{"id":69324,"date":"2024-01-22T12:43:10","date_gmt":"2024-01-22T12:43:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69324"},"modified":"2024-01-22T12:43:34","modified_gmt":"2024-01-22T12:43:34","slug":"skela-e-arlis-plagos-babe-e-bije-asnje-mase-per-lilon-e-ndertimeve-pa-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/22\/skela-e-arlis-plagos-babe-e-bije-asnje-mase-per-lilon-e-ndertimeve-pa-leje\/","title":{"rendered":"Skela e \u201cArlis\u201d plagos bab\u00eb e bij\u00eb, asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr Lilon e nd\u00ebrtimeve pa leje"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb u regjistrua paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb h\u00ebne n\u00eb Tiran\u00eb, ku u shk\u00ebput skela prej hekuri nga nj\u00eb pallat n\u00eb nd\u00ebrtim dhe plagosi r\u00ebnd\u00eb dy qytetar\u00eb t\u00eb rastit q\u00eb po kalonin n\u00eb trotuar.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompleksin e pallateve me godina banimi dhe sh\u00ebrbimi 11, 12, 13 dhe 14 kate me 3 kate parkimi n\u00ebntoke, q\u00eb po nd\u00ebrtohet buz\u00eb lumit t\u00eb Lan\u00ebs, n\u00eb bulevardin \u201cGjergj Fishta\u201d nga kompania \u201cArlis-ndertim\u201d sh.p.k. n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Armand Lilo.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e shk\u00ebputjes s\u00eb skel\u00ebs prej hekuri mbet\u00ebn t\u00eb plagosur bab\u00eb e bij\u00eb, Hysen Lavdari, rreth 70 vje\u00e7, dhe Imelda Shk\u00ebmbi, rreth 45 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Ata u transportuan me urgjenc\u00eb n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, teksa n\u00eb vendin e ngjarjes kishin mbetur dhe njolla gjaku.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Pas ngjarjes, Policia e Tiran\u00ebs reagoi me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr mediat, ku b\u00ebri me dije se ka shoq\u00ebruar n\u00eb komisariat inxhinierin e pallatit, shtetasin K. S., dhe dy pun\u00ebtor\u00ebt me iniciale N. S., dhe A. P.<\/span><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cM\u00eb dat\u00eb 22.01.2024, rreth or\u00ebs 10:10, n\u00eb bulevardin \u201cGjergj Fishta\u201d, jan\u00eb rr\u00ebzuar skelat e nje pallati\u00a0n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, dhe si pasoj\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar 2 shtetas (kalimtar\u00eb) H. L., rreth 70 vje\u00e7, dhe I. Sh., rreth 45 vje\u00e7e. Dy t\u00eb d\u00ebmtuarit ndodhen n\u00eb spital, n\u00eb kujdesin e mjek\u00ebve.\u00a0 N\u00eb ambientet e Policis\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe pun\u00ebtor\u00ebt N. S., dhe A. P., p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet n\u00eb vendngjarje dhe po punon p\u00ebr sqarimin e rrethanave t\u00eb ngjarjes.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhej n\u00eb njoftimin e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, spitali n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr mediat b\u00ebri me dije se 70-vje\u00e7ari Hysen Lavdari ndodhet n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa vajza e tij, Imelda Shk\u00ebmbi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb stabilizuar.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cJu informojm\u00eb se pacienti me inicialet H.L. \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa pacientja me iniciale I.Sh. n\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore stab\u00ebl, po mbahet n\u00eb monitorim nga stafi mjek\u00ebsor.\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb njoftimin e spitalit.<\/p>\n<p>Mbetet me interes t\u00eb shihet se si do t\u00eb shkojn\u00eb hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00ebse a do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar njer\u00ebzit e biznesmenit Armand Lilo, pasi dy personave u ra skela e hekurit n\u00eb kok\u00eb duke kaluar n\u00eb \u201cgjysm\u00eb-trotuarin\u201d e zaptuar nga \u201cArlis-nd\u00ebrtim\u201d sh.p.k. Deri n\u00eb k\u00ebto momente, autoritetet nuk kan\u00eb raportuar as p\u00ebr arrestim dhe as p\u00ebr procedim t\u00eb personave t\u00eb shoq\u00ebruar, punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Armand Lilos.