{"id":69280,"date":"2024-01-22T09:26:16","date_gmt":"2024-01-22T09:26:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69280"},"modified":"2024-01-22T09:27:09","modified_gmt":"2024-01-22T09:27:09","slug":"ora-zenith-dhe-trokitja-ne-porte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/22\/ora-zenith-dhe-trokitja-ne-porte\/","title":{"rendered":"Ora Zenith dhe trokitja n\u00eb port\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agim Xh. Deshnica<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-69281\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/or.jpg\" alt=\"\" width=\"178\" height=\"222\" \/><\/p>\n<p>Tek po kaloja p\u00ebrmes nj\u00eb dyqani t\u00eb madh me or\u00eb t\u00eb mbyllura brenda xhameve, m\u2019u kujtuan or\u00ebt e viteve t\u00eb shkuar. Qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shkoll\u00eb, kishim d\u00ebgjuar tregime nga m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsit p\u00ebr matjen e koh\u00ebs. Mjetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, nj\u00ebri e quante or\u00eb me r\u00ebr\u00eb, apo or\u00eb dielli, tjetri &#8211; or\u00eb dore, sahat xhepi, apo qostek me kurdisje. N\u00eb dit\u00ebt tona kan\u00eb marr\u00eb dhen\u00eb or\u00ebt e dor\u00ebs me z\u00eb njeriu p\u00ebr ata, q\u00eb nuk shikojn\u00eb mir\u00eb, or\u00ebt q\u00eb ushqehen me rreze drite, or\u00ebt e murit me zogj e dollap\u00ebt e drunjt\u00eb me xhama t\u00eb sahateve me laviers. Pra, p\u00ebr koh\u00ebn ting\u00ebllojn\u00eb miliona zile e kambana n\u00eb t\u00ebr\u00eb skajet e rruzullit tok\u00ebsor.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se ka patur edhe or\u00eb mjeshtrash t\u00eb m\u00ebdhenj, ku d\u00ebgjoheshin hymne korale p\u00ebr mbret\u00ebr e mbret\u00ebresha, or\u00eb me figura grash e burrash n\u00eb skena, q\u00eb hapeshin e mbylleshin. Edhe mjaft qytete hijeshohen nga kullat e larta t\u00eb sahat\u00ebve, si Big-Bengu i Londr\u00ebs, 96 metra i lart\u00eb, Kulla vigane shum\u00ebkat\u00ebshe e Bostonit, q\u00eb sh\u00ebrben si sahat dhe hotel. N\u00eb sheshin San Marko t\u00eb Venecies, mbi nj\u00eb kull\u00eb, n\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuara, dy shtatore bronzii burrash t\u00eb fuqish\u00ebm godasin me \u00e7ekan\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb. Edhe sot, n\u00ebp\u00ebr fshatrat tona koh\u00ebn e gjejn\u00eb me af\u00ebrsi me hijen e pip\u00ebs mbi shuplak\u00ebn e dor\u00ebs, apo me nj\u00eb shuf\u00ebr druri a hekuri mbi tok\u00eb. D\u00ebgjohen edhe z\u00ebra, se dielli \u00ebsht\u00eb ngjitur dy pash\u00eb apo nj\u00eb hosten mbi Sopot! Nd\u00ebrsa ora e gjall\u00eb, k\u00ebndesi, zgjon gjumash\u00ebt, ashtu si n\u00eb rubairat e Khajamit:<\/p>\n<p>\u201cA e di p\u00ebrse k\u00ebndesi po k\u00ebndon<br \/>\nMenat\u00eb dhe nga gjumi po t\u00eb zgjon?<br \/>\nQ\u00eb shkoi nj\u00eb dit\u00eb po t\u00eb lajm\u00ebron<br \/>\nDhe ti, \u00e7kujdesur, fle dhe \u00ebnd\u00ebrron!<br \/>\nZgjohu! M\u00ebngjesi me shigjet\u00eb e grisi<br \/>\nPerden e Nat\u00ebs, Yjt\u2019 i arratisi,<br \/>\nDhe Dielli gjahtar me rreze kapi<br \/>\n\u00c7do maj\u00eb mali e pallati e lisi! \u201d<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e reja, or\u00ebt elektronike jan\u00eb vendosur n\u00eb kompjutera e n\u00eb celular\u00eb, disa me vler\u00eb jan\u00eb ndrydhur n\u00eb muzeume, shum\u00eb t\u00eb tjera presin t\u00eb shiten, ose jan\u00eb harruar n\u00ebp\u00ebr sirtare, ose jan\u00eb hedhur n\u00eb kosha plehrash. \u00c7mimet e tyre jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb larmishmet. Or\u00ebt e shtrenjta hyjn\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e stolive. Kur i sheh \u00e7mimet e tyre, t\u00eb dhembin syt\u00eb dhe koka. T\u00eb lirat u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb pun\u00eb pa vones\u00eb, p\u00ebr takime n\u00eb kafe, nd\u00ebrsa or\u00ebt e shtrenjta &#8211; p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebt. Or\u00ebt e lira i quajn\u00eb edhe roskop. Ora t\u00eb g\u00ebzon, por edhe t\u00eb tmerron. Or\u00ebt n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb emra sipas gjuh\u00ebve: shqip atyr u thon\u00eb &#8211; or\u00eb, anglisht &#8211; clock, fr\u00ebngjisht &#8211; horologe, italisht &#8211; oro\u2019logio, turqisht &#8211; sahat, rusisht \u00e7as, etj, etj. Shpik\u00ebsit e panjohur t\u00eb or\u00ebve u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr nd\u00ebrtime punishtesh e fabrikash dhe p\u00ebr nj\u00eb varg dyqanesh me fitime p\u00ebr tregtar\u00ebt, sidomos p\u00ebr sahatcinjte.<\/p>\n<p>Bota e or\u00ebve Zenith apo Omega, pas luft\u00ebs, qe harruar. N\u00eb qender te kryeqytetit na mjaftonte Kulla e Sahatit. Ve\u00e7se, her\u00eb pas here akrepat, ndalonin. Kambana pushonte. Flitej se njer\u00ebz t\u00eb caktuar me detyrat e siguris\u00eb qytetare ndaj rreziqeve, sidomos nat\u00ebn, merreshin me \u00e7rregullimin e koh\u00ebs s\u00eb ndonj\u00eb kryengritjeje t\u00eb mundshme nga armiqt\u00eb e popullit, q\u00eb flinte. Mbase edhe mungesa e or\u00ebve n\u00eb dyqane dhe e telefonave n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e qytetar\u00ebve, lidhej me parandalimin e ndonj\u00eb plani kund\u00ebr pushtetit popullor. Akrep\u00ebt frenonin n\u00eb pikat e zeza t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb te Sahati, posi nj\u00eb tren i prishur n\u00eb shinat e hekurudh\u00ebs. Kur ata nisnin t\u00eb l\u00ebviznin, do t\u00eb thoshte se rreziku qe larguar. Gjithsesi, kambana nuk ndihej m\u00eb me ting\u00ebllimin e fort\u00eb \u201cdang!\u201d n\u00eb or\u00ebn e plot\u00eb, \u201ctrang!\u201d n\u00eb gjysm\u00ebn e or\u00ebs dhe \u201ctring!\u201d n\u00eb \u00e7do pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb minuta.<\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb e diel. P\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb koh\u00ebn, hapa e mbylla disa dosje t\u00eb pluhurosura. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre gjeta nj\u00eb tregim t\u00eb harruar. N\u00eb at\u00eb let\u00ebr t\u00eb zverdhur nga koha munda t\u00eb lexoja k\u00ebto rreshta p\u00ebr or\u00ebn Zenith t\u00eb babait:<\/p>\n<p>\u201cKur punoja me shifra n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje nd\u00ebrtimi n\u00eb rrethinat e qytetit, isha fare i qet\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn. P\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb zgjonte babai pensionist, pasi hapte kapakun e sahatit t\u00eb xhepit t\u00eb mark\u00ebs Zenith, nga vitet e marmalat\u00ebs, t\u00eb makaronave dhe vino Chiantit. Ora me fosfor e tryez\u00ebs e po asaj kohe, e mark\u00ebs Veglia, nuk punonte m\u00eb. Dikur zilja e saj binte fort tri her\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes. E treta binte pa pushim, deri sa zgjonte edhe komshinjt\u00eb. Tashm\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb relike ndrinin vet\u00ebm numrat e akrepat me fosfor, po ta prekje pak, zilja e \u00e7ting\u00eblluar binte kot m\u00eb kot. E mbanim si stoli mbi komodin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur punoja deri pas mesnate, harrohesha midis letrave dhe s\u2019m\u00eb shkonte nd\u00ebr mend t\u00eb pyesja se sa ishte ora, sepse si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb duhej t\u00eb mbushja formular\u00ebt e pafund p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ato or\u00eb flinin rehat n\u00eb vilat e partis\u00eb. As n\u00eb sheshin e nd\u00ebrmarrjes, apo n\u00eb zyrat e drejtoris\u00eb, nuk shihej e as d\u00ebgjohej ndonj\u00eb or\u00eb. Ato dukeshin n\u00eb \u00e7astin e p\u00ebrurimit, por pasi prisheshin, \u201cmbeteshin n\u00eb tako\u201d e s\u2019merrej m\u00eb askush me to. Ai mjet aq i nevojsh\u00ebm ishte mall jasht\u00eb liste dhe i rastit nga importi. Or\u00ebt e markave Gub e Zenith madje edhe Pobjeda ishin me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se paga mujore e nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi, pal\u00e9 e pun\u00ebtorit. P\u00ebr \u00e7do rast n\u00eb sht\u00ebpi na ndihmonte ora Zenith e babait. Befas nj\u00eb nip\u00e7e, duke luajtur na e prishi Zenithin. Qysh at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb pun\u00eb m\u00eb zgjonte babai, kur shkonte n\u00eb radh\u00ebn e kosit, sipas marr\u00ebveshjes me nj\u00eb komshi, i cili trokiste n\u00eb port\u00ebn ton\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, teksa kalova bregut t\u00eb Himar\u00ebs te nj\u00eb dyqan i harruar n\u00eb Dh\u00ebrmi, gjeta disa or\u00eb gjermane t\u00eb mark\u00ebs Umf &#8211; Ruhla, t\u00eb tipit roskop, t\u00eb trash\u00eb sa nj\u00eb kok\u00ebrr qepe, me \u00e7mime pothuaj falas. Pa e zgjatur, bleva dy prej tyre. Nje per vete tjetra per babain. K\u00ebshtu, me or\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi plot g\u00ebzim. Pra, shqet\u00ebsimi, -p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb pun\u00eb mori fund. Shp\u00ebtova dhe nga trokitja e komshiut n\u00eb port\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs. Pra me or\u00eb n\u00eb dor\u00eb hipur n\u00eb biciklet\u00ebn pa fener\u00eb shkoja her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe kthesha nat\u00ebn kur dritat n\u00eb shtylla ishin fikur. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Umf-Ruhla me fosfor posi xix\u00ebllonj\u00eb ndrinte zbeht\u00eb rrot\u00ebn e par\u00eb udh\u00ebs deri n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00eb \u00e7do dit\u00eb or\u00ebn e hiqja nga dora dhe e vendosja mbi tryez\u00ebn e pun\u00ebs i sigurt se asnj\u00eb nuk do t\u00eb f\u00eblliqte dor\u00ebn duke vjedhur at\u00eb sahat roskop.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dit\u00eb, kur asfaltohej rruga pran\u00eb drejtoris\u00eb, u afrova t\u00eb shihja ziftin n\u00eb kazan. P\u00ebr dreq, ora ime gjermane m\u2019u shk\u00ebput nga rripi e ra brenda n\u00eb llumin e zi. Nj\u00eb pun\u00ebtor nxitoi me lopat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, e futi n\u00eb fu\u00e7i, e gjeti dhe e nxori jasht\u00eb. Nj\u00eb mekanik, mjesht\u00ebr p\u00ebr gjithcka, e mori or\u00ebn dhe e zhyti n\u00eb nj\u00eb en\u00eb me benzin\u00eb. Umf &#8211; Ruhla u pastrua p\u00ebr bukuri dhe rraahjet e or\u00ebs nisen p\u00ebrseri: tik- tak, tik-tak, tik-tak! Qysh nga ajo dit\u00eb, ata q\u00eb mburreshin me or\u00ebt Zenith e Gub, kur kalonin udh\u00ebs, p\u00ebrbri meje, m\u00eb pyesnin me buz\u00ebn n\u00eb gaz: \u201cT\u00eb lutem, sa \u00ebsht\u00eb ora ekzakt?&#8230;\u201d<br \/>\nTregimi vazhdonte m\u00eb tej, por qe e pamundur t\u00eb lexohej. E pash\u00eb me vend ta plot\u00ebsoja sipas kujtimeve dhe t\u2019ua tregoja miqve t\u00eb mi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Xh. Deshnica Tek po kaloja p\u00ebrmes nj\u00eb dyqani t\u00eb madh me or\u00eb t\u00eb mbyllura brenda xhameve, m\u2019u kujtuan or\u00ebt e viteve t\u00eb shkuar. Qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shkoll\u00eb, kishim d\u00ebgjuar tregime nga m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsit p\u00ebr matjen e koh\u00ebs. Mjetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, nj\u00ebri e quante or\u00eb me r\u00ebr\u00eb, apo or\u00eb dielli, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-69280","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69280\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}