{"id":68997,"date":"2024-01-18T09:27:10","date_gmt":"2024-01-18T09:27:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=68997"},"modified":"2024-01-18T09:27:10","modified_gmt":"2024-01-18T09:27:10","slug":"berisha-edi-rama-ty-te-pret-fati-i-eterve-te-tu-biologjike-te-pret-fati-i-norieges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/18\/berisha-edi-rama-ty-te-pret-fati-i-eterve-te-tu-biologjike-te-pret-fati-i-norieges\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama, ty t\u00eb pret fati i et\u00ebrve t\u00eb tu biologjik\u00eb, t\u00eb pret fati i Norieg\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn mbr\u00ebmjen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs tek \u201cRrugica e Shpres\u00ebs\u201d, posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha. Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb dritaren e banes\u00ebs s\u00eb tij para mij\u00ebra qytetar\u00ebve, sot n\u00eb dat\u00ebn e 17 janarit p\u00ebrkujtoi Sk\u00ebnderbeun n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij, 556 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha tha se, Edi Rama n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit po vjedh nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare, e cila shkon m\u00eb s\u00eb paku 4 miliard\u00eb euro. Berisha tha se, Edi Rama dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk do shp\u00ebtojn\u00eb kurr\u00eb nga vila me themelet 57 met\u00ebr dhe pallati 5-kat\u00ebsh t\u00eb ngritur me vjedhje dhe vet\u00ebm me vjedhje.<\/p>\n<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju misionar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave q\u00eb qendroni t\u00eb pamposhtur, qendroni t\u00eb vendosur, qendroni t\u00eb sigurt n\u00eb misionin tuaj, n\u00eb fitoren tuaj, n\u00eb fitoren e opozit\u00ebs shqiptare, fitoren e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, nderojn\u00eb me adhurimin m\u00eb t\u00eb madh, prij\u00ebsin e tyre t\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Sk\u00ebnderbeun n\u00eb dit\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu i doli zot Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqis\u00eb s\u00eb Perandoris\u00eb Otomane.<\/p>\n<p>Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i liris\u00eb, besoi tek shqiptar\u00ebt, besoi tek trim\u00ebria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e arm\u00ebve t\u00eb tyre dhe b\u00ebri beteja p\u00ebr 25 vite me radh\u00eb, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb historin\u00eb e koh\u00ebs, jehuan n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e planetit dhe Sk\u00ebnderbeu mori p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ajo koh\u00eb ishte koh\u00eb perandorish, ishte koh\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb, por Sk\u00ebnderbeu mbetet p\u00ebr \u00e7do shqiptar, frym\u00ebzimi i tij. Sk\u00ebnderbeu mbetet engj\u00eblli q\u00eb ruan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Sk\u00ebnderbeu i vet\u00ebm, por u ngrit dhe mundi nj\u00eb perandori. Forca e v\u00ebrtet\u00eb e tij q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mbronte. N\u00eb idealet p\u00ebr t\u00eb cilat ai luftonte dhe luftoi. Ndaj dhe p\u00ebr ne, ai \u00ebsht\u00eb dhe mbetet frym\u00ebzuesi i \u00e7do shqiptari, q\u00eb beson t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb sakrifikoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni t\u00eb pathyesh\u00ebm, sepse ju po mbroni t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu luftoi nj\u00eb pushtim t\u00eb huaj, kurse ju po luftoni nj\u00eb pushtim t\u00eb brendsh\u00ebm m\u00eb barbar se sa \u00e7do pushtim tjet\u00ebr q\u00eb kan\u00eb njohur shqiptar\u00ebt. Po luftoni nj\u00eb pushtim t\u00eb brendsh\u00ebm si pushteti i nj\u00eb kryehajduti q\u00eb n\u00eb 8 vite varf\u00ebroi, mjeroi duke vjedhur shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb dhe duke u pasuruar vet\u00eb me miliarda, me qeveritar\u00ebt e tij, me suit\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Edi Rama me regjimin e tij n\u00eb 8 vite rrokullisi shqiptar\u00ebt n\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb keqpaguar n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Prej muajsh e muajsh \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb parlamentin e krimit ligji p\u00ebr minimumin jetik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos vuajn\u00eb p\u00ebr vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet, sepse Edi Rama e di se duke i varf\u00ebruar shqiptar\u00ebt, ata ose n\u00ebnshtrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, ose largohen nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb urrejtjen e tij p\u00ebr opozit\u00ebn, p\u00ebrdori