ta njohur kadiun. N\u00eb port\u00ebn e qytetit nj\u00eb lyp\u00ebsar i k\u00ebrkoi mbretit l\u00ebmosh\u00eb. Baukasi i dha\u00a0 dhe deshi t\u00eb vazhdonte rrug\u00ebn, por lyp\u00ebsari u qep pas qyrkut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019k\u00ebrkon tjet\u00ebr prej meje? &#8211; e pyeti Baukasi. &#8211; Nuk u k\u00ebnaqe me aq?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, u k\u00ebnaqa, &#8211; iu p\u00ebrgjigj lyp\u00ebsari, &#8211; por b\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb! Merrm\u00eb n\u00eb vithe t\u00eb kalit deri n\u00eb sheshin e qytetit, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb shkelin kuajt e devet\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve!<\/p>\n<p>Baukasi pranoi. E mori mbi kal\u00eb. Kur mb\u00ebrrit\u00ebn te sheshi, ndaloi. Por, lyp\u00ebsari, p\u00ebr \u00e7udi, prap\u00eb\u00a0 nuk\u00a0 u tund nga vendi.<\/p>\n<p>Baukasi i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Arrit\u00ebm, \u00e7\u2019pret\u00a0 m\u00eb, zbrit!<\/p>\n<p>&#8211; Pse\u00a0 t\u00eb zbres? &#8211; ia ktheu lyp\u00ebsari. &#8211; Kali \u00ebsht\u00eb imi! Ti t\u00eb zbres\u00ebsh, jo un\u00eb! N\u00ebse nuk pranon me t\u00eb urt\u00eb, at\u00ebher\u00eb shkojm\u00eb te kadiu!<\/p>\n<p>Turma\u00a0 e kureshtar\u00ebve u mblodh p\u00ebrqark tyre, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebnk\u00ebn q\u00eb u ndez papritur. Shum\u00eb vet\u00eb th\u00ebrrisnin:<\/p>\n<p>&#8211; Te kadiu,\u00a0 te kadiu! Ai ua zgjidh davan\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dy u nis\u00ebn drejt kadiut. Gjykata qe p\u00ebrplot me njer\u00ebz. Kadiu i th\u00ebrriste\u00a0 me radh\u00eb ata, q\u00eb gjykoheshin. T\u00eb par\u00ebt ishin nj\u00eb fshatar dhe dijetari i njohur nga qyteti, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb gruaje.<\/p>\n<p>Kur i pyeti kadiu ata, mori k\u00ebto p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>&#8211; Gruaja \u00ebsht\u00eb imja! &#8211; tha fshatari.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, ky g\u00ebnjen! &#8211; foli shkurt dijetari. &#8211; Imja \u00ebsht\u00eb, \u00e7ne e k\u00ebtij firauni!<\/p>\n<p>Kadiu\u00a0 i d\u00ebgjoi, heshti dhe iu p\u00ebrgjigj t\u00eb dyve:<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, ju mora vesh! L\u00ebreni gruan k\u00ebtu dhe ejani nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Pas tyre, hyri kasapi tok me shit\u00ebsin e bulmetit. I pari &#8211; i ndotur me njolla gjaku. I dyti &#8211; i lerosur me yndyrna. Kasapi mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb qese me para, shit\u00ebsi i bulmetit &#8211; dor\u00ebn e kasapit.<\/p>\n<p>&#8211; Te ky bleva gjalp\u00eb! &#8211; tha kasapi. &#8211; Kur nxora parat\u00eb p\u00ebr ta paguar, m\u00eb kapi dor\u00ebn dhe deshi t\u00eb ma zhvaste gjith\u00eb qesen! Ja, edhe tani s\u2019po ma l\u00ebshon, si\u00e7 e sheh edhe zotrote! Ndaj erdh\u00ebm tek ju! Qesja me parat\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb imja! \u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb kjo gj\u00eb, mor jahu!