{"id":68959,"date":"2024-01-17T17:16:53","date_gmt":"2024-01-17T17:16:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68959"},"modified":"2024-01-17T17:16:53","modified_gmt":"2024-01-17T17:16:53","slug":"nje-postulat-i-fan-nolit-shprehur-ne-metamorfozen-magjike-te-enver-hoxhes-dhe-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/17\/nje-postulat-i-fan-nolit-shprehur-ne-metamorfozen-magjike-te-enver-hoxhes-dhe-edi-rames\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb postulat i Fan Nolit shprehur n\u00eb metamorfoz\u00ebn \u201cmagjike\u201d t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Fan Noli ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb postulate. Por nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsi. Ai shkruan se \u201cK\u00ebtu (n\u00eb Shqip\u00ebri) tradhtari b\u00ebhet brenda nat\u00ebs si me magji patriot dhe patrioti shpallet tradhtar\u201d! Duke e arsyetuar dhe analizuar n\u00eb thelbin e vet k\u00ebt\u00eb fenomen, m\u00eb shkoi mendja n\u00eb dy shembuj nga qeverisja e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me metamorfoz\u00ebn e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, pas prishjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb me Stalinin dhe Bashkimin Sovjetik. Dhe tjetra lidhet me nj\u00eb lloj metamorfoze t\u00eb kujdesshme e m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me t\u00eb nj\u00ebjtin aktor, Serbin\u00eb, pas krisjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq me faktorin euro-amerikan. Vini re: Hoxha i prish me jugosllav\u00ebt pas denoncimit t\u00eb Stalinit kund\u00ebr tyre! Rama ka filluar t\u00eb mbaj\u00eb formalisht distanc\u00eb me serb\u00ebt pas ftohjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Perendim-Vu\u00e7iq!<\/p>\n<p>A ka nj\u00eb p\u00ebrqasje me at\u00eb q\u00eb thoshte Fan Stilian Noli t\u00eb sjelljes s\u00eb k\u00ebtyre dy personazheve politike t\u00eb<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dy koh\u00eb t\u00eb ndryshme? Le t\u00eb shpjegohemi:<br \/>\nIsh- kryeministri, nj\u00ebkoh\u00ebsisht minist\u00ebr i Jasht\u00ebm dhe minist\u00ebr i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb i periudh\u00ebs 1944-1948 nd\u00ebrtoi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie vasaliteti me Jugosllavin\u00eb dhe me Josip Broz Titon. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie shkoi deri atje se udh\u00ebheq\u00ebsi komunist shqiptar t\u00eb propozonte Titon si kryetar t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare, t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshje skllav\u00ebruese me Beogradin e n\u00eb fund, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1948 t\u2019i k\u00ebrkonte me shkrim liderit komunist jugosllav, duke shtruar pyetjen se \u201ckur do t\u00eb kryhej procesi i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d. Pra se kur Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave t\u00eb AVNOJ-it.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 qershor 1948 diktatori sovjetik, Josif Visarionovi\u00e7 Stalin, d\u00ebrgoi letr\u00ebn e ahstuquajtur t\u00eb Informbyros\u00eb s\u00eb kampit socialist, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebnonte udh\u00ebheqjen komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb p\u00ebr \u201ctradhti ndaj marksiz\u00ebm-leninizmit\u201d dhe me akuz\u00ebn p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpunim me imperializmin\u201d! Kjo let\u00ebr u d\u00ebrgua nga Stalini n\u00eb dit\u00ebn serbe t\u00eb Sh\u00ebn Vidovdanit, pra t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs dhe atentatit serb kund\u00ebr princit austro-hungarez t\u00eb kuror\u00ebs n\u00eb Sarajev\u00eb, Franz Ferdinand dhe gruas s\u00eb tij, Sofis\u00eb. Q\u00ebllimi i diktatorit sovjetik ishte q\u00eb t\u00eb nxiste serb\u00ebt kund\u00ebr Titos.<\/p>\n<p>Enver Hoxha e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb let\u00ebr dhe si me magji \u201choqi dor\u00eb\u201d nga tradhtia me jugosllav\u00ebt dhe u shfaq si \u201cpatriot i klasit t\u00eb par\u00eb\u201d! P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, shumica e shqiptar\u00ebve e besuan. Ai akuzoi Ko\u00e7i Xoxen dhe bashk\u00ebpunltor\u00ebt e tij p\u00ebr tradhti n\u00eb bashk\u00ebpunimin me Titon. Mjaftoi ky akt metamorfoze, q\u00eb shqiptar\u00ebt jo vet\u00ebm ta besojn\u00eb, por edhe ta m\u00ebshirojn\u00eb diktatorin shqiptar, p\u00ebr \u201crrezikun q\u00eb ai paska p\u00ebrballuar\u201d! Kjo metod\u00eb u p\u00ebrdor deri n\u00eb muajt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Vrasje, krime, eleminim fizik i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij, nga Liri Belishova e deri te Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. Nj\u00eb tipologji metodike e \u201csuksesshme\u201d e tij p\u00ebr t\u2019u heq si \u201cshp\u00ebtimtar\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb dhe si viktim\u00eb e \u201carmikut t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d!