t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr asgj\u00ebsimin e saj. P\u00ebrdori \u00e7do mjet p\u00ebr t\u2019i mbyllur asaj goj\u00ebn. Por d\u00ebshtoi. Kjo rruga \u00ebsht\u00eb sot rruga e parlamentit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Orator\u00ebt e k\u00ebsaj rruge jan\u00eb parlamentar\u00ebt e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shk\u00eblqyer t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb beteja q\u00eb zhvillohet sot mes kleptokrat\u00ebve, hajdut\u00ebve, trafikant\u00ebve qeveritar\u00eb dhe ju, popullit t\u00eb opozit\u00ebs, popullit guximtar, ka vet\u00ebm nj\u00eb motiv kryesor: Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb fsheh\u00eb krimet e tij. Ka tmerr dhe ferr nga krimet e tij, ndaj dhe \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka duke urdh\u00ebruar mercenar\u00ebt e tij n\u00eb SKAP q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai goditi me korrupsionin e tij, goditi me sistemin e vjedhjeve t\u00eb tij, me krimet e tij, antikorrupsionin. Mendoi t\u00eb godas\u00eb z\u00ebrin e fuqish\u00ebm q\u00eb e ka denoncuar n\u00eb \u00e7do akt, n\u00eb \u00e7do vjedhje, n\u00eb \u00e7do posht\u00ebrsi, n\u00eb \u00e7do tradhti.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri i vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, q\u00eb nga kryetar hajdut i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, u b\u00eb kryeminist\u00ebr me nj\u00eb vil\u00eb 57 metra t\u00eb gjat\u00eb, me nj\u00eb oborr 5 mij\u00eb metra katror. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte t\u00eb deklaruara 3800 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama u b\u00eb kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zonja e tij solli n\u00eb paj\u00eb pallatin 5-kat\u00ebsh t\u00eb nd\u00ebrtuar pa asnj\u00eb qindark\u00eb fatura bankare, nd\u00ebrtimi, tatimi, dogane etj. Gjith\u00e7ka n\u00eb truall, sikund\u00ebr n\u00eb Surrel, mbiu nga vjedhja, vjedhja dhe vet\u00ebm vjedhja.<\/p>\n<p>Edi Rama mendoi se do mbyll\u00eb vjedhjen e tij duke shkarkuar drejtuesen e institucionit t\u00eb deklarimit t\u00eb pasurive, nj\u00eb njeri t\u00eb ndersh\u00ebm, me integritet, e cila n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nisi hetimin e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por un\u00eb sot jam k\u00ebtu para jush, Edi Rama, ti dhe bashk\u00ebshortja nuk do shp\u00ebtoni kurr\u00eb nga vila me themelet 57 met\u00ebr dhe pallati 5-kat\u00ebsh t\u00eb ngritur me vjedhje, vjedhje dhe vet\u00ebm vjedhje.<\/p>\n<p>Edi Rama mori pushtetin p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar shqiptar\u00ebt dhe pasuruar veten e tij. 200 milion\u00eb euro do e akuzonte OSBE se ka depozituar n\u00eb bankat offshore. Nuk guxoi t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb, nuk guxoi t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, por heshti si fija e barit sepse ata i tregonin llogarit\u00eb. Por hajdut\u00ebt nuk ngopen kurr\u00eb me vjedhjet e tyre. Ai vazhdoi, me firm\u00ebn e tij u realizuan vjedhjet e shekullit.<\/p>\n<p>Edi Rama firmosi themelin e djeg\u00ebsve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shqiptar\u00ebt, po t\u00eb mos ishte opozita, do paguanin 1 miliard\u00eb euro p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajn. Edi Rama firmosi dh\u00ebnien e tyre pa gar\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Edi Rama firmosi bonusin 8 p\u00ebrqind p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, Edi Rama \u00ebsht\u00eb arkitekti i v\u00ebrtet\u00eb i vjedhjes s\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb me Beq\u00ebn e tij dhe muratorin t\u00eb cilit i dha sterilizimin, rriti 83 her\u00eb \u00e7mimin e k\u00ebsaj procedure. P\u00ebrjashtoi nga mund\u00ebsia e operacionit p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb lart\u00eb, \u00e7do muaj t\u00eb pakt\u00ebn 1 mij\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Hajduti nuk ngopet kurr\u00eb. Pasi e pa se p\u00ebr vil\u00ebn e tij 57 metra t\u00eb gjat\u00eb, sarajet e tij, se p\u00ebr pallatin 5-kat\u00ebsh n\u00eb sheshin e pallateve, se p\u00ebr afer\u00ebn 1 miliard\u00ebshe t\u00eb djeg\u00ebsve, se p\u00ebr afer\u00ebn qindra milion\u00eb t\u00eb sterilizimit dhe t\u00eb check-up nuk i hyri ferra n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse Skapi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e turpshme kriminale e ekzekutivit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ai vazhdoi me Portin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit po vjedh nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare, e cila shkon m\u00eb s\u00eb paku 4 miliard\u00eb euro. 1.4 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb. Pa llogaritur basenin p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, si ka mund\u00ebsi q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb pajtohen me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Opozita, PD, Sali Berisha i kan\u00eb denoncuar dhe do i denoncojn\u00eb \u00e7do nat\u00eb.