<\/p>\n<p>Shit\u00ebsi i bulmetit tha:<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019jan\u00eb aspak t\u00eb v\u00ebrteta k\u00ebto q\u00eb thot\u00eb ky! &#8211; Kasapi erdhi n\u00eb dyqan t\u00eb blinte gjalp\u00eb. Kur ia mbusha po\u00e7en plot, ai k\u00ebrkoi t\u2019ia k\u00ebmbeja florinjt\u00eb me para let\u00ebr. Dhe kur un\u00eb i nxora ato, ai m\u2019u v\u00ebrvit, m\u2019i\u00a0 mori dhe desh t\u2019ia mbathte! \u00c7udi e madhe! E kapa nga dora dhe e solla n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Kadiu heshti dhe ua ktheu:<\/p>\n<p>&#8211; I lini parat\u00eb k\u00ebtu dhe ejani nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Kur erdhi radha e Baukasit dhe e lyp\u00ebsarit, Baukasi tregoi \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb.<\/p>\n<p>Kadiu pyeti\u00a0 lyp\u00ebsarin:<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, po ti \u00e7\u2019thua?<\/p>\n<p>&#8211; G\u00ebnjen ky! &#8211; iu p\u00ebrgjigj lyp\u00ebsari. &#8211; Un\u00eb po shkoja kaluar p\u00ebrmes qytetit, zotnia ishte ulur n\u00eb nj\u00eb qosh. M\u00eb pa dhe m\u2019u lut ta merrja n\u00eb vithe. E mora, \u00e7\u2019t\u2019i b\u00ebja, m\u00eb erdhi keq, dhe e \u00e7ova tek deshi. Por, m\u00eb polli belaja!\u00a0 Nuk pranoi t\u00eb zbriste!\u00a0 M\u00eb\u00a0 tha se kali qenk\u00ebsh i tij! Tobe jarabi!\u00a0 S\u2019\u00ebsht\u00eb\u00a0 aspak e v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Kadiu heshti\u00a0 u mendua pak dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ma lini kalin k\u00ebtu dhe ejani nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr u mblodh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar vendimet e kadiut.<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt hyn\u00eb dijetari dhe fshatari.<\/p>\n<p>&#8211; Merre gruan t\u00ebnde, &#8211; i tha kadiu dijetarit, &#8211; kurse fshatari t\u00eb nd\u00ebshkohet me pes\u00ebdhjet\u00eb shkopinj byth\u00ebvet!<\/p>\n<p>Pastaj kadiu k\u00ebrkoi kasapin.<\/p>\n<p>&#8211; Parat\u00eb jan\u00eb t\u00eb tuat! &#8211; i tha, e duke e kthyer v\u00ebshtrimin nga shit\u00ebsi i bulmetit, urdh\u00ebroi q\u00eb edhe ai t\u00eb nd\u00ebshkohej me pes\u00ebdhjet\u00eb shkopinj.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, kadiu u b\u00ebri z\u00eb t\u2019i afroheshin Baukasit e lyp\u00ebsarit.<\/p>\n<p>Pyeti Baukasin:<\/p>\n<p>&#8211; A mund ta\u00a0 njoh\u00ebsh kalin ti, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00ebzet kuajve t\u00eb tjer\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Po! Menj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Pyeti lyp\u00ebsarin:<\/p>\n<p>&#8211; Po ti?<\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Ec me mua! &#8211; i tha kadiu Baukasit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy hyn\u00eb brenda n\u00eb stall\u00ebn e kuajve. Baukasi vajti pran\u00eb kalit t\u00eb vet, q\u00eb rrinte nd\u00ebrmjet nj\u00ebzet kuajve. Pastaj kadiu thirri n\u00eb stall\u00eb lyp\u00ebsarin dhe e urdh\u00ebroi t\u2019i rr\u00ebfente kalin. Lyp\u00ebsari e njohu dhe ia tregoi. Kadiu u kthye n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Kali \u00ebsht\u00eb yti! &#8211; i\u00a0 tha Baukasit. &#8211; Shko e merre! Lyp\u00ebsari t\u00eb nd\u00ebshkohet me pes\u00ebdhjet\u00eb shkopinj byth\u00ebvet!<\/p>\n<p>Kadiu, pasi mbaroi pun\u00eb, u nis t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa Baukasi e ndoqi pas.<\/p>\n<p>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb puna, nuk\u00a0 t\u00eb p\u00eblqeu\u00a0 vendimi im? &#8211; e pyeti kadiu.