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Biznesmeni Armand Lilo i \u201cArlis-nd\u00ebrtim\u201d sh.p.k. i paditur n\u00eb SPAK dhe i akuzuar p\u00ebr kate pa leje<\/strong><\/p>\n<p>Armando Lilo, pronari i kompanis\u00eb \u201cArlis-nd\u00ebrtim\u201d sh.p.k., njihet si mik i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj. N\u00eb vitin 2017, ai u padit nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bash\u00ebs, pas akuzave se i ka k\u00ebrkuar ryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, kur Bashkia e Tiran\u00ebs drejtohej nga Basha.<\/p>\n<p>Gjithashtu emri i tij doli n\u00eb sken\u00eb edhe n\u00eb arrestimin e Orest Sot\u00ebs, ku n\u00eb makin\u00ebn e t\u00eb cilit u gjend\u00ebn 863 mij\u00eb eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit t\u00eb Saimir Tahirit. Automjeti tip \u201cRang Rover\u201d me targ\u00ebn AA718OS , rezultoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb biznesmenit me origjin\u00eb nga Pogradeci, Armand Lilo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje ku Armand Lilo del i implikuar \u00ebsht\u00eb ajo e ndodhur m\u00eb 29 Maj t\u00eb vitit 2013. Ai \u00a0ka pasur nj\u00eb konflikt n\u00eb zon\u00ebn e Yzberishtit. Policia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb tha se shkak i konfliktit ka qen\u00eb nj\u00eb garazh. Punimet q\u00eb po kryente nj\u00eb n\u00eb nj\u00eb garazh n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb pallatit jan\u00eb konsideruar \u201cpa leje\u201d nga ana e nd\u00ebrtuesit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka nisur nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr deri n\u00eb p\u00ebrdorim arm\u00ebsh zjarri.<\/p>\n<p>Ngjarja ka ndodhur pasditen e dat\u00ebs 29 Maj n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Yzberishtit n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb konflikt jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtuesi Armand Lilo, nj\u00eb mik i tij, dhe bab\u00eb e bir, pronar\u00eb t\u00eb truallit ku ishte nd\u00ebrtuar pallati, A.B e E.B, p\u00ebrkat\u00ebsisht 57 e 22 vje\u00e7, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, Lilo dhe miku i tij kan\u00eb rrahur, duke e goditur me grushte shtetasin A.B , pronarin e truallit, i cili po kryente punime n\u00eb nj\u00eb pallat. M\u00eb pas kan\u00eb q\u00eblluar n\u00eb arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, E.B, i cili ka mbetur i plagosur.<\/p>\n<p>Kompania \u201cArlis-nd\u00ebrtim\u201d sh.p.k. \u00ebsht\u00eb dhe nd\u00ebrtuesja e kompleksit \u201cSQUARE 21\u201d tek ish-parku i Autobusave n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs n\u00eb kryeqytetit. N\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij kompleksi Armand Lilo \u00ebsht\u00eb paditur n\u00eb SPAK nga ish-deputeti i PD-s\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i, pasi sipas k\u00ebtij t\u00eb fundit, ai \u00ebsht\u00eb favorizuar nga kryebashkiaku i tiran\u00ebs Erion Veliaj dhe nga ish-ministri i brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>N\u00eb sip\u00ebrfaqen ku aktualisht ndodhet\u201cSQUARE 21\u201d n\u00eb Rug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruara disa nd\u00ebrtesa n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat kan\u00eb kaluar me VKM n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cM\u00eb 21 shtator t\u00eb vitit 2017, Erion Veliaj i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u201cArlis nd\u00ebrtim-shpk\u201d nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr projektin famoz n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs SQUARE 21, pron\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb regjistruara disa nd\u00ebrtesa n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit.\u00a0P\u00ebr t\u00eb mbuluar lejen q\u00eb Veliaj jep p\u00ebr Arlis-Nd\u00ebrtim mbi godinat shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u00eb shtuar fitimet e Armand Lilos, disa muaj m\u00eb von\u00eb, me propozim t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, dat\u00eb 21.05.2018, q\u00eb kalon n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb 13 prona dhe nd\u00ebrtesat mbi to, p\u00ebr zhvillim ekonomik.