<\/p>\n<p>Por ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb na ndjekin. Mos prisni kurr\u00eb q\u00eb t\u2019i pres\u00eb kush dor\u00ebn me g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebn e ligjit kryehajdutit t\u00eb kombit, Edi Ram\u00ebs. Vet\u00ebm g\u00ebrsh\u00ebra e qytetar\u00ebve, vet\u00ebm ju, vet\u00ebm guximi juaj do i jap\u00eb atij p\u00ebrgjigjen q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot fton \u00e7do shqiptar t\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj. Fton \u00e7do shqiptar t\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dinjitetin e tij, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Askush nuk do vij\u00eb ta p\u00ebrmbys\u00eb p\u00ebr ne Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>I pyesni pak ata q\u00eb p\u00ebrmbyt\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste: Kush erdhi me ne me 21 shkurt kur zvarrit\u00ebm diktatorin rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs? Kush ishte me student\u00ebt \u00e7lirimtar\u00eb kur u p\u00ebrball\u00ebn dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me diktatur\u00ebn e Ramiz Alis\u00eb? Askush p\u00ebrve\u00e7 vetes s\u00eb tyre, idealeve t\u00eb tyre, vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe nj\u00ebher\u00eb, Sk\u00ebnderbeu frym\u00ebzon \u00e7do shqiptar t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb beson. T\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb idealet q\u00eb beson. T\u00eb qendroj\u00eb i pamposhtur, sepse ai q\u00ebndroi kund\u00ebr perandoris\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb koh\u00ebs dhe triumfoi. Ai q\u00ebndroi kund\u00ebr hordhive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs dhe triumfoi.<\/p>\n<p>Beteja e tij ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, ishte nj\u00eb beteje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u00e7do shqiptar, t\u00eb ngrihemi, t\u00eb nxjerrim k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb bekuar nga kthetrat e mafies pa m\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ngrihemi t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare nga kthetrat e egra t\u00eb krimit q\u00eb e kan\u00eb kapluar. T\u00eb ngrihemi t\u00eb p\u00ebrmbysim k\u00ebt\u00eb regjim p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur dyert e mbyllura t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>E ardhmja europiane e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e ardhmja m\u00eb e shk\u00eblqyer. Integrimi yn\u00eb n\u00eb familjen evropiane \u00ebsht\u00eb interesi absolut i \u00e7do shqiptari. Ndaj dhe populli i opozit\u00ebs, popull i vokacionit per\u00ebndimor t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb marrim n\u00eb dor\u00eb fatin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo t\u2019ia l\u00ebm\u00eb at\u00eb nj\u00eb armiku t\u00eb shqiptar\u00ebve, kryehajdutit t\u00eb kombit, nj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe q\u00eb po shfaros, q\u00eb po largon, q\u00eb po posht\u00ebron, q\u00eb po varf\u00ebron, q\u00eb po mjeron m\u00eb shpejt dhe m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do pushtim tjet\u00ebr, shqiptar\u00ebt dhe vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, p\u00ebrs\u00ebri do t\u2019i drejtohem Edi Ram\u00ebs, armikut t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb gjitha koh\u00ebrave, nga Sk\u00ebnderbeu gjer m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Edi Rama, struku por je i pashpres\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb, prozhektor\u00ebt e saj t\u00eb shpres\u00ebs, t\u00eb drit\u00ebs, po ngrohin dhe po ndri\u00e7ojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ty t\u00eb pret fati i et\u00ebrve t\u00eb tu biologjik\u00eb, t\u00eb pret fati i Norieg\u00ebs, fati i narkodiktator\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn mbr\u00ebmjen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs tek \u201cRrugica e Shpres\u00ebs\u201d, posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha. Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb dritaren e banes\u00ebs s\u00eb tij para mij\u00ebra qytetar\u00ebve, sot n\u00eb dat\u00ebn e 17 janarit p\u00ebrkujtoi Sk\u00ebnderbeun n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij, 556 vite m\u00eb par\u00eb. Berisha tha se, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-68997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}