<\/p>\n<p>Si p\u00ebr \u00e7udi, e nj\u00ebjta tipologji politike u ndoq nga viti 2013 e deri m\u00eb sot nga kryeministri i sot\u00ebm, Edi Rama. Ai e nisi qeverisjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjajshme si ajo e diktatorit Hoxha. M\u00eb 1 prill 2013 n\u00ebnshkroi n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb prani t\u00eb ish-presidentit serb, Boris Tadiq, marr\u00ebveshjen e koalicionit me LSI-n\u00eb e Ilir Met\u00ebs. Dhe bashk\u00ebqeveris\u00ebn kat\u00ebr vite s\u00eb bashku. Nd\u00ebrkaq politik\u00ebn e n\u00ebnshtrimit ndaj Beogradit e vijoi n\u00eb modelin e viteve 1941-1948.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2013 u luajt n\u00eb Beograd nj\u00eb ndeshje midis komb\u00ebtares s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe komb\u00ebtares se Serbis\u00eb. Stadiumi i shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb dueli politik. Qeveria dhe mediet serbe e promovuan Olsi Ram\u00ebn si nacionalistin shqiptar q\u00eb ideoi dhe organizoi ngritjen e dronit t\u00eb Ballist Morin\u00ebs mbi stadium. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak Rama f\u00ebrkonte duart n\u00eb Tiran\u00eb. Po fitonte kapital politik nacionalist. Po b\u00ebhej jo vet\u00ebm \u201cpatriot\u201d, por \u201cheroi i nacionalizmit\u201d!<\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb muaji, n\u00ebntor 2013, Rama shkoi p\u00ebr vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Beograd. Edhe kjo vizit\u00eb u propagandua si vazhdim i vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb nj\u00eb kryeministri shqiptar, asaj t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb vitin 1946. Bisedoi me kryeministrin Vu\u00e7iq p\u00ebr dy or\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Nd\u00ebrsa kur doli n\u00eb konferenc\u00eb shtypi k\u00ebrkoi q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Kryeministri serb thirri publikisht \u201cProvokacija, provokacija\u201d! Nd\u00ebrkaq nj\u00eb gazetar i af\u00ebrt me Ram\u00ebn e mori k\u00ebt\u00eb dhe e b\u00ebri logo t\u00eb emisionit t\u00eb tij televiziv. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim Rama at\u00eb e d\u00ebrgoi ambasador t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Te shum\u00eb shqiptar\u00eb e sidomos n\u00eb Kosov\u00eb kjo deklarat\u00eb e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Beograd u prit me duartrokitje e brohoritje. \u201cRama u b\u00eb papritmas patriot i madh\u201d, \u201cm\u00eb i madhi nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat e m\u00ebparsh\u00ebm\u201d! \u201cM\u00eb i madh edhe se Ismail Qemali\u201d! Priti madje q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mblidheshin n\u00eb sheshe dhe t\u00eb th\u00ebrrisnin &#8220;Rama \u00ebsht\u00eb babai i kombit&#8221;!<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas?! Kur Rama mendoi se mori p\u00ebrfundimisht medaljen e patriotit u rikthye n\u00eb origjin\u00eb. N\u00eb origjin\u00ebn e vet si individ, por edhe n\u00eb origjin\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij. Ata q\u00eb e njohin mend\u00ebsin\u00eb e Edi Ram\u00ebs e than\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd, se gjith\u00e7ka qe inskenuar q\u00ebllimisht p\u00ebt t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit (Rama dhe Vu\u00e7iq) kredite nacionaliste n\u00eb vendet e tyre. Un\u00eb pata shkruar dhe pata th\u00ebn\u00eb se ky akt \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skenari q\u00eb do t\u2019i kthehet n\u00eb bumerang Kosov\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht ndodhi ajo q\u00eb prisja.<\/p>\n<p>Por nuk vazhdoi gjat\u00eb \u201cpatriotizmi\u201d i Ram\u00ebs. Fillimisht nisi retorika e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira midis Tiran\u00ebs zyrtare dhe Serbis\u00eb. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira u motivuan \u201cp\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr paqe n\u00eb rajon\u201d! U tha se fqinj\u00ebsia e mir\u00eb (pa qen\u00eb fqinj\u00eb) m\u00eb Serbin\u00eb garanton jo vet\u00ebm paqen n\u00eb Ballkan, por edhe normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb. Skeptik\u00ebt, ku b\u00ebj pjes\u00eb edhe un\u00eb, reaguan.