\u00a05 muaj m\u00eb von\u00eb, me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Nr. 146, dat\u00eb 15.11.2018, Bashkia Tiran\u00eb dhe Arlis Nd\u00ebrtim nisin negocimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine disakat\u00ebshe n\u00eb funksion dhe favor t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebmbim Bashkia do ti jepte kompanis\u00eb Arlis Nd\u00ebrtim trojet e lartp\u00ebrmendura si dhe do t\u00eb miratonte prishjen e t\u00eb gjitha godinave t\u00eb kaluara me VKM n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb truall 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 nd\u00ebrtesa mbi t\u00eb, por q\u00eb m\u00eb pas, bashkia i deklaron t\u00eb shembura totalisht. Bashkia Tiran\u00eb do t\u00eb miratonte dhe shembjen e godinave t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, me drejtorin\u00eb e taksave dhe Policin\u00eb Bashkiake. Nga ana tjet\u00ebr, Arlis Nd\u00ebrtim do t\u00eb nd\u00ebrtonte p\u00ebr llogari t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb godin\u00eb 5-kat\u00ebshe, me sip\u00ebrfaqe 4400 m2.\u201d<\/em>\u00a0-deklaroi K\u00eblli\u00e7i kur denoncoi rastin.<\/p>\n<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb shtoi m\u00eb tej se kjo histori vijon me disa vendime t\u00eb tjera t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, n\u00eb koh\u00ebn kur ishte e gjitha n\u00eb duart e socialist\u00ebve, t\u00eb cilat shtojn\u00eb sip\u00ebrfaqen e truallit, dhe zvog\u00eblojn\u00eb sip\u00ebrfaqen e godinave mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Armand Lilo \u00ebsht\u00eb akuzuar n\u00eb Prokurori dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 7 kateve pa leje tek \u201cEyes of Tirana \u2013 Syri i Tiran\u00ebs\u201d i nd\u00ebrtuar n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, midis rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe asaj t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb s\u00eb fundmi, PD ka denoncuar se kompania \u201cArlis-ndertim\u201d sh.p.k. e Armand Lilos q\u00ebndron dhe pas projektit buz\u00eb liqenit t\u00eb Pogradecit, n\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb qytetit, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohen kulla t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Boldne\u00ebs.al raportoi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se projekti ka kaluar n\u00eb KKT, ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr firm\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. M\u00ebsohet se kullat do t\u00eb nd\u00ebrtohen mbi lulishten e zon\u00ebs s\u00eb ish-hotel Turizmit t\u00eb vjet\u00ebr. Projekti paashikon nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 22 mij\u00eb m2 dhe \u00ebsht\u00eb buz\u00eb Liqenit t\u00eb Pogradecit. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga redaksia jon\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 5 kullave t\u00eb larta. M\u00eb e madhja parashikohet t\u00eb jet\u00eb 25 kate dhe m\u00eb e ulta 13 kate.<\/p>\n<p>BoldNe\u00ebs.al ka m\u00ebsuar nga burime pran\u00eb KKT-s\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mori biznesmen\u00ebsh, koncesionar\u00ebsh q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me politikan\u00eb qendrore dhe lokal\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtyre kullave.\/<strong>BoldNews<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb u regjistrua paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb h\u00ebne n\u00eb Tiran\u00eb, ku u shk\u00ebput skela prej hekuri nga nj\u00eb pallat n\u00eb nd\u00ebrtim dhe plagosi r\u00ebnd\u00eb dy qytetar\u00eb t\u00eb rastit q\u00eb po kalonin n\u00eb trotuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompleksin e pallateve me godina banimi dhe sh\u00ebrbimi 11, 12, 13 dhe 14 kate me 3 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-69324","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69324\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}