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrkundrazi, mbeta shum\u00eb i k\u00ebnaqur! &#8211; iu p\u00ebrgjigj Baukasi. &#8211; Por, doja t\u00eb dija qysh e gjete se gruaja\u00a0 ishte e dijetarit, qysh e gjete se parat\u00eb qen\u00eb t\u00eb\u00a0 kasapit dhe se kali \u00ebsht\u00eb imi?<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr gruan gjykova k\u00ebshtu! &#8211; iu p\u00ebrgjigj kadiu. &#8211;\u00a0 E thirra n\u00eb m\u00ebngjes at\u00eb dhe i thash\u00eb: \u201eMbushe\u00a0 kallamarin me boj\u00eb shkrimi!\u201c Ajo e mori, e lau me shkatht\u00ebsi dhe e mbushi me boj\u00eb, pa derdhur jasht\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb. E, pra, mesa dukej, me at\u00eb pun\u00eb qe m\u00ebsuar. N\u00ebse do t\u00eb ishte e fshatarit, nuk mund ta mbushte me leht\u00ebsi. Pra, dijetari kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebr parat\u00eb, e mora vesh k\u00ebshtu. I hodha ato qysh mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tas me uj\u00eb. Sot n\u00eb m\u00ebngjes i pash\u00eb me\u00a0 kujdes. A kishte\u00a0 sado pak yndyr\u00eb sip\u00ebr ujit? Po t\u00eb ishin t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb bulmetit, do t\u00eb kishin njolla me yndyr\u00eb. Nd\u00ebrsa nuk u duk\u00ebn kurrfar\u00eb njollash yndyre. Kjo do t\u00eb thoshte se kasapi kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebr kalin \u00e7\u00ebshtja qe pak e ngat\u00ebrruar. Pas teje edhe lyp\u00ebsari e njohu kalin nd\u00ebrmjet nj\u00ebzet kuajve. Por, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e verteta, un\u00eb ju mora n\u00eb stall\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019ju hetuar juve, por p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilin prej jush do t\u00eb njihte vet\u00eb kali. Kur i shkove ti pran\u00eb, ai ktheu kok\u00ebn drejt teje dhe t\u2019u afrua ta p\u00ebrk\u00ebdhelje. Kurse kur iu qas lyp\u00ebsari kalit, ai tendosi vesh\u00ebt i zem\u00ebruar dhe k\u00ebrceu mbi k\u00ebmb\u00ebt e prapme. Ndaj u binda se i zoti\u00a0 i kalit ishe ti.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb Baukasi tha:<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk jam tregtar, por mbreti Baukas. Erdha k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe d\u00ebgjuar, se a ishin t\u00eb v\u00ebrteta ato q\u00eb thuheshin p\u00ebr ty! Tani u binda se qenke kadi i men\u00e7ur dhe i drejt\u00eb. K\u00ebrko \u00e7\u2019t\u00eb duash dhe eja me mua,\u00a0 un\u00eb t\u00eb gradoj n\u00eb \u00e7ast!<\/p>\n<p>Kadiu u p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p>&#8211; Qenke lodhur kot, madh\u00ebri! Un\u00eb nuk i d\u00ebshiroj gradimet dhe as parat\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim nga Leon Tolstoi P\u00ebrktheu Agim Xh Deshnica Mbreti Baukas i Algjeris\u00eb deshi t\u00eb m\u00ebsonte n\u00ebse qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ato q\u00eb thuheshin se n\u00eb nj\u00eb nga qytetet ishte nj\u00eb kadi i zoti, q\u00eb gjente pa v\u00ebshtir\u00ebsi se kush kishte t\u00eb drejt\u00eb e kush qe fajtor. Asnj\u00eb nuk mund t\u00eb dredhonte para tij. Ndaj, mbreti Baukas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-68947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68947\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}