<br \/>\nMegjithat\u00eb Edi Rama nuk u ndal. Fillimsht p\u00ebrkrahu iden\u00eb e Vu\u00e7iq p\u00ebr ta krijuar Jugosllavin\u00eb e Re, me projekt si republik\u00eb t\u00eb saj edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Por Vu\u00e7iq-it kjo iu duk pak. Pa se me Ram\u00ebn mund t\u00eb zbatonte projekte m\u00eb t\u00eb mira!<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2016 ai i propozoi kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iden\u00eb e \u201cshk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs\u201d, n\u00eb fakt t\u00eb ndarjes s\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebsaj radhe n\u00eb Nish. Prej aty shkuan n\u00eb Beograd dhe promovuan librin e kryeministrit shqiptar t\u00eb titulluar \u201cKurbani\u201d, t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Nuk u mor vesh kush e botoi dhe kush ishte p\u00ebrkthyesi. Por serb\u00ebt u sh\u00ebrbyen me nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb predikon p\u00ebr\u00e7arjen e shqiptar\u00ebve. Ky ishte q\u00ebllimi i p\u00ebrkthimit dhe botimit.<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj dhe Hashim Tha\u00e7i u thartuan. Than\u00eb se \u201cnuk pranojm\u00eb paternaliz\u00ebm nga qeveria e Tiran\u00ebs p\u00ebr \u00e7eshtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb\u201d! Por nuk vonoi shum\u00eb dhe pas dy muajsh, diku nga shkurti 2017, k\u00ebshilltari i Tha\u00e7it, Bekim \u00c7ollaku, njoftoi publikun q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej gati p\u00ebr \u201ckompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u201d! Pas k\u00ebsaj u b\u00eb e njohur se Tha\u00e7i kishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u2019ia jepte Serbis\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. Reaguan forca t\u00eb shumta politike e jo politike n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri. Sali Berisha ishte n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Debati u zhvillua i ashp\u00ebr. Rama kaloi ylberin e \u201cpatriotit\u201d dhe u b\u00eb \u201ctradhtar\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol mori n\u00eb Berlin hart\u00ebn e dy shteteve, Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Merkelit e Macronit tregonte me gisht bashk\u00eb me Tha\u00e7in e Vu\u00e7iq-in se cilat do t\u00eb ishin territoret q\u00eb do t\u2019i jepeshin Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ky projekt d\u00ebshtoi, Rama vazhdoi \u201ctradhtin\u00eb\u201d e tij me akordin midis tij, Vu\u00e7iq dhe Zaev p\u00ebr t\u00eb krijuar Minishengenin e tranfsormuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb Open Balkan. Thelloi aq shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Beogradin, sa n\u00eb \u00e7do rast, madje edhe n\u00eb samitet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kritikonte Prishtin\u00ebn dhe Albin Kurtin dhe e b\u00ebri Kosov\u00ebn fajtore p\u00ebr diversionet serbe kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Aq shum\u00eb u ngjiz me presidentin e Serbis\u00eb, sa kur fliste Rama nuk dallohej n\u00ebse po fliste kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, apo presidenti i Serbis\u00eb, gjithnj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Serbis\u00eb. \u201cTradhtia\u201d vijoi me entusiaz\u00ebm. Shkoi deri atje sa zoti Rama t\u2019i akuzonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e projektit t\u00eb tij me Vu\u00e7iq t\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Open Balkan, si \u201ctradhtar\u00eb\u201d dhe veten ta quaj\u00eb \u201cmesia kumbar\u00eb\u201d midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve e madje edhe midis Beogradit nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Brukselit e Uashingtonit nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNe tradhtar\u00ebt\u201d u ndjem\u00eb keq, sepse po na akuzonte p\u00ebr t\u00eb till\u00eb nj\u00eb person q\u00eb mori n\u00eb mbrojtje Serbin\u00eb dhe presidentin e saj kur ai p\u00ebrgatiste plane p\u00ebr akte terroriste n\u00eb Kosov\u00eb dhe vazhdonte aleanc\u00ebn e ngusht\u00eb me Rusin\u00eb. Po na akuzonte ai q\u00eb quhet kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb ndjehemi akoma m\u00eb keq, kur Edi Rama t\u00eb b\u00ebj\u00eb metamorfoz\u00ebn tjet\u00ebr, por jo edhe t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb Perendimi po sheh se Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb problemi dhe zjarrv\u00ebn\u00ebsi i Kosov\u00ebs dhe Ballkanit, Rama ka nisur t\u00eb distancohet me t\u00eb. Natyrisht jo menj\u00ebhersh\u00ebm si\u00e7 Enver Hoxha u distancua nga Tito. Rama po largohet me shum\u00eb kujdes. P\u00ebrmend Re\u00e7akun, por nuk ia mban t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb as Miloshevi\u00e7in, jo m\u00eb ministrin e kasapit t\u00eb Ballkanit, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq-in! P\u00ebrmend nevoj\u00ebn p\u00ebr pajtim dhe kritikon Beogradin pse mbajti zi p\u00ebr terrorist\u00ebt, por nuk pranon t\u00eb hartoj\u00eb dhe miratoj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr genocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb! Thot\u00eb se ngjarja n\u00eb Banjsk\u00eb ishte akt kriminal, por nuk do t\u00eb pranoj\u00eb se ishte edhe akt terrorist. Rama vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb kamufluara p\u00ebr Beogradin, si\u00e7 ishte rasti i projektit t\u00eb Asosacionit, t\u00eb cilin pa u konsultuar me autoritetet e Prishtin\u00ebs ia d\u00ebrgoi kancelarit Scholz dhe presidentit Macron.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt as Enver Hoxha nuk qe distancuar plot\u00ebsisht nga Jugosllavia e Titos. Sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb t\u00eb dy vendeve bashk\u00ebpunuan deri n\u00eb fund. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn edhe s\u00ebrbimi sekret i Edi Ram\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Aleksand\u00ebr Vulin. Tregtia midis Shqip\u00ebris\u00eb e jugosllavis\u00eb vazhdoi pand\u00ebrprerje. Kjo po ndodh masivisht me Edi Ram\u00ebn. Pas ngjarjeve t\u00eb Prag\u00ebs n\u00eb gusht 1968 Enver Hoxha b\u00ebri thirrje p\u00ebr aleanc\u00eb ushtarake me Jugosllavin\u00eb, si preteks se ndoshta sulmon Bashkimi Sovjetik. Nd\u00ebrsa Rama nuk ka heq dor\u00eb ende nga aleanca politike me Beogradin! Ngjashm\u00ebrit\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i t\u00eb nj\u00ebjtave metoda jan\u00eb karakteristika themelore midis Enver Hoxh\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Poblikisht edhe Enver Hoxha hidhte akuza dhe kritika kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb. Sidomos pas vdekjes s\u00eb Titos. Fjalimi i tij n\u00eb Kongesin e 8-t\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb shihet prej enverist\u00ebve si \u201cpatriotiz\u00ebm i past\u00ebr\u201d i ish-diktatorit shqiptar. Por ama as atij nuk ia mbajti t\u00eb mbaj\u00eb fjalime t\u00eb tilla sa koh\u00eb ishte gjall\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij i viteve 1940, Josip Tito. Edi Rama ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarata \u201cpatriotizmi\u201d dhe mund ta thelloj\u00eb k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb rolit t\u00eb \u201cpatriotit\u201d! Ai e di se ne shqiptar\u00ebt kemi nj\u00eb kujtes\u00eb vet\u00ebvras\u00ebse dhe mbajm\u00eb mend vet\u00ebm fundin e filmit. Pra do t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb n\u00eb memorie retorik\u00ebn \u201cpatriotike\u201d t\u00eb \u201cpatriotit t\u00eb madh\u201d, Edi Rama! Kjo do ta motivoj\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cb\u00ebhet patriot\u201d, si me magji e brenda nat\u00ebs! Mos u \u00e7uditni kur ne t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb na shpall\u00eb \u201ctradhtar\u00eb\u201d! Por ama sa koh\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb jet\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, ai do ta ruaj\u00eb vij\u00ebn e kuqe! Sepse presidenti serb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i keq p\u00ebr kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgimi Fan Noli. Mesa duket kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Rama kur ishte n\u00eb opozit\u00eb shfaqej si fanolist i thekur, nd\u00ebrsa gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij gati 11 vje\u00e7are, thuajse nuk e ka p\u00ebrmend asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver BYTY\u00c7I Fan Noli ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb postulate. Por nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsi. Ai shkruan se \u201cK\u00ebtu (n\u00eb Shqip\u00ebri) tradhtari b\u00ebhet brenda nat\u00ebs si me magji patriot dhe patrioti shpallet tradhtar\u201d! Duke e arsyetuar dhe analizuar n\u00eb thelbin e vet k\u00ebt\u00eb fenomen, m\u00eb shkoi mendja n\u00eb dy shembuj nga qeverisja e pas Luft\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-68959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68959\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}